Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ëndrra e një Shqipërie të Madhe

    Në muajin mars të këtij viti, Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj do të shkaktonte alarm me deklaratën e tij,


    Le Monde diplomatique
    Jean-Arnault Dérens,
    Laurent Geslin



    “Nëse Kosova do të ndahet, ne nuk do të mudn të garantojmë dot më pandryshueshmërinë e kufijve të saj me Shqipërinë, apo kufijtë e pjesës shqiptare të Maqedonisë”. Statusi i ndryshuar i Kosovës ka ngritur sërish çështjen e kufijve të Ballkanit: askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë.

    Mbrëmjen e 21 majit, flamujt shqiptarë dhe malazez do të valëviteshin krah njëri-tjetrit në Ulqin, qyteti më jugor i bregdetit malazez. Fitorja e pavarësisë së Malit të Zi u arrit kryesisht falë mënyrës së votimit të minoriteteve kombëtare. 50.000 shqiptarët që jetojnë në republikën e vogël kanë qenë kaherë qytetarë të bindur të shtetit malazez. Sipas Ibrahim Cungut, ish-shef policie për qytetin e Ulqinit dhe udhëheqës lokal i partisë Social-Demokrate: “Është e mundur që të jesh njëkohësisht edhe shqiptar edhe qytetar i Malit të Zi”.

    Por shqiptarët e Malit të Zi përbëjnë një përjashtim për Ballkanin. Në Maqedoni, shqiptarët dhe maqedonasit e shikojnë njëri-tjetrin me dyshim. Shqiptarëve u janë njohur të drejtat politike dhe kulturore dhe Marrëveshja e Ohrit, e gushtit të vitit 2001, i dha fund konfliktit të dhunshëm midis forcave të mbrojtjes maqedonase dhe UÇK-së së Maqedonisë. Sikurse sllavët maqedonas, shqiptarët tashmë konsiderohen si “popullsia e dytë bazë” e republikës së Maqedonisë. Shqipja është gjuha e dytë zyrtare në secilën nga komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë. “Përpara vitit 2001, nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme hasnin shumë vështirësi për të frekuentuar universitetin, por që nga ajo kohë, situata ka ndryshuar”, pohon Afrim Qerimi, drejtor i shkollës së mesme shqiptare të Kumanovës.

    Megjithatë, konflikti i vitit 2001 ka lënë gjurmë të thella. Shumë njerëz janë të zhgënjyer nga marrëveshja e paqes dhe guerilasit presin rastin për të nisur sërish luftën. Një amnesti elastike vetëm sa ka ndezur më shumë gjakrat dhe në mënyrë konstante vijojnë të lulëzojnë grupe të vogla guerile, të cilat shpeshherë kanë lidhje me interesa kriminale. Një grup i formuar në vitin 2003 udhëhiqet nga Avdyl Jakupi, “Komandant Çakalli”; një tjetër, i kryesuar nga Agim Krasniqi, gjatë vitit 2004, do të mbante për gjashtë muaj të pushtuar fshatin e Kondovës në afërsi të Shkupit. Shqiptarët që jetojnë në luginën serbe të Preshevës janë gjithashtu të pakënaqur nga paqja. Ata kërkojnë të marrin pjesë në bisedimet për statusin e Kosovës, pasi druhen se çështja e tyre mund të anashkalohet krejtësisht duke i kthyer në një koloni rajonale.

    Shkaku i lulëzimit të lëvizjeve guerrilase shqiptare në Maqedoni dhe luginën e Preshevës gjatë vitit 2001, ishte pikërisht Kosova. Duke ndezur një konflikt loka, militantët radikalë dhe përkrahësit e një Shqipërie të Madhe kërkonin t’i kujtonin botës se protektorati ndërkombëtar nuk mund të zhërbente si zgjidhje për çështjen e Kosovës. Nëse vendimet e ardhshme ndërkombëtare mbi statusin e Kosovës nuk do të përputheshin me interesat e tyre, asgjë nuk do t’i pengonte ata të përshkallëzonin konfliktin në mbarë rajonin.

    Lëvizja nacionaliste shqiptare u zhvillua vetëm nga fundi i shekullit të 19-të, shumë më vonë se sa lëvizjet e popujve të tjerë ballkanikë. Pas luftës ballkanike të 1912-13-ës Kosova u nda mes Malit të Zi dhe Serbisë, në një kohë kur Serbia mori edhe një pjesë të konsiderueshme të Maqedonisë. Traktati i Londrës përcaktoi kufijtë e “Shqipërisë së vogël” përafërisht në territoret që tashmë zë Shqipëria duke lënë jashtë shtetit të ri një numër të konsiderueshëm shqiptarësh.

    Retorika nacionaliste shqiptare karakterizohet nga dy ide që dallojnë nga njëra-tjetra: Shqipëria e Madhe dhe Shqipëria etnike. Shqipëria e Madhe përcakton territoret që në periudha të ndryshme kohore janë populluar nga shqiptarët, apo paraardhësit e tyre, ilirët. Ndërkohë që nocioni i Shqipërisë Etnike i korrespondon rajoneve ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë. Nacionalistët priren të mos marrin në konsideratë një faktor të rëndësishëm: në këto rajon përkrah shqiptarëve jetojnë edhe komunitete të tjera.

    Pas ambicieve të rrezikshme për krijimin e një Serbie të Madhe apo të një Kroacie të Madhe, a mos vallë është koha për krijimin e një Shqipërie të Madhe? Një numër radikal, por edhe i kufizuar, rrjetesh militanteske në mënyrë të hapur propagandojnë një gjë të tillë, por ata duket se nuk gëzojnë një mbështetje të fuqishme popullore. Të ndarë për një kohë të gjatë nga historia, shqiptarët e republikës së Shqipërisë dhe ata të ish-Jugosllavisë, ende e shohin me mosbesim njëri-tjetrin.

    Përgjigja e vetme ndaj sfidës së një Shqipërie të Madhe, sikurse në rastin e Serbisë së Madhe, është integrimi i plotë evropian. Perspektiva e një kombi që kërkon ndryshimin e kufijve është potencialisht e rrezikshme për rajonin. Sidoqoftë, çështja e një “Shqipërie” përtej-kufijve mbetet realitet.

    Me largimin e Kosovës dhe Malit të Zi: Çfarë i mbetet Beogradit?

    Balkans timeline

    • 1913: Traktati i Londrës njeh pavarësinë e Shqipërisë, por ndan Kosovën mes Serbisë dhe Malit të Zi.
    • 1918: Krijohet mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve: 11 vite më vonë, Mbreti Aleksandër I e shndërron atë në një shtet të centralizuar dhe e riemërton Mbretëria e Jugosllavisë.
    • 1946: Jugosllavia kthehet në një federatë me gjashtë republika dhe dy rajone autonome, Kosova dhe Vojvodina
    • 1980: Vdes Marshalli Tito.
    • 1991: Kroacia dhe Sllovenia shpallin pavarësinë. Nis lufta në Kroaci.
    • 1992: Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina shpallin pavarësinë; vazhdon lufta e Bosnjës.
    • 1995: Kroacia merr Krajinën duke provokuar eksodin e serbëve të kësaj krahine. Marrëveshja e Dejtonit i jep fund luftës së Bosnjës.
    • 1999: Trupat e NATO-s bombardojnë Jugosllavinë (Mars-Qershor). Kosova vendoset nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara (Qershor).
    • 2000: Dorëzohet Sllobodan Millosheviç.
    • 2001: Guerrilasit etnikë shqiptarë veprojnë në luginën e Preshevës (Serbia jugore) dhe në Maqedoni.
    • 2006: Në Mal të Zi zhvillohet referendumi për Malin e Zi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10
    Pershendetje

    Se pari desha te korigjoj lidhur me emertimin "Shqiperi e Madhe". Ne baze te fjales Shqiperi e madhe nenkupton diqka me shume se ajo qfar duhej te ishte, d.t.th., qe shqiptaret te kerkojn teritore te huaja per zmadhimin e shtetit te tyre. Kete shqiptaret kurr nuk e kan kerkuar as nuk e kerkojn.

    Prandaj eshte teper gabim te emertohet me nje term te tille perpjekja shekullore e shqiptareve per te bashkuar tokat e tyre ku kan jetuar me mijera vite ne nje shtet te vetem. Kjo ka qene dhe mbetet deshira dhe synimi i te gjithe shqiptareve te mirefillt gjat gjithe historise sone te dhimbshme. Edhe pse perkohesisht ne Kosove kerkohet pavaresia, ky eshte vetem nje status kalimar (i imponuar) qfardo qoft ai drejt qellimit perfundimtar te bashkimit te te gjitha tokave shqiptare ne nje shtet te vetem Shqiptar.

    Bashkimi i trojeve shqiptare perveq qe eshte nje obligim patriotik kombetar, per ne eshte edhe e domosdoshme per mbijetese duke e dite se jemi te rrethuar me fqinje strategjia kombetare e te cileve ka qene dhe mbetet gjithmon copetimi i tokave tona. Formimi i nje shteti te vetem shqiptar perpos qe do te eliminonte konfliktet (nese jo gjithmon, bile per nje kohe me te gjate), do te mundesonte nje mireqenje ekonomike me te mire per te gjithe duke pase parasysh se do te beheshim nje treg me i madh dhe me i lakmueshem per investitoret e medhenje, duke i shtuar kesaj edhe mundesit e shumta turistike, te minierave, energjetike etj.

    Kjo duhet te jete strategjia jone kombetare nese deshirojm te mbijetojm si komb ne kete rajon. Arritja e bashkimit kombetar mvaret pik se pari nga vete shqiptaret. Nese ne e kerkojm nje gje te tille dhe punojm intensivisht ne ate drejtim, do ta kemi edhe mbeshtetjen edhe te fuqive te medha. Kjo jo pse jemi "simpatik" per ameriken ose angline etj. por sepse me ate do te siguronim stabilitet, do te siguronim partner te mirefillt dhe se do te krijonim nje shtet demokratik e perparimtar.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Më i përshtatshëm është termi "Shqipëri e vërtetë".

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ëndrra e një Shqipërie të Madhe
    Une them mos shihni enderra po punoni!
    Gjithe tokat ku jetojne shiqiptaret do te quhet shqiperi,
    tjeter qeshtje eshte sa e madhe apo e vogel i duket kjo dikujte. Kurse numri i shteteve shqiprare eshte nje qeshtje krejt tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 19-09-2006 më 20:46
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nje term pak me alternativ: Shqiperia mesianike.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "Feja e shqiptarit asht shqiptarija"
    perdite e ma teper po merr tingellime Mesiatike
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Drejte asaj rruge po ecim dhe nuk po e kuptojme...bashkimi eshte i paevitueshem. E vetmja e keqe e jone (ndoshta mund te kete qene historikisht dobesi) eshte prerja e gjerave me thike, nxitimi dhe mungesa e nje diplomacie te rrafinuar. Ne nje vend ku maxhoranca eshte shqiptare, nuk ka si ben ligjin tjeterkush. Kujt i plasi per kufinj momentalisht, nderkohe qe te gjithe e dime qe jo vetem po shkojme drejte nje Europe te hapur dhe pa kufinj, por edhe globalizimi nuk do jete larg. Kape e studjoje pak metoden e cifuteve pas L2B, shkuan avash avash, blej nje shtepi ketu e nje aty, nje cope toke per vete e nje per vellane, merr rrobat njeri sot e ngulu ne Palestine, neser rradhen tjetri, paraja po e po, ndihma e Amerikes gjithashtu, vjen vakti, pa pare e pa kujtuar, kali i Trojes brenda Palestines, numri i cifuteve me i madh se palestineze (nuk flas per thjeshte per numer dmth koke per shpi) ja ku u morr kalaja nga brenda. E njejta gje ne Maqedoni e Mal te Zi. Nuk qeme te zotet dikur dhe na shtypen e na percane per nje mangesi apo tjeter, le ta tregojme veten sot...ama kopillik e politike, jo dru me pre! ...duhet kohe.

Tema të Ngjashme

  1. Endrra juaj
    Nga malli në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-12-2023, 15:00
  2. Dosja e grupit "Kokaina": Lirohet me kusht një tjetër i dënuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2014, 12:50
  3. Endrra Shqipetare ''realitet''
    Nga Legjioni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 16:37
  4. Në Ëndrra
    Nga kajsia në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-10-2003, 05:14
  5. Endrra dhe lajthitje poetike
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 17-12-2002, 05:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •