Sollaku mbėshtet lidhjet kriminale tė PS-sė


Lidhjet e ngushta tė kupolės drejtuese tė Partisė Socialiste me bandėn kriminale tė "Hakmarrjes pėr Drejtėsi" dhe atė tė Aldo Bares kanė alarmuar opinionin publik nė Shqipėri. Mazhoranca vazhdon tė jetė e shqetėsuar pėr shėrbimin politik qė drejtuesit e lartė tė partisė kryesore tė opozitės iu kanė bėrė dhe vazhdojnė t'iu bėjnė organizatave kriminale mė tė rrezikshme jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė rajon. Prokuroria italiane publikoi pak ditė mė parė fakte tronditėse qė implikonin kryetarin e PS-sė, Edi Rama, dhe deputetin socialist Erion Braēe nė pastrimin e parave tė organizatave kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", dhe bandės sė Lushnjės. Sipas bisedave tė pėrgjuara dhe tė zbardhura nga Prokuroria italiane, anėtarėt e bandės sė Lushnjės janė shqetėsuar pėr fuqizimin ekonomik tė organizatės rivale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", e cila, pėr shkak tė lidhjeve tė saj me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, kishte nisur ndėrtimin e pallateve luksoze nė qendėr tė kryeqytetit. Biseda ėshtė bėrė mes Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, mė 22 shkurt tė vitit 2003, nė periudhėn kur Kuvendi i Shqipėrisė po diskutonte ngritjen e njė Komisioni Hetimor parlamentar, i cili do tė hetonte lidhjet e Ramės me kėtė organizatė kriminale. Ndėrsa po pėrgatitej tė kandidonte pėr herė tė dytė pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama konsolidoi lidhjet me organizatėn kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", duke i akorduar asaj leje ndėrtimi pėr ngritjen e pallateve nė qendėr tė Tiranės, si njė metodė pėr pastrimin e parave tė krimit dhe tė drogės. Kjo ka trembur anėtarėt e bandės sė Aldo Bares, e cila i frikėsohej fuqizimit ekonomik tė bandės rivale. Njė ditė mė parė, Prokuroria italiane kishte publikuar fakte tė tjera tronditėse qė dėshmonin lidhjet e deputetit socialist Erion Braēe me bandėn e Lushnjės, tė cilės i kishte premtuar ndėrhyrjen pėr ngritjen e pikave tė karburanteve pėrgjatė autostradės Lushnje-Fier. Por ajo qė ka shqetėsuar mė tepėr mazhorancėn dhe mbarė opinionin publik, ėshtė heshtja e patolerueshme e organit qendror tė akuzės. Deputetėt e shumicės e kanė ngritur njė shqetėsim tė tillė edhe nė seancėn parlamentare tė dy ditėve mė parė, ku kanė shprehur indinjatėn e thellė pėr mungesėn e reagimit tė Prokurorisė. "Prokuroria, nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, ėshtė organ i pavarur dhe ka pėr detyrė ligjore tė luftojė krimin. Por nė njė kohė kur krimi tashmė ka dalė hapur, e vetmja gjė qė po bėn nė mėnyrė tė shkėlqyer Prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku ėshtė avokatia qė po i bėn krimit dhe pėrfaqėsuesve tė tij nė politikė", tha deputeti i PD-sė, Fatos Hoxha, gjatė diskutimeve nė Kuvend. Duke iu referuar njė debati televiziv ku Sollaku ishte i ftuar pėr mė shumė se dy orė, Hoxha tha se Prokurori i Pėrgjithshėm gjeti kohėn tė fliste pėr gjithēka, por jo pėr heqjen e imunitetit tė atyre deputetėve apo politikanėve tė tjerė qė rezultojnė tė lidhur me bandat e rrezikshme kriminale. Sipas deputetit tė mazhorancės, Sollaku ishte shfaqur nė kėtė emision i shtyrė nga krimi dhe bandat, me qėllim qė tė ushtrojė presion ndaj mazhorancės, qė kjo e fundit tė tėrhiqet nga lufta e saj pa kompromis kundėr krimit tė organizuar. "Nuk u pėrmendėn fare nga prokurori as bandat, as lidhjet e politikanėve me ta. Ai foli me zemėrim kundėr atyre mediave qė nuk urdhėrohen nga bosi i tij pėr publikimin e materialeve tė marra nga Prokuroria italiane, ēka e kishin fshehur media tė tjera tė komanduara nga zoti Rama dhe deputetė tė lidhur me kėto banda", tha mė tej deputeti i PD-sė. Mazhoranca i ka bėrė publike prej kohėsh lidhjet e deputetėve socialistė me kėto banda, por Prokurori i Pėrgjithshėm nuk ka reaguar asnjėherė ndaj tyre, duke i konsideruar ato si akuza politike. Por konfirmimi i kėtyre akuzave nga Prokuroria italiane nuk i ka lėnė kreut tė organit tė akuzės nė Shqipėri asnjė argument pėr tė justifikuar heshtjen e tij ndaj kėtij skandali.