ne maje te malit, fundi pusit nxin.
te etura per gjak, dy koka pijne.
kur thahet gjaku, njera tjetren hane
e qajne kur derdhet prape.
kur ndryshon vdekja,
a kur pergjunjur vdes rutina,
gjehet nje fasho e gjate
e lidhet vetja ne kryq.
te pakten te mos vdese harrimi.
dele pagane, pa bari e pa zot.
neser "diktatori", sot "rrofte!".
kur ujk nuk ka, veten tone hame
e qajme kur z'vdesim dot.
ndizet nje bisht cigare
e i shfryhet tymi ne tavan.
abazhuri shkund pardesyne e rende
e shfryn me duf nga inati.
prit t'a ve ne gjume.
Krijoni Kontakt