E llogjikshme qe mafia ka doren e vet ne pushtet, ckujton ti...Postuar më parë nga evertet
![]()
E llogjikshme qe mafia ka doren e vet ne pushtet, ckujton ti...Postuar më parë nga evertet
![]()
"and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern
Ben prostituten per 2 mije leke aktin, kapet 22-vjecarja
E Merkure, 14 Mars 2007
TIRANE - Kapet nga policia nje 22-vjecare teksa ushtronte prostitucion. Shqiponja Selimi, 22-vjece banuese ne Kavaje, eshte shoqeruar dy dite me pare nga sektori Antitrafik i policise se Tiranes sepse u kap duke kryer marredhenie seksuale me nje qytetar kundrejt nje shume parash. Burime zyrtare nga policia thane se ne rruge operative Antitrafiku kishte siguruar informacione per seksin me para qe servirej ne mjediset e hotel “AM” ne kryeqytet. Menjehere kane nisur hetimet per te verifikuar informacionet e mberritura ne zyrat e Antitrafikut ne policine e Tiranes. Dy dite me pare policia ka kryer nje kontroll ne mjediset e lokalit te survejuar prej disa ditesh duke kapur dhe 22-vjecaren, Shqiponja S., teksa ushtronte prostitucion. Burime nga policia thane se e reja kryente marredhenie seksuale me persona te ndryshem kundrejt shumes prej 2 mije lekesh. Vajza eshte shoqeruar ne mjediset e policise se Tiranes ku dhe eshte marre ne pyetja. Me pas ajo u la e lire per t’u hetuar nga prokuroria per vepren penale te “ushtrimit prostitucionit”. Sipas policise 22-vjecarja ka qene edhe me pare e denuar per te njejten veper penale. Policia mori ne pyetje edhe klientin i cili pasi dha deklaraten e tij u la i lire. K. K
Korrieri
Zbulohet bordello e prinderve te aktores
Xhemil Beharaj
E Diele, 20 Maj 2007
LUSHNJE - Kur aktorja, sapo mbylli programin si prezantuese ne naten finale te festivalit te aktrimit "Apollon", policia kishte rrethuar hotelin e prinderve te saj, pasi zbuloi se ai ishte nje baze prostitucioni. Mengjesin e djeshem pa dale dita, uniformat blu te Lushnjes dhe ato te Fierit, bllokuan nje hotel ne autostrade, si dhe vune ne pranga kater persona, kurse pronari, babai i aktores, u shpall ne kerkim. Behet fjale per pronen e Fetah dhe Xhemile Caushit, te cilet sipas policise se sektorit antikrim, ishte kthyer ne bordello duke perdorur femra kundrejt perfitimit financiar. Ne pranga u vendosen Manushaqe B. e Shpresa N., te akuzuara per ushtrim prostitucioni, Xhemile C., sporteliste e hotelit dhe Engjell Bakiasi taksist, qe transportonte dy te dyshuarat e arrestuara. Policia vuri ne sekuestro hotelin ne fshatin Gore, taksine me targe Lushnje 5644B, si dhe 18 mije leke te reja, te gjetura ne hotel dhe qe mendohet te jene perfituar nga aktiviteti i paligjshem.
Te arrestuarit u moren ne pyetje ne ambientet e policise se Fierit, nga prokurori i gatshem dhe oficeri i policise gjyqesore. Hetimi nga njerezit e antikrimit kishte filluar prej disa javesh. Ishin vene ne pergjim telefonat e te lartpermendurve dhe policia zbuloi skemen se si funksiononte prostitucioni ne kete hotel. Nje specialist, tha se klientet te interesuar per femra, benin porosi tek Engjell Bakiasi. Ky i fundit, iu siguronte atyre femren sipas moshes, cmimit dhe oreve ne dispozicion te kerkuar nga klienti. Bakiasi u siguronte takimin te bari i hotelit dhe pasi pinin kafene, ata vazhdonin ne katet e mesiperme.
Disa banore te fshatit i kane treguar policise, se femrat qe punonin, ishin banore te zonave perreth, Gradisht, Bubullime, Kolonje etj. Ne polici tregojne se cmimet e vendosura ne kete baze prostitucioni, ishin te shtrenjta dhe aty punohej me ore. Nga hetimi eshte zbuluar se per 1 ore, klienti duhej te paguante 3 mije leke te reja, ndersa per gjate gjithe nates, deri ne 100 mije leke te reja.
Sipas burimeve policore, mesohet se pronaret e lokalit jane prinderit e aktores se teatrit te Fierit, Dorina Caushi, e cila ka kryer edhe prezantimin e nates finale te festivalit mbarekombetar te aktrimit "Apollon". Po te njejtat burime, tregojne se Xhemilja, eshte bije nga fshati Imesht i Lushnjes dhe eshte e martuar me Fetah Caushin, lindur ne Berat e banues ne Tirane. Xhemilja ka marre pronat e saj, qe jane buze autostrades, e cila po ndertohet keto kohe. Ata kishin ngritur nje godine trekateshe, ku kati i pare eshte lokal, nje kat sherbente per klientet, kurse kati i trete, si banese per ciftin i cili qendronte aty deri te premten, pasi fundjaven e kalonin ne banesen e tyre ne Tirane. Edhe aktorja Dorina Caushi, meqe ishte e punesuar ne Fier, banonte ne hotelin e prinderve te saj, qe tashme u sekuestrua si shtepi publike.
Te arrestuarit
Xhemile Caushi 57 vjece, mbikeqyresja e lokalit, banuese ne Tirane
Feta Caushi 59 vjec, pronar i lokalit, banues ne Tirane
Manushaqe B. 28 vjece, banuese ne Gradishte
Shpresa N. 36 vjece, banuese ne Gradishte
Engjell Bakiasi 28 vjec, banues ne Lushnje, sekseri
Sekuestrot
Nje automjet tip "Benz" me targa LU 8644 B, prone e Bakiasit
Pese aparate te ndryshem telefonash celulare
Shuma e 18 mije lekeve te reja
Sekuestro konservative e lokalit
Koha Jone
Pleqtë tutorë mbanin në lokal një 18-vjeçare “kameriere seksi”
Florenc Bakillari
Tiranë - Zbulohet lokali ku punonte prostituta 18-vjeçare. Specialistët e Sektorit të Antitrafikëve kanë kryer operacionin e koduar “Hoteli”, duke vënë në pranga tre persona. Ata akuzohen nga policia për “shfrytëzim prostitucioni”. Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar Ymer Qose, 64 vjeç, Rolanda Qose, 50 vjeç, si dhe Pavlina Sinani, 18 vjeçe, nga fshati Repisht i Elbasanit. Agjentët Policisë së Seksionit të Antitrafikut në Drejtorinë e Tiranës kishin mbajtur në vëzhgim aktivitetin e lokalit. Ata disa herë kishin frekuentuar lokalin e Ymer Qoses, për më mbledhur prova dhe zbuluar mekanizmin e funksionimit të shtëpisë publike. Pasi kanë siguruar të gjithë provat e nevojshme, policia ka nisur operacionin.
Arrestimet
Sipas burimeve, arrestimi i shtetasve Ymer dhe Rolanda Qose u krye pas një hetimi 3-javor. Në rrugë operative policia ka mësuar për ekzistencën shtëpisë publike. Sinani punonte edhe si kameriere në lokalin e çiftit Qosja. Në këtë mënyrë ajo kishte mundësi për të joshur klientët, të cilët ishin të shumtë. Ndërkohë që policia ka hyrë për kontroll në lokalin e Ymer Qoses në rrugën “Karl Gega”, ka zbuluar në një dhomë vajzën 18-vjeçare duke kryer marrëdhënie me një klient. Burime policore thanë se Pavlina Sinani është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion me një klient kundrejt shumës së parave prej 3 000 lekësh.
Prostitutat
Por ndërsa policia ka mundur të godasë disa vatra prostitucioni në periferi, ende nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar atë në qendër të kryeqytetit. Pikërisht, në krah të Pallatit të Kulturës, disa dhjetëra prostituta zënë vend çdo ditë porsa bie mbrëmja. Si një supermarket i vërtet seksi, në lulishte, vetëm pak metra nga Ministria e Brendshme, mund të gjesh nga prostitutat e zakonshme deri te tranvestitët. Të zakonshëm janë edhe tranvestitët, të cilët kanë pushtuar çdo hapësirë të lulishtes. Ata janë shoqëruar disa herë nga policia, por janë liruar përsëri, pasi nuk është bërë e mundur të sigurohen prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzën e ushtrimit të prostitucionit.
E ka fajin shteti qe tallet me pensionistet..nese do te rriteshin pensionet,edhe kjo pjese e shoqerise do te gezonte si gjithe te tjeret dhe nuk do te ishin te detyruar te merreshin me trafik droge e prostitucion...nuk kane faj...jane viktima te sistemit..
Krijoni Kontakt