Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb E Lumja Nene Tereze, flake e dashurise!

    “E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė”.



    Muaji gusht na kujton njė nga figurat mė tė ndritura tė Kishės Katolike universale dhe tė popullit shqiptar: Nėnė Terezėn, pėrvjetorin e 96-tė ditėlindjes tė sė cilės do ta pėrkujtojmė sė shpejti. Lindur mė 26 gusht 1910 nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė sė Ballkanit, shpallur e Lume mė 19 tetor 2003, arriti cakun e fundit tė jetės mė 5 shtator 1997. E pėrmblodhi jetėshkrimin e saj me kėto fjalė: "Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit".

    Pėr t'iu pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtėrore tė tė varfėrve, mė 7 tetor tė vitit 1950 themeloi Kongregatėn e Misionareve tė Bamirėsisė; mė 1963 - Vėllezėrit Misionarė tė Bamirėsisė; mė 1976, degėn kundruese tė motrave; mė 1979, Vėllezėrit kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė Bamirėsisė. Gjithsesi frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė njerėzit e thirrur pėr jetė rregulltare. Organizoi Bashkėpunėtorėt e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt e Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz tė feve e tė kombėsive tė ndryshme, me tė cilėt u bė njė nė lutje, thjeshtėsi, flijim dhe nė apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e shtyu tė themelonte mė pas Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė. Duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė Tereza themeloi edhe Lėvizjen e Korpit tė Krishtit pėr Meshtarė, si "rrugė e vogėl qė i ēon nė shenjtėrim" ata, tė cilėt ishin njė mendje me karizmėn dhe me shpirtin e saj.

    Mė 1979 u vlerėsua me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen.

    Gjithė jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e gėzimit qė buron nga dashuria, e madhėshtisė dhe e dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės sė gjėrave tė vogla tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e vlerės sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin, qė lidhet e ushqehet pėrmes lutjes sė vazhdueshme, duke e shndėrruar kėshtu njeriun nė flake dashurie. Prandaj e titullova kėshtu rubrikėn e re kushtuar Nėnė Terezės tė cilėn, duke pasur mirė parasysh rrethanat e kėtij takimi tė shkurtėr nėpėrmjet forumit, po e fillojmė me njė lutje drejtuar Jezusit pėr paqen, pėr ta vijuar me lutje tė tjera tė dashura pėr Nėnė Terezėn, disa nga tė cilat tė krijuara prej saj:

    Jezus i kryqėzuar e i ngjallur, rri me ne!”
    “Rri me ne, mik besnik e mbėshtetje e sigurtė
    e njerėzimit nė shtegtim nėpėr rrugėt e botės!
    Ti, Fjalė e gjallė e Atit,
    jepu shpresė e besim atyre qė e kėrkojnė
    kuptimin e vėrtetė tė jetės sė tyre.
    Ti, Bukė e jetės sė pasosur, ushqeje njeriun
    e uritur pėr vėrtetėsi, pėr liri, pėr drejtėsi, pėr paqe.
    Rri me ne, Fjalė e gjallė e Atit,
    mėsona fjalė e gjeste paqeje:
    paqe pėr tokėn e shuguruar nga gjaku yt;
    paqe pėr Vendet e Lindjes sė Mesme,
    ku vijon tė rrjedhė gjaku rrėké:
    paqe pėr mbarė njerėzimin, mbi tė cilin varet pėrherė
    rreziku i luftėrave vėllavrasėse”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 08-08-2006 mė 17:12

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Po vijojmė me rubrikėn kushtuar Nėnė Terezės nė prag tė ditėlindjes sė saj tė 96-tė, pėrqėndruar kryesisht tek lutja, pėrmes sė cilės e Lumja u bė pishtar i dashurisė.

    Nėnė Tereza ka shkruar shumė lutje. Lutej vetė e i nxiste edhe motrat e saj ta thellonin gjithnjė mė shumė frymėn e lutjes, sidomos nė kohėt e forta tė Kishės. U thoshte: “Ta zbrazim mendjen nga gjithēka qė nuk ėshtė Jezusi. Nė se nuk jeni nė gjendje ta harroni veten kur luteni, kėrkojini ndihmė Krishtit me kėto fjalė:


    “Jezus, eja nė zemrėn time,
    lutu me mua,
    lutu nė mua
    derisa tė mėsoj nga Ti
    si tė lutem.
    Bėj qė tingulli i zėrit tėnd
    tė kumbojė gjithnjė ndėr veshėt e mi,
    o Jezus i mirė,
    qė tė kuptoj si me tė dashtė me mendje e me zemėr.
    Bėj qė tė tė pranoj ndėr skutat mė tė fshehta tė zemrės,
    ty qė pėr mua je e vetmja e mirė,
    je gėzimi im mė i ėmbėl,
    miku im i vėrtetė!".

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Me kalimin e viteve, Nėnė Tereza nisi t’i kushtojė njė vėmendje gjithnjė mė tė madhe mbrojtjes sė paqes dhe respektit pėr jetėn, duke ecur nė gjurmėt e Shėn Franēeskut tė Asizit. Kur kalonte rrugės, Fra Franēesku pėrshėndeste kėshtu: “Zoti tė dhėntė paqe”. Nė epokėn e tij, si nė tonėn, kishte shumė konflikte, shumė dhunė, e jo vetėm gjatė grindjeve ndėrmjet qyteteve, por edhe gjatė kryqėzatave qė niseshin pėr tė ēliruar Varrin e Krishtit. Franēesku jo vetėm qė i liroi anėtarėt e tė Tretit Urdhėr nga detyrimi pėr tė rrokur armėt, por edhe ka ndėrhyr gjallėrisht nė favor tė paqes gjatė kryqėzatave. Nė periudhėn mė tė pėrgjakshme tė tyre, sė bashku me Fra Ndriēimin, pati guximin ta kapėrcente frontin armik dhe tė shkonte tek Sulltani, tė cilit i foli pėr Krishtin. Ja lutja e Tij pėr paqe, nga mė tė dashurat pėr Nėnė Terezėn:


    Mė bėj, o Zot, mjet tė paqės sate:
    Ku ka urrejtje, tė ēoj dashurinė,
    atje ku ka fyerje, faljen ta ēoj,
    ku grindje ka, tė ēoj bashkimin,
    atje ku dyshohet, fenė unė ta ēoj.
    Ku ka gabim, tė ēoj tė vėrtetėn,
    ku vret dėshprimi, shpresėn ta ēoj.
    Ku ka trishtim, tė ēoj gėzimin
    E atje ku ka hije, dritėn ta ēoj.
    Bėj, Zot, tė kėrkoj pėrherė ngushėllim,
    mė shumė pėr tė tjerėt, sesa pėr vetvete.
    Tė kuptoj, mė shumė se tė mė kuptojnė,
    tė dua, mė tepėr se tė mė duan.
    Sepse kur jep, ke marrė,
    kur falė, ke gjetur pėrdėllim,
    e atėherė kur vdes,
    do tė ngjallesh nė amshim!

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Tani do tė ndalemi tek njė takim i organizuar nė Londėr, ku merrnin pjesė veprimtarė tė paqes nga mbarė bota, e Nėnė Tereza me atė rast u zgjodh pėr tė thėnė njė lutje tė veēantė. E kishte shkruar Satish Kumar, njė ndjekės i Gandit dhe e kishte titulluar ‘Lutje pėr paqen’. Kjo lutje, sipas autorit, e thėnė me zemėr tė sinqertė, kthehet nė energji shpirtėrore.


    Ja edhe lutja:


    Mė prij nga vdekja - nė jetė,
    nga pabesia - nė besė,
    mė prij nga dėshpėrimi - nė shpresė,
    nga frika nė besim;
    mė prij nga urrejtja - nė dashuri,
    nga lufta - nė paqe;
    bėj qė paqja t’i mushė pėrplot
    zemrat tona,
    botėn tonė,
    gjithėsinė tonė.
    Amen!

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze, pėrmes njė urate tė saj, qė kemi shkėputur pėr kėtė rast, na mėson si ti afrohemi Zotit duke i shėrbyer tė afėrmit, madje tė varfėrve, atyre qė janė tė ēpėrfytyruar nga sėmundja, nga uria, nga mjerimi e sidomos nga menjanimi ynė. E pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, sipas Nėnė Terezės, lypet tė lutemi, tė lutemi shumė e tė kėrkojmė ndėrmjetėsimin e Nėnės Qiellore, Zojės sė Bekuar nė kėtė ndėrmarrje.


    Ja edhe lutja e tė Lumės Nėnė Terezės me titullin:


    “Lutja ime pėr secilin prej jush
    ėshtė qė ju tė jeni vetėm tė Jezusit nėpėrmjet shėn Marisė.
    O Shėn Mari, ma jep zemrėn tėnde kaq tė mrekullueshme,
    kaq tė pastėr, kaq tė papėrlyer,
    zemrėn tėnde kaq tė mbushur me dashuri e pėrvuajtėri
    qė tė mė bėjė tė denjė ta marr nė zemėr Jezusin
    me anė tė Bukės sė Jetės dhe ta dua atė ashtu si e do ti
    dhe t’i shėrbej atij nė fytyrat e ēpėrfytyruara tė tė varfėrve.
    O Shėn Mari, Nėnė e Jezusit, bėhu Nėna ime tani.
    O shėn Mari, Nėna e Jezusit,
    mė ndihmo qė tė jem e pastėr dhe e pėrvuajtur si Ti,
    sepse dua tė jem shenjte dhe e kėndshme
    pėr Trininė Shenjte, ashtu siē ishe, siē je Ti.
    T’i kėrkojmė Zojės sonė tė na japė zemrėn e saj,
    kaq tė papėrlyer, kaq tė pastėr pėr ta dashur Jezusin
    qė tė bėhemi tė denjė pėr ta marrė Jezusin
    nėpėrmjet bukės sė jetės
    dhe pamjes sė ēpėrfytyruar tė tė varfėrve.
    (Nėnė Tereza)

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pėrmes njė urate tė saj qė kemi shkėputur pėr kėtė rast, e Lumja Nėnė Tereze na mėson pėrmes meditimit e kundrimit tė Ungjillit, ta njohim nga afėr figurėn e Mėsuesit e tė Shėlbuesit Hyjnor, Jezu Krishtit. Nė kėte mė sė miri na ndihmon Shėn Maria, Nėna Qiellore.


    Po ja si u shkruan Nėnė Tereza simotrave tė veta, Misionareve tė Dashurisė..


    “Kush ėshtė Jezusi pėr mua?

    Jezusi ėshtė Fjala e mishėruar.
    Jezusi ėshtė Buka e Jetės.
    Jezusi ėshtė Flija e gozhduar nė Kryq pėr mėkatet tona.
    Jezusi ėshtė Flija e flijuar nė Meshėn Shenjtė
    pėr mėkatet e botės dhe tė miat.
    Jezusi ėshtė Fjala pėr t’u thėnė.
    Jezusi ėshtė e vėrteta pėr t’u treguar.
    Jezusi ėshtė Rruga ku duhet ecur.
    Jezusi ėshtė Drita pėr t’u ndezur.
    Jezusi ėshtė Jeta pėr t’u jetuar.
    Jezusi ėshtė Dashuria pėr t’u dashur.
    Jezusi ėshtė gėzimi pėr t’u ndarė me tė tjerėt.
    Jezusi ėshtė Flija pėr t’u ofruar.
    Jezusi ėshtė Paqja pėr t’u dhėnė.
    Jezusi ėshtė Buka e Jetės pėr t’u ngrėnė.
    Jezusi ėshtė I Urituri pėr t’u ushqyer.
    Jezusi ėshtė i Eturi pėr t’u ngopur me ujė.
    Jezusi ėshtė i Paveshuri pėr t’u veshur.
    Jezusi ėshtė i Pastrehu pėr t’u marrė nė shtėpi.
    Jezusi ėshtė i Sėmuri pėr t’u mjekuar.
    Jezusi ėshtė i Braktisuri pėr t’u dashur.


    “Pėrpiquni tė bėheni dashuria e Jezusit, mėshira e Jezusit – prania e Jezusit pėr njėri-tjetrin dhe pėr tė varfėrit, tė cilėve u shėrbeni. E gjithė kjo do tė bėhet e mundur nėse rrini afėr Shėn Marisė, Nėnės sė Jezusit dhe Nėnės sonė. Ajo do t’ju udhėheqė dhe do t’ju mbrojė dhe do t’ju ruajė Vetėm pėr Jezusin”.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pėr sot kam shkėputur nga fragment tė njė lutje tė shkruar nga Nėnė Tereza e cila na ndihmon si ta pėrgatisim, si tė rivendosim e kultivojmė marrėdhėnien tonė personale e tė drejtėpėrdrejt me Jezusin Zot. Pra, vetėm me zemėr tė pastėr, mund t’i afrohemi Zotit e t’i pranojmė dhantitė e Tija hyjnore.



    “Ruaje dlirėsinė e syve
    Qė Jezusi tė shohė nėpėrmjet tyre.
    Ruaje dlirėsinė e gojės
    Qė Jezusi tė flasė nėpėrmjet gojės tėnde.
    Mbaji duart e pastra
    Qė Jezusi tė punojė me duart e tua.
    Mbaje mendjen tė pastėr
    Qė Jezusi tė mendojė me mendjen tėnde.
    Ruaje zemrėn tė pastėr
    Qė Ai tė dojė me zemrėn tėnde.
    Kėrkoji Jezusit ta shkojė jetėn e tij brenda teje, sepse:
    Ai ėshtė e Vėrteta e pėrvuajtur
    Ai ėshtė Drita e Bamirėsisė
    Ai ėshtė Jeta e shenjtėrisė”.




    Jezus, nė zemrėn time,
    unė besoj nė dashurinė tėnde tė dhimbshme pėr mua,
    unė tė dua.
    Sepse unė tė pėrkas Ty,
    Unė dua tė jap gjithēka timen pėr Ty.
    Mė pėrdor plotėsisht.
    Mė ndaj copė copė.
    Cdo pjesė do tė jetė jotja.
    O Shėn Mari, ma jep zemrėn tėnde kaq tė mrekullueshme,
    kaq tė pastėr, kaq tė papėrlyer,
    zemrėn tėnde kaq tė mbushur me dashuri e pėrvuajtėri
    sa tė mė bėjė tė denjė pėr tė marrė nė zemėr Jezusin
    me anė tė Bukės sė Jetės dhe ta dua Atė
    ashtu si e do ti dhe t’i shėrbej
    nė pamjet e ēpėrfytyruara tė tė varfėrve.
    (Nėnė Tereza)

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Forumista tė nderuar, kam shkėputur njė pjesė tė njė lutjeje, ku nėnvizohet me forcė vlera e besimit nė dashurinė e Zotit. Sipas Nėnė Terezės, vetėm Dashuria e Zotit mund ta shėrojė zemrėn e njeriut nga urrejtja. Vetėm Drita e Dashurisė Krishtit mund ta shndrisė mendjen e njeriut pėr tė hequr dorė nga dhuna, vetėm me Hirin e Zotit, njeriu mund t’i pėrballoj rreziqet e shpirtit e tė shėlbohet.

    Kėtė porosi, Nėnė Tereza u jepte motrave tė veta duke i thirrur tė pėrforcoheshin pėrherė e mė shumė nė Dashurinė Jetėdhėnėse tė Krishtit Zoti dhe me ndėrmjetėsimin e Nėnės Qiellore,Vigjėrės Mari, tė ecinim gjurmėve tė Mėsuesit Hyjnor, duke i dėshmuar dashurinė Hyjnore tė afėrmit, e sidomos mė tė varfėrve ndėr tė varfėr.

    Sepse unė tė pėrkas Ty,
    Unė dua tė jap gjithēka timen pėr Ty.
    Mė pėrdor plotėsisht.
    Mė ndaj copė copė.
    Cdo pjesė do tė jetė jotja.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė:

    “Nuk ka rėndėsi sa shumė gjėra bėjmė, po me sa dashuri veprojmė”





    Pėr sot kemi shkėputur nga fragment nga porosia e Nėnė Terezės lėnė motrave tė veta rregulltare, Misionareve tė Dashurisė, qė ēdo ditė, nė ēdo vepėr e nė ēdo gjest, nė ēdo mendim e dėshirė t’ia dhurojnė krejtėsisht vetveten Zotit. Kėtė, mėson e Lumja Nėnė Tereze, duhet bėrė pėrherė duke dashur e shėrbyer tė varfėrit, tė sėmurėt e ēdo njeri, qė provania hyjnora na ēdon nė jetėn e pėrditshme. Ja ēfarė i porosit Nėnė Tereza Gonxhe Bojaxhiu Misionare e Dashurisė…

    Porosi e Nėnė Terezės:

    “Ta dhurojmė vetveten me Tė (Jezusin) e pėr Tė. Lėre Atė tė shohė me sytė tuaj, tė flasė me gojėn tuaj, tė punojė me duart tuaja, tė ecė me kėmbet tuaja, tė mendojė me kokėn tuaj dhe tė dojė me zemrėn tuaj.

    Ai ėshtė e vetmja Dashuri qė vlen tė ndjehet, e vetmja Rrugė qė meriton tė ndiqet, e vetmja dritė qė ia vlen tė kėrkohet, e vetmja jetė qė ia vlen tė jetohet. Ai ka bėrė kaq shumė pėr ju – tani ėshtė radha juaj “tė bėni” diēka pėr Tė.

    Ai vdiq nė kryq pėr tė treguar dashurinė mė tė madhe, e Ai vdiq pėr ju e pėr mua e pėr atė tė gėrbulurin, pėr atė njeriun aty qė po vdes nga uria, e pėr atė person gjysėm lakuriq qė ėshtė shtrirė nė rrugė, jo vetėm nė Kalkutė, por edhe nė Afrikė, nė Nju Jork, nė Londėr e nė Oslo – dhe nguli kėmbė qė ne ta duam njėri-tjetrin, ashtu si deshi Ai secilin prej nesh. Ne mund ta lexojmė qartė kėtė nė Ungjill, “doni ashtu si ju kam dashur; ashtu si Ati mė ka dashur mua, unė ju dua juve”. Kur Ati e deshi shumė, na e dha Atė neve, dhe sa mė shumė qė ta duam njėri-tjetrin, aq mė shumė duhet t’i japim njėri-tjetrit, deri nė dhembje.

    Nuk mjafton pėr ne tė themi “Unė e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin”. Shėn Gjoni thotė se je gėnjeshtar nėse thua se e do Zotin, por nuk do fqinjin. Si mund ta duash Zotin, qė nuk e sheh, nėse nuk e do tė afėrmin, qė e sheh, e prek, jeton me tė? Kjo gjė ėshtė me rėndėsi pėr ne: tė kuptojmė se dashuria, qė tė jetė e vėrtetė, duhet tė dhembė”.

    “Unė besoj se ne nuk jemi punonjėse sociale. Ndoshta ne bėjmė punė sociale pėr sytė e njerėzve, por nė tė vėrtetė, ne jemi ato qė kundrojnė Krishtin nė zemėr tė botės. Sepse ne prekim Korpin e Krishtit pėr 24 orė me radhė!

    Ne jemi 24 orė nė praninė e Tij, ju edhe unė. Edhe ju duhet tė pėrpiqeni qė ta sillni Zotin nė familje, sepse familjet qė luten sėbashku qėndrojnė sėbashku. Mendoj se ne, nė familjen tonė, nuk kemi nevojė pėr bomba apo armė qė ta shkatėrrojmė ose ta sjellim paqen – duhet veē tė qėndrojmė bashkė, ta duam njėri-tjetrin, tė sjellim atė paqe, atė gėzim, atė fuqi tė pranisė sė Zotit pėr njėri-tjetrin nė shtėpi.

    Ne do tė jemi nė gjendje ta shtypim e asgjėsojmė kėshtu tė keqen nė botė. Ka kaq shumė vuajtje, kaq shumė urrejtje, kaq shumė mjerim dhe me lutjen tonė, me flijimin tonė, qė fillon nė shtėpi – po, dashuria fillon nė shtėpi.

    E nuk ka rėndėsi sa shumė gjėra bėjmė, por me sa dashuri veprojmė. Ėshtė pėr Zotin e gjithpushtetshėm – sa shumė gjėra bėjmė, nuk ka rėndėsi, sepse ai ėshtė i pafundėm, por me sa dashuri veprojmė – ajo ka rėndėsi. Sa shumė bėjmė pėr Zotin nėpėrmjet personit tė cilit i shėrbejmė?”.

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Pėr sot kam shkėputur nga fragment nga njė pėrsijatje e Nėnė Terezės, ku nėnvizohet nevoja e bashkėpunimit tė njeriut me planin shpėtimprues tė Zotit.
    “Zoti pėrēon dashurinė e vet Hyjnore nė tokė pėrmes bashkėpunimit tonė njerėzor ” – thotė Nėnė Tereza.

    Ta lexojmė porosinė e saj.....


    “Vetėm Zoti mund tė dhuroi fenė;
    Po ti, mund tė japėsh dėshminė tėnde.
    Vetėm Zoti mund tė japė shpresė;
    Po ti, mund tė ngjallėsh besim nė vėllezėrit e tu.
    Vetėm Zoti mund tė japė dashuri;
    Po ti, mund ta mėsosh tjetėrin tė dojė.
    Vetėm Zoti mund tė japė paqe;
    Po ti, mund tė mbjellėsh bashkim e harmoni.
    Vetėm Zoti mund tė japė fuqi;
    Po ti, mund tė japėsh mbėshtetje shpresėhumburve.
    Vetėm Zoti ėshtė rrugė e vėrtetė;
    Po ti, mund t’ia tregosh kėtė rrugė tė tjerėve.
    Vetėm Zoti ėshtė dritė;
    Po ti, mund tė bėsh tė shndrisė drita nė sytė e tė gjithėve.
    Vetėm Zoti mund tė bėjė gjithēka duket e pamundur;
    Po ti, ti mund tė bėsh ēka ėshtė mundur.
    Vetėm Zoti s’ka nevojė pėr askėnd e asgjė;
    Po Atij i pėlqen tė mbėshtetėt nė ty”!
    ( Nėnė Tereza Gonxhe Bojaxhiu).

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Artistėt shqiptarė kundėr “grabitjes” sė Nėnės Terezė
    Nga Selami2006 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Piramida e dashurisė
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  4. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •