Mere ngadale Xhuxhu,do e kuptosh pastaj!!Ca mafie ish ai mer amoni?Ish pikerisht iluzioni i krijuar tek ai,dhe une duhej patjeter ta ktheja ne realitet ate enderrimtar!!
Mere ngadale Xhuxhu,do e kuptosh pastaj!!Ca mafie ish ai mer amoni?Ish pikerisht iluzioni i krijuar tek ai,dhe une duhej patjeter ta ktheja ne realitet ate enderrimtar!!
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Postuar më parë nga Anisela
sa keq gje me te neveritshme nuk ka. disa njerez jane shume te ulet po ia ke bere mire bastardit qe ia ke perplasur ne fytyre.
I LOVE GOD
j&g
atehere pse tu krijua pershtypja se ai vajti tek makina dhe te priste ty?Postuar më parë nga Anisela
pse duhet te shkoje tek makina?
pse s'vazhdove te rrije me vellane ne lokal per qejfin tend, pa e ndjere fare ekzistenecen e tij.
Anisela,
nuk di po nga sa ke shkruar, krijohet pershtypja se ti, ndofta ke pelqyer dicka nga sjellja e atij mafies,
Mendoj s'e kur s'te pelqen dicka, e injoron......
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Pikerrisht,pse sme pelqeu sjellja e tij,ndoshta eshte dhe rutina e profesionit tim qe me detyroi ti jap nje mesim te mire!!!Jam mese e sigurt qe te pakten ate dite ai se ka ushtruar aktivitetin e tij!!!Sikur te reagonin te gjithe njerezit si une,do ralloheshin keto pislleqe nga e perditshmja jone!!!
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Tani këtu nuk dua të diskutoj se a duhet të ketë apo jo prostituta në rrugë apo diku tjetër dhe përgjithësi për ate problem, por dua që të mbështesë për veprimin tënd që ke bëre me atë djalin ku ke treguar se je një vajzë e menqur dhe e guximshme.Postuar më parë nga Anisela
Është e vërtetë se ke mundur të rrish rehat me vëllanë(!) por ti vërtet me këte i ke dhënë shembull se nuk janë të gjitha ashtu siç i ka menduar ai.
Krejt këtë që ke bërë ti do ta ilustroi me një rast të ngjashëm që i kishte ngjarë një të njohure time nga Norvegjia e cila ka qëndruar shum herë në Kosovë dhe Shqipëri ku ka kontribuar shum për shqiptarët dhe së fundmi në rrethana të dyshimta është vrarë mu nga ata!!!!!
Përndryshe ajo dinte mirë shqip dhe shpesh shetiste vetëm nëpër qytet ku bisedonte me njërëz dhe merrte shënime për punimin e saj shkencor.
Meqë pamja e saj menjëherë të jepte përshtypjen se nuk është shqiptare një ditë disa të rinj kinse për ta joshur tu afrohet apo kush edi se çka kanë menduar (!) i drejtohen me "Polska! Polska!" ( kjo për shkak të bindjeve të atëhershme se femrat bionde janë te "lehta" dhe vijnë nga Polonia!) Kjo norvegjezja e kishte kuptuar mirë këte punë porse kishte bërë gjestin që ata nuk e kishin pritur!
Ajo ishte ndalur, kishte shikuar ata në sy dhe iu ishte afruar pranë dhe i kishte pyetur në shqipe: Njihemi ne mes veti????
Djelmoshat e habitur e të turpëruar ia kishin mbathur me vrap kurse kjo kishte vazhduar qetë, rrugën e saj!
Kur më takoi më vonë këtë ajo ma tha me plot gëzim, sepse i kishte"thyer" bindjen e atyre djemve!
Agjentët shërbim 24 orë, për të zbuluar vatrat e shfrytëzimit të vajzave
Antitrafiqet nisin gjuetinë e bazave të prostitucionit
Pas shkatërrimit të disa rrjeteve të shfrytëzimin të prostitucionit në kryeqytet, policia ka filluar një veprimtari të gjerë më qëllim parandalimin e fenomenit.
Bazuar në një strategji të mirëfilltë kundër krimit të rrugës, një prej masave që ka ndërmarrë policia është edhe parandalimi dhe zbulimi i rasteve të ushtrimit të prostitucionit. Agjentë të antitrafiqeve, por edhe efektiva të grupeve të gatshme, ditët e fundit kanë rritur prezencën e tyre në zonat e etiketuara në Tiranë, si "pazari" i prostitutave. Bëhet fjalë për disa zona të veçanta pranë qendrës së Tiranës, lokale dhe lagje të caktuara në kryeqytet, të skeduara prej policisë si zonat ku veprojnë prostitutat. Veprimet operacionale të policisë, për vetë natyrën e veprës penale, po realizohen gjatë orëve të natës, atëherë kur sipas efektivave blu, vajzat takohen me klientët e tyre.
Gjuetia
Veç rrugëve, shesheve apo lokaleve të skeduara tashmë prej policisë, në shënjestër mësohet se janë edhe disa hotele dhe motele në periferi të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Liqenit Artificial. Burime të policisë thanë se lufta kundër trafikut të brendshëm të prostitutave në kryeqytet ka qenë një objektiv prej kohësh, por veçanërisht kohët e fundit, veprimet janë intensifikuar ndjeshëm. Sezoni i pushimeve, kur qytetarët i përkushtohen më shumë argëtimit, ka ndikuar në intensifikimin e punës për efektivat e antitrafiqeve. Burimet e policisë thanë se masat e marra ditët e fundit janë një procedurë normale pune, e ndjekur edhe më parë nga shërbimet e antitrafiqeve. Veçse operacioni i filluar që në fillim të javës së shkuar, ka pasur për qëllim rritjen e prezencës së policisë në zonat ku dyshohet se zhvillohet veprimtaria e prostitucionit në Tiranë. Sipas burimeve, vetë prania e policisë në zonat "e infektuara" ka një efekt parandalues. Veç kësaj, qëndrimi i punonjësve të policisë dhe puna e tyre hetimore në terren ka edhe rezultatet e saj në marrjen e informacionit për ushtruesit e prostitucionit dhe për personat që e organizojnë këtë veprimtari.
Operacioni
Shërbimet e shtuara të policisë, rritja e numrit të efektivave në shërbim dhe veprime të tjera të agjentëve të antitrafikut, kanë dhënë rezultatet e tyre të para. Zyrtarët të antitrafiqeve thanë se zakonisht rezultatet e punës së policisë është mësuar të maten me numrin e personave të arrestuar. Megjithatë, masat e marra prej policisë ditët e fundit kanë pasur rezultatet e tyre, sipas zyrtarëve, në parandalimin e disa rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit dhe veçanërisht në marrjen e informacioneve për subjekte të tjera që kryejnë veprimtari penale, të cilat nuk ishin skeduar më parë. Të gjitha këto rezultate, që siç premtojnë efektivat e policisë në ditët e ardhshme do të pasohen me të tjera, kanë pasur edhe efektin e kundërt tek efektivat e policisë. Pjesëmarrësit në këtë operacion disaditor, thonë se po realizojnë shërbime pothuajse gjatë gjithë orëve të natës. Ata patrullojnë deri rreth orëve të mëngjesit në "bastionet" e dyshuara për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkaq, efekti tjetër ka qenë angazhimi i më shumë efektivave në shërbim. Operacioni i përqendruar në disa zona të Tiranës, veç mjeteve të patrullimit, ka kërkuar edhe një numër të konsiderueshëm efektivesh që kanë mbuluar veprimet e aksionit. t.s.
15 RASTE
janë regjistruar në polici, kur vajzat kanë denoncuar që në momentet e para tentativat e tutorëve për trafikimin e tyre jashtë vendit
14 RASTE
janë regjistruar në policinë shqiptare, kur viktimat e trafikimit kanë qenë shtetas të huaj. Katër vajza të trafikuara për prostitucion, pesë meshkuj si klandestinë
15 DESHMITARE
ose bashkëpunëtore të drejtësisë, të cilat kanë ndihmuar goditjet e grupeve të trafikimit duke dhënë deklarime, kanë përfituar masat mbrojtëse të posaçme
11 MUAJ
më parë ka filluar puna e njësisë antitrafik në krijimin e linjave të veçanta telefonike, me qëllim marrjen e informacionit nga viktimat për rastet e prostitucionit dhe trafikimit
9 VAJZA
viktima të prostitucionit, kanë bashkëpunuar me komisariatet e policisë në Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë e Peshkopi, vitin e kaluar. Kanë kallëzuar për ndjekje penale tutorët e tyre
Panorama
Operacioni i antitrafiqeve zbulon në Tiranë bazën e parë të shfrytëzimit të vajzave te Mjekësia
Kapet prostituta me katër klientë
Dëshmia në polici: Paguanim 2 mijë lekë të reja për të bërë seks
Florenc Bakillari
Një prostitutë 25-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, duke kryer marrëdhënie seksuale me klientët e saj.
