Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Biznesi i prostitutave

    Biznesi i prostitutave

    Udhetimi i dy gazetareve te "Vanity Fair" qe jane futur vete ne bordellot e Kosoves, kane biseduar me vajzat, mafien shqiptare dhe policine. Deshmite e tmerrit. Si dhe fati tragjik i nje prostitute qe nuk donte te kthehej ne shtepi

    Nga Sebastian Junger

    Plani ishte qe policia te pyeste perpara se te hynte brenda dhe jo te thyente deren. Ora ishte 1:45 e mengjesit me 6 korrik 2001, kur nje autokolone me automjete te bardha te policise se UNMIK-ut po kalonte neper rruget e shkreta te Prishtines, duke shkuar drejt klubit Miami Beach. Pronari i ketij klubi, Milaim Maraj, dyshohej per trafik te mishit te bardhe. Nga pamja e jashme ky klub dukej si nje klub i zakonshem striptizmi, por ne te vertete ishte nje shtepi publike, ku vajzat te ardhura nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik, sipas te gjitha gjasave mbaheshin ne kushtet e nje skllaverie te vertete. Disa muaj me pare, Maraj ishte gjymtuar nga nje plumb ne gju, pasi ishte shprehur i gatshem qe te deshmonte kunder Sabit Gecit, i cili gjithashtu ishte implikuar ne trafik dhe prostitucion. Geci qe denuar me gjashte vjet burg, gje qe shenon fitoren me te madhe ndaj krimit te organizuar ne Kosove. Ndersa Milaim Maraj tani duhet te ece me paterica, duke mbajtur gjithnje me vete nje revole. Autoritetet e Kombeve te Bashkuara ne Kosove dyshojne per perfshirjen e tij ne disa krime, per te cilat ndodhet ne burg rivali i tij.

    Bastisja e lokalit u be shume shpejt. Nje ekip i armatosur i ushtareve te OKB-se po qendronin disa metra larg, derisa disa oficere te policise nxituan drejt deres kryesore, duke mbeshtetur pas murit dy personat e sigurimit te ketij klubi. Qe aty, ata hyne ne lokal, duke ndare burrat ne nje ane dhe grate ne anen tjeter. Maraj i ngritur me ndihmen patericave i priti policet me nje buzeqeshje te shtire: "Beni punen tuaj, ju lutem". Duke bere me dore drejt vajzave ai tha: "Nuk ka problem. Do ta shihni". Ne fakt, ai kishte te drejte. Nje ore me pas policia u largua pa bere gje. Nga te gjitha vajzat qe ndodheshin aty ate nate, asnjera prej tyre nuk kishte vize false, asnjera prej tyre nuk kishte ardhur ilegalisht, asnjera nuk pranoi se ishte trafikuar, rrahur, dhunuar apo kercenuar.

    Shumica e prostitutave te trafikuara ne Kosove, jane nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Historia e tyre eshte e thjeshte. Ato fillimisht mashtrohen me premtimin per nje pune te mire, zakonisht ne Itali ose Gjermani, por me pas pasaportat e tyre u konfiskohen dhe ato u shiten pronareve shqiptare, te cilet i detyrojne te punojne neper shtepi publike. Ne kete menyre grate ndodhen ne kurthin e mafies se erret dhe te dhunshme shqiptare. Femrat e reja atraktive kushtojne rreth 1000 dollare, ato me te gjatat kushtojne kushtojne me shume, ndersa ato me te bukurat kushtojne shume me teper. Femrat nga Moldavia jane shume te preferuara, per shkak se gjendja e tyre eshte me se deshperuese. Te ardhurat ne vendin e tyre jane rreth 100 dollare ne muaj, ndersa mesatarja e ketyre pagave eshte nje katerta e kesaj shume. Pevec kesaj ato jane shume te bukura.

