Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536

    Thaqi apel serbëve: Kthehuni në Kosovë





    Kryeministri Thaçi: U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht komunitetit serb që të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre në Kosovë


    Prishtinë, 4 maj 2009



    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për gazetarë, ku mori pjesë edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashiq u bëri thirrje të gjithëve qytetarëve të Kosovës, pa dallime etnike, veçanërisht komunitetit serb që të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre në Kosovë.



    Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media



    Jemi këtu se bashku me ministrin Rashiq, që të dërgojmë edhe një mesazhin në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve lokale, gjithashtu të institucioneve të Kosovës, mesazhin e kthimit për të gjithë qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të jetojnë në pronat dhe shtëpitë e tyre.



    Ky është mesazh që i dërgohet në emër të Qeverisë së Kosovës, gjithë njerëzve ku do që jetojnë, e që aktualisht nuk janë në pronat, shtëpitë dhe banesat e tyre.



    Ne po ndërtojmë vend demokratik, me shoqëri shumetnike. Janë krijuar kushtet e sigurisë dhe mundësitë më të mëdha të jetesës, të jetës më të mire, të jetës së re, që çdo qytetar pa dallim të përkatësisë etnike të jetojë aty ku dëshiron të jetojë. Kemi klimë dhe ambient të sigurt.



    Ky mesazh ju drejtohet gjithë qytetarëve të Kosovës, para së gjithash i drejtohet njerëzve të komunitetit serb, që të vazhdojnë në trendin pozitiv të kthimit të tyre në pronat dhe shtëpitë e veta.



    Qeveria e Republikës së Kosovë do të vazhdojë t’i kryej me përpikëri të gjitha obligimet e saj që dalin nga dokumenti i presidentit Ahtisari, nga përgjegjësitë e veta që ka, përgjegjësi që dalin edhe nga Kushtetuta, por edhe nga vizioni për ta ndërtuar një Kosovë të re, një Kosovë si atdhe të të gjithë qytetarëve të saj.



    Qeveria e Republikës së Kosovës do të krijoj kushte edhe më të mira për të gjithë qytetarët që kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre. Në kuadër të kësaj, ju bëjmë edhe një herë ftesë qytetarëve serbë që jetojnë edhe në Serbi, për kthim në vendet, në shtëpitë dhe banesat e tyre. Në kuadër të kësaj, dëshiroj që të theksoj edhe njëherë zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkushtimin e saj shtesë për mbështetje të plotë edhe financiare, por edhe të angazhimeve dhe përkushtimeve me projekte konkrete.



    Gjithashtu, ftoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverinë e Serbisë, autoritetet në Beograd, që të jetë ndihmuese në kthimin e njerëzve në shtëpitë dhe pronat e tyre këtu dhe të mos jetë pengues për qëllime politike të manipulojnë këtë proces.



    Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejt me komunitetet, me autoritetet ndërkombëtare, me gjithë autoritetet lokale, gjithë kryetarët e komunave kanë treguar autoritet dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme në këtë drejtim, që të punojnë edhe në terren drejtpërdrejt, në mënyrë që të krijohen kushtet dhe mundësitë për kthimin.



    Tani, janë kushtet, mundësitë, siguria, ekzistenca, por edhe përkushtimi i drejtpërdrejt i institucioneve të Kosovës për kthimin e të gjitha komuniteteve, gjithë njerëzit e Kosovës, në pronat, shtëpitë, banesat e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-05-2009 më 23:28

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    S'ka faj i shkreti. I ka të gjakut, të fisit e të biznisit. I mungojnë....

