Trafikoi të fejuarën, dënohet me 10 vjet burg
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka deklaruar dje fajtor Eduart Memën, për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Mema u dënua me 10 vite burg për trafikimin e të fejuarës së tij me inicialet S.XH. Sipas prokurorisë, kjo e fundit është njohur me Eduart Memën dhe më pas është fejuar me të. Një vit pas fejesës nisen drejt Italisë për një jetë më të mirë. Sapo kanë mbërritur atje, Eduardi e ka detyruar vajzën të ushtrojë prostitucion. Duke u bazuar në denoncimin e parë, një grup gjyqtarësh shkuan në Itali, ku morën në pyetje vajzën, por megjithëse ajo tërhoqi denoncimin, u vendos dënimi i ish-të fejuarit të saj me 10 vjet burg. Kujtojnë se vajza deklaroi në Gjykatën e Milanos se: “Unë nuk kam bërë denoncim me telefon në polici ndaj Eduart Memës. Kam qenë e fejuara e tij, por kam ikur nga ai duke u martuar me italianin”.
Krijoni Kontakt