Nga: Ardian Klosi
Qė Shqipėria, ashtu si shumė vende tė tjera tė botės, ka zona tė degraduara nė pikėpamje tė mjedisit pėr shkak tė veprimit miop shumėvjeēar tė njeriut, kjo nuk ka nevojė pėr diskutim.
Mjafton tė shikosh edhe vetėm Vlerėsimin mjedisor tė Kombeve tė Bashkuara pėr Shqipėrinė tė vitit 2000, i cili dallon veēanėrisht 5 pika tė nxehta: zonėn e ish-fabrikės kimike nė Durrės, tė ish-fabrikės sė PVC nė Vlorė, zonėn naftėmbajtėse tė Patos-Marinzės, rafinerinė e Ballshit me zonat pėrreth, depozitėn e plehrave nė Sharrė.
Nga kėto 5 pika dy tė parat nuk kanė mė aktivitet, ndėrsa tek tri tė tjerat helmimi i mjedisit nėn- e mbitokė ka vazhduar ndoshta me ritme edhe mė tė shpejta sesa nė kohėn e shtetit socialist. Kėtyre u shtohen njė varg pikash mė pak ose mė shumė tė nxehta, tė lidhura me prodhimin industrial (si lugina e Bradasheshit - Elbasani me metalurgjikun, Fushė-Kruja me furrat e gėlqeres etj.) ose me ndėrtimet e pakontrolluara, sikurse janė plazhet Durrės-Golem, ai i Sarandės etj. Shprehjen zonė e degraduar e shoqėron edhe njė variacion tjetėr: zonė e aksidentuar, e cila pėrdoret mė sė shumti nga urbanistė, kryetarė komunash a bashkish, pėr tė shėnuar tė tlla pika ku nė mungesė tė njė planifikimi urban a masterplani, qytetarėt (ose fshatarėt e zbritur nė qytet) kanė bėrė ēfarė kanė dashur. Shembujt mė tė mirė rrotull nesh janė aksidentimi i kodrave pranė Linzės, tė cilat me monstrat prej betoni mbi pjerrtėsi janė kthyer nė njė kllapi estetike pėr kėdo qė merr tė ngjitet nė Parkun natyror tė Dajtit; po kėshtu disa kodra buzė liqenit artificial, tė cilat ka muaj e vite qė barten dita-ditės me kamionė tė mėdhenj, pėr tu zėvendėsuar vreshtat dhe ullishtat e dikurshme me disa pėrbindshpallate puq e puq me njėri-tjetrin, qė i derdhin ujėrat e tyre tė zeza nė Liqenin artificial. Natyrisht, personave tė cilėt lėshojnė lejet e ndėrtimit nė kėto anė u pėlqen veēanėrisht termi zonė e aksidentuar dhe sado qė e thonė me njėfarė trishtimi tė jashtėm sė brendshmi gazmojnė qė asnjėlloj masterplani nuk mund tua mbajė dorėn nė matrapazllėqet me lejet. Nocionin e degradimit e dėgjon edhe nga zyrtarė tė lartė tė shtetit shqiptar, edhe pse nuk ėshtė e thėnė tė pėrdorin doemos kėtė substantiv. Kėshtu nė shkrimin e fundit tė drejtorit tė Institutit tė Monumenteve, z. Apollon Baēe, zona nė veri tė qytetit tė Vlorės, qė pėrfshin veē tė tjerash pyje e plazhe tė virgjra, pėrshkruhet kėshtu: vendi ku do tė ndėrtohet TEC-i me virgjėrinė e Pyllit tė Sodės (autori ironizon, A.K.), pėrfshirė kanalizimet e ujėrave tė zeza tė Vlorės, skeletonin-in, karkasėn e Sodės Kaustike dhe helmet e merkurit pėrreth, tė cilat i sigurojnė Pyllit tė Sodės vendin e parė nė Evropė pėr helmimin nga zhiva e mjedisit. Pikėrisht kėshtu, por me njė fjalė tė vetme, koncize e domethėnėse, e pati pėrshkruar kėtė zonė ish-ministri i Turizmit, duke e quajtur nė disa emisione televizive halé. Me fjalė tė ngjashme, ndonėse mė tė qytetėruara, ma pėrshkroi kėtė rrip bregdetar, qė shkon nga Vlora nė Nartė, nė njė bisedė tė gjatė njė ekip i Bankės Botėrore qė kish ardhur pėr tė konstatuar sesa preket trashėgimia kulturore-mjedisore nga ndėrtimi eventual i TEC-it: pikė grumbullimi plehrash, rrugė me gropa, skeleti i fabrikės, zhiva qė rri sheshit, nė plazh njerėz qė hedhin andej-kėndej plehra, makina e kamiona qė vrapojnė nėpėr rėrė etj. Ndėrsa ekspertėt mjedisorė tė kompanisė Petrolifera kanė deklaruar qė depozitat e tyre do ti ndėrtojnė duke rrafshuar gėrmadhat e fabrikės ekzistuese, pėrmbi ēdo lloj ndotjeje tė mėparshme. Kjo mė kujton menjėherė shprehjen e gjermanishtes etw. unter den Teppich kehren, me njė pėrkthim tė lirė e fshin m. nėn qilim. Pėr ēudi, nė raportin e lartpėrmendur tė ekspertėve tė OKB, qėndrimi ėshtė krejt tjetėr. E kėta ekspertė i drejtonte nė misionin e tyre askush mė pak sesa Klaus Toepfer, ish-ministėr gjerman i Mjedisit, mė pas zv.sekretar i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara. Nė fund tė kėtij misioni ekspertėt e OKB japin 5 rekomandime krejt tė qarta pėr qeverinė shqiptare, ndėr to: Tė zhvendosen menjėherė tė gjithė banorėt qė banojė brenda ose pranė uzinės; Tė magazinohen brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr mbeturinat e merkurit qė gjenden pranė Uzinės sė PVC-sė; Tė hapen puse monitorimi dhe tė fillojė njė program monitorimi qė tė pėrfshijė formacionin ujėmbajtės tė shtresės sė sipėrme, qė derdhet nė gjirin e Vlorės (shih Vlerėsimi Mjedisor nė Shqipėri pas konfliktit, Gjenevė 2000, botim shqip f. 53). Natyrisht qė qeveritė e mėparshme socialiste nuk zbatuan asnjė nga kėto rekomandime. Tė njėjtėn rrugė po ndjekin edhe zyrtarėt e sotėm demokratė, duke nxjerrė madje nė majėn e shpatės njė njeri qė thotė se punon si drejtor pėr mbrojtjen e Trashėgimisė kulturore. Me zbulimin e projekteve pėr Parkun energjitik, Petroliferėn etj., u bė e qartė pėrse askush nga qeveritarėt e djeshėm dhe tė sotėm nuk ishte i interesuar pėr pastrimin dhe rigjenerimin e zonės nė fjalė. Njė zjarr qė dogji njė javė mė parė rreth 2 ha pyll mu nė zonėn ku parashikohet ndėrtimi i TEC-it, e bėn shumėkėnd tė mendojė se edhe ky ėshtė njė degradim i dėshiruar nga lart. Pėr habi nuk janė tė interesuara pėr mbrojtjen e mjedisit nė kėtė zonė as dhe njė numėr instancash a institucionesh tė huaja, qė thjesht pėr kulturėn e tyre pritej tė reagonin sikurse ekspertėt e OKB. Madje ka kėsish institucione qė me njė dorė japin fonde pėr rigjenerimin e bregdetit tonė, me dorėn tjetėr kredi pėr industrializimin dhe shkatėrrimin e tij. Mirėpo pėr regjenerimin e atij vendi tė ndotur po mendonte ajo zonja qė nė ēėshtje tė mjedisit ka mė shumė mend se ne tė gjithė bashkė: Natyra. Ciklet e rregullta tė saj dhe mungesa e dykėmbshave plangprishės aty rrotull kanė bėrė qė, siē thonė vendasit dhe peshkatarėt e Nartės, tė rishfaqen lloje peshqish, mollusqesh etj., qė ishin pasė zhdukur prej vitesh. Kuptojmė kėshtu se degradimi si nocion pėr tė pėrshkruar njė mjedis tė caktuar natyror ėshtė i pasaktė. Nuk po them se sėshtė e degraduar pėrfundimisht zona pėrreth Ēernobilit, ose tek ne zona naftėmbajtėse e Marinzės, por gjendje statike nė natyrė askund nuk ka dhe, kushedi, me mundime mbinjerėzore dhe pėrparimin e teknologjisė, ose me kalimin e qindravjeēarėve, do mund tė rigjeneroheshin edhe shembujt qė pėrmendėm. Politika mė e keqe mjedisore e njė shteti ėshtė ti mbishtresojė njė zone tė ndotur njė ndotje tė re. Atė donte tė bėnte bie fjala qeveria Nano me zonėn Sharrė-Kashar ku ishin menduar depozita gjigante pėr djegien e plehrave tė fqinjve. Njė gjė e ngjashme do tė ndodhė sė shpejti edhe nė zonėn e Marinzės, ku ėshtė planifikuar, 800 m. larg fshatit Zharrėz njė landfill pėr mbetjet e rrezikshme. Sipas ekspertėve gjeologė, ajo zonė nuk ėshtė aspak ideale pėr njė groposje tė tillė, pasi shtresat gjeologjike aty janė gjysmė-pėrēuese, ēka do tė thotė ndotje e ujėrave nėntokėsore. Dėmi i dytė i madh ėshtė ai psikologjik: Banorėt e asaj krahine, qė tanimė e dinė se njė pjesė e sėmundjeve qė iu shpifen vijnė nga ndotjet e naftės, shumė shpejt do mund tė bėhen viktimė intoksikimesh tė reja, qoftė dhe tė supozuara. Kėshtu pėrligjia e degradimit me njė degradim tė mėparshėm ėshtė njė alibi, ose edhe mė saktė njė politikė keqbėrėsish kombėtarė. Po ta marrėsh nė tėrėsi del se Shqipėria, nė krahasim me sipėrfaqen e saj relativisht tė vogėl, paska shumė kėsi zonash tė degraduara. Degradimin e shkaktuar nga dora e njeriut e shtojnė disa shpėrfytyrime qė e kanė sjellur fenomene natyrore (tė cilat nė burim mund tė kenė edhe ato veprimin e njeriut, sikurse ngrohjen globale dhe ngritjen e nivelit tė detrave): kėshtu janė gllabėruar disa plazhe, si ai i Patokut ose i Semanit, ku deti ka pėrparuar nė pak dhjetėvjeēarė vende-vende edhe 4 kilometra. Degradimit industrial dhe shpėrfytyrimit natyror, duhet ti shtojmė edhe veprimin e ethshėm, antiestetik e antikulturor qė ėshtė kryer nė dhjetėvjeēarin e fundit nė rrethinat e qyteteve kryesore tė vendit dhe nė njė numėr segmentesh bregdetare nga ndėrtues me ose pa profesion. Kėshtu janė degraduar nė pikėpamje ekologjike dhe kulturore plazhe tė gjera si ai i Durrės-Golemit dhe i gjirit tė Sarandės, si shembujt mė tipikė. Del kėshtu qė, sikur tė tė duhet tė heqėsh kryqe tė zeza pėr ato zona tė bregdetit shqiptar tė cilat nuk mund tė quhen mė tė bukura a atraktive pėr turizmin e huaj, nė atė masė siē janė bregdeti malazez ose ai kroat, kryqet do tė shtoheshin nė mėnyrė kanosėse pėr tė ardhmen e vendit nė dėm tė zonave tė shėndetshme, tė virgjėra a tė mbrojtura, quajeni i si tė doni. Kur dėgjon mė anė tjetėr deklarata si ato tė ministrit tonė tė Energjisė se Shqipėria nuk ka prioritet turizmin, por komunikacionet, TEC-et etj., njė ministėr energjie qė thuajse kurrė nuk flet pėr energjitė e rinovueshme, kupton se degradimi, ku i vetvetishėm, ku i planifikuar, shkoka dorė pėr dorė me njė politikė tė caktuar shtetėrore. Urojmė vetėm qė kjo politikė tė mos jetė mbizotėruese nė qeverinė shqiptare: por fakt ėshtė qė ende nuk kemi prej saj njė strategji kombėtare dhe ende nuk ka zona tė shenjta e tė paprekshme pėr lakmitė e lloj-lloj individėve e kompanish. Shoqėria civile, mė konkretisht pjesa qė merret me mbrojtjen e mjedisit, e ka tepėr tė vėshtirė tė kundėrveprojė para kėtyre forcave qė, qoftė individuale, qoftė shtetėrore, pėrputhen nė njė pikė: te pėrligjja e degradimit me degradimin e mėtejshėm tė sė degraduarės. Asaj i mungojnė mjetet financiare dhe infrastrukturore. I mungon edhe bashkimi dhe vendosmėria. Pa edhe sulmohet nė mėnyrėn mė tė ulėt qė mund tė pėrfytyrohet, duke u paraqitur si agjenturė qė vepron pėr tė rrėzuar projektet AMBO, Petrolifera ētė duash. Shkrimin e tij tė fundit kundėr personit tim, qė jam vetėm njė nga zėrat e shumtė qė kėrkojnė ndalimin e ēdo industrie e transporti nafte nga Gjiri i Vlorės, Drejtori i Mbrojtjes sė Trashėgimisė Kulturore (sa titull sarakstik kur mendon personin) e mbyllte me fjalinė pėrse e urren aq shumė ai vendin e tij? Vėrtet, pėrse e urrejnė 14.000 vlonjatėt qė kanė nėnshkruar pėr njė referendum lokal kundėr TEC-eve, Petroliferės e AMBO-s kaq shumė Gjirin e Vlorės? Propagandėn banale qė do ti paraqesė ambientalistėt si kundėrshtarė tė zhvillimit ekonomik, vetėm ata qė e bėjnė mund ta hanė: Ambientalistėt p.sh. asnjėherė nuk e kanė ngritur zėrin kundėr projektesh nė zona tė degraduara pa vlera turistike, megjithėse edhe pėr ato diēka duhej tė kishim bėrė. Askush nuk u ankua pse u ngritėn depozita nafte pranė Gjirit tė Porto Romanos; pėrsėri nuk u fol kundėr projektit gjigand tė TEC-eve dhe depozitave tė gazit pranė plazhit tė Semanit, nėnshkruar para pak kohėsh me partnerė amerikanė. Ēka pėrbėn provė tė mjaftueshme, se skemi tė bėjmė me njė grup alienėsh (pėr ēudi kėtė fjalė e pėrdorte kundėr nesh edhe Fatos Nano), qė janė kundėr pėrparimit ekonomik tė vendit, por me qytetarė qė duan ti thonė ndal shitjes dhe shkatėrrimit tė pėrditshėm tė Shqipėrisė. Nė kėtė mes avantazhi i madh i lėvizjes mjedisore ėshtė vėrtetėsia e saj, besueshmėria ndėr shqiptarėt qė i kanė sytė nė vend dhe e shohin qė me gjithė kėto plagė qė janė hapur, mėkati mė i madh i njė lėvizjeje tė tillė ėshtė vonesa e saj.
Burimi
Krijoni Kontakt