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    te gjakut sma mer mendja , veq biznez ndoshta , ka diqka aty.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Sa per njoftim axha i Thaqit e ka gruan serbe.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Qeveria ua uron kthimin me kengen e Malsorit "Kthehuni" ;

    http://www.youtube.com/watch?v=W7Ps2bIIi0o

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Jo nuk ka te beje gje me Hashimin po me axhen e tij.!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e tare bakiri
    Anëtarësuar
    21-08-2008
    Postime
    35
    serbet skene pse kthehen ne Kosove .
    shpresojme qe te mos i degjojne kto thirma , te cilat besoj se jane nje politike e zgjuar e kryeministrit Thacit .
    Lume Shqiperia qe na ka ....

  8. #8
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Me sa kuptoj unë, thirrja e Thaçit është inteligjente, pasi Serbët janë koncentruar në Veri dhe e kanë kthyer veriun në një enklavë Serbe. Në qoftë se ata kthehen në gjithë Kosovën atëherë dhe Shqiptarët kthehen në Veri. Me kthimin e tyre në qëndër apo Jug të Kosovës ata nuk do munden të qëndrojnë dhe do ti shesin pronat. Ndërsa Shqiptarët do të vazhdojnë të jetojnë në Veri.
    Nga ana tjetër ndoshta është një kusht që ja kanë kërkuar ndërkombëtaret.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Llapi mos shaj se nene ime eshte motra e jote.
    Dhe njeheri po ta kujtoj ku i ka rrenjet kjo thirrje e Thaçit;


    Thaçi dhe Qosja u takuan me Artemijen, Atin Sava dhe me Trajkoviqin

    Prishtinë, 3 korrik (Kosovapresh) - Agjensitë botërore të lajmeve njoftojnë se, dje, me 2 korrik, në Prishtinë, u mbajt një takim i disa përfaqësuesve shqiptarë dhe i atyre serbë të Kosovës. Në takim, nga pala shqiptare,
    merrnin pjesë
    Drejtori Politik i UÇK-së, Hashim Thaçi dhe
    Kryetari i LBD-së, Akademik Rexhep Qosja,

    ndërsa nga pala serbe
    Kryepeshkopi Artemije dhe
    Ati Sava nga Kiosha Ortodokse Serbe, si dhe
    lideri i Lëvizjes së Rezistencës Serbe, Momçillo Trajkoviq.

    Në takim mori pjesë edhe Komandanti i trupave paqeruajtëse të KFOR-it, Gjenerali Britanik Michael Jackson.

    Në një deklaratë të miratuar në këtë takim, veç tjerash, theksohet nevoja për ndërtimin e një shoqërie civile në Kosovë, në të cilën do të respektoheshin të drejtat e njeriut, parakusht për të cilën do të duhej të ishte ndjenja e sigurisë te qytetarët. Në deklaratë, gjithashtu, theksohet se të dyja palët i dënojnë krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe se personat të cilët dyshohet të jenë implikuar në krime lufte dhe në krime kundër njerëzimit duhet të dalin para gjyqit. Deklarata fton të gjithë banorët e Kosovës, civilë apo ushtarakë, që të përmbahen dhe të marrin pjesë aktive në pengimin e akteve të dhunës kundër fqinjëve të tyre.

    Deklarata u lexua në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.



    I pyetur nëse beson se ftesa e tyre drejtuar qytetarëve të Kosovës do të respektohet nga të dyja palët, Thaçi u përgjegj se, edhepse kjo është një deklaratë kompromisi, të dyja palët do ta përkrahin atë me qëllim të përshpejtimit të prosperitetit kah e ardhmja.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po breeee uh qyqe qysh na tradhtoi ky hashimi me qosen
    a pe sheh haj medet haj uuuuuuuuuuuuuuu se leishin rugoven ai bile sna kish tradhtue kurr
    as nuk ish takue me shkie kurr as me milloshin kurrr haaaaaaaaaaaaaa
    po me duket se seciles familje serbe qe kthehet ne Republiken e Kosoves
    Hashim Thaqi do tija dhuroj personalisht nga nje traktor
    dhe si shenj mirsjellje do ta pin nje got raki

    http://www.primeminister-ks.org/?page=1,26
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 06-05-2009 më 16:22

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  4. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •