Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Shkodra e dijes, si po e vuan ngujimin arsimor

    Kryeqendra e veriut te vendit, megjithese vazhdon te mbaje ende nivelin optimal te mesimdhenies dhe te infrastruktures shkollore, ende nuk po arrin dot te gjeje nje zgjidhje, per arsimimin e femijeve qe kane braktisur shkollen. Evidentohen shifrat dhe shkaqet e tjera te analfabetizimit

    Shkodra e dijes dhe e kultures, megjithese vazhdon te mbaje ende nivelin optimal te mesimdhenies dhe te infrastruktures shkollore, perseri nuk po arrin dot te gjeje nje zgjidhje, per arsimimin e femijeve qe kane braktisur shkollen.

    Ngujimi ne shtepi, per shkak te dukurise absurde te gjakmarrjes, eshte nje nder shkaqet qe po i pengon femijet e rrethit te Shkodres te arsimohen ashtu si dhe bashkemoshataret e tyre. Ne baze te statistikave te nxjerra nga drejtoria arsimore ne Shkodres, numri i nxenesve qe kane braktisur shkollen per shkak te frikes se gjakmarrjes kap shifren zyrtare 54. Nder ta, bejne pjese jo vetem femijet e zonave te thella malore, apo te fshatrave, por edhe te qytetit. Keshtu ne baze te ketyre statistikave, llogariten 12 nxenes te shkollave te ndryshme te qytetit, te cilet nuk frekuentojne mesimin per shkak te ngujimit ne shtepite e tyre. Nderkohe 42 nxenes qe kane braktisur shkollen per shkak te dukurise gjakmarrje, jane banore te fshatrave perreth Shkodres. Ata jane kryesisht banues te zonave te thella malore, ku dukuria aq e kritikuar ne ditet e sotme, eshte ende mjaft e perhapur.

    Edhe varferia

    Por braktisja e shkollave, sipas statistikave te Drejtorise arsimore te Shkodres, perfshin nje numer me te madh nxenesish, te cilet kane arsye te tjera dhe nuk i perkasin kategorise se nxenesve te ngujuar nga gjakmarrja. Kushtet e veshtira ekonomike te familjeve, sidomos ne zonat rurale te rrethit te Shkodres, i detyrojne prinderit qe te mos i lejojne femijet e tyre te shkojne ne shkolle. Nje pjese e ketyre femijeve punojne ne bujqesi dhe blegtori, krah per krah me prinderit e tyre. Nje pjese tjeter, dalin per te shitur cigare neper rruget e Shkodres. Kurse shume te tjere, sorollaten kot rrugeve. Sipas tyre, kjo vjen per shkak se prinderit e tyre nuk kane te ardhura per t’i veshur e mbathur ashtu si shoket e tyre te shkolles, apo nuk kane te mundesi financiare per te blere mjetet dhe pajisjet e duhura mesimore. Ata shtojne se ngahere nuk mund te suportojne dhe menyren se si “mund te perballojme "konkurrencen" e femijeve se kush shpenzon me shume ne shkolle”.

    Te izoluar

    Nderkohe pervec kesaj kategorie, ne grupin e femijeve qe kane braktisur shkollen bejne pjese mjaft te femije te zonave te thella malore. Ata, megjithese kane nje deshire te madhe per t’u arsimuar njesoj si te tjeret, nuk arrijne dot te shkojne ne shkollat e tyre. Kjo vjen per shkak te mungeses se rrugeve qe te shpin ne shkolle, bllokimit te tyre nga reshjet e shumta te debores. Burime nga pushteti vendor pohojne se kjo ndodh per disa muaj rresht. Sakaq, distancat ndermjet shkollave dhe fshatrave te tyre, jane te medha. Ato variojne nga 7 deri ne 10 kilometra. Kjo vjen pasi shkollat e dikurshme te fshatit te tyre, jane mbyllur per shkaqe te ndryshme, sic jane mungesa e kushteve te mesimdhenies, per shkak te mosinvestimeve mbi 15 vjecare. Edhe mungesa e mesuesve per te dhene mesim ne zonat e thella, apo dhe numri i ulet i nxenesve, per shkak te levizjes se banoreve drejt qyteteve, apo emigracionit ne kerkim te nje jete me te mire, jane shkaqe te tjera te mbylljes se shume shkollave.

    Shifrat

    Po t’i referohemi shifrave te drejtorise Arsimore Shkoder, verehet nje numer jo i vogel nxenesish qe kane braktisur shkollat per arsye te tjera nga ajo e gjakmarrjes. Ne baze te ketyre statistikave, 58 nxenes nga qyteti, kane braktisur shkollen per arsye te ndryshme. Nderkohe ne fshat numri i femijeve, qe kane braktisur shkollen per arsye te tjera nga ajo e gjakmarrjes, arrin ne 152 nxenes. Te marra ne total, shifrat e Arsimit Shkoder, flasin per 264 nxenes, te cilet kane braktisur shkollen per vitin shkollor 2005-2006.

    Ana me negative e kesaj dukurie, eshte fakti se per vite te tera shteti nuk ka marre asnje mase, per te mundesuar arsimimin e kesaj kategorie nxenesish. Po te pyesesh ne drejtorine Arsimore, me plot shqetesim dhe dhimbje te informojne se as per nxenesit, qe nuk frekuentojne shkollen per arsye gjakmarrje, nuk punohet ne menyre te organizuar shteterore, apo ne zbatim te ndonje projekti per shkollimin e ketyre femijeve. Shkollimi i tyre behet vetem ne menyre vullnetare nga vete mesuesit e ketyre shkollave, te cilet edhe ata, shkojne me hope neper shtepite e nxenesve te ngujuar.

    Valbona Idrizi
    04 Gusht 2006
    Korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Eshte vertet per te ardhur keq ndodhin keto gjera sidomos ne Shqiperi .Neper fshatrat e Greqise edhe neper ishujt e vegjel femijet punojne qe 9 vjec.Ne ishullin ku punoj pas 8 vjetesh filluan te vene ne shkollen e larte edhe ne kolegje.Nje vajze njo vetem qe eshte ne moshen time qe ka mbaruar shkollen e mesme.Kjo ndodh nga qe prinderit kane punen e tyre edhe fusin edhe femijet te punojne qe te vegjel.Keshtu qe detyrohen te lene shkollat.

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Le te me quajne irredentist dhe te padrejte, por, kur thuhet shprehja "shkodra e kultures" me vjen ne mendje tjetra qe me duket e barazvlefshmja simetrike, - "atlantida e arit"... Qe te dyja kane nje te perbashket: Kane egzistuar para 1 miljon vjetesh apo me shume...
    Nga ana kritike, mund te flisnim keshtu:
    C'u be me Atlantiden e madhe? Si ka mundesi qe "nuk eshte me ajo qe ka qene"? Duhet ta inkurajojme qe te gjeje vetveten, sepse dikur ka qene dicka per te cilen flisnin te gjithe dhe kur e shikonin mbeteshin me goje hapur dhe te shtangur...
    Realisht, ne te vertete, Shkodra nuk perjeton gje tjeter vecse anarki totale, kaos kulturoro-moral, ndersa nga ana e intelektit ka thyer rekordet e librit Guiness per injorance. Ky eshte realiteti. Prandaj habitet dikush qe shume femije jane ngujuar dhe izoluar per shkak te gjakmarrjes. Edhe kjo qe ka shkruar Albo tregon habine e te shumteve se si mund te degjeneroje tradita, kultura, morali dhe kanuni i shqiptarit nen perkujdesjen "shkodrane".
    Te ngujohen femijet per gjakmarrje, kjo nuk ishte degjuar ndonjehere.
    Eshte mizor kanuni shqiptar, apo eshte interpretimi makaber qe i behet nga "intelektualet", - "burrat" e Shkodres?
    Nese te mos ndjekesh me Kanunin eshte ecje perpara, Shkodra po ecen ne drejtim te kithet.
    Dhe nuk ka rendesi sa femije ngujohen, se edhe sikur nje i vetem te ishte, ai femije eshte viktime e injorances masive dhe te paburrerise se fshatit me te madh ne bote, - Shkodres.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga banished