Vajza me iniciale XH.B. nga Selenica e Vlorës, prej disa muajsh ushtronte profesionin e prostitutës në ambientet e hotel "Tiranës", përballë qendrës spitalore "Nënë Tereza" në kryeqytet. Kundrejt një pagese vetëm prej 2 mijë lekësh të reja, vajza shkonte me klientët që sipas policisë ishin të shumtë në numër. Biznesit të vlonjates i kanë dhënë fund agjentët e antitrafiqeve, të cilët kanë kryer arrestimin e saj. Sipas zyrtarëve të policisë, zbulimi dhe prangosja e prostitutës është bërë në kuadër të një operacioni antitrafik, të filluar disa ditë më parë në të gjithë kryeqytetin. Ky operacion ka angazhuar dhjetëra efektiva policie në vëzhgimin e qendrave të dyshuara për ushtrim prostitucioni.
Prostitucioni
Në një hotel të thjeshtë, përballë qendrës spitalore "Nënë Tereza" dhe fakultetit të Mjekësisë, në kryeqytet, një vajzë 25-vjeçare nga Selenica e Vlorës punonte si prostitutë. E larguar nga familja disa vite më parë, ajo kishte zgjedhur si të vetmen mënyrë jetese të shiste trupin e saj. Në Selenicë kishte lënë familjen në varfëri. Shkollë kishte kryer vetëm tri klasë në fillore dhe sapo i ishte dhënë mundësia e parë kishte braktisur qytezën. Në Tiranë kundrejt vetëm 2 mijë lekëve, ajo kënaqte dëshirat e klientëve të saj. Këta të fundit, kryesisht të moshave të thyera, ishin frekuentues të rregullt të hoteleve në të cilat vendosej vajza. Në një prej dhomave, 25-vjeçarja me iniciale XH.M, ofronte shërbimin e saj prej më shumë se një viti. Duke mos pasur tutor vajza i fitonte vetë paratë, ndërsa i paguante hotelit vetëm qiranë e dhomës, si një kliente e zakonshme. Burime nga policia pohuan se pas arrestimit të vajzës duke ushtruar prostitucion janë marrë në pyetje klientët e saj. Edhe vetë 25-vjeçarja vlonjate ka thënë se nuk kishte mundësi të tjera jetese. Nuk mund të kthehej në shtëpi, prandaj punonte si prostitutë.
Arrestimi
Në rrugë operative policia ka mësuar për aktivitetin e vajzës. Rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, dy agjentë të policisë shkojnë tek hotel "Tirana". Me lehtësi punonjësit e policisë janë ngjitur në dhomën ku ndodhej vajza. Por gjahu i tyre atë moment ishte i zënë, pasi në dhomë ndodhej një klient. Pasi kanë pritur për disa minuta jashtë, dy agjentët e policisë kanë hyrë brenda duke arrestuar në flagrancë 25-vjeçaren, me iniciale XH.M. nga Vlora. Në dhomat e izolimit të policisë kanë përfunduar edhe katër klientë, të cilët janë shoqëruar për të dhënë shpjegime. Sipas burimeve zyrtare të policisë, klientët e pranuan se paguanin deri në 2 mijë lekë të reja për të kryer marrëdhënie seksuale me prostitutën 25-vjeçare. Ata kanë thënë se kishin ardhur edhe herë të tjera tek hotel "Tirana". Burimet thanë se policia ka filluar hetimet për të përcaktuar pozicionin e disa personave të tjerë në aktivitetin e paligjshëm të vajzës së arrestuar.
Panorama
Policia godet vatren e ‘prostitutave te Liqenit’
E Hene, 26 Qershor 2006
Nje vater prostitucioni eshte goditur ne oren e para, duke u gdhire dita e djeshme ne Tirane. Ne pranga kane rene dy persona, ndersa nje hotel ne afersi te Liqenit Artificial eshte sekuestruar paraprakisht. Gjate operacionit te specialisteve te seksionit te luftes kunder trafiqeve u arrestua ne flagrance 37-vjecarja Drita Syla, dhe Pellumb Halilaj, 35 vjec, banore te kryeqytetit. Sipas policise, ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe disa persona te tjere, ata kishin krijuar nje grup bashkepunetoresh te cilet, pervec shfrytezimit te hotelit, dergonin te mitura, kundrejt pageses, ne shtepi apo hotele te tjera.
Sipas burimeve zyrtare, ne momentin e operacionit, brenda ne hotelin e sekuestruar me pas, Drita Sylaj po shfrytezonte per qellime prostitucioni nje te mitur. Policia tha se 37-vjecarja i gjente klientet edhe permes telefonit, kundrejt nje pagese qe arrinte nga 5000 leke deri ne 300 euro dhe me pas i dergonte te miturat edhe ne disa motele te Tirane, permes nje grupi taksistesh. Te njejtat burime zyrtare konfirmuan arrestimin e Pellumb Halilajt, taksist, pasi akuzohet se ndermjetesonte ne gjetjen e klienteve. Hetimet e policise dhe prokurorise kane zbuluar se shume persona, nepermjet numrave telefonike “prenotonin” vajzat, dhe disa taksi, te perfshira ne kete rrjet. Ne disa raste eshte zbuluar se vajzat shkonin edhe ne shtepite e klienteve, dhe per kete sherbim merrnin edhe te holla ‘ekstra’. Policia tha se kliente te ‘prostitutaev te Liqenit’ ishin edhe disa shtetas te huaj.
Pas operacionit policia tha se ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale hoteli, ne afersi te Liqenit Artificial, ku ishte edhe qendra. Mesohet se, ne disa raste vajzat e reja dilnin edhe ne rrugen afer Kopshtit Botanik, ku prisnin “gjahun” e tyre. Mesohet se gjate operacionit eshte sekuestruar edhe nje automjet tip ‘Benz’ me targat TR 7628 K, 5 aparate celulare, si dhe shuma e parave prej 20 mije leke. Policia tha se po heton edhe persona te tjere, te cilet dyshohen se kane bashkepunuar me kete grup. Behet e ditur gjithashtu se, prokuroria ka filluar procedimin penal ne gjendje te lire edhe per shtetaset Tatjana Brari, 64 vjece, per vepren penale te “venies dhe mbajtjes se lokaleve per prostitucion” dhe 19-vjecaren me inicialet A.M., per “ushtrim prostitucioni”. S.C.
Korrieri
Prokuroria: 15 vjet burg per trafikantin e minorenes
E Enjte, 06 Korrik 2006
Prokuroria per Krime te Renda i ka kerkuar dje gjykates denimin me 15 vjet burg per shtetasin Hasan Hyska. Mbi te rendon akuza e trafikimit te qenieve njerezore per prostitucion. Sipas prokurorit te ceshtjes, ne bashkepunim me shtetasin Fredi Hoxha, i pandehuri ka shfrytezuar si prostitute ne Itali nje 17-vjecare. Prokuroria ka treguar se viktima me inicialet F.Gj., ne vitin 2000 ishte larguar nga shtepia, pasi kishte probleme me te shoqin. Sipas akuzes, ne Tirane, tek “Zogu i Zi”, e ulur ne nje lokal, ajo eshte njohur rastesisht me nje person, i cili pasi ka mesuar te gjithe historine e saj, i ka premtuar se do te prezantonte me mikun e tij, Ardian Hyska, i cili ne te vertete e kishte emrin Hasan. Disa kohe pas lidhjes se tyre, Hasan Hyska e trafikoi 17-vjecaren ne Itali, te Hoxha, me te cilin e shfrytezuan si prostitute. Pas tri muajve, e trafikuara arriti te shkeputet nga dy tutoret e saj dhe te rikthehet ne Shqiperi, ku denoncoi veprimin e te pandehurit dhe bashkepunetorit te tij. Pas konkluzioneve te organit te akuzes, ne seancen e ardhshme, pritet fjala e mbrojtjes, per t’i lene me pas vendin vendimit te Gjykates per Krime te Renda. V.D.
Korrieri
Kapet duke prostituar te “Tirana”
E Premte, 11 Gusht 2006
Nje 25-vjecare u arrestua nga policia duke prostituar. Burime zyrtare bene te ditur se, agjentet e Antitrafikut ne Drejtorine e Policise se Tiranes kane kryer arrestimin e shtetase XH.B., per vepren penale te “ushtrim prostitucioni”. Sipas policise, 25-vjecarja eshte kapur ne hotel “Tirana”, qe ndodhet pas Fakultetit te Mjekesise ne kryeqytet, duke prostituar. Informacionet qe kishin siguruar agjentet e Antitrafikut ne rruge operative se, ne kete hotel ushtrohej prostitucion, i ka vene ne levizje ata. Efektivat e policise kane kryer kontroll te befasishem ne mjediset e hotelit, ne perfundim te te cilit i vendosen prangat 25-vjecares. Burimet policore thane se ajo ushtronte prostitucion kundrejt shumes prej 2000 leke. Oficeret e Policise Gjyqesore moren ne pyetje disa kliente, te cilet pohuan faktin se pageses. Policia tha se, ne bashkepunim me prokurorine e rrethit po punon per identifikimin e tutoreve te prostitutes se dyshuar dhe te administratoreve te hotelit. K.K.
Korrieri
Krijoni Kontakt