Close
Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 273
  1. #111
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ps: Fshijeni kete mesazh ju lutem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 30-08-2006 më 14:58 Arsyeja: gabim ne postim
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    njemuku.. .. ska vjedhje e bij e berishes.. kot lodheni.. ..
    Akoma o brar je duke leh? apo ke nda ndonje apartament/milion-euro dhe ti me kta


    E Enjte, 31 Gusht 2006


    PS KERKON HETIM PARLAMENTAR PER NEPOTIZMIN E BERISHES

    Selia roze denoncon serish skemen dhe perfitimet nepotike, qe sipas saj jane krijuar nga klani i kryeministrit.Shoket e Argites, ministra e zv/ministra. Por dhe bashkepunetoret kane poste te rendesishme.

    "Denoncimi i pasurise se familjes Berisha dhe i perfitimeve nepotike nga buxheti i shtetit, do te behen objekt i hetimit parlamentar, se bashku me shume fakte te tjera te cilat demaskojne shtetin klanor te kryeministrit Berisha".

    Nje hetim parlamentar i posaçem do te analizoje te gjithe skemen e nepotizmit te krijuar nga kryeministri Berisha. Nje fakt te tille, Partia Socialiste e ka publikuar dje permes nje deklarate per shtyp, ne te cilen paraqet hapur shqetesimin e saj mbi lidhjet farefisnore te familjes se kryeministrit ne drejtimin e shtetit. Sipas selise roze, kryeministri Sali Berisha ka krijuar tashme shtetin e tij klanor, i cili perbehet nga njerezit e tij me te afert qe drejtojne poste kyçe te administrates puublike.

    "Denoncimi i pasurise se familjes Berisha dhe i perfitimeve nepotike nga buxheti i shtetit, do te behen objekt i hetimit parlamentar, se bashku me shume fakte te tjera te cilat demaskojne shtetin klanor te kryeministrit Berisha" thuhet ne deklaraten perkatese te selise roze. Nderkaq, çeshtja e nepotizmit ne formimin e degeve te qeverise Berisha, eshte marre shume here ne diskutim nga opozita, qe pas marrjes se pushtetit nga te djathtet ne 3 korrik 2005.

    Ata kane ngritur shpesh akuza te renda mbi pasurine e familjes Berisham, familjareve te saj, postet kyçe qe mbajne ne administraten e re qendrore te afert te kryeministrit, bashkeshortes apo femijeve te tij. Faktet me te shumta nderkaq, jane dhene mbi vajzen e tij, se ciles i eshte perfolur shume here ne media, pasuria e vertete qe disponon.

    Shoket e Argites, ministra e zv/ministra
    Sipas nje skeme te nepotizmit qe Partia Socialiste ka shperndare per mediat, ravijezohen lidhjet farfisnore apo qofte edhe ato miqesore qe familja Berisha ka me persona te cilet realisht sot drejtojne poste te ndryshme, te rendesishme ne administraten publike. Keshtu, sipas kesaj skeme te ashtuquajtur te "nepotizmit", nga lidhjet e vajzes se tij Argita Berisha, eshte punesuar ne post teper te rendesishem, ministri i Puneve Publike Lulezim Basha.

    I cili sipas deshmise se Partise Socialiste ka qene shok zyre me bijen e kryeministrit ne kohen kur ajo ka punuar ne sherbim te administrates nderkombetare UNMIK ne Kosove. Po ne te njejten dege te skemes nepotike, eshte futur edhe zv/ministrja e Jashtme Edit Harxhi, e cilesuar nga PS ja po si shoqja e bijes se kryeministrit gjate kohes kur ato kane punuar bashke ne Kosove, prane UNMIK. Nderkaq, si shoqe e vajzes se kryeministrit eshte cilesuar edhe zonja I.Zajmi e cila eshte aktualisht ne postin e zv/ministres se Bujqesise dhe Ushqimit.

    Po ne skemen e "influences" se Argita Berishes eshte perfshire edhe i shoqi i saj, J.Malltezi, i cili aktualisht punon si Drejtor i Turizmit, gjithmone sipas deklarates se leshuar nga Partia Socialiste. Nderkaq, nga i biri i kryeministrit, Shkelzeni, mesohet se ka vetem nje lidhje nepotike, ajo aktualisht e postit te drejtorit te Inspektimit ne Ministrine e Bujqesise dhe te Ushqimit.

    Edhe bashkeshortja, e perfshire ne lidhje nepotike
    Por skema e nepotizmit te kryeministrit sipas PS se, nuk le jashte as bashkeshorten e tij, Liri Berisha. Keshtu, behet e ditur se A.Rama, vellai i saj, eshte emeruar ne Bordin e Portit. Ndersa djali i xhaxhait te saj, K.Rama eshte emeruar si kryekeshilltar i Telekomit. Por ne kete skeme eshte perfshire edhe emri i drejtueses se re te Institutit per Kujdes dhe Sigurim Shendetesor, Elvana Hana. Kjo e fundit ne cilesine e mbeses se bashkeshortes se kryeministrit Berisha.

    Lidhjet nepotike te Berishes
    Ndersa ne lidhjet nepotike te vete kryeministrit sipas selise roze, perfshihen jo vetem te afermit, por edhe bashkepunetoret e tij nder vite. Keshtu, permendim rastin e A.Koliqit i cili ka qene roja i tij personal dhe tashme eshte emeruar ne Drejtorine e Policise Kriminale. Po keshtu, edhe N. Prendi, ne cilesine e ish rojes se familjes Berisha eshte emeruar tashme ne postin e komandantit te Gardes se Republikes.

    Nderkaaq, edhe keshilltare te Berishes si Selami Xhepa apo Ylli Panariti, jane emeruar ne poste te rendesishme siç jane kryetari i Bordit te Telekomit, per rastin e pare dhe si Drejtor i AOL Biznes, ne rastin e tyre. Por nga ana tjeter, edhe kryeministri ka te aferm te tij te cilet duket se i ka sistemuar ne administraten publike ne poste qendrore.

    Keshtu eshte rasti i nipit te tij, A.Berisha, aktualisht ne postin e oficerit te Sherbimit Kombetar te Brendshem. Apo i nipit tjeter te tij, D. Berisha, i emeruar si oficer i interpolit. Por si konsull ne Greqi eshte emeruar edhe kusherri i pare i kryeministrit Sh.Berisha.

    Ja lidhjet nepotike te familjes Berisha qe denoncon PS ja:

    Emri Lidhja Posti
    L.Basha shok ne UNMIK i vajzes Minister
    E.Harxhi shoqe ne UNMIK e vajzes Zv/ministre
    I.Zajmi shoqe e vajzes Zv/ministre
    J.Malltezi i shoqi i vajzes Drejtor Turizmi
    __________________________________________________ _____________
    E.Hana mbesa e bashkeshortes Drejtore ISKSH
    K.Rama kusheri i bashkeshortes Keshilltar turizmi
    A.Rama vellai i bashkeshortes Bordi i Portit
    __________________________________________________ _____________
    A.Berisha nipi i kryeministrit Oficer i SHKB
    D.Berisha nipi i kryeministrit Oficer Interpol
    Sh.Berisha kusheri i pare Konsull, Greqi
    S.Xhepa keshilltar personal Kryetar Bord Telekom
    Y.Panariti keshilltar i Jashtem Drejtor AOL/Biznes
    A.Koliqi ish roja personale Drejtor Pol.Kriminale
    N.Prendi ish roja e familjes Kombandat i Gardes


    Koha Jone

  3. #113
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    “Berisha, njeriu më i korruptuar, s’kërkon para e vila por pushtet”

    “Berisha, njeriu më i korruptuar, s’kërkon para e vila por pushtet”
    nga Bashkim Kopliku

    “Më dekoroi në 1993 dhe më përjashtoi në 1997”


    --------------------------------------------------------------------------------

    Bashkim Kopliku, së fund
    mi njihet si analist por
    shumëkush e kujton aktivitetin e tij në krijimin e degeë së Partisë Demokratike të Durrësit dhe më pas si zv/kryeministër i Vendit. Eshtë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në drejtimin e vendit në një periudhë të trazuar. Në një intervistë ekskluzive për Gazeta Shqiptare ai zbardh ngjarje të panjohura më parë nga publiku. Marrdhëniet e tij me Sali Berishën, dekorimin që i bëri në vitin 1993 dhe dëbimin nga kryesia e PD dhe nga grupi parlamentar në vitin 1997. Dikur miq dhe tashmë zoti Kopliku është një nga kritikët e tij më të fortë. Kopliku tregon si dështoi Azem Hajdari në ndihmën që i dha për ta rikthyer edhe njëherë por edhe faktin se në mbledhjen e kryesisë së PD kur do të propozoheshin emrat për në qeverisje ishte vetë Berisha që kishte dhënë emrin e Koplikut dhe më pasi ju desh që të përballej në një votim të hapur me Aleksandër Meksin të cilin e vlerëson së tepërmi për inteligjencën e tij, por shton se nuk isha dakort me mënyrën se si veprone. “Unë kërkoja ndryshime të shpejta”, thotë Kopliku. Po Berisha? “Rri me zemër të ngrirë se çdo t’i bëjë tjetër Shqipërisë kryeministri”, kaq thotë ish-zv/kryeministri Bashkim Kopliku për të shpjeguar gjithçka që ai mendon për kryeministrin aktual. “Ai është nga njerëzit më të korruptuar që kam njohur, krejt i paskrupullt në marrjen e paligjëshme të asaj që dëshiron”, thotë Kopliku. Por ai shton; Kujdes këtu: Berisha nuk dëshiron para, por pushtet, kështu që korrupsioni i tij nuk do kërkuar tek shtëpitë, apo tek pasuritë e tjera materiale. Jo, korrupsioni i tij duhet kërkuar tek marrja e paligjshme e pushtetit e tek mënyra e sigurimit të tij; tek aleancat e paprincipta që bën, edhe me dreqin, mjafton që t’i sigurojnë pushtetin; tek shitja që i bën “edhe mikut më të ngushtë”, mjafton që kjo shitje të kontribuojë për sigurimin e pushtetit”.
    Zoti Kopliku, emri juaj lidhet me një periudhë të rëndësishme të qeverisjes së vendit nga ish-qeveritë e djathta. Mund të na tregoni si u angazhuat ju në Partinë Demokratike?
    Në vitin 1990, kur filluan lëvizjet antikomuniste (futja në ambasada, protestat e Kavajës dhe të Shkodrës, lëvizja e studentëve në Tiranë), unë u zgjodha kryeinxhinjeri i URT Durrës (Uzina e Radiotelevizorëve). U zgjodha nga kolektivi. Vetëm 15 vjet përpara, po në këtë uzinë, isha dënuar me riedukim në “gjirin e klasës punëtore”, pra isha kthyer nga inxhinjer në punëtor, për “qëndrime politike të gabuara”. Në shkurt 1992, u zgjodha kryetar i seksionit të PD-së së ndërmarrjes.
    Para 1990-ës, gjithnjë kam hasur pengesa me problemet biografike të të afërmve të mi, dhe edhe për qëndrimet politike të miat personale (aktiviteti im për përmirësimin e punës, ishte klasifikuar si aktivitet i një “intelektuali borgjez”?!). Nga fundi i viteve ’70, sigurimi i shtetit desh të më rekrutonte si agjenti i tij, por arrita t’i bëj bisht: nuk pranova, refuzova, natyrisht jo me retorika antikomuniste, por bile me retorika komuniste—rreziku ishte i madh, e refuzimi duhej bërë me takt.
    Në adoleshencë kam pasë qenë simpatizant i komunizmit, megjithëse i rritur në një rreth mjaft antikomunist—në fakt, në rrethin e të afërmve të mi, nuk mungonte edhe ndonjë ish-partizan komunist. Nga vitet 1970’, desh u bëra anëtar i Partisë së Punës, por “më prishi punë biografia”! Vit pas viti, fillova të transformohem nga një “komunist”, në një antikomunist (fundi i viteve ‘80). Që në vitet ’70, kuptova se sistemi më efikas, ishte sistemi që bazohej në nxitësit materialë, për të kaluar më vonë, në vitet ’80, në bindjen se Shqipërisë i duhej një sistem i tregut të lirë social, por krejtësisht privat. I thashë këto, për të kuptuar formimin tim të vitit 1990.
    Lëvizjen antikomuniste të vitit 1990, fillimisht e shihja me dyshim: më dukej sikur ishte një sajim i Partisë së Punës (Komuniste), ku kryesorët ishin agjentë të sigurimit të shtetit. Më dukej se Partia e Punës po sajonte grupin armiqësor të radhës, po gjente një mënyrë për të shkarkuar mërzitjen popullore nga gjendja e keqe ekonomike, për të dhënë pastaj goditjen e radhës: arrestime, internime etj. Në URT, filloi organizimi i PD-së, që në fillim të 1991, ku unë fillimisht “nuk isha aktivist i saj”. Shumë dashamirës më shtynin që të angazhohesha, gjë që më bëri të heq dyshimet se kishim të bënim me një provokim të sigurimit. P.sh. më ka mbetur në mend një ditë e fillimit të shkurtit të 1991, kur dy punonjës të një ndërmarrje ngjitur (UEM Durrës), që i njihja fare pak, më thonë: “Kryeinxhinjer, duhet të angazhohesh ti dhe njerëz të ndershëm si ti, se përndryshe do të mbetet antikomunizmi në duar të horrave?”. Shumë punonjës të URT-së, kishin vënë kusht që “po u fut kryeinxhinjeri në PD, futemi dhe ne”. Nga grupi nismëtar i PD-së për Durrësin, më dhanë një projekt-program, duke më kërkuar të angazhohesha. Nejse, kur u bë mbledhja e parë për organizimin e seksionit të PD-së, në URT Durrës, mora pjesë dhe unë, salla u mbush plot, u bë votim i fshehtë për kryetarin e seksionit, me disa kandidatura, dhe fitova unë. Kështu që u bëra kryetari i seksionit të parë të PD-së të URT-Durrës.
    Pastaj isha deputet i PD-së, që në mars 1991, anëtar i kryesisë së PD të Shqipërisë, që në 1991, zëvendëskryetar i këshillit të ministrave (dhe njëkohësisht ministër i rendit publik) në qeverinë e parë demokratike në prill 1992 etj. Kam pasur funksione të ndryshme në qeveri, Kuvend e parti
    Kur e keni njohur kryetarin e PD Sali Berisha. Ju u zgjodhët në qeveri me propozimin e tij apo propozimi u bë nga kush tjetër?
    Z. Berisha e njihja që në vitet ’60: një kushuri imi, ishte shok shkolle me të. Nga viti 1975 (viti kur u dënova që të punoj si punëtor), e deri në vitin 1990, nuk e kisha takuar më, sepse isha me probleme biografike, kurse ai ishte i lidhur ngushtë me rrethet partiake komuniste (ishte sekretar partie etj.). Megjithatë, edhe në periudhën 1974-90, ai më kishte dërguar disa herë të fala me kolegë që e kishin takuar për hallet e tyre shëndetësore. U ritakuam në PD, dhe punuam së bashku për vite me radhë, duke pasur edhe marrëdhënie personale e familiare shumë të mira, gjatë viteve 1991—1994.
    Qeveria e prillit 1992, u kompozua si projekt në kryesinë e PD, pas debateve të zjarrta. Emri im u propozua nga z. Berisha, duke thënë se kjo është kërkesë e “shumë intelektualëve demokratë, që vlerësonin qëndrimet e mia në Kuvendin e vitit 1991-92, bashkëpunimin tim me policinë si kryetar i komitetit ekzekutiv Durrës në vitin 91-92 etj. Propozimi u pat përkrahur nga disa në kryesi, dhe u prit jo ngrohtë nga disa të tjerë. Qeveria u hodh për diskutim në aktivin e PD-së (këshilli kombëtar etj.), ku u kërkua, pa pritur e pa kujtuar, jashtë projektit të kryesisë së PD-së, që kryeministri të zgjidhej me dy kandidatura—jo si “partia e punës me një”. Përveç kandidaturës së z. Aleksandër Meksit, nga salla doli dhe kandidatura ime, me gjithë kundërshtimet e z. Berisha! U votuam të dy, me votim të hapur dhe nominal, me thirrje emrash të rreth 100 vetëve të sallës, dhe fitoi z. Meksi me mbi 80% të votave!
    Pra, në mbyllje të përgjigjes së pyetjes tuaj mund të them, se zëvendëskryeministër më zgjodhi PD-ja, si rezultat i aktivitetit tim personal, para e pas 1990-tës. Në atë kohë PD-ja ishte parti demokratike—jo siç është sot—dhe nuk kishte rëndësi “se kush propozonte”, meqë propozimet diskutoheshin gjerë e gjatë, filtroheshin, pavarësisht se kush i bënte. Kështu, shumë propozime të bëra, edhe nga z. Berisha, nuk e kalonin dot këtë filtër.
    Cilat ishin marrdhëniet tuaja si anëtar i kabinetit qeveritar me kryeministrin e asaj kohe Aleksandër Meksi dhe me ish-presidentin e asaj kohe Sali Berisha.
    Respektoja z. Meksi për inteligjencën e tij, për kontributin e tij në lëvizjen antikomuniste të 1990-tës etj. Nuk isha dakord me të për mungesën e operativitetit në drejtimin e qeverisë, për ngadalsinë në marrjen e vendimeve, për stërhollime të panevojshme e kërkesa pafund për informacione, kur burimet e tyre ishin fare të pasakta etj. Unë isha për një reformë shumë më të shpejtë sesa e donte ai. Isha për privatizim shumë më të shpejtë e më të thellë; për liberalizim shumë më të shpejtë të ekonomisë; për fillimin e kompensimit të ish-pronarëve të tokave, pa bërë analiza të tokës në dispozicion e informacione të tjera, që ishin krejt të panevojshme dhe të pamundura për t’u bërë etj.
    Me presidentin z. Berisha, më dukej se kisha përputhje më të plotë, për sa më sipër. Në atë kohë, deri nga fundi i vitit 1994, më dukej se ai duronte t’i shprehja mendimet e mia, qofshin dhe krejt të kundërta me të tijat. Bile, më dukej sikur i pëlqente opozita ime e brendëshme, edhe kur ishte kundër atij personalisht. Por, dalëngadalë filluan të shfaqen shenjat e një çarje të madhe. Ai filloi të ngulë këmbë që unë të ndërroja qëndrim, jo vetëm që të pranoja “mendimin e shumicës”—kupto të tijin—por edhe të mos thoja mendimin kundra kur diskutoheshin problemet, edhe brenda partisë. Miqësia jonë mbeti formalisht, sa për sy e faqe, deri në fillimet e 1997, por në fakt ishte thyer rëndë prej kohësh. Pavarësisht se ai e kishte zakon të thoshte në mes të tjerëve, “Bashkimi është miku im i ngushtë”, por kjo tashmë ishte hipokrizi: ne, pas 1994-ës, nuk ishim më ata miqtë e ngushtë, nuk ishim më ata që kishim edhe “miqësira familjare”—martoi vajzën e nuk thirri në dasëm “mikun e tij të ngushtë”, mua, kur nuk la njeri pa ftuar!
    Viti 1994, është viti i humbjes së referendumit për kushtetutën. Unë mendoja se pësimi i “1994” duhet të bëhej mësim për të liberalizuar më tej jetën politike, në PD dhe në vend, kurse ai ishte për të vendosur një dorë më të hekurt. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e ndarjes sonë faktike, që u manifestua me një “luftë të brendëshme”, që shfaqesh në kundërshtimet e propozimet e mia, por që mbeteshin brenda PD-së, dhe pak dilnin jashtë saj. Mbase vetëm ndonjë observator i kujdesshëm, mund të kishte vënë re abstenimet e mia në Kuvend, kur të gjithë të PD-së, votonin me unanimitet!
    Në atë kohë presidenti i vendit kishte të drejtë të ishte në mbledhjet e qeverisë. Kur ndodhte kjo dhe si sillej ish-presidenti Berisha me ministrat dhe me ish-kryeministrin Meksi?
    Presidenti, z. Berisha, shumë pak herë (mbase vetëm një herë) ka marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Por ai thërriste në raport ministra të veçantë vazhdimisht—këtë ia lejonte Kushtetuta e kohës, “Ligji themeltar”. Fillimisht, ndërhyrjet e tij ishin për ta bërë qeverinë që të punonte më shpejt. Por, kishte tendenca të urdhëronte direkt vartësit e ministrave, gjë që në rastin tim nuk përbënte ndonjë problem të madh, meqë dihej se në ministrinë që mbuloja unë, do të bëhej siç thosha unë, e jo siç thoshte kushdo tjetër, president apo kryeministër. Kështu thoshte ligji, këtë zbatoja dhe unë, pavarësisht miqësisë që kisha me presidentin, apo respektin që kisha për kryeministrin. Por dëgjoja që shumë kolegë ministra shqetësoheshin shumë nga ndërhyrja e presidentit në punët e tyre, meqë ata nuk ishin aq me kokë në vete, sa unë.
    Pse u larguat nga kabineti qeveritar?
    Jam larguar nga qeveria në 1 janar 1995. U tha se largohesha se nuk arrija të bashkëpunoja me z. Meksi. Tani, mendoj se largimin tim e dëshironte vetë z. Berisha, meqë unë nuk isha i bindur, isha “këmbëngulës në timen”, nuk isha aq i “urtë” sa ishte z. Meksi. Nuk hiqja dorë nga kërkesat e mia për shpejtësi dhe transparencë në veprimet e qeverisë, e sidomos për demokraci. Duket, përgatitja që po bëhej nga z. Berisha etj., për një regjim “shtypës me dhunë të kundërshtarëve politikë”, më bënte fare të papërshtatshëm për të qenë në poste të larta të ekzekutivit, e largimi im i menjëhershëm edhe nga postet e partisë dhe Kuvendit, do t’i kërkonte një kosto të lartë politke z. Berisha—prandaj duket mbeta prapë në ato funksione, edhe për ca kohë.
    I ndjeri Azem Hajdari pat filluar një fushatë për kthimin tim në qeveri, megjithëse i thoja që mos të merrej me atë punë. Azemi thoshte shpesh duke qeshur: “Nuk duron mareshalli [z. Berisha] kokë mbi vete, e ti e ke kokën lart!”. E merrja me shaka, por mbase kishte të drejtë Azemi: pas disa muajsh, “mareshalli” filloi të sulmojë dhe atë, heroin e demokracisë, si shumë të tjerë që kishin mbi supe një kokë të pavarur prej mareshallit—tamam si Enveri vaktit me anëtarët e byrosë politike të tij.
    Gjatë periudhës së viteve të trazuara, zgjedhjet e majit 1996 e më pas 1997 ku ju gjetën?
    Kam qenë kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë. Jam njeriu i parë nga titullarët e PD-së, që kam kërkuar të merren masa energjike kundër skemave piramidale. Jam detyruar të dal haptas edhe kundër partisë sime, kur pashë që lufta brenda partisë nuk po jepte rezultat (që në nëntor 1996). Nuk kam rreshtur së punuari për mënjanimin e luftës civile në vend, si në Kuvend, në parti, në shtyp, si dhe duke dhënë shembullin personal në teren, në mes plumbave dhe rreziqeve të Shqipërisë së vitit 1997, derisa përfundova mandatin e deputetit, në shtator 1997.
    Si do ta përshkruanit z.Berisha
    Do ta ndaja kohën në dy pjesë, para 1995, dhe pas 1995, ku ngjarja kryesore është humbja e referendumit për kushtetutën, në vitin 1994.
    Para 1995, z. Berisha për mua ishte një njeri i ndershëm, i pakorruptueshëm, shumë punëtor, inteligjent e sidomos me një memorie fantastike, një njeri që e mbante fjalën, i respektonte principet e ndershmërisë e burrërisë, i sinqertë, patriot ndaj Shqipërisë. Kishte të metën që ishte shumë egoist, i pëlqente të dallohej nga të tjerët, të krijonte distanca artificiale të tipit të udhëheqjes komuniste me kolegët, kishte tendenca totalitare, por i konsideroja të meta të vogla në krahasim me të mirat që rreshtova në fillim.
    Pas 1995, e sidomos tani, pasi kam edhe të dhënat e 1996-97, mendoj se, ose unë kam qenë shumë naiv dhe e kam ngrënë atë që donte të dukej z. Berisha (para 1995), ose ai ndryshoi për keq me kohën— këtë mund ta përcaktojnë më mirë ata që e kanë njohur mirë z. Berisha, para 1990-tës. Sidoqoftë, tani jam i bindur se e keqja kryesore është se z. Berisha është një njeri shumë egoist, që për të mbajtur pushtetin, nuk i bën syri tërt të sakrifikojë jetën e mijëra shqiptarëve, të sakrifikojë burrërinë e principet elementare të ndershmërisë. Por kjo e metë, shoqërohet dhe me disa të tjera, që po i rreshtoj në vijim.
    Ai është nga njerëzit më të korruptuar që kam njohur, krejt i paskrupullt në marrjen e paligjëshme të asaj që dëshiron. Kujdes këtu: ai nuk dëshiron para, por pushtet, kështu që korrupsioni i tij nuk do kërkuar tek shtëpitë, apo tek pasuritë e tjera materiale. Jo, korrupsioni i tij duhet kërkuar tek marrja e paligjshme e pushtetit e tek mënyra e sigurimit të tij; tek aleancat e paprincipta që bën, edhe me dreqin, mjafton që t’i sigurojnë pushtetin; tek shitja që i bën “edhe mikut më të ngushtë”, mjafton që kjo shitje të kontribuojë për sigurimin e pushtetit.
    Eshtë hipokrit, tjetër bën e tjetër thotë. Eshtë njeri që nuk mban premtimet, fjalën e dhënë, kur nuk i leverdisë mbajtja e saj. Pra, nëse do të rregjistroheshin se ç’ka lënë të kuptojë, si dhe ç’ka ka premtuar shkoqur, dhe të krahasosoheshin me realizimin e atyre, mendoj se “99%” të rasteve do të rezultojë se tjetër ka thënë e tjetër ka bërë.
    Eshtë kokëfortë deri në çmenduri, sidomos kur mendon se i duhet për mbajtjen e pushtetit personal. Arrinë të rrezikojë qindra jetë njerëzish, apo të prishë edhe pasuri miliona dollarësh, vetëm e vetëm sepse mendon se arrin një përfitim minimal politik. Por, njëkohësisht është servil deri në pështirosje, kur mendon se kjo e ndihmon: shihni sesi sillet me të huajt, apo dhe me vendasit nga opozita, kur ka shpresë se i blenë!
    Njeh shumë mirë dobësitë e shqiptarit, dhe e shfrytëzon këtë njohje për mashtrim: naivët i gënjen, duke e paraqitur veten me virtytet që përshkrova më lart (para 1995-sës), kështu që shumë të ndershëm e pranojnë si e “keqja më e vogël”, pa kuptuar gabimin fatal që po bëjnë; kurse për të korruptuarit dhe të pandershmit e tjerë, është rikatues, u mban “dosjet në sirtar”, që t’i detyrojë të mbeten në shërmbim servil të tij.
    Mbetet fakti që është shumë punëtor, e me memorie shumë të mirë, por edhe këto veti i shfrytëzon për keq. Është mjeshtër i prapaskenave dhe i komploteve, që i përdor me “sukses” për të futur benzinë në zjarrin e politikës shqiptare: sidomos në çdo lëvizje politike që fillon në kampin e djathtë.
    Theksoj se është një rrezik shumë i madh për Shqipërinë qenia e tij kryeministër, apo kryetar i një partie politike. Unë rri me zemër të ngrirë se çdo t’i bëjë tjetër Shqipërisë dhe shqiptarëve ky njeri, tani që u riciklua prapë në një post kaq të lartë, pas asaj që u bëri në 1996-97! Shqiptarët duhet ta kenë parasysh se për kë votojnë, apo kë po lënë të kapë kryet e vendit, kur nuk shkojnë të votojnë; mos të bëhen qaravecë duke thënë se ua ka fajin bota (greku, amerikani, italiani, rusi etj.), dhe jo ata vetë, secili veç e veç.
    Ju keni kohë që nuk jeni i angazhuar në ndonjë forcë politike por tashmë njiheni gjerësisht si një analist. Pse keni bërë këtë zgjedhje. Eshtë e detyruar apo e keni bërë vetë?
    Nuk kam ikur vetë nga politika. Jam larguar nga politika, sepse jam tradhëtuar nga shokët e mi me të cilët kujtoja se ndaja të njëjtat ideale, ato të fillimit të 1991-shit. Z. Berisha ishte vetëm një person, ishin shumë të tjerë që nuk reaguan në mbrojtje të principeve të partive demokratike, rregullave, statutit të PD-së, ligjeve të vendit, duke u bërë vegla të tij. U përjashtova nga Kryesia e PD-së (1997), me votat e po kryesisë, të po kolegëve të mi, gjë që natyrisht është një shkelje e paprecedent: anëtarët e kryesisë, natyrisht edhe unë, zgjidhen nga Këshilli Kombëtar i PD-së dhe jo nga kryesia, pra ajo nuk ka të drejtë të shkarkojë anëtarin e vet, e natyrisht as mua. Po kështu, presidenti Berisha, komunikoi vendimin e tij që të përjashtohesha nga grupi parlamentar i PD-së, gjë që nuk ishte kompetencë e presidentit, pra ishte një shkarkim krejt i paligjshëm. E theksoj, shokët e mi të PD-së, nuk iu kundërvunë këtyre shkeljeve flagrante: vinin e më qanin hallin, veç e veç, e në fshehtësi.
    Pra, nuk jam në politikë, sepse u tradhëtova nga partia ku bëja pjesë, nga PD-ja. Ajo devijoi, nga një parti demokratike e qendrës së djathtë, në një parti totalitare e ekstremit të majtë. Tani nuk kam një parti demokratike të djathtë ku të aderoj. Po të ekzistonte një e tillë, nuk do të hezitoja të merrja pjesë në të.
    Cilat janë marrdhëniet tuaja me PD aktuale. Ju jeni ndër të paktët që nuk janë afruar më pranë PD dhe qeverisë aktuale. Cila është arsyeja?
    Nuk ka sesi të afrohesha me PD-në aktuale, se do të isha krejt i pamoralshëm. PD-ja, është kthyer në një parti “leverdie”, si Partia e Punës qëmoti—aty hyhet vetëm për ndonjë përfitim personal, por jo për t’i shërbyer Shqipërisë. Nuk është më partia e idealeve të mia, e aq më keq, ajo shërben për të mbajtur në politikë z. Berisha, që siç thashë, është rreziku më i madh për Shqipërinë.
    Cilat janë marrdhëniet tuaja me politikën aktuale?
    Aktiviteti si analist më lejon të shkruaj për të vërtetat, për të metat e të mirat që konstatoj, duke u munduar të jap dhe opsionet e mia për zgjidhjen e problemeve, nga këndvështrimi i një doktrine të djathtë liberale moderne, e cila, fatkeqsisht, mungon krejtësisht në Shqipëri.

    Intervistoi Altin Kreka

    gazeta shqiptare
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    doja te theksoj qe me qellim mos te botohej ky arikull neper gazeta Berisha mbylli shtypshkronjat dhe sdolen gazetat te nesermen...hihihihi brari o me i korruptuar se Berisha
    Ndryshuar për herë të fundit nga vagabondo_nyc : 31-08-2006 më 00:38

  5. #115
    E Enjte, 31 Gusht 2006

    JO NANO APO BERISHA, POR AS NANO AS BERISHA !

    Pse shkruaj per Nanon dhe Berishen?
    Ne gazeten “Tirana Observer” lexova shkrimin “Planet Nanos per te ardhmen ne politike”, botuar nje vit pas humbjes se Partise Socialiste qe ai drejtonte ne zgjedhjet parlamentare te vitit te jaluar si edhe pas humbjes per te katerten here te postit te tij si kryeminister i Shqiperise.

    Shkrimi ne fjale hidhte drite mbi disa aspekte te jetes private te ish kryeministit Nano sot, duke e cilesuar ate “Magelanin e botes”, por mbi te gjitha hamendesonte planet e tij per t’u rikthyer ne politike, çka ne filozofine politike nanoiste do te thote PUSHTET. Duke mare shkas nga ky shkrim i “Tirana Observer” deshiroj te shpreh pikepamjet e mia mbi figuren politike te Fatos Nanos dhe te kryeministrit aktual te Shqiperise Sali Berisha.

    Cilesite e personalitetit te tyre dhe jeta e tyre private nuk me interesojne shume; ajo qe une deshiroj te shpreh me poshte eshte te ravijezoj portretet e tyre si dy personalitetet politike qendrore te Shqiperise post komuniste, pas emrave te te cileve vazhdion te mbahet peng politika shqiptare, konsolidimi i demokracise ne vend, integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe rritja e mireqenies se popullit shqiptar.

    Ish kryeministri Nano duket se eshte terhequr perkohesisht nga jeta aktive ne politike per t’u rikthyer ndoshta perseri triumfator, kete here ne krye te shtetit si president i Republikes (siç mendojne, shpresojne, apo me te drejte tremben disa), ndersa kryeministri aktual Berisha, nente vjet me pare i rrezuar me dhune nga froni i presidentit, qendron tani arrogant dhe tiranik si gjithnje, por i pasigurt ne postin e kryeministrit te Shqiperise.

    Une jam e re dhe jam larguar nga Shqiperia shume vjet me pare. Normalisht mund te mos tregoja asnje interes per politiken shqiptare, pasi asgje nuk me lidh me te perveç deshires qe te kthehem nje dite ne atdheun tim te origjines dhe te punoj per te me diplomen e nje universiteti amerikan. Sidoqofte, kur shoh nga larg se te njetit emra, e njejta retorike dhe e njejta politike po e mbajne peng Shqiperine e gjore dhe popullin shqiptar, nuk mund te rri indiferente.

    Per me teper distanca ne kohe dhe ne hapesire perveç disavantazheve, me jep edhe nje avantazh te madh per t’i veshguar dukurite shqiptare dhe veprimet e politikaneve kryesore te saj nga ajo distance, qe siç thote shkrimtari i madh Ismail Kadare, eshte e nevojshme per te gjykuar objektivisht. Indiferenca ime dhe ajo e qindra mijra te rinjve shqiptare, te cilet jane te zhgenjyer dhe te pakenaqur si une nga zhvillimet ne Shqiperi, u sherben Nanos, Berishes, nanoisteve dhe berishisteve qe te vazhdojne te mbijetojne politikisht ne nje kohe, e cila s’eshte me koha e tyre.

    Koha e Nanos dhe e Berishes, e nanoisteve dhe e berishisteve ka perenduar. Sot eshte koha e te rinjve, jo vetem e tyre qe thone “Mjaft!” dhe bejne mire qe thone keshtu, por e atyre qe dine se ç’duhet bere dhe si duhet bere ajo per te cilen ka nevoje vendi yne: perfundimi i tranzicionit, konsolidimi i institucioneve demokratike, pranimi i Shqiperise ne familjen e madhe evropiane. Si Nano ashtu edhe Berisha kane dhena prova te shumta se ata nuk dinin dhe nuk donin ta demokratizonin vertet politiken shqiptare per ta futur vendin tone ne binaret e integrimit evropian.

    Une nuk i kam njohur personalisht dhe as i kam takuar ndonjehere as Fatos Nanon, as Sali Berishen. Kam pare vetem fotot e tyre ne gazeta. Por nga eksperienca e jetes sime dhe e prinderve te mi ne Shqiperi ne fillim te viteve 1990 te dhe duke ndjekur nga afer zhvillimet politike ne vendin tone ndersa jetoj dhe studjoj ne SHBA, mendoj se jam ne gjendje t’u bej portretin politik si ish kryeministrit Nano ashtu edhe kryeministrit aktual Berisha.

    Nuk do nisem aspak nga fotot e portreteve te tyre qe kam pare ne gazeta dhe ne Internet, pasi deshiroj qe portreti politik qe dua te bej per secilin prej tyre te mos influencohet aspak nga pershtypjet qe me krijojne tiparet fizike te tyre, edhe pse, nuk e fsheh, ne fotografi Berisha me tremb me shume se Nano.

    Portreti i pare (“evropiani” Nano)

    Une nuk e kam mesuar asnjehere pse Berisha e futi ne burg kryetarin e Partise Socialiste dhe ish kryeministrin Fatos Nano ne fillim te viteve 1990 te. Shpjegimi qe kam degjuar ishte keqperdorimi dhe vjedhja e ndihmave italiane kur Nano ishte kryeminister me 1991.

    Akuza ka qene e rende, por duke ditur se Berisha e shkaterroi sistemin e drejtesise ne Shqiperi duke e zevendesuar ate me nje sistem gjyqesor terersisht te korruptuar dhe te varur prej tij, absolutisht vetem prej tij, mendoj se Nano “e ka ngrene” kot ne ate kohe, ashtu si edhe shume te tjere, siç mund ta “hane” kot sot, po nga Berisha, politikane te tjere ne emer gjoja te luftes kunder korrupsionit.

    Qe Nano doli nga burgu kur dyert e te gjitha burgjeve ne Shqiperi u hapen, ashtu siç u hapen edhe dyert e depove te armeve ne vitin 1997, kjo nuk eshte ndonje çudi. Ironikisht, pasi e mbajti kater vjet ne qeli, Berisha dekretoi lirimin e Nanos nga burgu, nderkohe qe Nano kishte dale vete, i pashqetesuar nga askush, nga dera e hapur e qelise se burgut ashtu si te gjithe te burgosurit e tjere ordinere, nder ta edhe shume kriminele.

    Me 1997, Berishen e “hodhen ne ere” revoltat e popullit shqiptar, i cili ne kaosin politik te atij viti humbi 2,000 djem e vajza te reja te pafajshem. Sot ata do te ishin midis nesh, me prinderit, vellezerit, motrat dhe shoket e tyre po te mos kishte qene Sali Berisha. Qe Nano u vu ne krye te qeverise shqiptare me 1997, kjo mund te duket sot nje gje normale, nje zhvillim politik i aresyeshem, sepse Partia Socialiste qe ai kryesonte fitoi ne zgjedhjet parlamentare ne vere te atij viti. Por ç’ndodhi? Nano, te cilin Berisha, dashur pa dashur, e kishte bere simbol te qendreses opozitare, per te mos thene “hero”, edhe pse vuajti denimin ne burg, iu tremb Berishes me shume pas lirimit nga burgu se sa para denimit.

    Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe qe as Berishes dhe asnjerit prej bashkepunetoreve te tij te ngushte qe provokuan shkaterrimin e vendit me 1997 dhe te cilet jane pergjegjesit kryesore per te, nuk u hyri asnje “gjemb ne kembe”. Nga ana tjeter, vete Nano, perseri kryeminister dhe tanime jo vetem i respektuar brenda dhe jashte vendit per shkak te vuajtjeve te burgut por edhe me nje shkalle shume me te larte legjitimiteti se me 1991 (kur u be per here te pare kryeminister i zgjedhur me dore nga Ramiz Alia), Nano, pra, “fitimtari”, “heroi”, u tregua me i dobet, perseri i trembur dhe fatalisht i paafte perballe Berishes, i cili brenda disa muajve u rikthye ne politike, violent si gjithnje dhe sfidonjes per te mare pushtetin.

    Ne shtator 1998, i trembur nga provokacioni i Berishes, Nano ua mbathi kembeve: braktisi postin e kryeministrit, braktisi institucionet qendrore te shtetit, braktisi Partine Socialiste (e cila ishte ne pushtet), braktisi popullin qe kishte votuar per te dhe, njelloj si Mbreti Zog me 1939, kapitulloi pa kushte perpara “balozit Berisha” dhe u largua nga vendi. Per te shpetuar koken, thone disa.

    Ndoshta, por koka e Nanos nuk ishte as me e mire, as me e çmuar se kokat e shume shqiptareve te tjere, te cilet kane dhene dhe japin per Shqiperine shume me teper se ai. Burgu qe beri jo vetem nuk i mesoi Fatos Nanos asnje mesim politik, por i hoqi atij edhe ate pak burreri qe mund te kete pasur ndonjehere.

    Pas Fatos Nanos vendin filluan ta drejtojne politikane te rinj, Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Une as keta nuk i kam njohur, por di qe gjate periudhes qe ne krye te qeverise shqiptare ishin keta politikane te rinj, vendi pati nje zhvillim te qete, normal, pa kriza, pa kthesa mbrapa, pa ludizem ekonomik apo politik, me zgjedhje te qeta (si ato te vitit 2001), dhe filloi t’i zgjeroje mushkrite e ekonomise se vet duke bere privatizime, duke filluar ndertimin e rrugeve dhe duke u hapur dyert investitoreve te huaj.

    Edhe pse shume me te rinj ne moshe se Fatos Nano, Majko dhe Meta u kuptua se jo vetem e njihnim me mire ekonomine politike se “udheheqesi” i tyre, por kryesorja, ata u treguan politikisht me trima se ai. Ata ia vune Berishes “kufirin tek thana” dhe e detyruan ate respektoje rregullat e lojes: kuajt ne pushtet nderrohen vetem me zgjedhje te lira, jo si me 1996, kur Berisha i vodhi zgjedhjet, jo si me 1997, kur ai e rizgjodhi veten president nga nje parlament ilegjitim ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme, dhe jo si me 1998, kur, edhe pse Nano e braktisi pushtetin dhe thuajse ia la ate ne dore falangave shkaterrimtare te Berishes, ky i fundit deshtoi ne planet e tij per te mare pushtetin me dhune.

    Perseri Nano. I kthyer nga “bunkjeri” ku u fsheh me 1998, kryetari socialist nuk mund te mjaftohej vetem me Partine. Partia te jep pushtet, siç i dha edhe Gramoz Ruçit, per te cilin thone se ishte “qafa” e PS se, e cila e levizte si te donte “koken” e partise, drejtuesit kryesore te saj, madje edhe vete ish kryetarin Nano. Ne pranvere te vitit 2002 Shqiperia ishte nje vend relativisht i qete dhe ishte vene ne rruge te mbare; me fjale te tjera ishte bere nje Republike demokratike normale.

    Shqiptaret dhe te huajt e vune re kete. Ne SHBA une dhe familja ime, ashtu si edhe shume te tjere, u gezoheshim zhvillimeve pozitive dhe lajmeve inkurajuese qe na vinin nga Shqiperia. Ne qershor 2002, populli shqiptar u dha socialisteve edhe nje mandat te dyte, sepse ishte relativisht i kenaqur me politiken e tyre dhe me drejtimin e lidereve te rinj socialiste.

    Por, pikerisht atehere, kur dukej se punet ne Shqiperi po ecnin mbare, kur vendi jetonte periudhen me te qete te transformimit te tij postkomunist, kur “gjakrat” ne politike ishin ftohur, kur qetesia ishte shnderruar ne normalitet, kur Tirana kishte filluar te ndryshonte fytyren e saj fale nje kryetari bashkie te ri ne moshe, vizionar dhe energjik si Edi Rama, pikerisht atehere, pra, u “zgjua” perseri ish kryeministri disa here i deshtuar Fatos Nano dhe orkestroi rikthimin e tij ne krye te qeverise.

    Nano IV drejtoi vendin per tre vjet me radhe, deri ne humbjen e turpshme te zgjedhjeve parlamentare ne korrik te vitit te kaluar. Kete perudhe e kemi te gjithe me te fresket ne kujtesen tone dhe duke reflektuar mbi te dhe protagonistin kryesor te saj, Fatos Nano, deshiroj te hedh penelat e fundit mbi portretin e tij, i cili per mua dhe shume te tjere eshte bere gjithnje e me pak atraktiv.

    Fatos Nano ishte dhe mbetet nje politikan aventurier. Per te, e para nuk eshte Shqiperia, as Partia Socialiste, madje as familja. E para dhe me e rendesishmja gje per Fatos Nanon ka qene dhe mbetet ai vete, Ego ja i tij, individi qe ai eshte me interesat e tij pa pyetur per interesat e askujt tjeter, aq me pak per interesat e vendit dhe te popullit te tij.

    Fatos Nano ishte dhe mbetet nje politikan makiavelist. Per te, qellimi i marrjes dhe i mbajtjes se pushtetit justifikon çdo mjet, edhe pabesine, edhe intrigen, edhe shantazhin, madje edhe ndaj miqve dhe bashkepunetoreve te tij me te afert. Thone se nuk ka politikan shqiptar qe te mos jete ndjere i tradhetuar apo i keqperdorur nga Fatos Nano.
    Fatos Nano ishte dhe mbeti nga fillimi ne fund nje politikan i korruptuar, ndoshta me i korruptuari politikan shqiptar dhe, per kete aresye, pergjegjesi kryesor per ate nivel te larte qe mori korrupsioni ne periudhen e fundit te qeverisjes se tij.

    Une kam degjuar njerez qe thone se Nano asnjehere nuk vuri dore ne financat e shtetit. Ndoshta jo drejperdrejte, por po te shohesh njerezit qe Nano vuri ne krye te institucioneve qe siguronin te ardhurat e shtetit (Kastriot Islamin minister i financave, Shpetim Idrizin ne krye te drejtorise se pergjithshme te tatimeve dhe pastaj ne krye te drejtorise se pergjithshme te doganave dhe Andis Harasanin ne krye te KESH it), kuptohet qarte se nga i vilte Nano dhe familja e tij e re te ardhurat perrallore me te cilat vazhdon edhe sot e kesaj dite te bredhe ane e mbane botes si “Magelani” i shekullit te 21 te. Kjo eshte per te vene duart ne koke, vellezer e motra shqiptare.

    Duhet te jesh i verber, menderisht i paafte apo nje naiv ekstrem qe te mos kuptosh se ish kryeministri Nano bredh neper bote, harxhon pa hesap neper kazino (çka thone se eshte hobi i tij kryesor) dhe jeton ne luks me parate e popullit shqiptar qe ai i pervetesoi kur ishte kryeminister dhe me parate e disa biznesmeneve shqiptare, te cileve ai u ka bere favore duke mos derdhur tatime ne arken e shtetit.

    Te ardhurat ne buxhetin e shtetit (te cilin e administronte Islami), kishin keto tre burime kryesore: tatimet mbi biznesin privat, te ardhurat nga doganat dhe te ardhurat nga tatimet e qytetareve per energjine. Tagrambledhesit e shtetit ishin njerezit me besnike te Fatos Nanos dhe te familjes se tij njelloj si ne feudalizem dhe nuk kishin asnje sens pergjegjesie apo detyrimi si zyrtare te shtetit.

    Nga njerez te informuar, te cilet i kam takuar disa kohe me pare ne Çikago, ku une banoj, kam degjuar se gjate periudhes qe kryeminister i vendit ishte Nano, ne buxhetin e shtetit derdheshin vetem rreth 60 70 perqind e te ardhurave qe llogaritej se duhej te mblidheshin nga tatimet, doganat, dhe pagesat e qytetareve per energji elektrike.

    Pjesa tjeter (jo e luanit, por e kameleonit)… “rishperndahej”. Per shkak te zbatimit te ketij parimi “novator”, te cilin nuk e parashikon asnje nga traktatet e ekonomise politike te socializmit apo te kapitalizmit qe mund te kete lexuar Fatos Nano, dhe i cili ndoshta vazhdon te aplikohet edhe sot nga qeveritaret e Berishes sepse tashme eshte bere nje praktike “ekonomike” e njohur, si Islami ashtu edhe Idrizi apo Harasani, duke i paguar “Partise” se tyre 300,000 U.S. dollare, fituan te drejten te kandidojne dhe te zgjidhen deputete ne parlamentin shqiptar, pra blene imunitetin parlamentar.

    (Per deputetet demokrate thone se duhej t’i paguanin “Partise” se tyre vetem 50,000 U.S. dollare, pra me pak, sepse kishin 8 vjet qe nuk ishin ne pushtet dhe po u mbaroheshin “kursimet” e dikurshme, edhe pse per te fituar zgjedhjet e vitit te kaluar Berishes dhe “financiereve” te tij u eshte dashur te paguajne kush e di sa qindra mijra US dollare nje firme lobiste amerikane.

    Pas ketyre radheve qe shkrova per ish kryeministrin e Shqiperise Fatos Nano, a nuk me thoni, ju lutem, si ju ngjan portreti i tij?

    Portreti i dyte: (“islamiku” Berisha)

    Nuk mund ta fsheh se zhgenjimin e pare per ish Presidentin Sali Berisha e provova kur ai e futi Shqiperine ne konferencen e vendeve islamike ne fillim te viteve 1990 te, madje siç me kane thene, ne kundershtim te hapur me kushteten e Shqiperise, pa pyetur parlamentin shqiptar qe perfaqeson sovranitetin e popullit.

    Sa here lind diskutimi mbi kete teme mes shokesh dhe shoqesh shqiptare, nuk ka asnje qe e ve ne dyshim se kete gje Berisha e beri atehere per dy aresye kryesore: e para sepse ai ishte dhe mbetet nje politikan driteshkurter, pa vizion politik mbi zhvillimet demokratike qe duhen kryer ne vend dhe mbi aleancat nderkombertare per te cilat ka nevoje vendi yne dhe, e dyta, sepse hyrja e Shqiperise ne nje organizate te vendeve islamike, pa qene vend islamik, duhet t’i kene dhene Berishes nje “miniere ari”, para te jashtezakonshme, te cilave nje dite ndoshta do u dale era, ne mos ka filluar t’u dale me pasurite qe ka vene ne keto vite vajza “e papune” e tij dhe me disa apartamente ne qender te Tiranes te cilat, siç lexojme ne shtyp, jane prone e familjes se kryeministrit Berisha, ketij udheheqesi populist, “te thjeshte si Enveri”, per te cilin deri me sot eshte thene se ben po ate jete te thjeshte si ne kohen kur ishte mjek i udheheqjes komuniste ne bllokun e Byrose Politike.

    Une kam degjuar se duke rekrutuar Shqiperine ne organizaten e vendeve islamike, forcat e erreta te fondamentalizmit islamik arab synonin ta shnderronin Shqiperine deri ne vitin 2011 ne te paren republike islamike ne Evrope. Madje me kane thene se botimi i pare i Kuranit ne shqip, i cili u shtyp ne Egjypt me financimin e Arabise Saudite, permbante midis faqeve te tij nje fletushke (apo trakt) ne shqip qe lexonte: “Djalli i komunizmit mori fund.

    Tani duhet t’i japim fund djallit te demokracise perendimore”.
    Rrenqethese! E frikshme. E kobshme. Kete i beri Sali Berisha Shqiperise. Ai u mundua te beje ne 20 vjet ate qe otomanet nuk arriten ta bejne dot ne 500 vjet. Kur kam qene heren e fundit ne Shqiperi jam tronditur nga numri i madh i xhamive qe pashe ne çdo kend te Shqiperise. Kur zbrita ne aeroportin e Rinasit isha bashke me nje shoqen time amerikane nga Çikago, e cila erdhi me mua te vizitoje per here te pare Shqiperine.

    Te them te drejten me vinte turp dhe nuk dija çfare shpjegimi t’i jepja Denises, shoqes sime amerikane, kur pas çdo kthese te rruges shihja nje xhami te shkurter, te shemtuar, dhurate nga Berisha, apo shperblim i Berishes ndaj fundamentalisteve arabe per shumat e majme qe ai duhet te kete mare prej tyre kur u be president i Shqiperise dhe e beri vendin tone nje vend “arab”, te cilin qe nga koha e tij filluan ta vizitojne lloj lloj elementesh radikale dhe terroriste te lidhur me Bin Ladenin.

    Amerika dhe Evropa i dinin dhe i dine te gjitha keto sepse kane sherbimet e tyre te inteligjences, por ja qe politika nuk ka parime, ajo ka vetem padrone dhe kliente. Ne rastin e Berishes, politika e tij mund te quhet “prostitucion”. Nano gjithashtu ushtroi prostitucionin politik duke e bere ate metode te qeverisjes se tij, sidomos ne marredhenie me te huajt, por ndersa prostitucioni i Nanos mund te quhet “evropian”, ose me mire i atij lloji qe e gjejme ne Greqine evropiane, ku Nano ndoshta edhe e ka mesuar dhe e ka bere ate per here te pare, prostitucioni politik i Berishes i perket nje “qyteterimi” tjeter, atij arabo mysliman.

    Berisha u be edhe me i frikshem kur konsolidoi pushtetin e tij dhe kur u perpoq te adoptonte nje kushtetute qe gati gati do e bente ate sovranin e vetem te shtetit, si mbretin a Malajzise, me te cilin lidhi edhe marredhenie diplomatike, apo sulltanin e Bruneit. Deshtimi ne projektin e tij kushtetues nuk e pengoi presidentin Berisha te behej nje autokrat, duke mos respektuar asnje institucion tjeter te shtetit, duke e perbuzur dhe luftuar opoziten, duke i burgosur gazetaret e shtypit te lire, duke e shkelur me kembe popullin shqiptar, duke e varferuar ate çdo dite e me shume, duke mashtruar nga mengjesi ne mbremje me firmat piramidale, duke e vene ne gjume pa drita, duke ia vjedhur ne menyren me bolshevike votat ne zgjedhje qe vetem ai i konsideronte “te lira” dhe “demokratike” por askush tjeter dhe duke e lene edhe sot e kesaj dite pjesen me te madhe te popullit shqiptar pa uje te pijshem.

    Me 1997, edhe pse me vonese, Berisha pesoi ate qe meritonte. Sikur Fatos Nano te mos ishte rikthyer me ne politike si kryeminister i vendit, Sali Berisha ndoshta do te ishte harruar sot, ashtu siç jane harruar Adil Çarçani, Aleksander Meksi, Bashkim Kopliku, apo ashtu siç do harrohet me siguri nje dite emir i tij (Sali Berishes) nga brezat e rinj te Shqiperise.

    Sepse ai nuk ka bere dhe nuk po ben asgje per Shqiperine. Te vetmet gjurme te sundimit te tij jane dhe do te mbeten shkaterrimi, varferimi dhe polarizimi ekstrem i Shqiperise dhe i popullit te saj si edhe imazhi dhe nami me i keq qe ka pasur ndonjehere Shqiperia ne Evrope dhe ne bote, me i keq edhe se ne kohen e turkut, me i keq edhe se ne kohen e Zogut, madje me i keq edhe se ne kohen e komunizmit.

    Fatkeqesia e pare qe i ndodhi Shqiperise pas rrezimit te komunizmit ishte ardhja ne fuqi e Sali Berishes si president i vendit. “Antikomunizmit” demagogjik te tij shume shpejt i doli “kallaji”, sepse ai filloi te ndjeke politika me komuniste se te komunisteve te Enver Hoxhes. Fatkeqesia e dyte qe i ka ndodhur Shqiperise postkomuniste eshte rikthimi i Sali Berishes si kryeminister i vendit.

    Kjo e ka kthyer Shqiperine ne vitin 1996, pra dhjete vjet ne te kaluaren, kur sot shqiptaret duhej te ishin 15 vjet ne te ardhmen. Fatkeqesia e trete qe mund t’i ndodhe Shqiperise eshte nese ky njeri, pra Sali Berisha, i cili per fat te keq te te gjithe shqiptareve sot eshte kryeministri i vendit te tyre, do te qendroje akoma ne krye te qeverise shqiptare.

    Sepse sa me gjate te qendroje Berisha ne pushtet, aq me shume do vonohet dita kur Shqiperia te kete nje politike dhe politikane te mençur, si Edi Rama apo Bamir Topi, apo edhe me te rinj se ata, te arsimuar ne vendet demokratike te perendimit dhe te frymezuar nga idealet e demokracise amerikane apo asaj evropiane. Thone se Berisha ka zgjedhur nder keshilltaret apo nje zedhenes te tij dike qe ka kryer nje shkolle islamike ne Libi. Shqiperia nuk ka nevoje per njerez si keta, aq me pak per Berishen.

    Une vete besoj se Nano e ka lene perfundimisht fushen e lojes politike, sepse e ka provuar shume here se eshte nje lojtar i deshtuar, qe jo vetem nuk di te ndertoje dhe te luaje me ekip, por nuk i ka njohur dhe kuptuar dot asnjehere rregullat e lojes.

    Nese Fatos Nano kerkon te rikthehet ne politken shqiptare dhe te behet president i Shqiperise, kjo do te jete jo vetem nje fatkeqesi e re per popullin shqiptar dhe klasen politike te Shqiperise, por edhe nje ironi e shemtuar dhe e dhimbshme, nje sarkazem e permasave me shume se ballkanike dhe, mbi te gjitha, nje turp politik dhe moral per brezin e ri te Shqiperise. Socialistet shqiptare dine te bejne politike dhe te drejtojne vendin edhe pa Fatos Nanon, madje me mire pa Fatos Nanon, koha e te cilit ka perenduar nje here e pergjithmone.

    Une besoj, gjithashtu, se Sali Berisha duhet me ne fund ta lere fushen e lojes, sepse ka provuar dhe po provon çdo dite se eshte nje lojtar akoma me shume i deshtuar, i cili nuk njeh dhe nuk respekton absolutisht asnje rregull te lojes politike, perveç ushtrimit tiranik te pushtetit.

    Nese Berisha kerkon te qendroje me çdo kusht ne krye te qeverise shqiptare, ashtu si me 1997, kur vendi digjej, kjo do te provoje edhe nje here se per postin dhe interesat e tij ai eshte gati t’i vere perseri zjarrin Shqiperise. Nese kjo ndodh, ky do te ishte fundi i “evropianizmit” te Shqiperise. Demokrater shqiptare, gjithashtu dine te bejne politike dhe te drejtojne vendin edhe pa Sali Berishen, madje me mire pa Sali Berishen, koha e te cilit, ashtu si koha e Nanos, ka perenduar.

    Nese Nano zgjidhet president (me votat e Berishes, njeriut qe e burgosi), kjo do te ishte ironia e marrezise apo marrezia e ironise me te madhe per popullin shqiptar, i cili do ta mbaje peshqesh edhe 5 vjete te tjera kete politikan sharlatan. A munddet dot valle populli shqiptar te duroje ta vjedhin Xhoana e Fatos Nano dhe nepunesit super te korruptuar qe ky çift emeruan per t’u vjelur taksat familjeve te varfra dhe biznesit te ndershem shqiptar? Nese populli shqiptar do ta duroje Berishen ne krye te shtetit te tij edhe 3 vjet te tjera, kjo do te jete nje tjeter ironi e marrezise apo nje tjeter marrezi e ironise me te madhe.

    Shqiperia dhe populli i saj nuk meritojne qe shtetin e tyre ta drejtojne politikane te papergjegjshem si Nano e Berisha apo qe imazhin e vendit te tyre ne boten perendimore ta perfaqesojne presidente apo kryeministra te deshtuar si Nano apo Berisha, i pari nje aventurier dhe politikan i papergjegjshem, retoriken e te cilit, pavaresisht gjuheve perendimore qe flet, askush ne perendim nuk e besonte dhe nuk e merrte seriozisht; i dyti nje politikan edhe me i papergjegjshem, te cilin asgje s’e bashkon me perendimin demokratik, as filozofia politike e tij dhe as mentaliteti. Keto e bejne Berishen shume me te afert dhe te ngjashem me drejtuesit autokrate te vendeve islamike te Lindjes se Mesme.

    Nese shqiptaret jane serioze ne aspiratat e tyre euro atlanticiste dhe duan ta shohin vendin e tyre politikisht ne Evrope dhe çdo shqiptar te trajtuar e te respektuar si nje evropian, ata duhet te heqin dore nga luajalitetet arkaike dhe sentimentet nostalgjike per politikane te tille si Nano, Berisha dhe te gjithe sahanlepiresit e tyre te tipit Islami, Angjeli, Olldashi, Xhuveli, Basha, Ruli dhe te perpiqen te identifikojne dhe zgjedhin ne krye te puneve te shtetit djemte dhe vajzat me te mira te popullit, njerezit me te ditur, me punetore dhe me te ndershem.

    Te tille Shqiperia ka plot. Nese Nano dhe Berisha mbeten jashte skenes se politikes shqiptare, ne te do te ngjiten udheheqesit e rinj te demokracise shqiptare. Dita e tyre ka ardhur me kohe. Pa Sali Berishen kryeminister dhe pa Fatos Nanon president politika shqiptare do filloje te kurohet nga semundjet e renda te autoritarizmit, nepotizmit, makiavelizmit, klientelizmit dhe aventurizmit dhe do te vihet ne binaret qe kerkon Evropa dhe ne te cilat vendi yne duhej te ishte vene 16 vjet me pare.
    Nota bene: Çeshtja, pra, shtrohet, jo Nano apo Berisha, por as Nano as Berisha.

    Alma Gjikondi

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-05-2006
    Postime
    97
    ne faqet e fillimt te gazetes Shqip ne dates se sotme 31.08-2006 jepej nje skem se si ishte ngritur pushteti familjar i Sali Berishes, por me sa duket paskan haruar pa vendosur edhe Brarin ( servilin e familjes Berisha ne forumin shqiptar) ) hahaha

  7. #117
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Shkrimet e mesiperme nuk i lexova fare sepse skam mundesi, gjithsesi po them dy fjale duke u bazuar ne gjysmen e titullit te temes.

    ...Pse si menduat ju, qe Berisha duke qene kryeminster sdo ''kujdeset'' per veten dhe per te afermit e tij? Cili qenka ai ne forum apo jashte tij qe nuk e ben nje gje te tille?! Mbi te gjithe nuk ka kryeminister apo president ne bote qe mjaftohet vetem me rrogen. Dashuria per kombin eshte e fundit. Pra, sa me larg gjakut tend te shkosh, aq me shume humb dashuri.

    Edhe pse gabimet e tij jane te panumerta, eshte njeriu mei ndershem i politikes shqiptare. Nuk po flas ne tym por kjo eshte e vertete. Ministra te rendomte ndertimi e pyjesh kane ''pervetesuar'' shuma marremendese dhe sot investojne per bamiresi ne shoqata nderkombetare. Duhet te theksoj kete te fundit, jo KOMBETARE por NDERKOMBETARE, dhe kuptohet qe ''egzagjerimi'' me kete ''theksim'' do te thote qe une nuk jam shume i kenaqur sepse Shqiperia dhe Kosova kane me shume nevoje per ato shume sado modeste te jene. Ne kete rast dhe ne te gjithe rastet, njerzit human per mua jne mbi-njerez, pavaresisht se si kane fituar, por kur behet fjale per te vjedh Shqiptarin dhe per te ndihmuar boten, me vjen ti quaj nen-njerez, kur ne jemi ndoshta vendi me i varfer ne Europe.

    Se dola nga tema!
    Bashkim Kopliku si te gjithe njerzit e do veten e tij. Duket qe i pelqen jashtezakonisht vetja dhe shume here do qe te vetquhet rilindes modern, gjuhetare e shkencetare. E ka mbushur Salen me ide kur ishte kafepiresi i Lirijes (gruas se Berishes), gjithashtu ka mbushur dhe Tosin e vockel ''mjekel-bukul'' e Xhin ''ngrenes'' si dhe zocka-te-njoma-pires, por fati nuk ishte me te dhe sic e shihni ka perfunduar pjese e rendomte e nje gazetaruci.

    Kam thene dhe me pare: Sala po punon, lereni te punoje, apo doni dembelizmin kur kemi mbetur si Bretkocat ne kenetat e Maliqit duke ''kenduar?!

    Falenderim special per te gjithe ju, me rastin e mirekuptimit

  8. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,080
    Postimet në Bllog
    22
    Se kush eshte Prof. Dr. Sali Berisha, ish-presidenti i vendit, kryetari i opozites, kryeministri aktual i Shqiperise, nuk ka ngelur i madh e i vogel qe ta mesoje ne keto 2 dekada qe ai ka qene ne qender te opinionin kombetar dhe nderkombetar.

    Pyetja shtrohet, kush eshte Bashkim Kopliku qe ze ne goje emrin e Berishes?

    Nje parazit qe edhe ne moshen e thinjave ngeli nje njeri cmirezi e shpirtvogel qe kujton se fiton sadopak fame duke pergojuar nate e dite emrin e Berishes.

    Albo

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Me sa lexova une aty ai fliste me shum per veten se sa per Berishen kishte bere nje autobiografi te tijen qe nga rinia deri sot pastaj si ata kalamojt e vegjel kishte fut edhe ca te shame Berishes keshtu qe do nrej veten pak me lart shum i ulet ....


    Nuk e di por mu kujtua ajo thenia ::

    DONI ME PER BELULIN ??
    larguar forever

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    O po mire Bashkim Kopliku qe ka qene i pakenaque nga partia, por Albo ça ben, si i le te kalojne keta artikuj?

Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 20:47
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  5. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •