Fėmijėt e moshės 10-14 vjeē pėrjetojnė ndjenja dėshtimi dhe inferioriteti, prej tė cilave lindin ide dhe veprime anormale
Dr.Sofokli Duka
Vetėvrasjet nė tė gjithė botėn kanė ngjashmėri. Ndėr elementėt kryesorė ėshtė edhe nxitja nga sektet fetare, qė pėrsėriten nga vendi nė vend, apo dhe raporti meshkuj/femra. Vetėvrasjet e zakonshme nuk mund tė arrijnė njė shkallė tė lartė vetėvrasjesh. Atė e rrisin nė mėnyrė tė ndjeshme vetėvrasjet e vendeve me shkallė vetėvrasjeje mė tė lartė se mesatarja botėrore dhe sidomos vetėvrasjet masive tė kulteve dhe sekteve fetare, tė cilat nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit tė kaluar, qė pėrkon edhe me kohėn e finalizimit tė teorisė sė fundit tė botės, kanė qenė jashtėzakonisht tė shumta.
Grupmosha 10-15 vjeē
Nė kėtė grupmoshė mjaft prej viktimave janė tė mitur. Meqenėse nuk ka njė kufi ndarės preēiz tė mbarimit tė miturisė dhe fillimit tė adoleshencės, aq mė tepėr qė djemtė dhe vajzat karakterizohen nga mosha tė ndryshme nė kėtė proces, ėshtė vėshtirė qė tė bėhet njė ndarje tepėr ekzakte e tė miturve tė vetėvrarė. Kėtė gjė e vėshtirėson edhe mė tepėr fakti se adoleshencėn mė tepėr se sa mosha e pėrcakton zhvillimi fizik dhe psikologjik i fėmijės. Edhe teoria penale ka kuptim tė dyfishtė pėr tė miturit, 14 vjeē pėr subjektet e veprave penale dhe 16 vjeē pėr kundravajtjet penale.
Tė miturit
Tė gjitha vetėvrasjet janė trishtuese, por vetėvrasjet e tė miturve dhe adoleshentėve janė tepėr tė dhimbshme. Sipas shkallės botėrore tė vetėvrasjes, kjo shkallė pėr moshėn 5-14 vjeē ėshtė pėrafėrsisht 2, ku numri i tė miturave ėshtė mė i ulėt se ai i tė miturve. Nė Francė shkalla e vetėvrasjes sė tė miturve ėshtė 0.7, ndėrsa nė SHBA 0.9. Nė Shqipėri ky fenomen qėndron 2 shkallė mė lartė, 2.95; numri i femrave, 56%, ėshtė mė i madh se ai i meshkujve; rasti i moshės mė tė vogėl ėshtė 10 vjeē, ndėrsa mosha mesatare 13.1 vjeē. Kjo moshė karakterizohet nga ndjeshmėria e theksuar, nevoja e dashurisė, lavdėrimit dhe pėrkėdhelisė prindėrore, tė qenit nė qendėr tė vėmendjes, mosdurimi i kėrkesės sė llogarisė, kėrkimi i modeleve dhe imitimi, mosperceptimi i saktė i realitetit, negativizmi, reaksione tė menjėhershme nga ngacmimet, etj. Nė kėtė moshė fėmijėt mėsohen me ndjenjėn e punės, tė kėmbėnguljes, kompetencės dhe ndjenjės sė bashkėpunimit. Ata formohen nė aftėsitė e veta, sistemojnė sjelljet, duke kultivuar ato qė janė tė pranueshme, mundohen tė zbatojnė me korrektėsi detyrat qė u ngarkohen, dhe nėse nuk e arrijnė dot njė gjė tė tillė, pėrjetojnė ndjenja dėshtimi dhe inferioriteti, nga tė cilat mund tė lindin ide dhe veprime jonormale.
Imitimi i aktit
Nė kėtė moshė vihet re fenomeni i vetėvrasjes imituese, gjė qė argumentohet me imitimin e aktit pėr tė njėjtin motiv, mjedisin dhe mjetin e pėrzgjedhur dhe metodėn e pėrdorur. Nė fenomenin e imitimit ka ndikuar kryesisht media vizive, nėpėrmjet intensitetit tė lartė tė emetimit tė rasteve tė vetėvrasjeve tė tė miturve, duke pėrmendur edhe shkaqet: grindjet me prindėrit dhe bashkėmoshatarėt, rezultate tė ulėta nė mėsime, kėrkesė e lartė llogarie, mungesė tolerance, ndikimi fetar etj. Fėmijėt me praktika tė njėjta dhe prirje pėr vetėvrasje, pas marrjes sė kėtij informacioni nga televizioni, e kanė thelluar kėtė tendencė, duke e konkretizuar kur janė krijuar tė njėjtat kushte e rrethana. Mungesa e mjediseve tė posaēme pėr fėmijėt ka bėrė qė ata tė jenė tė pranishėm nė emisionet e lajmeve. Nė median vizive nuk mungojnė rastet e filmave, ku jepen skena tė vetėvarjes sė fėmijėve. Nė vitin 2005 evidencohen tri raste, nė njė shtrirje tė shkurtėr kohore, tė shkaktuara sipas medias, pėrveē tė tjerash edhe nga ndikimi i sektit fetar Dėshmitarėt e Jehovait, tė realizuara nė haurin e bagėtive dhe me varje me litar. Rastet e tjera janė realizuar nė banesė.
Shifra
Rreth 77% vetėvrasjeve kanė ndodhur nė zona rurale dhe nė fshatra tė largėt
Vitin 2005, evidencohen tri raste, nė njė shtrirje tė shkurtėr kohore, nga ndikimi i njė sekti fetar
10 deri 15 vjeē, klasifikohen tė mitur, se s ka kufi mes mbarimit tė miturisė dhe fillimit tė adoleshencės
Vetėvrasje mbas orės 18.00
Tė miturit imitojnė edhe kur i japin fund jetės.
Pėrveē metodės sė varjes, evidencohen edhe dy metoda tė dhunshme, vrasja me armė zjarri dhe therja me thikė, metoda jotipike kėto pėr tė miturit. Reth 77% e vetėvrasjeve kanė ndodhur nė zona rurale dhe nė fshatra tė largėt. Veēori e kėsaj moshe ėshtė marrja e vendimeve tė papritura, jashtė arsyes, si dhe realizimi i menjėherėshm i tyre. Rreth 80% e vetėvrasjeve kanė ndodhur mbas orės 18.00, orė qė pėrkon me kthimin e prindėrve nga puna, kėrkesėn e llogarisė pėr punėt e ngarkuara, apo rezultatet e mėsimeve, grindjen dhe ndėshkimin. Nėqoftėse ata do tė kishin njė tendencė tė qėndrueshme vetėvrasjeje dhe nuk do tė shėrbente pėr tė njė shkak i atėēastshėm, do ta kishin realizuar vetėvrasjen para kėsaj kohe, ku mungon edhe prezenca e prindėrve nė shtėpi. Pjesa mė e madhe e kėtyre akteve pėrfshihen nė periudhėn janar-maj dhe shtator-nėntor, tė cilat janė njėkohėsisht edhe periudha shkolle, apo stinė pune. Suksesi i parandalimit tė vetėvrasjes sė tė miturve qėndron tek mjedisi i ngrohtė familjar, dashuria prindėrore dhe e grupit, njohja e psikologjisė fėminore, vendosja e kodeve dhe pakteve tė tolerancės, shėndeti i mirė fizik dhe mendor.
Gazeta BALLKAN
Krijoni Kontakt