Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769

    Dy adoleshentët shqiptarë rrëmbejnë e përdhunojnë turisten çeke

    Dy turistët çekë rrëfejnë në prokurorinë e Korçës dhunën fizike dhe seksuale që u preu në mes udhëtimin në Liqenas

    Turistja çeke: Grabitësit më përdhunuan në Liqenas

    Policia e Korçës merr në mbrojtje dy të rinjtë çekë. Identifikohen dy grabitësit që i dhunuan

    Jorgjeta Gjançi

    KORÇË- Askush nuk e ka kuptuar 22-vjeçaren çeke, Alena Kodakova teksa denonconte në gjuhën e saj dhunën seksuale të dy grabitësve, në zonën e Liqenasit. Turistja çeke dhe miku i saj, Robert Tropak, kanë treguar në polici tmerrin e përjetuar në mes të rrugëtimit të tyre turistik në Shqipëri, në zonën e quajtur Qafa e Zvezdës, por historia e tyre është kuptuar nga autoritetet hetimore të Korçës vetëm pas gjetjes së një inxhinieri që kishte përfunduar studimet e larta në Çeki e që shërbeu si përkthyes. Të shokuar nga dhuna me të cilën u përballën, turistët çekë kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për “Shekullin” se Alena Kodakova ka denoncuar se dy persona të panjohur i dhunuan, i grabitën e më pas e përdhunuan atë forcërisht. “ Kërkojmë arrestimin dhe dënimin e tyre”,-mësohet të ketë kërkuar para prokurorëve turistja 22-vjeçare.
    ***
    Pas dorëzimit të kallëzimeve penale, dy të rinjtë çekë janë strehuar në një shtëpi brenda qytetit të Korçës që shërben si rezidencë e policisë në raste specifike. Askush në komisariatin e Korçës nuk ka bërë të ditur adresën e rezidencës, por njëkohësisht është deklaruar se dy turistët çekë janë marrë në mbrojtje nga policia dhe po ndihmohen që të kalojnë shqetësimet e stresin që përjetuan nga ngjarja e pazakontë që u preu në mes udhëtimin turistik. Mësohet se Roberti dhe Alena, të dy 22- vjeçarë nga Çekia kishin pak ditë që kishin ardhur si turistë në zonën juglindore të vendit. Ata kishin pasion shëtitjet në vendet turistike dhe udhëtonin drejt tyre me makina të rastit e më së shumti në këmbë. Fillimisht ata kishin vizituar qytetet e Pogradecit, të Korçës, Muzeun Kombëtar Mesjetar, Voskopojën dhe të dielën po udhëtonin drejt zonës turistike të Liqenasit. Në fshatin Zvezdë, i cili ndodhet rrëzë Malit Ivan, dy të rinjtë kanë pyetur sesa kohë do t’iu duhej për të shkuar në këmbë në Liqenas. Mandej ishin nisur për rrugë, duke tërhequr vëmendjen e dy të rinjve nga ky fshat, të cilët i kanë ndjekur me një autoveturë tip “Benz” dhe u kanë bërë pritë në vendi i quajtur Qafa e Zvezdës.
    ***
    Dy të rinjtë grabitës, të identifikuar nga policia e Korçës si Radion Terrolli, 19 vjeç, dhe Marion Meçolli, 15 vjeç, u kanë kërkuar fillimisht turistëve çekë që të dorëzonin gjithë sendet me vlerë dhe paratë që kishin me vete dhe kur turistët i kundërshtuan, filluan t’i kërcënojnë dhe t’i godasin me grushta, shqelma dhe sende të forta. Robertit i rrëmbyen me forcë çantën e shpinës dhe gjithë dokumentet që kishin me vete, mes të cilave edhe pasaportat identifikuese, ndërsa vajzën e larguan nga rruga dhe mbasi e çuan pas një grupi shkurresh ushtruan mbi të dhunë seksuale. Sipas denoncimit të turistëve, në çantat e tyre janë grabitur një kamera dixhitale “Olimpus”, një telefon celular “Siemens”, 200 USD, 70 euro, 200 dinarë serbë dhe 250 korona çeke. Policia e rendit , ajo gjyqësore dhe prokuroria e Korçës filluan hetimet dy ditëve më parë vetëm për krimin e vjedhjes me dhunë, por përkthimi i saktë i denoncimit nxori në skenë edhe përdhunimin e 22-vjeçares Alena Kodakova. Policia lokale është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por kanë mundur të gjejnë vetëm automjetin e tyre tip “Benz”.

    DOKUMENTIMI

    Turistët çekë, në spital për ekspertizën


    Punonjës të policisë gjyqësore kanë organizuar vizitat mjekësore të dy turistëve çekë nga mjekët ligjorë të spitalit të Korçës, ndërsa vajza i është nënshtruar vizitës edhe në Shtëpinë e Lindjes në Korçë. Ende nuk ka dalë përgjigjja e ekspertizave, por mësohet se mbi trupat e turistëve, sidomos të vajzës janë fare të dukshme shenjat e shumta të dhunës, deri në hematoma. Po kështu është konstatuar edhe gjendje e rënduar psikologjike, që sipas neurologëve është pasojë e tensionit dhe tronditjes nervore që kanë përjetuar

    PËRFAQËSIA

    Dhunimi, shqetësim në Ambasadën Çeke


    Dhunimi i dy turistëve çekë në Qafën e Zvezdës ka krijuar shqetësim edhe në Ambasadën Çeke në Tiranë. Titullarë dhe punonjës të kësaj përfaqësie diplomatike kanë komunikuar vazhdimisht me shtetasit e tyre dhe dje pasdite pritej që një përfaqësi e kësaj ambasade të vinte në Korçë për të qënë pranë të rinjve dhe për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e gjendjes shëndetësore e psikologjike të tyre. Burime nga policia nuk bënë të ditur mbrëmë në darkë nëse kjo përfaqësi e ambasadës Çeke në Tiranë të ketë mbërritur në Korçë

    PËRKTHYESI

    Komunikimi me turistët nga Çekia, i vështirë


    Punonjës të policisë bënë të ditur për “Shekullin” se ka qënë shumë i vështirë komunikimi i policisë me dy turistët e huaj. Kjo për faktin se ata nuk dinin të flisnin anglisht dhe mes punonjësve të policisë dhe prokurorisë nuk kishte asnjë që të dinte gjuhën çeke. Afër mesnatës së të hënës është kontaktuar me një inxhinier, banor i qytetit të Korçës, që ka kryer studimet e larta në Çeki para 40 vjetësh dhe iu kërkua ndihmë për përkthim. Më pas u mësua se turistja çeke ishte përdhunuar nga dy grabitësit në zonën e Zvezdës
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-08-2006 më 08:54

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    keta felliqesira na e kane nxjerre namin e keq neper bote, imagjinoni sikur te ishit ju ne vend te atyre Cekeve te shkrete!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cekja me partnerin do duhej te kishin pyetur me pare.. se ti drejtoheshin shqiperise..
    psh te pyeste ambasaden tone ne prage apo policine ceke.. dhe patjater do kishin mesuar se..

    disa vjet me pare ne gerxhet e malesise se shkodres u zhduken pa gjurme jo nje ceke por nje grup te rinjsh ceke..
    dhe nenat ceke as qe dine ku ti qajne femijet e tyre.. e slan mejdan e nano pa i pyetur po scau b kerkush..
    vetem tani kohet e fundit sali olldashi ka bere percapje qe te bien ne gjurmet e grupit cek qe u masakrua ne gerxhet ku dikur jetonin ded gjo lulet e ku edit durhames 100 vjet me pare ku skish as kerr as polic as celulara.. nuk i hyri ferr ne kembe..
    edhe ne qafat e zvezdes udhetoi edit durhami e askush nuk e perdhunoi..
    injoranca ska brire..
    pra te rinjte ceke skan haber se ku bie shqiperia.. e jo me te dine se cfar vampiresh rrit ajo tok tash 60 vite..
    gjynaf..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Dua te theksoj ne vecanti emrat e dy te akuzuarve, Radion Terrolli dhe Marion Mecolli, sepse dikush qe e lexon temen mund te ket njohuri ku gjenden dhe mund ti denoncoj.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Postime
    48
    Ata gazetare te huaj qe shkruajne keq per shqiperine iu ndritshin ata duar . Ky eshte vendi yne me keto lloj felliqsirash.

  6. #6
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ngadale o khour se dolen nja dy veta nga Korca e perdhunuan nje Ceke nuk u jep te drejten gazetareve te huaj te brockullisin shpifje dhe cfare te duan ata per Shqiperine.Keto gjera bejne vaki dhe ne Amerike.Me vrasje dhe perdhunime i ke plot gazetat.

    Ti kapin dhe ti nxjerrin para drejtesise.Cuna pa pike sedre.Kodi i shqiptarit burrnia,mikpritja,ndershmeria ndersa keta shkojne e perdhunojne musafiret.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #7
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Shume shume turp.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Turistja çeke u përdhunua nga grabitësit

    Shpallen në kërkim autorët Redion Terolli,15 vjeç dhe Marjon Meçollari, 18 vjeç

    Autori i Lajmit: Daniela Zisi

    Korçë - Dy të rinjtë çekë, që kishin ardhur në Korçë për të vizituar liqenin e Prespës, jo vetëm janë grabitur, por vajza që ka qenë duke kaluar disa ditë pushime në Shqipëri, është përdhunuar. Dyshohet se ndaj vajzës 22- vjeçare, Alena Kodakova, është ushtruar dhunë seksuale, në prani të mikut të saj nga dy të rinjtë e fshatit Zvezdë të Korçës, tashmë të shpallur në kërkim nga policia. Burime të policisë bënë të ditur se pas hetimeve intensive është bërë e mundur të identifikohen dy agresorët e turistëve çekë. Ata janë Redion Terolli,15 vjeç dhe Marjon Meçollari, 18 vjeç,të cilët ende nuk janë prangosur nga policia. Mëngjesin e djeshëm oficerët e policisë gjyqësore e dërguan 20-vjeçaren Kodakova tek ekspertët mjekoligjorë,të cilët do të shprehen nëse mbi Kodakovën është ushtruar dhunë.

    Dhuna seksuale

    Mbrëmjen e dy ditëve më parë, dy të rinjtë çekë ishin nisur në drejtim të Prespës, duke preferuar që udhëtimin prej 30 kilometrash ta bënin në këmbë për të eksploruar edhe natyrën shqiptare të kësaj krahine. Nuk kishin përshkuar veç dhjetë kilometra në këmbë,kur rreth orës 19:00, kanë qenë dy adoleshentë nga fshati Zvezdë, Redion Terolli dhe Marsel Meçollari, që u kanë premtuar se do t i çonin ata deri në fshatin Prespë. Pasi kishin kaluar në rrugën gjithë kthesa në vendin e quajtur “Qafa e Zvezdës”, me gjuhën e shenjave, por në mënyrë tejet agresive Terolli dhe Meçollari i kanë kërkuar çiftit të të rinjve çekë, të dorëzonin të gjitha të hollat si dhe sendet me vlerë që kishin me vete. Duke parandier të keqen, fillimisht ka qenë djali çek Robert Tropek, që u ka ofruar adoleshentëve agresivë shumën prej 100 eurosh. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar për adoleshentët e dhunshëm shqiptarë. Me forcë ata kanë detyruar djalin çek dhe shoqen e tij të dorëzonin të gjitha të hollat që kishin me vete, 200 USD, 70 euro, 250 korona çeke, 200 dinarë serbë, një kamera digitale “Olimpus” si dhe telefonin celular të tipit “Siemens”. Ndërkohë grabitësit u morën edhe dy çanta shpine brenda të cilave gjendeshin edhe pasaportat. Duket se agresiviteti i adoleshentëve shqiptarë nuk ka të sosur. Pas grabitjes, nën kërcënimin dhe përleshjen që bënë me djalin çek, ata kanë ushtruar dhunë seksuale edhe mbi 20-vjeçaren Alena Kodakova. Me anën e një përkthyesi dy çekëve u janë marrë deklarimet në policinë e Korçës. Mëngjesin e djeshëm 20-vjeçarja Kodakova u dërgua në Maternitetin e Korçës për të bërë egzaminimin mjekoligjor. Do të jenë ekspertët e këtij spitali për të provuar shkallën e dhunës së ushtruar mbi Kodakovën, së cilës iu desh ta paguante shtrenjtë një udhëtim turistik.

    Identifikimi i autorëve

    Pas një pune intensive, policia e Korçës ka identifikuar dy agresorët. Fillimisht u gjet makina e tyre tip “Benz” e braktisur, kurse agresorët Terolli dhe Meçollari janë larguar në drejtim të paditur. Policia e Korçës bën të ditur se është vendosur në ndjekje të tyre, ndërkohë që është njoftuar edhe policia kufitare për kontroll të vijës së kufirit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Turpi dhe pasojat

    Përveç turpit të madh që shkaktohet në këso raste kur një lajm i tillë merr dhenë dhe i prezenton dhunuesit si përfaqësues të shqiptarëve në stilin : Ja çfarë janë këta! Ky veprim e ka çmimin e vet sikurse edhe shum veprime tjera të pakontrolluara që largojnë turistët e mundshëm nga Shqipëria, qofshin ata kosovarë apo banorë të cilit do shtet të europës.

    A ka më keq kur çdo person që kthehet nga pushimi në Shqipëri fillon të tregon për problemet që ka hasur atje kurse nëpër TV-të tona nuk pushojnë reklamat për pushime në Turqi dhe mikëpritjen e tyre!

  10. #10
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Turp , turp...2 fshatarake qe perdhunojne nje turiste. Turp kush ta degjoje. Demi eshte bere, edhe sikur te perfundojne ne burg keta te dy. Keto vitet e fundit shyqyr qe filluan te vijne turistat ne zonet me pak te njohura te Shqiperise, por fale ketyra fshatareve rrezik nuk shkel njeri andej.
    NeverAgainVolunteerYourself

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •