Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22

    Koncerti i Madona në Romë, skandalizon Vatikanin

    koncerti i madones ne Rome

    KONCERTI SKANDAL I MADONES

    70 mijë fansa mbushin stadiumin në një shfaqe të shfrenuar


    Mirë se erdhët në cirkun blasfemik të Madonës së Pop-it, nepërkën e shndritshme, divën e papërmbajtur dhe kapriçoze! Mirë se erdhët në arenën e jashtëzakonshme të mallkimeve erotike të frymëzuara shpirtërisht nga një këngëtare, e cila guxon të kryqëzohet mes qytetit që ruan trashëgiminë e Krishtit! Djallja e kultit profan të muzikës dance ka mbërritur në qytetin e papëve dhe të martirëve të parë kristianë, duke e ndezur stadiumin olimpik me pasqyrat prozaike të diskotekave, tymin e duhanit dhe pantomima kalorësiakësh. Për të bota është një sallë e pafundme vallëzimi. Megjithatë, metafora është tërësisht elementare, sepse midis një koreografie dhe tjetrës qëndron mirë edhe një kryqëzim, sigurisht skandaloz, por që e lejon të shfaqet e ekzagjeruar, befasuese dhe blasfemike, mbi të gjitha sepse vjen me një pjesë të famshme që titullohet “Live to tell” (E gjallë për të treguar) dhe e kryqëzuar me një litar me gjemba, Madona shfaqet e veshur “Jean Paul Gaultier”. Një palë pantallona të vogla të holla dhe një bluzë portokalli, vetëm kaq. Kryqi i përbërë nga qindra pasqyra ngrihet nga toka, duke mbajtur të shtrënguar pas vetes në mënyrë imponuese lajmëtaren e pafytyrë. Duket se është një nga ato amerikanet evangjeliste me predikues të shfrenuar dhe efekte teatrale. Ajo nuk bërtet, këndon, por stili është i njëjti dhe numri përfundon mes organeve dhe kambanave. E bukura qëndron në faktin që për të ka qenë thjesht një kontribut, edhe pse provokimi nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe në fund duket thjesht si një homazh ndaj të shenjtës femërore, për të cilën flitet në “Kodin e da Vinçit”. Ndoshta dëshiron të tregojë se në kryq qëndron Maria Maddalena? Sigurisht, kënga flet për një sekret të ruajtur gjatë. Me të zemërohen të gjithë, katolikë, ortodoksë, myslimanë dhe hebrenj. Por a është e drejtë të merret kaq seriozisht? Le të nisim nga fillimi. Një triumf i dyfishtë kalorësiak: ajo që kalëron dhe kalërohet nga balerinët e saj. Njerëzit ekzaltohen, personat e shumtë gei që janë të pranishëm duartrokasin të lumtur, adoleshentet vazhdojnë të shohin tek ajo modelin e “çliruar”, që me pasionin e saj imponon një ide të fortë të shthurjes femërore. Kuajt janë pasioni i saj i jashtëzakonshëm, gati obsesiv dhe duke evituar banalitetet psikoanalitike, mund t’i japim një pjesë irracionale kafshërore që bie në kontrast me eficencën djallëzore të spektakleve të saj dhe më pas, me këto fantazi të shfrenuara vazhdon me këngë si “Get together” dhe “Like a virgin”, një prej atyre këngëve që 20 vjet më parë krijuan mitin Madona me veshjet e saj të mërzitshme dhe pamjen e pafytyrë të një Lolite të specializuar dhe të konsumuar. Vallëzon thuajse gjatë gjithë kohës, por aroma e muzikës së saj shpërndahet nga një ndarje e koncerteve në pjesë të ndryshme: ajo e kuajve, pjesa politiko-spirituale që nis me kryqëzimin e “Live to tell” dhe mbërrin deri në “Sorry”, ku në ekrane shfaqen fytyra politike dhe religjioze, një paraqitje e lavdishme që shkon nga Musolini tek Berluskoni, duke kaluar tek Bush, Hitler dhe Papa Ratzinger, i cili nëse në mënyrë absurde do të kishte pranuar ftesën e këngëtares, do të duhej të përballej përveç kryqëzimit edhe me imazhin e tij, të renditur mes njerëzve të këqij të tokës. Spektakli vazhdon me një pjesë, le të themi rok, ku Madona zbret nga piedestali, heq maskën e një shfaqjeje të vrullshme dhe këndon disa pjesë me kitarë “Substitute for love” dhe “Paradise (not for me)”. Një moment zhgënjyes për fansat që prisnin emocione të forta. E megjithatë këto emocione do të mbërrijnë kur shpërthen megadiskoteka e krijuar fillimisht nga shfaqja e saj brenda një topi gjigand pasqyre, e cila kishte kushtuar pak a shumë sa një kishëz e nivelit të mesëm, që hapet si një portokall, nga i cili del Venera e patinuar. Në fund është rezervuar vërtet një “disko e ferrit” në një spektakël që rreshket nga e shenjta tek blasfemia me lëkundje impresionuese dhe që nga “Music” e deri tek “Hung up” ekziston e gjithë koha për të kërcyer brenda stadiumit, për të imituar lëvizjet e Toni Maneros. Balerinë, akrobatë, gjimnastë, kërcimtarë fantastiko-shkencorë. Aq të aftë, sa që mund të mbulojnë lëvizjet më pak të shkathëta të vetë Madonës, që mes tyre duket veç të tjerave e mrekullueshme, por nuk është e tillë, sepse pas pak ditësh do të mbushë 48 vjeçe, që me gjithë respektin gjithmonë është një moshë e konsiderueshme për të qëndruar dy orë në nivele të tilla. Nëse arrin të mos ndjehet e fyer, është vërtet argëtuese. Me kushtin që të mos e marrë seriozisht, me kushtin që të pranojë lojën e tejkalimit të të gjitha ndjesive më të shndritshme të nxjerra në skenë nga kultura pop e këtyre viteve. Me kushtin që të argëtohet, nga ideja se në skenë është ngjitur një Madonë, por prej letre.

    Entuziazmi
    Tepër të entuziazmuar fansat e ardhur nga e gjithë Italia, që valëvisin posterat. Më i veçanti ishte: “Madona, shenjtore”

    Akrobacitë Rreth yllit të pop-it një trupë përrallore baleti: balerinë dhe akrobatë, të cilët bëjnë të duket e mrekullueshme 48-vjeçarja

    VIPATËshtë e gjatë lista e VIP-ave që kanë marrë pjesë në të vetmen shfaqje në Itali të Madge: që nga Francesco Totti dhe Ilary Blasi tek Piero Chiambretti, që nga Baglioni tek Pino Daniele, që nga Stefano Acorsi tek Alex Del Piero, e deri tek Irene Grandi, Elisa, Francesco Renga me Ambra Angiolinin. Mes të huajve kanë qenë të pranishëm Pedro Almodovar, Penelope Cruz dhe Lenny Kravitz.

    Papa
    Si do t’iu përgjigjet Maria Luisa Ciccone drejtuesve të Kishës Katolike, që në vigjilje të koncertit të saj të shumëpritur në stadiumin olimpik të Romës denoncojnë sakrilegjin e saj të ri në këtë turne botëror? “Madona ka ftuar Papën në koncert, që të shohë me sytë e tij elokuencën dhe bukurinë të shprehura përmes humanizmit të Madonës gjatë turneut ‘Live to tell’”, replikën në gazetën nju jorkeze “Daily News” thotë zëdhënësja e saj Liz Rosenberg.



    Në koncert shumë të rinj, por edhe 40-vjeçarë

    “Shenjtore”, ulërima e fansave

    “Për të ardhur tek ti nuk kemi shkruar në meshë”, kjo është një prej shumë parullave provokuese që spikasnin mes publikut. Të ardhur nga e gjithë Italia. dhe të frymëzuar kanë vallëzuar pandërprerë në skenë për më tepër se tre orë, duke filluar që në orën tetë të mbrëmjes. Madona ka thënë se dëshironte ta transformonte botën në një pistë vallëzimi, pra në një diskotekë dhe e ka mbajtur premtimin. Shiu? Fatmirësisht ka zgjatur vetëm 30 minuta. Në orën 21:00 stadiumi është plotësisht i mbushur. Massimo Scaneo, 28 vjeç, ka një fashë me shkrimin “Madona” midis flokëve dhe ka ardhur nga Palermo me një grup miqsh. “Kemi marrë një shtëpi me qira këtu posaçërisht për koncertin. Madona më ka pëlqyer gjithmonë dhe nuk do të hiqja dorë nga ky eveniment për asgjë në botë”. Pranë tij është një tjetër grup fansash. Janë të gjithë të ngjyrosur me xhel nëpër flokë dhe këmishat me fytyrën e yllit të pop-it. “Kam ardhur nga Bari, - tregon Sara Scordari, 32 vjeçe. - Madona më pëlqen për natyrën e saj karizmatike dhe për aftësinë që ka për t’i çuditur të tjerët. Nuk është e thjeshtë”. Pikërisht në orën 21:00, një moment qetësie, thuajse irreale. Dj ndal miksimin dhe në qetësi presin Madonën. Fillojnë thirrjet në kor “ola”. Madona, pas gjysmë ore ngjitet në skenë. Një tjetër shpërthim dritash për dy orë rresht. “I pëlqen shumë nënës sime, që nuk mundi të vinte”, tregon Caterina Rossi, 20 vjeçe nga Milano. “Erdha në koncert për të kuptuar pasionin e saj dhe zbulova që Madona është një këngëtare fantastike. Një koncert shumë i bukur”.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Tani ti thua se koncerti ishte blasfemik, ne qytetin qe ruan trashegimine e krishtit?
    Po roma ruan çdo gje perveç trashegimise se krishtit.

    Jeni bere me keq se ata qe protestuan kunder barcaletave te muhamedit.
    Liria e mendimit dhe e shprehjes mbi nje teme te caktuar siç eshte kryqezimi nuk eshte ekskluzivitet i papes, gjithashtu e verteta nuk eshte monopol i tyre qe gjate shekujve kane ditur vetem te genjejne.

    bravo i qofte per koncertin.

  3. #3
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    cdo gje blasfemike mund te pritet nga nje kengetare si Madona

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk eshte hera e pare qe Madona ben komente midis kengeve te saj me lidhje me politiken ose me fene.Mos te harrohet qe me kengen te e saj para 3 vjetesh beri komente ndermjet politikes te presidentit Bush akoma edhe me lidhje me me liften ne Irak.Kjo gje sic eshte ne lojen e fan-s akoma edhe lojen e "ideal" eshte nje pjese qe perben keto gjera akoma edhe pop stars thjesht per nje album te ri ose per nje interviste me shume ne revista ose gazeta.Madona me ben cudi sepse nuk ka nevoj te arri deri ketu.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Jeni bere me keq se ata qe protestuan kunder barcaletave te muhamedit.
    Ato qe protestuen kunder karikaturave (e jo barxeletave) dogjen e shkaterruen, vrane do njerez e ti me thue se katoliket qenkan sjelle ma keq vetem se e quejten te pahijeshme perdorimin per publicitet e spekullimin me kryqin si simbol!
    Liria e fjales a nuk vlen edhe per katoliket?! Apo s'kane te drejte me fole (me fole e jo me veprue me dhune)?!
    Gjithsesi fjala e tyne qenka ma keq se zjarri e dhuna e tjereve. Te rrofte logjika!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    dmth kryqi qenka prone e kishes,
    mos ka marre gje patentat duke e deklaruar si shpikje te saj?
    kryqi si simbol nuk eshte prone e kishes dhe per kete nuk ka pse te hapi fare goje.

    Shiko llogjiken e atyre qe besojne se papa eshte autoriteti i zotit ne toke.

  7. #7
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Jeni bere me keq se ata qe protestuan kunder barcaletave te muhamedit.
    pse re, ka patur te vdekur pas reagimit nga Kisha Nene e Romes (sikur ndodhi per karikaturat e muhamedit).. ??
    Apo ndoshta eshte djegur ndonje ambasade apo ka patur te vdekur gjate protestave (sikur ndodhi me ambasadat perendimore ne territoret arabe).. ??


    xfile,
    prandaj leri keto dokrra pasi qe edhe vete Madona eshte e krishtere (!), mirepo xhestet religjioze qe ka shfrytezuar ajo gjate koncertit nuk jane aspak dinjitoze per nje kengetare si ajo qe e klasifikon publiku ne rangun e kengetareve (jo)profesional duke shfrytezuar simbolet e fese per popullaritet.


    me respekt,
    NoName

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kisha Nene e Romes

    Me ngjan si Partia Nene

  9. #9
    hajdut pulash (ballist)
    Anëtarësuar
    03-08-2006
    Vendndodhja
    ne Tirane
    Postime
    5
    a nuk do te ishte me mira pa keta Krishta e Muhamet. Kete e tregon edhe masiviteti ne koncertin e Madones

  10. #10
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Kisha Nene e Romes

    natyrisht!

    Pasi qe kjo Kishe ka drejtpersedrejti autenticitetin, legjitimitetin dhe trashegimine apostolike nga Apostujt dhe nga vete Krishti, qe nga koha e Shen Pjetrit e deri sot.


    btw, mos ta kthejme temen ne chit-chat duke dalur jashte teme..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilët kanë qënë 12 papët që nuk ishin ëngjëj.
    Nga ORIONI në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 07:57
  2. Depeche Mode
    Nga drini_në_TR në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 16:56
  3. Koncerti nga Brusa, në Turqi
    Nga orhanvardar në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-05-2007, 09:40
  4. Koncerti i Rolling stones
    Nga DEBATIKU në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-07-2003, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •