-
Arnavut - Ai qė nuk kthehet prapa
Arnavut - Ai qė nuk kthehet prapa
Suat Jėllmaz (Suat Yilmaz), i cili nė fillim tė viteve 90 kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė hapur shkollė, tregon: Duke vozitur nė Durrės, kisha hyrė nė drejtim tė gabuar. Pas njė kohe mė ndali policia pėr tė mė gjobitur. Pasi mori vesh se ishim turq, polici nxorri nėn kėmishė njė Kuran (me gjasė ia kishin dhėnė shoferėt turq tė maunave dhe me mallėngjim e mbante nė krahėror afėr zemrės) dhe tha: Elhamdulilah edhe unė jam musliman dhe vazhdoi: A nuk e patė tabelėn? Keni hyrė nė drejtim tė kundėrt. Kthehuni prapa dhe shkoni kah rruga tjetėr.
Duke ma treguar kėtė ngjarje, z.Suatit iu mbushėn sytė. Nė njė periudhė prej 45 vjetėsh, makthi i quajtur Enver Hoxha, jo vetėm qė ndaloi jetesėn fetare, por edhe dėshiroi tė shlyente nė shoqėri ēdo aspekt tė shprehjes dhe formave fetare. Me ndryshimet kushtetuese tė vitit 1965 feja ishte ndaluar ndėrsa ateizmi ishte shpallur ideologji zyrtare. Gjithashtu edhe sovjetikėt mė 1937 nė kushtetutė theksonin se Detyrė shtetėrore ėshtė pėrpjekja kundėr murtajės, malaries dhe fesė.
Nė Shqipėri ende ėshtė i freskėt kujtimi i dhimbjeve tė mėdha i muslimanėve dhe komuniteteve tjera tė krishterė. Gratė, mundoheshin qė fshehurazi nėn jorgan tua mėsonin fėmijėve tė tyre disa lutje tė mangėta e me gabime, qė u kishin mbetur nė kujtesė.
Enver Pashai, njėri nga gjeneralėt itihadistė (xhonturk), qė kishte ndėrmarrė njė fushatė ushtarake pėr tė arritur deri tek turqit e Lindjes sė Mesme, ishte bėrė simbol i shpresės dhe dėshirės nė shumė familje tė botės islame. Prandaj shumė prej tyre fėmijėt e posalindur i pagėzonin me emrin Enver. Kėshtu ishte me familjen e Enver Hoxhės nė Shqipėri apo edhe me familjen e Enver Sedatit nė Egjipt.
Qė nga Bosnja deri nė Indi, nga Krimea nė Jemen, muslimanėt asnjėherė nuk e humbėn vetėdijen e tė qenėt ummet. Megjithėse rėnia e Perandorisė Osmane shkaktoi njė shokim anembanė, muslimanėt arritėn tė ruajnė shpresėn.
Gjatė qėndrimit nė Tiranė, nė njė simpozium ku trajtoheshin disa mendime tė Fethullah Gylenit, ato tė cilat i dėgjova aty, mė siguruan pėr kėto mendime. Shqiptarėt e dalė nga njė regjim i egėr, po mundohen tė tejkalojnė hutinė qė i kishte kapluar. Njerėzit e kėtij vendi, nė tė cilin ishin rrėnuar xhamitė e kishat, nė tė cilin ishte e ndaluar martesa mes personave me fe tė njėjtė, mundohen tė kapėrcejnė atė periudhė tė errėt.
Interesant, ne i themi Arnavut. Bota i thotė Albania. Unė u interesova se nga vjen kjo fjalė (arnavut) kaq e dashur pėr ne. Mė thanė se nė persisht Arna - vut ka kuptimin e trimit qė nuk kthehet prapa. Pėrgjithėsisht pėr shqiptarėt thuhet se janė kėmbėngulės dhe megjithėse mund tė flitet pėr inatin / kėmbėngulėsinė e shqiptarit, nė fakt kuptimi i vėrtetė ėshtė trim, i cili nuk kthehet prapa. Kthimi prapa ėshtė i turpshėm. Nėse i referohemi historisė por edhe nėse e shikojmė aktualitetin vėrtetojmė se shqiptarėt me tė vėrtetė janė trima qė nuk kthehen prapa.
Edhe pse nacionalistėt shqiptarė e madhėrojnė Skėnderbeun, pėr mua, shqiptari mė trim, mė fisnik dhe qė ēdoherė ishte i lidhur me veten, jetėn, besimin, me qėndrim dinjitoz nė rrugėn nė shėrbim tė All-llahut dhe Islamit, ėshtė ai tė cilin e respektoj tepėr: Mehmet Akif Ersoji. Zemra ime i ka dy poetė tė dashur: njėri shqiptari Mehmet Akif Ersoj, tjetri pakistanezi me prejardhje hindase Muhammed Ikball. Kjo dėshmon pėr gjendjen e njėjtė shpirtėrore tė muslimanėve qė nga lindja nė perėndim, nga jugu nė veri.
Nė simpozium edhe unė u paraqita me njė referencė. Do tė doja tė flisja pak pėr kėtė simpozium mjaft produktiv. Por duke paur parasysh fjalėn arnavut, do tė ishte e udhės tė bėhet fjalė pėr ata tė cilėt kishin shkuar atje (nė Shqipėri), pėr trimat qė nuk ishin kthyer prapa, pėr shembull Xhelal Ergyder nga Hataji, Kadri Fidanogllu nga Dijarbakėri, Murat Allkani dhe tė gjithė ata trima, tė cilėt qe 20 vjet gjenden atje pėr tė hapur shkolla, universitete, dhe pėr tua mėsuar moralin e mirė fėmijėve shqiptarė. Tė gjithė nga ata kanė nga njė histori tė ndjeshme.
Nė njė afat mjaft tė shkurtėr kohor, mė pėlqyen shumė njerėzit e mirė tė Shqipėrisė. Tre libra tė mi janė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Ua dhashė fjalėn turmės sė njerėzve qė mė rrethonin se do tė ndaj mė shumė kohė qė tė shkoj pėrsėri nė Shqipėri. Dhashtė Zoti qė kjo tė realizohet!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt