Close
Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 273
  1. #171
    Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive po merr të dhëna në banka, zyrat e regjistrimit të pasurive dhe UNMIK

    Kontroll 800 mijë$ të vajzës së Berishës


    N.Perndoj

    TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive ka filluar procedurat për kontrollin e pasurisë së vajzës së kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të Partisë Socialiste për pasuri të pajustifikuara. Burime zyrtare nga ky inspektorat deklaruan dje për “Shekullin”, se verifikimi ka filluar që në fund të gushtit me bankat e nivelit te dytë, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe më një kërkesë drejtuar UNMIK-ut për të verifikuar saktësinë e deklaratës së Argita Malltezit, e cila prej pesë vitesh ka punuar për këtë organizatë. Burime zyrtare nga inspektorati bënë të ditur se raporti përfundimtar rreth kësaj çështjeje do të dalë vetëm pasi inspektorët do të kenë në dorë disa të dhëna nga bankat. ZRPP-të dhe përgjigjen nga administrata e UNMIK-ut. Argita Malltezi e ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë inspektoratit qysh në datën 16 gusht, me kërkesë të babait të saj, kryeministrit Sali Berisha, i cili, ashtu siç është shprehur edhe në media, do të bëjë transparente të gjitha pasuritë e familjes së tij dhe ndryshimet në të, për sa kohë do të jetë në krye të qeverisë. Megjithatë, deklarata e pasurisë së Argitës, ku rezulton se ajo është shumë e pasur, ka hasur në kundërshti të vazhdueshme nga ana e PS-së. Në deklaratën e pasurisë, Argita Malltezi figuron pronare e një numri të madh shtëpish në Tiranë që kapin në total vlerën mbi 606 000 euro.
    Liri Berisha
    Ndërkaq, zëdhënësi i kryeministrit, Dritan Mishta, ka sqaruar mbrëmë se deklaratat e PS-së për borxhin e vajzës së kryeministrit, Argita Malltezi, në shumën prej 300 mijë eurosh janë të pavërteta, ashtu si edhe për kompani ajrore të kontrolluara nga bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha. “Vajza e kryeministrit, së bashku me bashkëshortin e saj, kanë shërbyer për shumë vjet si zyrtarë në detyra të ndryshme në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Me pagën e tyre mujore, dietat dhe përfitimet e tjera të ofruara nga punësimi, ata kanë realizuar gjatë kësaj periudhë një të ardhur totale, plotësisht të dokumentueshme, prej rreth 800 mijë dollarë. Këto të ardhura, së bashku me një kredi prej 150 mijë eurosh të marrë nga një bankë private në Tiranë, janë shndërruar në pasuri të paluajtshme, mbi bazën e kontratave të rregullta të realizuara të gjitha para ardhjes në detyrë të kryeministrit Berisha”,- thuhet në deklaratën zyrtare të zëdhënësit të Kryeministrit. Të gjitha këto të ardhura dhe prona, sipas Mishtës, janë pasqyruar me saktësi dhe korrektesë të plotë nga vajza e kryeministrit në deklaratën e bërë në përputhje me ligjin për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve. “Ky deklarim është rasti i parë kur fëmijët e ndonjë politikani shqiptar deklarojnë pasurinë e tyre dhe është bërë jo sepse e kërkonte ligji, por sepse këtë standard transparent ka vendosur për familjarët e tij kryeministri Berisha”,- thuhet ne deklaratë. Zëdhënësi i kryeministrit ka deklaruar gjithashtu se asnjë familjar apo i afërm i familjes së kryeministrit nuk është aksioner në ndonjë nga shoqëritë ajrore të vendit. Ky është reagimi i parë zyrtar nga ana e kryeministrit Sali Berisha për familjen e tij, ndërkohë që qëndrimet e tij lidhur me pasurinë e vajzës, ai i ka dhënë në mënyrë sporadike sa herë që është pyetur për këtë çështje, kryesisht gjatë vizitave, që ai zhvilloi jashtë Tiranës. Berisha është shprehur edhe pak ditë më parë se, vajza e tij, Argita Malltezi, kishte deklaruar çdo qindarkë të pasurisë së saj. Ai pranoi se vajza e tij nuk është e varfër, por që pasurinë Argita e kishte vënë si rezultat i punës, që ajo kishte bërë në institucione të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sipas Berishës, vajza e tij është paguar konform rregullave të kësaj organizate. Ndërsa në një tjetër konferencë për shtyp që ai zhvilloi gjatë vizitës së tij në Shkodër, Berisha i pyetur sërish për këtë çështje, u shpreh se Argita, ashtu si edhe Shkëlzeni, (djali i tij) do ta paraqisnin deklaratën e pasurisë pranë inspektoratit çdo vit për sa kohë që Berisha do të ishte kryeministër.
    ( marrë nga gazeta " Shekulli")

  2. #172
    Z.Berisha, nuk bëhen 1.000.000 Dollar me rrogën!
    --------------------------------------------------------------------------------

    Më në fund Kryeministri Berisha foli. Ashtu siç dihet, zonja Argita Berisha (e bija) deklaroi publikisht para
    disa ditësh pasurinë e saj, e cila rezultonte në një vlerë gati 1 milion dollarë. Pavarësisht se zonja në fjalë është një person privat, hetimi i pasurisë së saj është i nevojshëm, pasi ajo implikohej në dy momente me kryeministrin Berisha. Së pari, në deklaratën e pasurisë të z. Berisha figuron emri i zonjës Argita, së cilës, Kryeministri pretendon se i ka dhënë një borxh prej rreth $20 mijë, të cilat nuk janë shlyer akoma. Dhe së dyti, z.Berisha jeton familjarisht në njërin prej 7 shtëpive të së bijës, dhe madje në një apartament jo të regjistruar në hipotekë. Pra, ndërkohë që Berisha deklaron se i ka dhënë borxh të bijës, kjo e fundit deklaron se është një person i pasur, që me fjalë të tjera do të thotë se nuk ka nevojë për atë borxh! Një fakt i tillë është kontradiktor. Nga ana tjetër, një numer i ekzagjeruar banesash në pronësi të vajzës së Kryeministrit, ndërkohë që dihet se një nga format më të përhapura të korrupsionit në Shqipëri është i ashtuquajturi “dhurim” i pasurisë së paluajtshme. Shto këtu dhe faktin e “çuditshëm” të mos regjistrimit të kësaj pasurie në zyrat shtetërore. Z. Berisha ka deklaruar pardje se: “Vajza ime ka deklaruar çdo qindarkë dhe pasuri të saj. Ajo nuk është e varfër. Të tillë nuk mund ta bëjmë se duan kundërshtarët e mi. Gjatë viteve të tëra, së bashku me bashkëshortin, kanë qenë zyrtarë në funksione të ndryshme në OKB në Kosovë. Janë paguar konform rregullave të asaj organizate dhe kanë shndërruar në pasuri të paluajtshme, të gjitha të ardhurat e krijuara nga shpërblimet në këtë organizatë, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë të konsiderueshme”. Behët fjalë për një deklaratë të mjegullt dhe pa transparencën e duhur. Ai flet në përgjithësi, pa treguar asnjë provë të besueshme apo dokumentacion përkatës që të justifikojë pasurinë e vajzës. Nga ana tjetër, edhe z. Berisha (si e bija) i mëshojnë në mënyrë të pabesueshme dhe qesharake variantit të pasurimit në Kosovë. Z. Kryeministër, nuk bëhet milioni me rroga. Unë jetoj në vendin e të pasurve dhe të dollarit (USA) ku çdo minutë flitet dhe flitet vetëm për para, dhe si t’i bësh ato. Këtu ka specialistë të përkryer që publikojnë mënyrat se si mund të pasurohesh..., por në asnjë prej tyre nuk predikohet pasurimi nga rrogat. Z. Kryeministër, gjërat e mëposhtme nuk bëhen me rroga. Ju lutem sqaroni ndershmërisht...

    Marrë nga www.gazetakritika.net

  3. #173
    INTERVISTA/Ish-zv/kryeministrit Bashkim Kopliku rrëfen pse lindi konflikti mes Azem Hajdarit dhe Sali Berishës

    “Njerëzit e Berishës e quanin Azemin spiun të Sigurimit”


    Kopliku: Në 1997 e përjashtoi nga grupi parlamentar

    --------------------------------------------------------------------------------

    (pjesa e dytë, vijon nga numri i kaluar)

    Bashkim Kopliku, një nga drejtuesit më të lartë të qeverive të djathta para vitit 1997 zbardh për Gazeta Shqiptare konfliktin më të debatuar në PD mes ish-presidentit Sali Berisha dhe deputetit Azem Hajdari.
    Kopliku, si dëshmitar i atyre ngjarjeve tregon se cilat ishin arsyet që njerëz të Berishës nisën ta quanin Azem Hajdarin spiun të Sigurimit deri sa në vitin 1997 të përjashtohej nga grupi parlamentar i PD-së. Për Koplikun përplasja mes Berishës dhe Azem Hajdarit nisi shumë kohë më parë. Në votimin e bërë në dhjetor 1991 për postin e kryetarit të PD ishin në garë, Neritan Ceka, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, ky i fundit fitoi bindshëm me vota.
    Kopliku thotë se Berisha bëri me emra të njohur të PD ashtu siq kishte bërë Enver Hoxha me bashkëpunëtorët e tij. Sipas ish-zv/kryeministrit njëra ndër metodat që gjeti Berisha për ti menjanuar ish shokët e tij ishte edhe KOP-i.

    - Zoti Kopliku, ju thatë se Azem Hajdari nisi një fushatë për kthimin tuaj në qeveri, dhe se vetë deputeti i PD u gjend më pas nën sulmet e Berishës. Mund të na shpjegoni, më me hollësi si dëshmitar i asaj kohe pse u krijua çarja mes ish-presidentit Berisha dhe të ndjerit deputetit të PD Azem Hajdari?

    Bashkim Kopliku: Azemi ishte njeri i lirë, nuk duronte që t’i servilosej apo t’i nënshtrohej njeriu, ndërkohë që z. Berisha kishte tendenca të qarta totalitare. Por, Azemi ishte dhe udhëheqësi real i protestave studentore, z. Berisha kishte ardhur si më vonë. Kishte një konkurencë të hershme në mes tyre, që ishte shfaqur publikisht në zgjedhjet për kryetarin e PD-së në vitin 1991: u votua në mes tre kandidatësh, Berisha, Azemi dhe Neritan Ceka, ku Berisha fitoi bindshëm. Mbaj mend se shpesh Azemi shfaqte mendime kundra z.Berisha, gjë që në vetvete nuk kishte gjë të keqe, e që duhet thënë se unë vetë, më shpesh isha me variantin e z.Berisha se me të Azemit, por kjo nuk më prishte punë të rrija afër me Azemin, duke i thënë me durim sepse isha kundër mendimit të tij. Atij shpesh fillimisht i mbetej hatri, por pastaj më kuptonte se nuk e kisha me të keq.
    Që në dhjetorin e vitit 1990, z.Berisha e filloi luftën kundër Azemit: Azemi, ishte rreziku kryesor për të. Jo vetëm Azemi, por të gjithë studentët e dhjetorit, dhe pedagogët e rinj që u bashkuan me ta, u viktimizuan nga z. Berisha—ata nuk i gjeje më gjëkundi në heriarkinë e PD-së! Ngjarjet e dhjetorit 1990 evolonin shumë shpejt, prandaj duhen ndjekur jo me javë e me ditë, por me orë dhe minuta, nëse duam të marrim vesh se kush ishin vërtetë të parët, e kush ishin ata “pedagogët e stazhionuar e punonjës të Komitetit Qëndror Komunist, apo të Frontit Komunist, apo të Rinisë Komuniste, apo Masmediave komuniste”, apo të Institutit të Studimeve Marksiste-leniniste, etj. etj., me në krye z. Berisha, që erdhën “një çikë më vonë”, e që tani po na dalin si heronjtë e demokracisë, duke groposur në harresë heronjtë e vërtetë! Një kuriozitet: “ata që erdhën një çikë më vonë”, kishin lidhje të afërta personale me komunizmin, “më i largëti” ishte kandidat i PPSH (Partisë së Punës të Shqipërisë, komunistes), kurse “më të afërtit me komunizmin” ishin sekretarë partie, nëndrejtorë institutesh marksizmi, etj., deri afër postit të anëtarit të Byrosë Politike të PPSH.
    Lufta kundër Azemit u intensifikua nga viti 1995. Pati disa probleme, që lidheshin me pavarësinë e sindikatave, ku Azemi kishte popullaritet shumë të madh, saqë e konkuronte rëndëshëm atë të z. Berisha. Mbaj mend se z.Berisha ishte indinjuar shumë ndaj tij. Disa herë e pat akuzuar me kolegë të ndryshëm veç e veç, pra jo në forume partie e natyrisht as publikisht, deri dhe për spiun të sigurimit, por thoshte “nuk po i gjejmë dokumentin se ia kanë zhdukur’. Nuk mund të akuzohet tjetri pa fakte, pa dokumente, aq më tepër kur informacioni thuhej se vinte nga thashetheme të ish-punonjësve të sigurimit, që dihej që ishin specialistë për këto lloj sajimesh: hapnin fjalë kot, për shumë njerëz të PD-së se kishin qenë “sigurimsa”, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë, dhe bile e kishim vërtetuar disa herë se ishin thjeshtë shpifje.
    Është për t’u theksuar se z. Berisha, nuk i shkonte kurrë deri në fund zbulimit dhe dënimit të thashethemit, edhe kur ishte për korrupsion apo gjë tjetër. I linte gjërat qëllimisht të pasqaruara, që pastaj, ose të rikatonte të akuzuarin, nëse vërtetë ishte fajtor (“sigurims”, apo “i korruptuar” etj.), ose të mbronte shpifësin (akuzuesin), që të mund ta ripërdorte për raste të tjera—po t’i shkonte vërtetimeve deri në fund, do të digjej shpifësi, meqë do të demaskohej si i tillë. Në rastin e fundit, z. Berisha nuk donte as t’i kërkonte të falur njeriut që ishte shpifur, sepe ai do të rehabilitohej, e do të fitonte pikë më tepër. Këto marifete të tija, i pat hëngër mbi koke dhe Azemi—bile dhe unë i kam provuar, por për gjëra të vogla, jo sigurimllëqe e korrupsione, por për “jo the e jo thashë”, por të mbesim tek Azemi.
    Në vitin 1996, e sidomos në janar të 1997, lufta e z. Berisha kundër Azemit arriti kulmin, sa e përjashtoi nga grupi parlamentar e funksionet e tjera. Unë arsyetoja si vijon:
    -Së pari, në parim jam që para se të merret masë për një njeri, kushdo qoftë, duhet të raportohet e të diskutohet çështja e tij. Pra kryesia e PD, me në krye faktikisht z. Berisha, diskutonte për herë të parë çështjen e Azem Hajdarit, në janar 97, ditën që do ta përjashtonte. Ai duhej së paku t’i ishte dëgjuar mendimi nga kryesia. E dyta, kryesia e grupit parlamentar duhet ta kishin diskutuar çështjen më parë në grupin parlamentar dhe pastaj ta shtronin në kryesinë e PD-së. Grupi parlamentar nuk ishte mbledhur asnjëherë për të diskutuar çështjen e Azemit. Nuk duheshin vënë deputetët, para fakteve të kryera, para një vendimi të Kryesisë së PD-së pa i dëgjuar fare. E treta, nuk ishte e shprehur qartë as në statutin e PD-së, dhe as në rregulloren e parlamentit apo dhe në statusin e deputetit, nëse deputeti apo anëtari i PD-së nuk mund të ishte anëtar sindikate, dhe si rrjedhim të zgjidhej në forumet drejtuese të një sindikate (kjo ishte akuza kryesore që i bëhej formalisht Azemit). Nga ana tjetër, as në ligjet për sindikatat nuk thuhej se anëtarët e saj nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë partie. Pra, në këto kushte nuk dilte e qartë, as formalisht, shkelja ligjore ose e rregullave të partisë, apo e ligjeve të shtetit. E katërta, thashethemet e nxjerra nga kundërshtarët e PD-së, se gjoja Azemin e ka futur PD-ja, apo ky apo ai, nuk ishin motive për ta përjashtuar një njeri, aq më tepër Azemin, nga grupi parlamentar i PD-së (thuhej se Azemi po dëmtonte imazhin e PD-së, e sofizma të tjera tipike “alla Berisha”, të njohura tashmë). Për të qenë të qetë, me bonsens mund të ishin përgënjeshtruar thashetheme: do të kishte mjaftuar një deklaratë e një grupi të deputetëve të PD-së apo dhe e Kryesisë, ku të thuhet se veprimtaria c Azemit, ishte personale dhe s’kishte të bënte as me grupin parlamentar dhe as me PD-në—dhe me kaq mund të mbyllej. Parantezë për sot: këto që po ju them sot, i kam thënë edhe në janar të 1997, edhe në shtyp; se mund të dalë ndonjë berishist e të thotë se pse po i them sot, në 2006, pas sa kohësh, e nuk i kam pasë thënë me kohë—janë spekullime të zakonshme të berishistëve, këto lloj diversionesh, për të hequr mendjen nga thelbi i problemeve!
    Rasti i Azem Hajdarit, është edhe një vërtetim i hipokrizisë së z. Berisha: ai edhe deshi shkatërrim total të Azemit, dhe tani e qanë si hero të vetin. Por, siç thashë, faj kanë kryesisht kolegët tanë, e jo vetëm z. Berisha: Azemi u përjashtua nga funksionet (nga grupi parlamentar etj.) me aprovimin e shumicës dërmuese të kryesisë së PD: 18 vota pro përjashtimit të Azemit, dhe vetëm një votë jo për përjashtimin e Azemit, dhe edhe ai që votoi kundra isha unë (në fakt abstenova, ky ishte stili i kohës, për të qenë kundra!). Në një parti realisht demokratike, perëndimore, nuk mund të përjashtohej kështu kurrë asnjeri, jo më një Azem!

    - Ju thatë se në 1997 ju përjashtuan nga kryesia e PD dhe më pas edhe nga grupi parlamentar. Cila ishte arsyeja? Ju kontaktuat me kryetarin e PD zotin Berisha për të sqaruar atë që po ndodhte?

    Bashkim Kopliku: Kisha kontaktuar dhe stërkontaktuar me z. Berisha, që me të drejtë ju e quani kryetari i PD-së, se ai ishte realisht, megjithëse ligji kushtetues i kohës e ndalonte presidentin të ishte kryetar partie. Kryetari formal ishte një tjetër, edhe me të cilin natyrisht që kisha kontaktuar, por ai nuk dinte ku ishte atë kohë. Nejse, ta lëmë atë tjetrin, se ai edhe sot nuk ka qëndrueshmëri: pasi iku nga z. Berisha, tani është rikthyer prapë tek ai!
    Siç thashë, kontradiktat tona, mes meje e z. Berisha, nisën të shfaqen qartë që nga fundi i 1994, por u theksuan shumë me firmat piramidale. Fillimisht, përpiqesha ta justifikoja z. Berisha, se nuk po e kuptonte katastrofën financiare që do të ndodhte, e për të cilën unë isha i bindur, e prandaj përpiqesha ta bindja teknikisht e politikisht—e pranoj, jam treguar naiv! Por kur ngjarjet evoluan në përplasje me armë, u binda që ishte ai, z.Berisha që shkaktonte të gjithë rrëmujën.
    Unë i kisha kërkuar edhe publikisht z.Berisha të mos luante më rolin e kryetarit të PD-së, se po shkelte ligjin, dhe se mbledhjet e kryesisë së PD-së nuk duheshin bërë në Presidencë, por në selinë e PD-së, se duheshin mbledhur forumet, Këshilli Kombëtar etj., dhe se nuk duhej të trajtohej PD-ja sikur të ishte vetëm z. Berisha. Ka shumë prononcime të mijat të asaj kohe, edhe në shtyp. Unë isha kundër luftës civile që po nxiste me të gjitha forcat z.Berisha.
    Z.Berisha donte t’i hidhte fajin të tjerëve për piramidat, e të mbante pushtetin, kjo ka qenë kryesorja. Nga ana tjetër, nuk i mblidhte forumet PD-së, sepse nuk kishte pasur kohë t’i përpunonte, e kish frikë mos e rrëzonin nga funksionet, po të mblidheshin pa përgatitur kolonën e pestë berishiste, siç e bën vazhdimisht. Kam folur për këtë çështje me hollësi.
    Faji kryesor i kastës së aparatçikve pro-fajde të PD, me në krye z. Berisha, nuk ishte tolerimi i firmave piramidale. Jo, tolerimi mund të ishte jo faj, por një gabim. Këtu flitet për faj të rëndë penal, për ushqimin e firmave piramidale me përkrahje politike, për krijimin ndaj tyre të lehtësive për të vepruar në një kohë që ekzistonte detyrimi i qartë ligjor për t’i ndaluar. Flitet për mbështetje qeveritare në pagesat e tatimeve dhe taksave, për moskontrollimin e financave të tyre skandaloze dhe për fshehjen e gjendjes së tyre reale—e kjo nuk do të thotë “tolerim”, por do të thotë praktikisht krijim i piramidave. Natyrisht, janë pronarët e tyre ekzekutorët e krijimit të tyre, por z.Berisha, në krye të aparatçikëve pro-fajde, i krijuan politikisht dhe ekonomikisht piramidat, siç krijon një pushtet një rend ekonomik të caktuar. Nuk jemi pra vetëm para një mosveprimi, jemi para veprimesh në favor të firmave piramidale mashtruese, të kryera nga kasta pro-piramida e PD. Fakti që shumë zyrtarë të firmave piramidale ishin ish-sigurimsa apo ish-aparatçikë të partisë komuniste, nuk do të thotë se ato i krijoi PS e jo PD; ai soj zyrtarësh, ishin shërbëtorët më të devotshëm të Presidencës së kohës së PD-së!
    Nëse PD-ja, që në dhjetorin e 1996, apo fundja në janarin e vitit 1997, do të krijonte një qeveri teknike për ta shpënë vendin në zgjedhje të parakohëshme, e njëkohësisht, do të fillonte të ndante paratë në një masë të vogël, p.sh. deri në vlerën 10 000 dollarë (sa të kënaqeshin masa më e madhe e kreditorëve, dhe të tërhiqshin nga demostratat), Shqipëria nuk do të ishte shkatërruar. Shqipëria u shkatërrua që z. Berisha të mos humbte kolltukun e tij të presidencës së dytë, dhe që berishistët të mbanin pushtetin e aq dëshiruar.

    - Për një periudhë kohe nga PD nisën që të dalin shumë fraksione të cilat më pas krijuan parti. Ju nuk e gjetët veten në asnjë prej tyre?

    - Bashkim Kopliku: Nuk isha dakord me ta, në doktrinë dhe sidomos në statut. Në doktrinë, jam për atë të të djathtëve të partive popullore, ku të drejtat e pronareve të mëdhej nuk janë mbi të drejtat e pronarëve të vegjël, apo ku të drejtat e pronarëve të rinj (fshatarët që morën tokën me ligjin 7501, privatizuesit e objekteve etj.) duhet të respektoheshin njësoj si të drejtat e pronarëve të vjetër, ish-pronarëve (atyre të para 1945-sës). Partitë e reja (fraksionet), kishin doktrina që binin në kundështim me këto. Përsa i përket kërkesave statutore, kryesorja, ishte se kërkoja të rivihej rregulli që kryetari i partisë të mos mund të rinte në post më tepër se dy mandate radhazi. Rregull ky që e kishim pasur fillimisht në PD, e që ishte një imitim i rregullit të presidentit në SHBA. Edhe ky rregull, nuk u fut në ato partitë e reja.
    Nuk do të hy kurrë në një parti, që nuk ka doktrinën e statutin që respekton sa thashë.

    - Përmendët se u ndjetë i tradhëtuar nga shokë tuaj në PD të cilët nuk reaguan kur u morr vendimi. Ku janë ata tani dhe keni patur më kontakte?

    - Bashkim Kopliku: Natyrisht, kur them “shokët nuk reaguan” e kam fjalën për shumicën e tyre, sepse pat që reaguan, e që si dhe unë, iu kundërvunë berishizmit, për ta shpëtuar vendin nga katastrofa e luftës civile. Edhe shumica që nuk reagoi, prapë se prapë është sot jashtë Kuvendit e jashtë kryesisë së PD-së aktuale. Shumica janë të zhgënjyer: përpiqen të zënë ndonjë skutë për fëmijtë e vet e të tjera halle familjare! Berishizmi i flaku, duke i zëvendësuar me KOP-ista e ista të tjerë, siç e bënte Enveri me traktorista, mjelëse të dalluara, shoferë etj. I takoj ata shokët që më lanë në baltë, në të rallë, rastësisht, dhe disa më thonë se kam pasur të drejtë—sikur nuk e dinin që atëherë se kisha të drejtë! Nuk dua të flas konkretisht për ta, që të përqëndrohem me emër vetëm tek z.Berisha, sepse ai përbën aktualisht rrezikun kryesor për Shipërinë.
    Historia përsëritet: Enveri zhduku gjithë kolegët e tij komunistë, si z.Berisha sot, dhe e arriti atë sepse nuk reaguan me kohë shokët e tyre, anëtarët e Byrosë Politike etj., kur në sy të tyre goditeshin si “armiq të partisë”, shokët e tyre që ata e dinin mirë që nuk kishin asnjë faj. Edhe ata atëherë, si berishistët sot, u duhej të bënin sikur i besonin akuzat enveriste për poliagjentë, për fraksionistë etj., që të autosyxhestiononin veten, se përndryshe do duhej të vrisnin veten nga turpi. Pra, arsyeja sepse diktatorët mbijetojnë shumë gjatë në Shqipëri, duhet kërkuar në mungesën e kulturës së solidaritetit individ me individ, në mungesën e solidaritetit kundër së keqes që i kanoset sot kolegut, por që nesër do të vij radha dhe ty.

    - Tashmë njiheni si një analist tepër kritik ndaj qeverisjes së djathtë të drejtuar nga zoti Berisha. Si një njeri që e keni njohur nga afër, shikoni tek ai ndonjë gjë ndryshe nga koha kur ishte president. Shumëkush mes analistëve shprehet se Berisha ka ndryshuar. Ju si mendoni ka ndryshuar vërtetë ai?

    - Bashkim Kopliku: Z.Berisha është ai që ju thashë. Sa vjen e bëhet edhe më i rrezikshëm, sepse bëhet më i kujdesshëm në zullumin që ka nisur.
    Shumë analistë e kanë kthyer nga z.Berisha, sepse ose i ka blerë në një mënyrë ose tjetër, ose janë naivë, apo kanë intate me z. Nano (ish-kryetari i PS-së), dhe për inatë të sime vjehërr, venë e flenë me mullixhiun. Z.Berisha është specialist për të blerë njerëz, e për t’i vënë në shërbim të vet. P.sh., nëse një analist ka bërë një faj, qoftë se ka ndërtuar një pallat pa leje e duhet të paguajë me qindra milionë lekë gjoba, apo ka biznes që ka probleme me shtetin (në shtyp janë përmendur gjoba me nga 1 milonë dollarë, e të akuzuarit nuk i kanë përgënjeshtruar!), z. Berisha të gjitha këto “halle” ua “zgjidh”, sepse thyerja e ligjit për interesat e veta personale, është pjesë e karakterit dhe e lojës së tij. Sidoqoftë, nuk ia vlenë të merremi me arsyet perverse të njerëzve që përkrahin ardhjen në pushtet të një njeriu që veç pak muaj përpara e kanë konsideruar një Hitler, apo një Enver.
    Mundohem të jemë objektiv në gjykimin e qeverisë aktuale të majtë faktikisht, pavarësisht se vetëquhet e djathtë. Jam i vetëdijshëm që e kam zor të jem objektiv, kur shoh në krye të saj z.Berisha, të cilin tashmë e njohin shumë mirë mbi 80% e shqiptarëve.

    - Si ish-zëvendëskryeministër i vendit, si e gjykoni qeverisjen aktuale. Sipas jush punët po shkojnë mirë apo keq?

    - Bashkim Kopliku: Ka edhe më keq! Përveç tri ministrive që po bëjnë punë të mira, ajo e arsimit, e brendshmja (pjesa e policisë), dhe ajo e drejtësisë, të tjerat janë një skandal i vërtetë. Nuk po hyj në hollësi, sepse lexuesit e Gazetës Shqiptare më kanë ndjekur në shkrimet e mia: nuk lë muaj pa botuar rreth 10 shkrime, ndërkohë shkruaj edhe më shumë por jeni ju të Gazetës, që shpesh më frenoni, e me të drejtë më thoni: “prit se duhet t’u lemë radhë dhe të tjerëve”.

    - Si ish-ministër i Rendit çfarë do të ndryshonit në punën që po bën aktualisht ministri i Rendit Sokol Olldashi?

    - Bashkim Kopliku: Pyetje shumë e vështirë, dhe që nuk dua t’i jap përgjigje direkte: kam dobësi për policinë, se kam qenë për një vit ministri i saj, dhe e di se ç’punë të vështirë që kanë. Z. Olldashi po punon mirë, kam shkruar për këtë fakt. Mbase do t’i jepja një këshillë publike: “Kujdes që mos të lejohet që policia të politizohet, e ç’është më e keqja, të përzihet në mashtrimin me zgjedhjet, siç ka ndodhur në vitin 1996, dhe siç ka ndodhur në vitin 2001! Policia duhet të jetë në shërbim të të gjitha paritve politike, që ato të kenë mundësi të bëjnë politikë të pa shqetësuara.” Por e përsëris, kam besim se z.Olldashi i di këto vetë, e do të arrijë të mos diktohet nga z.Berisha.

    Intervistoi: Altin Kreka

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Iku dhe vjeshta
    s`fryn me zefir
    Kthehen lejleket
    Prape ne misir.
    etj, etj,


    Ky zoti Bashkim Kopliku si dhe Arjani TB qe duket sikur jane i njejti person, nuk kane kuptuar ende se KARIGETHYERRIT nuk i degjon me njeri. Dhe sa per te kuptuar une me mire, nje gje dua te me sqaroj;
    Nese z. Sali Berisha, nuk koruptohet per para`, por per pushtet (sic lexuam ketu me poshte) , atehere natyrshem tek njerezit me pese para ment ne koke , lind pyetja;
    Perse e kerkon pushtetin , pra z, Berisha ?
    Pushtet per te pasur pushtet qe te jete pushtetar ne pushtet ?
    Nuk e kuptoj , jo vetem une por as z. Kopliku vete kete lloj demagogjie.Zakonisht jemi mesuar te kuptojme nevojen e te pasurit pushtet per qellime politiko-ekonomike.
    Pra sic e thote edhe vete z.Kopliku, z. Berisha eshte njeri i ndershem, i pakoruptushem , ai nuk perfiton nga pushteti per t`u pasuruar as ai e as familja e tij. Por z. Kopliku , apo arjani TB nuk kane asnje shans te perflasin kryeministrin e nderuar te Shqiperise, dhe te pazote sic jane per te bere gje tjeter shpifin e shpifin se vec kjo u ka mbetur.
    Shqiptaret nuk jane me budallenj zoterinj.
    Dhe as qorra.
    Shohin me mire se ju, e mendojne me mire se ju, ndaj dhe ja dhane voten atij qe e meritonte. Njerezve te kallepit tuaj nuk ju vjen turp per keto qe thone, ndersa ne te tjereve na vjen ndohte nga kjo.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Rama eshte aq megaloman, sa nuk e kupton qe eshte amator ne politike dhe qe per cdo dite po i fal "topin me porten bosh" Berishes.

    Ai eshte aq budalla sa qe ne vend qe te akuzoj Berishen per gjera qe ky i fundit as ka fakte per ti mohuar dhe as per ti pohuar, shkon dhe e akuzon per parate qe ka fituar e bija prane stafit te OKB ne Kosove.

    O Ed bojaxhiu.

    Jo OKB, por edhe firma me e humbur ne mes maleve te Bayern-it, i ka te ruajtura dokumentacionin e pese viteve te fundit.
    Pas kerkeses se valentina Leskajt drejtuar UMNIK-ut per te ardhurat e ciftit Malltezi, ne qofte se del qe cifti Malltezi eshte shperblyer nga OKB me 800 000 $ , ti jo vetem ne Shqiperi qe humbet besueshmerine, por do te njihesh si shpifes ordiner edhe ne cdo kancelari te vendeve te OKB.

    Pas kesaj Berisha sikur ta marre "Kullen e Sahatit" nga sheshi Skenderbej e ta vendose mbi tavolinen e punes, kurse ti te ulerasesh kapeni hajdutin, gjith bota do te qesh nen hunde duke peshperitur:- Filloi prap ky psikopati, te ofendoj miletin.

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    O Ed bojaxhiu.
    ne qofte se del qe cifti Malltezi eshte shperblyer nga OKB me 800 000 $ ,
    Anti-bojaxhi pse bohesh kaq iluzioninst qesharak?

    Eshte per te ardhur keq qe ka akoma shqiptar besnik partish dhe lideresh. Jane ca ketu ti vrasesh nuk pranojne x-i ka vjedhur .Por me e keqja eshte se disa jetojne dhe punojne ne perendim dhe akoma nuk kan qejf ta pranojne qe vajza e Berishes ndoshta i ka vjedh keto pare.

    Shqiptaret per 50vjete benin nje njeri zot dhe ja ku jemi sot rrugeve te botes. Leri Berishen rrahat te punoj dhe te vjedh dhe mos e beni zot te vetes.

  7. #177
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Akuzat ndaj Berishes per vjedhje, vijne nga Rama-msus vizatimi qe ka vlere sa nje taz boje, dhe i shpreh nepermjet atij zendhensit ca eshte ai kryeshkumsi qe del ne derrase te zeze.

    Sikur e gjith klasa politike te kishte kurajon te rrespektonte ligjin sikur berisha me familje te vet, klasa poltike shqipetare dhe detyrimisht shqiperia ne teresi do ishte shum me mire, oor ce do.

    Po Tosin tuaj e harruat ju re? Edi Ramen? Arben Malaj? Anastas Angjeli? vetem kta 4 persona kan me shume para se e gjith maqedonia bashke.

    Dini edhe nje gje ju PSista, djali i Berishes ka ble kepuce te zeza, ky eshte nje korrupsion, berisha vet nuk vesh kepuce te zeza vet por ama djali i tij po. Neser Rama ka per te dale me deklarate te tille si? ''''O burra duam zgjedhje te parakohshme se djali i Berishes veshe kepuca te zeza'''''hajde politike hajde.

  8. #178
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte paketa antikorrupsion e inicuar nga vete zoti Berisha, dhe ju bej me dije qe eshte mbiquajtur nga vete zoti Berisha nen moton KONFLIKT INTERESI.
    Me vjen keq qe diskuton nje teme mbi te cilen nuk ke njohurite e duhura dhe me pas kerkon iluminim ironik e plot sarkazem.
    "Konflikt interesash" do te thote nese e bija e Berishes do te punonte ne administraten shteterore, ose do te ishte nje kontrantuese ne nisma/tendera te administrates shteterore.

    Dhe Argita Malltezi nuk eshte Argita Berisha, nuk eshte me pjesetare e familjes Berisha, ka familjen e saj, mbiemrin e burrit e jo te atit.

    Eshte apo nuk eshte "konflikt interesash" te punosh per UNMIK?!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-09-2006 më 22:39

  9. #179
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive po merr të dhëna në banka, zyrat e regjistrimit të pasurive dhe UNMIK

    Kontroll 800 mijë$ të vajzës së Berishës


    N.Perndoj

    TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive ka filluar procedurat për kontrollin e pasurisë së vajzës së kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të Partisë Socialiste për pasuri të pajustifikuara. Burime zyrtare nga ky inspektorat deklaruan dje për “Shekullin”, se verifikimi ka filluar që në fund të gushtit me bankat e nivelit te dytë, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe më një kërkesë drejtuar UNMIK-ut për të verifikuar saktësinë e deklaratës së Argita Malltezit, e cila prej pesë vitesh ka punuar për këtë organizatë. Burime zyrtare nga inspektorati bënë të ditur se raporti përfundimtar rreth kësaj çështjeje do të dalë vetëm pasi inspektorët do të kenë në dorë disa të dhëna nga bankat. ZRPP-të dhe përgjigjen nga administrata e UNMIK-ut. Argita Malltezi e ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë inspektoratit qysh në datën 16 gusht, me kërkesë të babait të saj, kryeministrit Sali Berisha, i cili, ashtu siç është shprehur edhe në media, do të bëjë transparente të gjitha pasuritë e familjes së tij dhe ndryshimet në të, për sa kohë do të jetë në krye të qeverisë. Megjithatë, deklarata e pasurisë së Argitës, ku rezulton se ajo është shumë e pasur, ka hasur në kundërshti të vazhdueshme nga ana e PS-së. Në deklaratën e pasurisë, Argita Malltezi figuron pronare e një numri të madh shtëpish në Tiranë që kapin në total vlerën mbi 606 000 euro.

    Liri Berisha
    Ndërkaq, zëdhënësi i kryeministrit, Dritan Mishta, ka sqaruar mbrëmë se deklaratat e PS-së për borxhin e vajzës së kryeministrit, Argita Malltezi, në shumën prej 300 mijë eurosh janë të pavërteta, ashtu si edhe për kompani ajrore të kontrolluara nga bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha. “Vajza e kryeministrit, së bashku me bashkëshortin e saj, kanë shërbyer për shumë vjet si zyrtarë në detyra të ndryshme në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Me pagën e tyre mujore, dietat dhe përfitimet e tjera të ofruara nga punësimi, ata kanë realizuar gjatë kësaj periudhë një të ardhur totale, plotësisht të dokumentueshme, prej rreth 800 mijë dollarë. Këto të ardhura, së bashku me një kredi prej 150 mijë eurosh të marrë nga një bankë private në Tiranë, janë shndërruar në pasuri të paluajtshme, mbi bazën e kontratave të rregullta të realizuara të gjitha para ardhjes në detyrë të kryeministrit Berisha”,- thuhet në deklaratën zyrtare të zëdhënësit të Kryeministrit. Të gjitha këto të ardhura dhe prona, sipas Mishtës, janë pasqyruar me saktësi dhe korrektesë të plotë nga vajza e kryeministrit në deklaratën e bërë në përputhje me ligjin për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve. “Ky deklarim është rasti i parë kur fëmijët e ndonjë politikani shqiptar deklarojnë pasurinë e tyre dhe është bërë jo sepse e kërkonte ligji, por sepse këtë standard transparent ka vendosur për familjarët e tij kryeministri Berisha”,- thuhet ne deklaratë. Zëdhënësi i kryeministrit ka deklaruar gjithashtu se asnjë familjar apo i afërm i familjes së kryeministrit nuk është aksioner në ndonjë nga shoqëritë ajrore të vendit. Ky është reagimi i parë zyrtar nga ana e kryeministrit Sali Berisha për familjen e tij, ndërkohë që qëndrimet e tij lidhur me pasurinë e vajzës, ai i ka dhënë në mënyrë sporadike sa herë që është pyetur për këtë çështje, kryesisht gjatë vizitave, që ai zhvilloi jashtë Tiranës. Berisha është shprehur edhe pak ditë më parë se, vajza e tij, Argita Malltezi, kishte deklaruar çdo qindarkë të pasurisë së saj. Ai pranoi se vajza e tij nuk është e varfër, por që pasurinë Argita e kishte vënë si rezultat i punës, që ajo kishte bërë në institucione të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sipas Berishës, vajza e tij është paguar konform rregullave të kësaj organizate. Ndërsa në një tjetër konferencë për shtyp që ai zhvilloi gjatë vizitës së tij në Shkodër, Berisha i pyetur sërish për këtë çështje, u shpreh se Argita, ashtu si edhe Shkëlzeni, (djali i tij) do ta paraqisnin deklaratën e pasurisë pranë inspektoratit çdo vit për sa kohë që Berisha do të ishte kryeministër.

    Shekulli

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e mergimi98
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania !
    Postime
    34

    Arrow Mire e ke o Brari !

    Citim Postuar më parë nga Brari
    ZP -ja le te kerkoje kontroll ..transparence .. te pasurise se Argites e te shohim si eshte puna..

    ama 800 000 dollare apo euro nuk i ve askush me pune te rregullt.

    ka njerez qe punojne nje jete te tere me kuc e mac e as 10 000 dollare nuk i ven dot menjane..

    pra ktu ka dicka..

    kjo do jete ndonje shushke.. qe sdo tja dije per figuren e te jatit.. qe i jati simbolizon voten e miljona shqiptareve te ndershem (sepse asnje hajdut nuk voton per Sali Berishen ..per PD-ne pra ) dhe si i tille duhet te ruhet figura e Doktorit jo vetem nga njerzit e thjeshte por aq me shume nga te afermit..

    Ne se puna ne Unmik qenka eldorado.. athere te kish ngritur zene argita e te thosh me kohe..
    hejjj o OKB... o milet .. punesoni nja 100 fukarenj te tjere qe te hane ne kte kazanin qe quhet Rrog unmiko-isti..

    sepse cdo euro qe i shkon Kosoves nga Bota eshte djers e dikujt.. dhe nuk duhet gllaberuar keshtu..

    sic eshte djers e dikujt miljonat qe harxhon Nano neper Dubaje e qe vazhdon dubajoizmin dhe tani.. apo Duka neper tajtanika.. e krocieret e qejfit apo shukat me miljona qe fusin ne kontot sekrete ne vjene e gjithandej Meto edvinat ..

    shkurt fare sme pelqen kjo puna argites..

    kam dyshuar ne apatine politike te kalamajve te Berishes..

    pra sic duket kishin mendjen gjetiu..

    Puna ne UNMIK duhet te bjere pak ere Norman Betyno-izmi.. jo caco ruco malo izmi..

    qashtu..
    Mjafton te shikoni sa i ka te ardhurat Zv.ministri MIMA sepse Flori ka pasur pozicion shume me profesional se Argita me burrin e saj dhe me sa di une Flori nuk ka bere 400,000 dollare gjate kohes qe ka punuar ne Kosove dhe qe eshte pothuajse e njejte ose me e gjate me kohen qe Argita ka punuar ne Kosove .
    Florian Mima ka hartuar politiken tatimore qe sot vepron ne Kosove dhe rendesia e tij nuk mund te krahasohet me pozicione kordinatoresh projektesh .

Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 20:47
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  5. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •