Close
Faqja 23 prej 28 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 273
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga njemik
    Sa per komunist or cun fisi im i ka dhen aq te pasur e antikomunist shqiperise sa ju nuk keni pasur rob ne fis
    po keshtu vijne kohet vijne zbatharaket me saliun ne krye dhe u duket vetja te djathte
    na zaptojne dhe tokat dhe prap thone jane te djathte
    thjesht se ndahen ne dy parti komuniste PD E PS njeres pale i duket vetja antikomunist
    po ti flet per bij komunistash mor barlet zuzari
    ti qe mbeshtet nje sekretar partie si sali berisha
    Ca ti bej amerikes une qe la komunistet ne shqiperi po tanbi si ti si berisha do ishit ne katunin tuaj e shqiperia do ishte nje vend normal ne gjirin e evropes

    Fakti qe te djeg miza e tregon prejardhjen tende njemikush!!

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Brari sme ke kthyer ende pergjigje...
    cdo te beje???

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    njemik..

    kush te ndalon qe te shkruash per ceshtjen qe ti je zemruar me saliun e PD-ne?

    natyrisht pa ven emra e llagape por duke pershkruar problemin hollesisht ti mund te hedhesh drite per fenomenin qe te shqetson qe sigurisht nuk eshte vec i yti..

    pra ti me sa kuptoj i perket atyre shtresave qe kan besuar se Berisha do te ri ktheje pronat e ligjshme qe kan pasur dikur por qe deri tani skan marre gje..

    ke tema te hapura per kto ceshtje si ceshtja e trojeve apo e legalizimeve.. dhe aty hidhi pa droje vrejtjet e tua e te atyre qe jan ne kte hall si ty..

    e di se ka shum tiranas por dhe nga qytete tjera qe nuk jan dakort me menyrat se si u kthye prona..

    disa rrembyen pronat e tjetrit dhe sot po i "certifikojne" e disa priten qe ligji tu a jape dhe mbeten me gisht ne goje..

    ky eshte vertet problem..

    fol or nje mik se e verteta vjen nga informatat..

    sa me shum dime aq me te sakte behemi ne gjykime..

    psh ty ste beri pershtypje ( se skam pare nga ty ndonje vrejtje) qe dhori kish truall ne golem por dhe ne vende tjera.. dhe mbi ato troje qe sdi si i ka blere e kujt ja ka blere e me cpare i ka blere e me c'ligj i ka blere.. ai nderton pallate.. e shet e blen ne to apartamente e zyra..
    pra ate qe e keshem dhe e kemi akoma drejtor te punve te ri venjes se drejtesise..pra drejtor te zbatimit te ligjeve.. dhorken pra te prokurorise na del se e kemi nje ujk i ktyre proceseve te grabitjes se trojeve.. e jo nje mbrojtes se te drejtes se qytetarit..
    pra i kemi vene ukkut melcit ne qafe..
    argita ka fituar para me pun direkte ne unmik.. dhe me ato para ka blere apartamente ne tirane..
    ligjerisht ajo eshte ne rregull..

    dje thosh gazeta se erionit ne benx i kishin vene nje portokall..
    le te dale erioni e te na sqaroje se ku i gjeti parate per benz?
    aq shume fitoka me ZP -ne erioni i braces?

    po cacua e malua ku i gjetne..
    po harasani ku i gjeti paret per benz..
    ne shtet shqiptar kan punuar ata.. e jan vilezuar e benzozuar qe moti.. e per kto nuk ndiheni ju njemikshat fare..

    nuk po flas per benxa si te ditos.. tip roskope.. por per benza lustrafine .. te sapo dale nga magazet e mercedes benzos..



    prandaj nuk jeni kredibilë..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-09-2006 më 01:17

  4. #224
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Brari,

    Ende gjalle je?! Shko bre lum miku e merre lopaten, se per bese nuk ta rroke rradakja me shume.


    Marinsi

  5. #225
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ore pse merrni flak kot njehere.Vajza e Saliut ato leke i ka bere me "Pune e perpjekje"
    Po se po na dilni shume Idealist.Kush nga ju do te ishte ne qeveri edhe nuk do te vidhte????????????????????????????????????????

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk ka qene ne qeverri goca e berishes or cun..
    marinar..ende sme keni vrare..
    ke te drejte..se sma rrok rradakja mua.. jeni gjithmon disa hapa para juve..

    e filluat moti me argiten.. ktu e nje vit me pare.. bile me para.. e un shkruajta po sme lexoj as argita as i jati.. tani eshte vone..
    se hapur fola ktu se ju Kanibalet e Kosoves kishit kohe qe kishit marre porosi.. nga mëma juaj PS.. qe te benit dosje per argiten e bashen qe ish cfaqur ahere ne KOp..
    dhe ju jeni bere mjeshtra..
    sikur te ish gjalle enveri sot.. te siguroj se antar byroje do kish vene Mavro Jakupat e Qose vetonat..e batonat.. sepse ata me hund do ja kuptonin ustait porosine.. dhe do i kishte heq si plehna ish antaret e tij te byrose se dikurshme..
    Juve jeni vesela te vertete o marinar.. Ju te vrisni e ta knoni referatin..
    ja kini kalu ramizit ne mjeshteri demagogjie..

    erdhi i ziu Sal takoj dhe shefat e tu ne kosove..hm..
    sejcili nga ata ka ne xhep nga nje plumb per saliun dhe nga nje liste me emra atdhetaresh qe duhet vrare.. dhe i ziu baba.. ta kem mir mendoi me kta kanibalet se kam cupen ktej.. e ma vrasin kta..
    mirpo nuk e kuptoj i ngrati se ju kishit tjeter lloj vrasjeje ne plan..
    ish plani qe ajo te perdorej si pule qe ben vez te edvini ..te cilin e keni pranuar ju kanibalet e kosoves si shef..
    ju lumte..

    te kujtohet o rtp?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-09-2006 më 06:56

  7. #227
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Vazhdojne ende replikat mbi pasurine e Argita Malltezi (Berisha)

    “Argita Berisha e Harxhi, qira te Spitali Ushtarak me 2 dollare”

    Deputeti socialist, Taulant Balla, duke folur ne seancen plenare, deklaroi se “nje siperfaqe prej 500 metrash katrore ne Spitalin Ushtarak, ne Tirane, po i jepet me qira bashkeshortit te zevendesministres se Puneve te Jashtme, Edit’h Harxhit. Bashkeshorti turk i nje ambasadoreje te refuzuar ne SHBA, e cila dihet fare mire per lidhjet qe ka me Argita Berishen dhe me vete Sali Berishen. Ne cdo dite po diskutojme per dhenien me qira te ambienteve, mediave te ndryshme, qofte “Top Media”, por edhe mediave te tjera, qe ndoshta jane me prane qeverise, por kur mediave qiraja u jepet me 6 dollare dhe ambientet jane krejtesisht bosh dhe te rrezuara komplet, ndersa nje spital i cili ka ambiente te pajisura mire, me pajisje qe kushtojne disa miliona euro, u jepet me dy dollare. Kjo eshte qesharake”, ka deklaruar Balla.

    “Argita Berisha, shume per te shpjeguar”

    Menjehere pas deklarates per mediat te vajzes se kryeministrit, ka ardhur reagimi i deputetit socialist Balla. I pyetur nga gazeta “Korrieri” eshte shprehur se, “vajza e kryeministrit ka shume ceshtje per te cilat duhet te jape shpjegime, sic jane pasuria e saj qe nuk justifikohet kurrsesi nga te ardhurat, zyra e konsulences, klientet e se ciles jane kompani kundravajtese me zyrat doganore dhe tatimore, si dhe per ceshtjen ne fjale, pra per aferen e dhenies me qira te mjediseve te Spitalit Ushtarak”. Sipas tij, vajza e kryeministrit eshte juriste dhe e di se veprat penale ushtrohen edhe nepermjet te treteve. “Ne kete kendveshtrim juridik, Argita gjykohet per te gjitha ceshtjet qe lidhen edhe me investimin e saj direkt ne kabinetin qeveritar, ambasadoren e refuzuar. Vajza e kryeministrit duhet t’u shpjegoje shqiptareve lidhjet me zevendesministren e Jashtme, Edit’h Harxhi, dhe lidhjet e kesaj te fundit me kompanine qe ka marre me qira per 2 dollare per meter katror, mjediset me vlere disa milione euro te Spitalit Ushtarak”, ka deklaruar deputeti socialist Balla. Per te, nese ajo nuk ka asnje lidhje, le te beje nje gjest njerezor dhe t’i kerkoje te atit te heqe dore nga kjo babezi per te shperblyer me poste dhe pasuri miqte e saj. “Se fundmi, dua te theksoj se, personalisht, nuk hyj ne polemike me familjen e Sali Berishes. Keto ceshtje dua t’i debatoj me kete njeri, i cili per fatin tone te keq, eshte kryeministri i Shqiperise”, tha Balla


    Marre tek: www.korrieri.com
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #228
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    “Ja sa para ka Argita Berisha, do i hetojme”

    Socialistet kane vijuar akuzat kunder vajzes se Berishes, ne lidhje me pasurite e saj. Duke e akuzuar se ka shfrytezuar lidhjet nepotike per te bere para, opozita me se njehere ka publikuar nepermjet konferencash per shtyp detaje nga pasuria e Argita Berishes, duke deklaruar se nuk jane te argumentuara, gje qe ka sjelle dhe deklarimin zyrtar te pasurise nga vajza e kryeministrit. Madje, vete Berisha ka deklaruar ne Shkoder, se te gjitha te ardhurat ishin fryt i punes se saj me gjithe bashkeshortin ne UNMIK, shuma qe shkonin deri ne 9 mije dollare ne muaj, me gjithe pagesat per dietat. Por opozita nuk eshte ndalur ketu, teksa ka materializuar tashme kerkesen per ngritjen e komisionit te hetimit parlamentar per te hetuar nepotizmin e familjes Berisha.

    Pasuria sipas PS:

    Shtate apartamente ne Tirane

    Nje vile ne bregdet ne gjirin e Lalzit

    Nje dyqan ne Tirane

    3000 meter katrore toke ne Priske

    Tete llogari bankare

    805 mije dollare amerikane

    143 mije euro kredi bankare

    Dy autovetura

    Marre tek: www.korrieri.com
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #229
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Vajza e Berishes,vajza e Enverit,vajza e Sadamit,vajze e Hitlerit !! Ncuk ncuk ncuk ...........
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #230
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Argita Malltezi: “Opozita, prova per akuzat”

    Vajza e kryeministrit Berisha eshte shprehur kunder akuzave te deputetit socialist Balla ne Parlament, sipas te cilave ajo eshte e perfshire ne marrjen me qira te ambienteve ne Spitalin Ushtarak: “Nuk kam pasur dhe nuk kam asnje lidhje, interes, madje as edhe informacion mbi kliniken. Te gjenden provat, te behen publike e te hetohen”


    Vajza e Berishes kerkon nga opozita, qe te sjelle te gjitha provat qe pretendon per te vertetuar akuzat ndaj saj, ne menyre qe t’u jape mundesine te gjitheve jo vetem te komentojne, por edhe te hetojne mbi keto prova. Ky ka qene reagimi i menjehershem i Argita Malltezit, vajzes se kryeministrit Berisha, ndaj sulmit te deputetit socialist, Balla, ne Kuvend, ne lidhje me perfshirjen e saj ne ceshtjen e marrjes me qira nga persona private te nje ambienti ne Spitalin Ushtarak, konkretisht te burrit te Harxhit, zv.ministres se Jashtme, menjehere pas kthimit nga Turqia te Sali Berishes. Ne nje njoftim per mediat, prononcimi i pare publik i saj referuar akuzave te bera publike ne nje fjalim ne Kuvend, te deputetit te PS-se Taulant Balla, ne lidhje me perfshirjen e saj ne ceshtjen e marrjes me qira nga persona private te nje ambienti ne Spitalin Ushtarak, vajza e kryeministrit ka deklaruar se nuk ka asnje lidhje me kete operacion ekonomik.

    “Deshiroj te deklaroj publikisht, se ky pretendim eshte krejtesisht i trilluar dhe nuk ka asnje element vertetesie. Une, personalisht, dhe familja ime nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnje lidhje, interes, madje as edhe informacion mbi kliniken se ciles i referohet deputeti Balla. Po ashtu, as une, as familja ime nuk kemi asnje interes material apo jomaterial ne ndonje klinike tjeter ne Shqiperi”, eshte shprehur Argita Malltezi (Berisha) ne njoftimin per mediat. Ajo ka kembengulur se ne asnje rast, nuk ka nderhyre dhe ndikuar ne procedura financiare apo administrative qe lidhen me spitalin ne fjale, apo me ndonje objekt tjeter publik ne Shqiperi. Por nuk ka munguar te shigjetoje dhe opoziten dhe perfaqesuesit e saj, ne lidhje me akuzat e bera publike ne mes te salles se Parlamentit. Duke u perzier dashje pa dashje ne vorbullen e ngaterruar te politikes dhe duke levizur ne kete menyre ne shtratin neper te cilin ka levizur i ati per vite e vite me radhe, vajza e kreut te qeverise ka kerkuar vetem zbardhjen e provave. “Kam qene dhe mbetem e parimit, se opozita dhe i gjithe publiku kane te drejte te pamohueshme te ngrene hipoteza dhe te kerkojne sqarime per cdo ceshtje, ku mendojne se jane prekur interesat e publikut, apo eshte perdorur a ndikuar ne menyre antiligjore vendimmarrja nga institucionet publike. Por ne anen tjeter te kesaj te drejte qendron detyrimi per te qartesuar cdo akuze te bere publikisht dhe faktet qe mbeshtesin keto akuza, per te qene transparent ndaj publikut dhe per respektuar te drejtat e cdo qytetari”, eshte shprehur vajza e Berishes, ne perpjekje per te nxitur akuzuesit e saj, qe te vertetojne tere akuzat e tyre. Ajo ka nenvizuar se ne kete deklarim i eshte permbajtur ketij parimi dhe i takon, sipas saj, deputetit Balla, qe nese ka prova qe e lidhin me te direkt apo indirekt me procesin ne fjale t’i beje ato publike, duke u dhene keshtu mundesine te gjitheve qe t’i vleresojne, komentojne, madje edhe hetojne keto prova, duke kerkuar qe te mbyllen akuzat ne baze te dyshimeve.

    Jakin Marena
    Marre tek: www.korrieri.com
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 23 prej 28 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 20:47
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  5. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •