Strehimi - Edi Rama: Brenda 5 viteve
Data e Publikimit: 27/11/2006
Autori i Lajmit:
Aurora Mura
Tirane
-Nė njė hark kohor prej jo mė shumė se 5 vitesh, Bashkia e Tiranės do tė zgjidhė pėrfundimisht njė prej plagėve mė tė rėnda sociale, atė tė strehimit. Rreth 2900 familje tė regjistruara si tė pastreha nė kryeqytet deri nė fund tė kėtij viti, do tė pėrfitojnė strehim brenda fazės sė parė tė Programit 10-Vjecar pėr Strehimin Social, tė hartuar nga Bashkia e Tiranės. Detajet e kėtij projekti Kryebashkiaku Edi Rama I ka dhėnė gjatė njė komunikimi me mediat ditėn e diel ku mes tė tjerash ai theksoi se "Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė se Bashkia e Tiranės flet jo mbi bazėn e nevojave tė qytetarėve, tė cilat janė nxitje pėr premtime qė rėndom pėrbėjnė thjesht dhe vetėm shprehje interesash politico-elektorale, por mbi bazėn e njė strategjie tė mirėpėrcaktuar me partnerė tė besueshėm dhe me eksperiencė tė shkėlqyer nė kėtė fushė". Programi 10-Vjecar pėr Strehimin nė Tiranė ėshtė hartuar nė bashkėpunim tė ngushtė tė Bashkisė sė Tiranės me Cresme Ricerce S.p.A., Shoqatėn Kombėtare tė Bashkive Italiane, dhe me Bashkinė e Romės, dhe ndahet nė tre segmente (tre, tre dhe katėr vjecarė) pėr tė punuar prej vitit 2007 deri nė vitin 2016. "Na duhen vetėm 5 vjet" ėshtė shprehur Rama pėr 2900 kėrkuesit e parė tė pastrehė nė Tiranė pėr tė jetėsuar pjesėn kryesore tė kėtij programi dhe pėr tė trajtuar me vijimėsi cėshtjen e strehimit social pėr tė gjithė ata qė nuk mundet dot tė pėrballin ofertėn e tregut nė raport me tė ardhurat e tyre.
Zėri Popullit
Krijoni Kontakt