    Eshte mizor kanuni shqiptar, apo eshte interpretimi makaber qe i behet nga "intelektualet", - "burrat" e Shkodres?
    Ate qe burrat e Jugut mund te emertojne si HAKMARRJE,ato te krahinave te thella te Veriut mund ta emertojne si ZBATIM I LIGJEVE KANUNORE.Esenca nuk ngel e njejte?Tani,ligjet Kanunore jane nje pasqyrim i njefare Kodi Civil te koherave kur s'kishte shtet?PO!Perderisa shteti s'eshte konsoliduar totalisht,aq me pak eshte konsoliduar idea e drejtesise s'mund ta quaj si nje prapambetje.Faji eshte i Kanunit(i cili ne vete ka patur nje qellim paresor pozitiv)apo i shtetit qe s'arrin te konsolidoje veten deri ne ate pike sa te fshije automatikisht Kanunet e tilla?Aq me pak do merrja guximin te gjykoja nje qytet qe ne vete mban kulture,tradite,qytetari...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 07-08-2006 mė 16:16
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ti Blue_sky duhet te jesh shkodran per vete, sepse po e tregon nivelin e llogjikes me se miri.
    Kjo eshte poshtersia per te cilen po flisja me siper, qe ne Shkoder identifikohet si injorance mesjetare...
    1: - nuk ka kanun qe detyron femijet te ngujohen brenda.(pervecse ne Shkoder)
    2: - nuk ka burre qe mund te konsideroje veten te kualifikueshem per te shtrire dore, qofte dhe hakmarrese kunder nje femije, sipas kanunit te Leke Dukagjinit, do te ishte nje veper e turpshme dhe zhburreruese. - nuk eshte keshtu ne Shkoder.
    Faji nuk eshte i kanunit, nuk eshte as i shtetit per aspektin qe eshte i paafte te mposhte ligjet kanunore; faji eshte i "burrave" qe jane brumosur me injorance shekullore, gati gati ne nivel gjenetik, nje shthurje alelesh dhe germash qe nuk duhej te egzistonin as ne alfabet, e lere me ne kodin kuadrupel te adnse.
    Keshtu pra, i dashur, burrat e Shkodres, jane aq burra saqe nuk hezitojne te tregojne "burreri" edhe kunder femijeve; kuptohet, duke treguar keshtu nje trimerri te rralle, te denje per perkujtimore brezash dhe lavderim, admirim shoqeroro fisnor.
    Gjithsesi, i poshter eshte ai qe eshte i poshter, dhe jo nje popullsi e tere...
    Aty duhet te hyje shteti ne veprim, te vere Shkodren nen thunder te hekurt, derisa te behen njerez ata qe na heqin fytyren ne te tjereve.
    Sa per tradite qytetare, e thashe dhe me siper... nejse, ti ndoshta e kishe fjalen per kalane e Rozafes dhe baladen e murimit.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    Aty ku ndahet rruga per te shkuar ne Velipoje kur vjen nga Tirana, mora nje "hitchhiker". Ishte e premte pasdite dhe s'kishte furgona apo autobuze qe te conin ne plazh nga Shkodra. Me thene te drejten, edhe pse me kishin thene qe kur kalon Krujen me makine eshte per te patur kujdes, edhe pse isha vetem, vendosa te ndaloj dhe ta hipi lart.
    Qelloi qe ishte nga Fieri, shef policie ne njeren nga Drejtorite e Shkodres. Duke e pyetur si shkonte puna, perfunduam ne nje debat paksa te bezdisshem, pasi tjetri ishte fund e krye i merzitur me jeten atje.
    Arsyeja? Me rastin e pare qe me permendi, ishte kercenuar, "kishte hyre ne gjak" me nje baba i cili donte qe vajzen e vet akoma minorene, ta martonte me te fejuarin e saj qe do largohej nga Shqiperia, por duke i rritur moshen ne pashaporte me ane te nje certifikate lindjeje fallso.
    Nuk eshte se hapa syte i habitur, me siguri mendova do jete rast i pervecem. Me cuditi fakti qe dikush arrin t'i thote tjetrit: "Na te dy jena n'gjak!" A mund te arrihet deri aty sa te perdoret Kanuni per te kercenuar? Deri ku shkon mendja e njeriut?

    Nuk pergjithesova, ne fakt dhe ai nuk e beri, por me tha qe me raste te tilla, edhe pse jo te ngjashme kishte te bente gati perdite. I thashe qe kultura e nje qyteti nuk mund te neperkembet nga padituria dhe trimeria e disa "burrave", por ai kishte krijuar tjeter ide qekur kishte ardhur aty.
    Per te ardhur keq qe ligjet e shtetit dhe personat te cilet i zbatojne, shperfillen prej disa shkresave dhe kodeve mesjetare.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  7. #7
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Ti Blue_sky duhet te jesh shkodran per vete, sepse po e tregon nivelin e llogjikes me se miri.
    Kjo eshte poshtersia per te cilen po flisja me siper, qe ne Shkoder identifikohet si injorance mesjetare...
    1: - nuk ka kanun qe detyron femijet te ngujohen brenda.(pervecse ne Shkoder)
    2: - nuk ka burre qe mund te konsideroje veten te kualifikueshem per te shtrire dore, qofte dhe hakmarrese kunder nje femije, sipas kanunit te Leke Dukagjinit, do te ishte nje veper e turpshme dhe zhburreruese. - nuk eshte keshtu ne Shkoder.
    Faji nuk eshte i kanunit, nuk eshte as i shtetit per aspektin qe eshte i paafte te mposhte ligjet kanunore; faji eshte i "burrave" qe jane brumosur me injorance shekullore, gati gati ne nivel gjenetik, nje shthurje alelesh dhe germash qe nuk duhej te egzistonin as ne alfabet, e lere me ne kodin kuadrupel te adnse.
    Keshtu pra, i dashur, burrat e Shkodres, jane aq burra saqe nuk hezitojne te tregojne "burreri" edhe kunder femijeve; kuptohet, duke treguar keshtu nje trimerri te rralle, te denje per perkujtimore brezash dhe lavderim, admirim shoqeroro fisnor.
    Gjithsesi, i poshter eshte ai qe eshte i poshter, dhe jo nje popullsi e tere...
    Aty duhet te hyje shteti ne veprim, te vere Shkodren nen thunder te hekurt, derisa te behen njerez ata qe na heqin fytyren ne te tjereve.
    Sa per tradite qytetare, e thashe dhe me siper... nejse, ti ndoshta e kishe fjalen per kalane e Rozafes dhe baladen e murimit.
    Nuk jam nga Shkodra rrusho,por Shkodren e kam shume ne zemer.Kam kaluar ca kohe ne Shkoder,ashtu sic kam kaluar ne Vlore e Sarande,ashtu sic kam kaluar ne Tirane...dhe mund te te them me plot goje qe ti Shkodren s'e njeh,ndryshe s'do flisje keshtu.Kjo puna e kanunit njihet kryesisht ne zonat e thella,zona te cilat ne vetvete s'i lidh gati asgje me qytetarine Shkodrane...mjafton te mendosh qe Shkodra ka shume me afer psh Tiranen sesa mund te kete ato fshatrat kanunor.
    Shkodren poashtu e kane ozurpuar te ardhurit,njerez qe qyteterimin e kane kapur per bishti,njerez pa shume shkolle...njerez qe vazhdojne te mendojne qe jetojne ne shkrepat e Dukagjinit.E qytetari i shkrete Shkodran ca do beje ne nje pozite te tille?Do dale te vritet me ato?Jo!Do ju beje vend.Mirepo vjen nje moment qe njerez si ti ndeshen me keto te ardhur qe quajne veten Shkodrane,vjen nje moment qe keto njerez mundohen te mbajne biotopin e tyre malor dhe persa i perket kanunit,vjen nje moment qe injoranca e tyre nxjerr koke me teper sec nxjerr koke pjesa intelektuale e atij qyteti.
    Po e riperseris punen e Kanunit,ne ato zona malore ku s'ndesh polici ndokund,Kanuni eshte njefare mbrojtjeje morale per to.Mund ti fajesoj?

    Une njoh njerez i dashur ne Jug te cilet ruajne femijet e tyre nga hakmarrja e njerezve te cilet i kane vrare,madje kam lexuar dhe per femije te vrare per hakmarrje(vrasja e femijeve ne Veri,mesa m'u tha nga im ate i cili ka punuar atje ca kohe,ndodh shume rralle ne Veri)

    Dhe ato malesoret e "keqinj"(sic mund te te duken ty),kane kulturen dhe edukaten e tyre,mbajne vlera mikpritjeje te papara,natyrisht me ato s'mund te flasesh per gravitet ose psikoanalize.Por nganjehere eshte bukur te heqesh ate shtresen e fallsitetit qytetaresk qe na ka mbuluar mua dhe ty e te ulesh kembekryq me njerez te tille,te ju degjosh hallet...atehere do kuptoje sa ngjajne dhe ato me ne.

    Te jesh Shkodran eshte nder,vjen nga qyteti i luleboreve,vjen nga qyteti i piktoreve te pare,i shkrimetareve,i luftetareve,i muzikanteve...vjen nga nje qytet ekstremesh,gje qe te pasuron shpirterisht Me dukesh i varfer nga kjo ane.Me vjen keq per ty,ashtu sic po me vjen keq per ate episodin jo-konstruktiv qe u mundua te na tregoje Helios.

    P.s.Po flet me nje femer(!),ne te ardhmen te pakten e di kur me flet per burrerira..egziston ndonje fjale si"femer-ira"?Nahh,s'besoj!Bote maskiliste.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 08-08-2006 mė 06:06
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Blue... po e perserit Kanunin ne menyre redundante... Nuk te nxjerr gjekundi ajo lloj llogjike, sepse ti nuk e njeh Kanunin, dhe ta shpjegova edhe me siper, qe Kanuni nuk meson gjera qe ndodhin ne Shkoder, jane saducenjte shkodrane qe shpikin te tilla marrezira. Kete e kane nga burreria, dhe ca nga intelekti dhe qytetaria.
    Eshte mese e vertete ajo qe the, qe lloj soj katunaresh kane ra ne Shkoder dhe e majn vedin per shkodrane... Sic eshte e vertete justifikimi i shkodraneve "qytetare" qe "e keqja dhe imazhi i keq na vjen prej tyne, -malsorve"... Epo sa kollaj eshte keshtu? Sikur nuk jane ata malesore, dhe po ajo zone qe e ka furnizuar gjithnje Shkodren me kontigjent punetoresh, intelektualesh, mesuesish etj... Epo sa kollaj eshte keshtu?
    Prandaj ne po flisnim per Shkodren, e nuk po i merrnim te "poshtrit" individualisht.
    Ja pra, kjo eshte Shkodra, per te cilen po flasim; e jo Shkodra e rilindesve, e intelektualeve, e atdhetareve, kompozitoreve dhe artisteve... Ajo Shkoder ka egzistuar, por imazhi i kesaj qe njohim sot, e con te kaluaren 1 miljon vjet prapa dhe ta venit fare, deri ne masen sa te te duket qe nuk ka egzistuar kurre, dhe eshte thjesht nje legjende.
    Cfare ka te veshtire ketu? Cfare duhet te ndjesh ketu?
    A eshte gabim te pranosh nje dicka te tille, sidomos kur eshte e vertete???
    Eshte kollaj te kujtosh te kaluaren e lavdishme... po ajo eshte kohe e kryer e tejshkuar, gati paskajore. Shkodra e sotme, per vizitorin me te thjeshte, ngjan me nje qytet fantazem, qytet zombish ku njerezit dalin ne mengjes dhe kasafortohen neper shtepi qe ne oren 18:00... I vetmi motor qe i ka mbetur ndezur eshte biznesi i dallavereve, korrupsionit dhe thashethemeve...
    Per te mos rene me poshte ne burse, tani filloi dhe biznesi i integralizmit dhe ekstremizmit fetar, per te cilen, Shkodra eshte kampione e Shqiperise, madje, Shkodra e sotme, ka thyer edhe rekordet e veta personale gjate gjithe historise se vet. Shkodra eshte i vetmi qytet ku mund te gjesh urrejtje fetare te mirefillte.(kuptohet, dhe pa shaka, eshte midis grupesh te ndryshme, por, nuanca ka edhe ndermjet komuniteteve; - mos ta mohojme kete gje.)
    Te jesh shkodran, nuk me duket ndonje gje e lavdishme apo per t'u mburrur. Nje e kaluar, supozimisht e bujshme, eshte nje njolle me e keqe ne pasaporte te leshuar nga kjo lloj Shkodre qe njohim sot.
    Meqe faji i lihet malesoreve... Ata kane me teper bese se qytetaret, apo ata qe mburren me te madhe per te tille, se u duket qytetaria shkodrane sikur kane prekur rete me dore dhe i ka bere te perjetshem....
    Mbaj mend, qe hakmarrja dhe gjaqet u bene nje problem teper i padurueshem ne Malesi... Shteti ishte krejtesisht i pafuqishem per te zgjidhur gje, per te mos thene qe ishte totalisht i paafte per te zene gripin ne mes te nje epidemie gripi. Malesoret e gjeten perseri forcen tek Kanuni(qe ti po mundohesh te na e nxish fare). U mblodhen pleqesite e fshatrave te asaj zone, dhe jane falur gati 1000 gjaqe brenda nje dite. Njerezit dolen nga izolimi, u perqafuan me njeri tjetrin. Denimi i mosbindjes ndaj Kanunit do te jepej po prej Kanunit.
    Kjo eshte transmetuar edhe ne televizionin shteteror; -tvsh.
    Ti po thoshe qe kryesisht gjakmarrja edhe mbi femijet ndodhka kryesisht ne zonat e thella???
    Shikoje kete dokumentarin ketu
    Do e shohesh vete c'behet mu ne mes te qyteterimit te luleboreve.(qe mbi te gjitha lulebore tingellon me teper si barcalete e Tefes).
    Mbi te gjitha, ti mos kujto se mua me behet qejfi qe Shkodra eshte katandisur keshtu. Thjesht marr guximin te mos ja fus kot e te them rrena apo budallalleqe te tjera. Ti, nese e sheh realitetin ne sy, nuk te shkon me mendja te luleboret, por tek sfida qe Shkodra me injorancen e vet te pazbutur po i ben pjeses tjeter te Shqiperise.
    Une, sic e lexove dhe me siper, te kam dhene realitetin, ti ke shkruar fantazira dhe enderra te paplotesuara.(mbase je dhe ne mergim, dhe je e etur per t'u takuar me "shkodrane" dhe per te krijuar shoqerira te reja me ta. apo ne boten reale je alergjike nderkohe qe ne boten virtuale na u thurr psalme?)
    PS: mos e permend fare Kanunin nese nuk ia ke idene per cfare flet dhe cfare trajton. Nuk permendet Kanuni vete me te degjuar.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga banished
    sfida qe Shkodra me injorancen e vet te pazbutur po i ben pjeses tjeter te Shqiperise.
    banished,
    mbushu me fryme e pusho pak ne daē me qene ma objektiv ne vleresime. E kuptoj qe ti krijon opinione ne baze te nivelit qe njeh.
    Para se me shkrue per injorancen e Shkodres qe po sfidon Shqipnine "e kulturueme" e ne paqe rishif shkodranen Topalli para zagareve joshkodrane ne Parlament qe sillen si lukuni barbaresh, kujto Vlonen heroike me gjakpirese deputete, Tiranen e mafjes e te bombave, femijet e vajzat e mjera te zhdukun prej gjitha krahinave te Shqipnise e deri te te vdekunit qe s'gjejne paqe, zonat e tana nen sundim e kontroll te disa plehrave...etj. etj.
    Ne fakt, kur ti revoltohesh per Shkodren, kjo deshmon se prej saj pret shume.
    Shkodra s'ka se si me qene ajo qe ka qene se asht punue 60 vjet per me e shkaterrue. Jepi kohe. Ndoshta edhe nuk ja arrin me pase shkelqimin e dikurshem, mbasi kohet kane nderrue.
    Kurse per kapitullin ma te perfolun te Kanunit per te cilin po flitni lexo ketu (megjithese asht gegnisht, autori asht prej jugut):
    Mėrgim Korēa, Analizė e kreut tė njizet’e dytė, “Vrasa” i “Kanunit Maleve“

  10. #10
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Banished,sikur te thoja qe une Kanunin pak a shume e kam lexuar dhe e kam me vete ketu ku banoj ne Perendim?Ti si do me pergjigjeshe?
    Kanuni nuk eshte sinonim per Shkodren por eshte sinonim per nje shtet disfunksional.Nese tere gjykimi yt rreth qytetit te trete me te madh ne Shqiperi bazohet vetem mbi Kanunin atehere pse shpenzoj une kohe kot ne kete bisede?Kjo bisede ka deshtuar pa lindur fare.

    Ne Shkoder,si ne cdo qytet tjeter te madh Shqipetar mund te gjesh raste intolerance fetare,mund te gjesh injorance,mund te gjesh lypsare rrugeve,mund te gjesh prostituta...por mund te gjesh dhe familje te kulturuara intelektuale,mund te gjesh nje pasuri shpirterore humane te papare.Une,mbas me teper se nje dekade,u ktheva ne Shqiperi,shetita qytetet qe mbanin rrenjet e mia...nje vizite pa ja bere Zonjes Shkoder s'mund ta lija,mund te te them qe vetem aty m'u mbush zemra tamam.
    Probleme mund te gjesh ne cdo qytet shqipetar,por une s'do merrja guximin te ozurpoja bukurine e nje qyteti te tille me aludime krahinore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 08-08-2006 mė 09:28
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Jeta ne Shkoder
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-10-2002, 00:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •