E Lumja Nėnė Tereze, flakė e dashurisė:
Nuk ka rėndėsi sa shumė gjėra bėjmė, po me sa dashuri veprojmė
Pėr sot kemi shkėputur nga fragment nga porosia e Nėnė Terezės lėnė motrave tė veta rregulltare, Misionareve tė Dashurisė, qė ēdo ditė, nė ēdo vepėr e nė ēdo gjest, nė ēdo mendim e dėshirė tia dhurojnė krejtėsisht vetveten Zotit. Kėtė, mėson e Lumja Nėnė Tereze, duhet bėrė pėrherė duke dashur e shėrbyer tė varfėrit, tė sėmurėt e ēdo njeri, qė provania hyjnora na ēdon nė jetėn e pėrditshme. Ja ēfarė i porosit Nėnė Tereza Gonxhe Bojaxhiu Misionare e Dashurisė
Porosi e Nėnė Terezės:
Ta dhurojmė vetveten me Tė (Jezusin) e pėr Tė. Lėre Atė tė shohė me sytė tuaj, tė flasė me gojėn tuaj, tė punojė me duart tuaja, tė ecė me kėmbet tuaja, tė mendojė me kokėn tuaj dhe tė dojė me zemrėn tuaj.
Ai ėshtė e vetmja Dashuri qė vlen tė ndjehet, e vetmja Rrugė qė meriton tė ndiqet, e vetmja dritė qė ia vlen tė kėrkohet, e vetmja jetė qė ia vlen tė jetohet. Ai ka bėrė kaq shumė pėr ju tani ėshtė radha juaj tė bėni diēka pėr Tė.
Ai vdiq nė kryq pėr tė treguar dashurinė mė tė madhe, e Ai vdiq pėr ju e pėr mua e pėr atė tė gėrbulurin, pėr atė njeriun aty qė po vdes nga uria, e pėr atė person gjysėm lakuriq qė ėshtė shtrirė nė rrugė, jo vetėm nė Kalkutė, por edhe nė Afrikė, nė Nju Jork, nė Londėr e nė Oslo dhe nguli kėmbė qė ne ta duam njėri-tjetrin, ashtu si deshi Ai secilin prej nesh. Ne mund ta lexojmė qartė kėtė nė Ungjill, doni ashtu si ju kam dashur; ashtu si Ati mė ka dashur mua, unė ju dua juve. Kur Ati e deshi shumė, na e dha Atė neve, dhe sa mė shumė qė ta duam njėri-tjetrin, aq mė shumė duhet ti japim njėri-tjetrit, deri nė dhembje.
Nuk mjafton pėr ne tė themi Unė e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin. Shėn Gjoni thotė se je gėnjeshtar nėse thua se e do Zotin, por nuk do fqinjin. Si mund ta duash Zotin, qė nuk e sheh, nėse nuk e do tė afėrmin, qė e sheh, e prek, jeton me tė? Kjo gjė ėshtė me rėndėsi pėr ne: tė kuptojmė se dashuria, qė tė jetė e vėrtetė, duhet tė dhembė.
Unė besoj se ne nuk jemi punonjėse sociale. Ndoshta ne bėjmė punė sociale pėr sytė e njerėzve, por nė tė vėrtetė, ne jemi ato qė kundrojnė Krishtin nė zemėr tė botės. Sepse ne prekim Korpin e Krishtit pėr 24 orė me radhė!
Ne jemi 24 orė nė praninė e Tij, ju edhe unė. Edhe ju duhet tė pėrpiqeni qė ta sillni Zotin nė familje, sepse familjet qė luten sėbashku qėndrojnė sėbashku. Mendoj se ne, nė familjen tonė, nuk kemi nevojė pėr bomba apo armė qė ta shkatėrrojmė ose ta sjellim paqen duhet veē tė qėndrojmė bashkė, ta duam njėri-tjetrin, tė sjellim atė paqe, atė gėzim, atė fuqi tė pranisė sė Zotit pėr njėri-tjetrin nė shtėpi.
Ne do tė jemi nė gjendje ta shtypim e asgjėsojmė kėshtu tė keqen nė botė. Ka kaq shumė vuajtje, kaq shumė urrejtje, kaq shumė mjerim dhe me lutjen tonė, me flijimin tonė, qė fillon nė shtėpi po, dashuria fillon nė shtėpi.
E nuk ka rėndėsi sa shumė gjėra bėjmė, por me sa dashuri veprojmė. Ėshtė pėr Zotin e gjithpushtetshėm sa shumė gjėra bėjmė, nuk ka rėndėsi, sepse ai ėshtė i pafundėm, por me sa dashuri veprojmė ajo ka rėndėsi. Sa shumė bėjmė pėr Zotin nėpėrmjet personit tė cilit i shėrbejmė?.
Krijoni Kontakt