    Problemi i hetimit te trafikimit te njerezve ne Evrope eshte i veshtire, sepse vete femrat shpeshehere refuzojne ndihmen e ofruar. Ato jane shume te frikesuara, te manipuluara, ose ne gjendje teper te veshtire materiale qe te mund te deponojne para policise. E vetmja rruge eshte ndjekja ne menyre te fshehte, por Kombet e Bashkuara ne Kosove, deri pak kohe me pare, nuk kane pasur mandatin per nje sherbim te tille sekret. Nje nate fundjave, une dhe fotografi Teun Voeten dolem me makine jashte Prishtines dhe u nisem drejt kufirit me Maqedonine. Rruges jane disa shtepi publike neper disa qyteza te vogla. Ne ishim bashke me perkthyesit shqiptare, Erollin dhe Valonin, te cilet njihnin gjuhen serbe dhe per te cilet nga pamja e jashtme nuk mund te thuhet nese ishin shqiptare, serbe, apo maqedonas. Ideja jone ishte qe te hynim ne nje shtepi publike, te shtireshim sikur ishim sherbyes amerikane ne Kosove dhe te kalonim nje ose dy ore me femrat aty. Ne nje ambient privat te nje dhome moteli, jashte syve te mafias shqiptare, ne do te mund te intervistonim grate me nje diktafon dhe keshtu do te mund te merrnim nje tregim te vertete se si ato kishin perfunduar aty. Nga distanca, ne mund te shihnim kampin Bondsteel, nje kamp shume i madh amerikan, i ndertuar afer nje qyteti te vogel industrial te quajtur Ferizaj. Si rezultat i kesaj, ne Ferizaj kishte nje numer te madh shtepish publike. Sipas nje punetori te nje pompe benzine, ne dalje te qytetit, klubi Apash kishte vajzat me te mira ne qytet dhe ne te shkonin te gjithe oficeret amerikane. E falenderuam ate dhe u nisem drejte blloqeve te apartamenteve dhe fabrikave te shkaterruara, derisa gjetem nje ndertese betoni. Ne deren e saj ishte ngjitur nje fotografi e helikopterit "Apash". E parkuam makinen ne afersi te binareve te hekurudhes dhe u futem brenda.

    Jane disa arsye qe nje skllaveri e tille eshte lejuar te zgjerohet ne mes te Evropes. Mafia shqiptare nuk eshte vetem e rrezikshme dhe e dhunshme (Kosova ka shkallen me te larte te vrasjeve ne Evrope) por ajo perpiqet te infiltroje dhe bleje forcat e policise vendese dhe qeverine. "Ata qe kane para, kane edhe fuqine", ka thene nje polic nderkombetar. Ndersa mafia ka para. Puna sekrete neper keto vende eshte mjaft e rrezikshme dhe tentativat e policise per te depertuar neper keto kanale eshte shume e veshtire. UCK-ja eshte nderlidhja kryesore me mafien, e cila luftoi kunder serbeve ne Kosove dhe ka mjaft arme te cilat i perdorin per arritjen e synimeve te tyre. Vitin e kaluar nje qytetar gjerman beri nje gabim fatal dhe foli me disa nga femrat e trafikuara per mundesine e arratisjes nga "vendei i tyre i punes", dhe po te njejten nate nje person i panjohur tentoi te hedhe granate dore ne dhomen e tij ne hotel. Granata ishte hedhur ne dhomen 69, e cila ishte e zbrazet sepse gjermani ishte ne dhomen 96.

    Askush nuk na vuri re kur hyme brenda. Nje grup shqiptaresh qendronin ne nje qoshe te lokalit, duke biseduar seriozisht me njeri-tjetrin, ndersa afer ishte edhe nje oficer amerikan ne uniforme. Ai ishte i ulur ne shoqerine e dy perkthyesve shqiptare si dhe te nje bionde me fund shume te shkurter. Ne u ulem afer skenes, duke u siguruar qe banakieri te mos e shihte Teunin, i cili kishte nje fotoaparat te vogel ne xhep. Ai e nxorri me kujdes ate dhe e vuri nen kapele. Ishin tete ose dhjete vajza ne tavolinen perballe nesh, te cilat pinin soda, cigare dhe pothujase nuk flisnin fare. Njera prej tyre dukej me ndryshe se tjerat. Kur DJ vuri kengen algjeriane "Aicha", ajo u ngrit te vallezonte. Kishte dicka me ndryshe tek ajo. Mendova se ndoshta ajo do te fliste me hapur se vajzat e tjera. "Ate", i thashe Erollit, para se ajo te kishte mbaruar vallezimin. Erolli i beri me dore banakierit, nje djali te ri dhe negocioi me te. Ne duhej te prisnim deri ne kohen e mbylljes se lokalit dhe pastaj me veture dhe ne shoqerine e rojave te sigurimit te shkonim ne nje motel. Erolli do te paguante 150 dollare. Nese do te deshironte, ai do te mund ta merrte ate, duke depozituar shumen prej 2000 dollaresh. Pasi mbaroi vallezimin, banakieri e dergoi ate ne tavolinen tone. Ajo ishte e re. Ajo u ul ne tavoline, duke lozur me flokte e saj dhe duke pire cigare. Ajo tha se ishte nata e saj e pare ne "Apash" dhe se nuk ishte e lumtur qe ndodhej aty. Ajo tha se emri i saj ishte Niki dhe se vinte nga nje qyteze te vogel nga Moldavia. (Per ta mbrojtur ate, une kam ndryshuar emrin e saj).

    "Ku ke punuar para se te vije ketu?", e pyeta ate. "Ne Banjalluke". Banjalluka eshte kryeqyteti i serbeve te Bosnjes, zona e spastrimeve te medha etnike gjate luftes. "Cfare mendon per Banjalluken", e pyeta. "Nese do te mund ta hidhja nje bombe ne Banjalluke, kete do te beja qe neser". Rreth ores dy te mesnates, dritat u fiken. Filloi te binte nje shi, ndersa ne lokal kishim mbetur vetem ne, punetoret e lokalit dhe vajzat. Ne ishim bere gati per tu larguar, kur brenda ne lokal hyri nje njeri i fuqishem, per te cilin me vone morem vesh nga hetuesit e OKB-se se ishte Bashkim Beqiri. Ai ishte nje kampion lokal i boksit, i cili kishte nje klub striptizi te quajtur "Evropa 2000". Ai filloi te bertiste. E pyeta Erollin se cfare po ndodhte.

    "Ai kerkon parate e tij (2000 dollare), ne te kunderten do ta vrase vajzen", peshperiti Erolli. Beqiri u kthye duke thene se do te vinte prape te nesermen. Personat e sigurimit biseduan shkurtimisht ne mes tyre dhe pastaj i nxoren vajzat jashte ne shi, ne nje makine BMW te tipit te vjeter te parkuar afer binareve te hekurudhes. Ne i percollem ata me veturen tone pergjate rrugeve te erreta te Ferizajt, ne nje vend te quajtur "Motel Muhaxheri". Ky motel ishte nje ndertese moderne pesekateshe me nje shenje plastike perpara. Punetoret e lokalit nxoren vajzat nga vetura dhe i drejtuan ato nga dera. Nje makine e policise ndodhej aty prane, por nuk u ndal. Njeri nga burrat i beri me dore Erollit, i cili me pas u zhduk ne motel. Nje makine tjeter e mbushur me burra zbriti dhe shkoi ne motel Muhaxheri, te cilet u kthyen dhjete minuta me pas. Ne pritem ndonje ore, derisa shiu nuk po ndalej. Erolli nuk po dilte nga moteli.

    Edhe pas nje ore Erolli nuk po dilte, keshtu qe Valoni vendosi te shikonte se cfare po ndodhte me te. Ai hyri ne holin e motelit dhe degjoi burrat tek po flisnin. Ata deshironin te dinin per shokun, i cili po priste ne veture. "Ata jane nga SHBA-ja", u tha Valoni. Per disa arsye ai shtoi se njeri nga ata ishte trajner i nje klub te basketbollit. Kjo si duket i qetesoi kriminelet, te cilet e perzuren Valonin, duke i thene se Erolli do te dilte pas disa minutash. Ai vertet doli duke pire cigare, me nje pamje te tronditur.

    Ai hyri ne veture dhe i tha Valonit qe te na largonte sa me pare nga aty. "Ata e gjeten diktofonin", tha ai dhe shtoi se ata i kishin parashtruar shume pyetje. Valoni nxori veturen ne rruge, ndersa ne gjate gjithe kohes shikonim prapa per t'u siguruar se nuk kishim njeri nga pas. Erolli tregoi se ata e kishin gjetur diktofonin dhe e kishin nxjerre ate jashte dhomes se Nikit, ndersa pese apo gjashte prej tyre i ishin mbledhur rrotull duke bertitur dhe duke kerkuar sqarime. Erolli u kishte thene se ishte thjesht nje diktofon, te cilin ai e mbante gjithnje me vete. Ata i kshin konfiskuar diktofonin dhe i kishin marre shenimet nga pasaporta e tij. Teper te mllefosur ata i kishin thene te mos bente ndonje marrezi "Shko ne dhome, kryej punen tende per nje ore, ose mund te largohesh qe tani". Erolli kishte shkuar ne dhome. Atje kishte nje shtrat dhe nje dritare me nje ballkon te ngushte dhe me nje dush, por pa tualet. Niki po qendronte e ulur ne shtrat dhe filloi te zhvishej sapo Erolli kishte hyre ne dhome. "Nuk ke nevoje te zhvishesh", i kishte thene ai, "une vetem dua te bisedoj me ty". Ai e kishte pyetur ate se prej nga vinte, se si kishte ardhur aty. Ajo kishte vendosur t'i tregonte Erollit historine e saj. Kjo eshte ajo cfare Erolli kishte arritur te mbante mend. Niki ishte nga Moldavia. Babai i saj kishte vdekur, ndersa ajo kishte jetuar me te emen. Nikit i ishte premtuar nje pune te mire nga nje rekrutues ne Moldavi, i cili kishte lidhje me mafian. Me vone ajo ishte trafikuar ne Banja Luke. Ky vend per te ishte ferr i vertete. Cdo klient vinte i dehur dhe shume prej tyre ishin edhe te dhunshem. Nje muaj me pare ajo ishte trafikuar perseri ne Ferizaj, duke pefunduar ne "Evropa 2000". Ajo kishte ikur qe aty nje dite me pare dhe kishte kerkuar strehim te "Apashi". Ate nate, ish-pronari i saj, Beqiri kishte ardhur ta kerkonte, duke thene se do ta vriste nese nuk do t'i ktheheshin parate me te cilat e kishte blere ate. Ajo nuk kishte para. Nuk kishte as pronari "Apashit". Dhe per kete pronaret e te dy lokaleve ishin zene ne klub. Kjo pra ishte vajza per te cilen ata kishin mosmarreveshje. "E dua jeten shume, jam shume e re te vdes", i kishte thene Niki, Erollit. "Jam vetem 18-vjecare".

    Erolli e kishte pyetur nese ishte e lire qe te shkonte ne Moldavi nese do te deshironte. Ajo i kishte thene se po, por se nuk kishte pasaporte. Niki nuk ishte e sigurt nese 150 dollaret e Erollit do te mbeteshin ne xhepin e saj, keshtu qe i dha te gjitha parate qe i kishte me vete, rreth 10 DM (5$). Ne to kishte shkruar: "Per Nikin, vajzen me te bukur ne bote". Erolli e kishte pyetur nese ndonjehere kishte ndjere dicka per meshkujt me te cilet kishte qene, ose nese ata ishin te gjithe njesoj? "Natyrisht se ndonjehere ndiej. Jam njeri", i ishte pergjigjur ajo. Erolli i kishte thene se i vinte keq, e kishte pershendetur dhe kishte dale nga dhoma.

    Te nesermen shkuam ne stacionin e policise ne Gjilan, per te raportuar se cfare kishim pare. Jo vetem se kishte shume arsye per te besuar ne mbajtjen peng, tafikun dhe detyrimin per tu prostituar te Nikit, por kishte arsye per te besuar edhe se jeta e saj ishte ne rrezik. Zevendesshefi i policise ne Gjilan ishte nje amerikan me emrin Bill Greer, i cili shume shpejt organizoi nje grup te policesh kosovare per ta bastisur klubin "Apash". "Po shkojme te marim nje grua te re, e cila eshte kercenuar me vrasje. Ajo ka ikur nga pronari saj ne klubin "Apash" dhe ai ka ardhur t'i kerkoje 2000 dollare ose ne te kunderten do ta vriste ate".

    Pronari i "Apashit", Sevush Veseli, ishte i njohur per autoritetet. Ai tashme kishte qene i burgosur per trafikimin e nje gruaje te re rumune, por kur kishte ardhur koha te deshmonte ne gjyq, ajo ishte ndier shume e frikesuar te jepte cfaredo deklarate para gjyqtarit, per te ripohuar ato cfare i kishte thene policise me pare. Keshtu qe policia e kish lene Sevdush Veselin te lire. Ai ishte ish-pjesetar i UCK-se dhe nuk njihej si shume i dhunshem. Per kete arsye Greer nuk kishte marre ndonje mase kunder tij. Ai dergoi disa police vendes, ne percjellje te disa oficereve nderkombetare duke marre disa peforcime edhe ne stacionin e policise ne Ferizaj. Gjithshka qe ata kishin gjetur ishte nje plak i cili po pastronte dyshemene.

    Ate pasdite, Ali Osman, nje oficer turk ne policine e UNMIK-ut i cili drejtonte Njesine per Trafikim dhe Prostitucion ne Gjilan, i dergoi fjale Veselit qe te nesermen te shkonte ne stacionin e policise bashke me vallezueset e klubit te tij. E para u paraqit nje rumune, e veshur me nje pale pantallonta te ngushta dhe me nje pale sandale me take te larta. Kur edhe ajo i tha se ishte vetem valletare, Osmani i tha se pronari i tyre i kishte shitur vajzat tek klientet, i kishte kercenuar dhe i kishte rrahur ato. Ajo tha se pronari i tyre ishte shume i mire. "Nje dite gjerat mund te ndryshojne", i tha asaj Osmani. Ai po luante rolin e nje polici te rrepte, por brengosja i bente me te bute syte e tij. Ndoshta, sepse i kujtohej vajzea e tij tinejxhere ne shtepi.

    Se fundi erdhi nje bionde e gjate. E njoha menjehere. Ishte ajo qe ishte ulur me nje oficer amerikan ne "Apash". Ajo tha se quhej Kristina dhe se ishte nga nje fshat i vogel i Moldavise. Ajo ishte e mencur dhe fliste mire pese gjuhe te vendeve ku kishte punuar me pare. Ajo tha se kishte ardhur ketu me taksi nga Moldavia dhe se udhetimi i ishte paguar nga nje shok i saj, i quajtur Oleg. Ajo kishte qendruar ne nje shtepi ne Serbi per pak kohe dhe pastaj duke kaluar kufijte e brendshem ishte futur ne Kosove dy jave me pare. "Kam degjuar per ato shtepi me grate qe presin atje", i tha Osmani. "Njerezit nga Kosova vijne dhe ju marrin. Ti, ti, ti", luajti ai rolin e bleresit. Nuk di gje per kete", tha Kristina. "Jam i sigurt se ti je trafikuar. Je shitur". "Jo". tha ajo. "Dikush ka paguar para per te te blere ty", vazhdoi Osmani. Kristina mohoi perseri. "Ti nuk ke telashe me policine. Puna jone eshte t'i arrestojme pronaret, jo ty". "Une po ju them te verteten, zoteri". Para se ai ta linte te shkonte, Osmani me lejoi t'i parashtroja disa pyetje Kristines. Une e pershkrova Nikin dhe e pyeta nese e njihte ate. Ajo mohoi, duke tundur koken. "A ju kujtohet ajo, kur ishte e ulur ne nje tavoline me nje oficer amerikan dy net me pare", e pyeta. "Po". "A ju kujtohen kater burrat e ulur ne tavoline afer skenes". "Jo", ishte pergjigja e saj.

    Disa prej tyre megjithate ikin. Organizata Nderkombetare per Migrim (IOM), e cila ka marre persiper strehimin e migranteve dhe kthimin e tyre neper vendet e tyre, ka shpetuar me shume se 700 femra nga Ballkani dhe Italia gjate vitit 2001. Elena, e cila ishte ne "pronesi" te Lekes, iku dhe kerkoi kujdesin e policise ne qytetin Kumanove te Maqedonise, per ta shtitur me pas nga policia tek nje pronar tjeter lokali. Nepermjet ndihmes se nje klienti, ajo perfundimisht arriti te depertonte tek zyra e IOM-it ne Maqedoni, ku iu ofrua ndihma dhe aeroplani per t'u kthyer ne shtepi. Pas arritjes ne Moldavi, ajo ishte vendosur ne nje shtepi te sigurt ne kryeqytetin Kishinau, ku i ishte ofruar keshillimi psikiatrik dhe trajnimi per pune.

    Nje grua tjeter moldave, te cilen une e quaj Nina, la burrin e saj per te punar ne Itali si kameriere ose pastruese, ngase djali i saj ishte i semure dhe ajo kishte nevoje per para per mjekimin e tij. Ajo perfundoi e trafikuar ne Rumani, ku u drogua dhe me tren u dergua ne Beograd. Ne pamundesi per te blere lirine e saj ajo perfundoi e shitur pereseri, kesaj radhe te nje pronar i nje bordeli ne qytetin Doboj te Bosnjes. Atje mori vesh se para se te largohej nga shtepia, ajo kishte mbetur shtatezene. Pasi nuk kishte arritur ta bindte qe te abortonte, pronari i saj e kishte derguar ate tek mjeku, per te cilin ajo dyshon t'i kete dhene nje injeksion per te abortuar. Nje klient ne lokal, i cili e kishte kuptuar kete i kishte dhene 200 dollare, duke i ofruar edhe ndihmen e tij. Ajo arriti te ikte ne zyren e IOM-it, duke u kthyer me pas ne Kishinau. Ajo kurre nuk i tregoi burrit te saj se cfare kishte perjetuar. Grate, te cilat kane ikur, jane ato te cilat kane perjetuar traumat me te medha dhe kane nevoje per ndihme urgjente. Por, gjithashtu ato kane provat me te fuqishme kunder trafikuesve dhe teorikisht kane me shume arsye per t'i vene ata pas hekurave.

    Pikerisht ketu ndryshojne edhe programet e OKB-se dhe te IOM-it. Pa nje program te mbrojtjes per keto femra, siguria e tyre do te komprometohej nese ato do te mbaheshin te paraburgosura ne Kosove. Per me teper, nuk ka fonde te mjaftueshme per t'i mbajtur ato ne keto shtepi te sigurta gjate kohezgjatjes se gjykimit. Nderkaq, nga ana e tyre, gjyqtaret e Kombeve te Bashkuara kundershtojne se per nje kohet te gjate, problemi nuk mund te zgjidhet, me fjale te tjera, trafikuesit kurre nuk do te perfundojne ne pranga, nese keto femra nuk ofrojne deshmi. Grate vete duhet te sigurojne deshmi kunder pronareve te tyre. Problemi behet akoma me i komplikuar nga ceshtjet e shumta juridike, te cilat kane te bejne me trafikimin dhe prostitucionin. Ne SHBA, mbledhja e provave per prostitucionin eshte e drejtperdrejte. Pasi eshte gati e pamundur te vertetohet nese klienti eshte i dashuri i prostitutes, policet sekrete, shfaqen si kliente per te vertetuar akuza per prostitucion. Ne Kosove, forcat e policise se OKB-se kane qene te ndaluara te mbledhin deshmi ne menyre te fshehur, ndersa Sherbimi Policor i Kosoves ende nuk eshte trajnuar sa duhet per ta bere kete. Per me teper, pjesa me e madhe e Evropes ka standarde ekstreme rigoroze per te pranuar deshmite nga nje agjent provokator. Si rrezultat i kesaj prostitutat duhet vete te deshmojne kunder pronareve te tyre. Por, kjo ngre disa ceshtje te tjera juridike. Nje grua e cila akuzon dike si pronarin e saj, pranon se eshte prostitute, gje kjo e denueshme me burgim. Neni 8 i Rregullores 2001\4 te Kombeve te Bashkuara, deklaron se sigurimi i deshmive kunder trafikuesve, mbron grate nga akuzat per prostitucion. Por megjithate asaj nuk i mbetet ndonje shans. Per shkak se eshte shume rrezik, nuk eshte ne interes te vajzes se trafikuar te qendroje ne Kosove gjate gjykimit te pronarit te saj. Si rezultat, rregulloret e OKB-se lejojne deshmi nepermjet videove. Por, nje mbrojtes i mire mund te kundershtoje pamundesine tij per ta marre ne pyetje akuzuesen e klientit te tij, gje qe mund ta zbehe vleren e deshmise.

    Pjesa me e madhe e gjykimeve kriminale ne Kosove kane dy gjyqtare nderkombetare ne panel dhe dy ose tre gjyqtare vendore. Ky panel degjon te gjitha provat dhe pastaj jep verdiktin. Mirepo, gjyqtaret vendas, ne disa raste tregojne paragjykime te nje kulture partriarkale kosovare. Ata tentojne t'i fajesojne femrat per bemat e tyre. "Pjesa me e madhe e rasteve te dhunimeve jane te montuara nga gjoja viktimat, te cilat kerkojne te hakmerren ose t'u bejne presion te akuzuarve qe te martohen me to", kishte deklaruar nje gjyqtar, sipas nje raporti te OSBE-se, gjate nje gjykimi per dhunim. Teun dhe une u larguam nga Kosova. Disa muaj me pas, ne po ngasim makinen neper fshtarat e zbrazeta dhe te zymta te Moldavise. Nje prej vendeve me te varfer ne Europe ku njerzit arrijne te shesin organet e tyre per te siguruar mbijetesen. Te ardhurat mesatare ne Moldavi jane 30 dollare ne muaj, papunesia sillet ne rreth 25 per qind, ndersa ne zonat rurale ajo eshte shume me e madhe. Gati nje milion moldovas, te cilet perbejne nje te katerten e popullsise, kane shkuar jashte per te punuar. Disa fshatra kane humbur gjysmen e banoreve dhe realisht te gjithe te rinjte. Prostitutat pajisen me pasaporta false. Ne kishim ardhur per te pare vendin, ku sipas shumices se femrave te trafikuara, jeta eshte akoma me e keqe se sa ne bordelet e Kosoves. Fshatrat duken pothuajse te zbrazur. Nuk ka punetore neper fusha, nuk ka vetura ne rruge, as femije neper shtepi.

    I afrohemi qytetit Kaguli. Ky qytet eshte qendra e trafikimit ne Moldavine Jugore. Ne jemi me gruan, te cilen une e quaj Natalia, e cila eshte trafikuar permes Kagulit dhe kishte arritur ne shtepi vetem disa jave me pare. Natalia eshte rritur ne nje fshat shume te varfer, Haragij, ku njerezit mbijetonin nga cfaredo qe mund te rritej ne toke dhe ku femijeve u duhej te sillnin vete druret nga mali per t'u ngrohur ne shkolle gjate dimrit. Ne moshen 16-vjecare ishte martuar, me gjithe deshiren e saj me nje alkoolist te dhunshem, i cili e rrihte ate aq shume, sa qe njehere i kishte shkaktuar frakture ne kafke dhe gati e kishte mbytur. Ajo thote se policia ne qytetin e saj ishte aq e korruptuar, sa qe duhej t'i ofrohej bakshish vetem per ta marre ne konsiderate arrestimin e tij, keshtu qe ajo vendosi te largohej per ne Kishinau per te kerkuar pune. Ajo kishte dy femije te vegjel dhe duhej t'i rriste. Ajo perfundoi dy here e trafikuar. Heren e pare, trafikuesi i ofroi nje pune te mire ne Itali, por perfundoi e shitur ne nje bordel ne Maqedoni. E ndihmuar nga IOM-i, ajo kishte ikur, por kur u kthye ne Moldavi kishte marre vesh se edhe motra e saj me e re ishte trafikuar gjithashtu. Vendosi qe te kthehej ne Kishinau dhe te fillonte perseri me prostitucion. Kjo ishte e vetmja menyre, sipas saj, qe ta kthente motren e saj ne shtepi.

    Nuk zgjati shume. Pas disa ditesh ajo njohu nje grua, e cila i dha numrin e telefonit te nje burri i cili do t'i gjente pune ne Itali. Ajo u takua me te dhe ai i ofroi te shkonte ne apartamentin e tij. Atje kishte edhe rreth 40 femra te tjera. Ato te cilat nuk kishin pasaporta u jepeshin te falsifikuara. Ato duhej te paguanin per keto pasaporta dhe ky ishte fillimi i borxhit te tyre. Se pari, ishin derguar me makine ne Konstance, ne Rumani, dhe qe aty ne brigjet e Danubit, te cilin e kaluan me barka. Me pas arriten ne Serbi. Atje ato ishin te detyruara te kalonin naten ne nje rruge, ku do te zgjidheshin nga nje burre i quajtur Milosh, i cili i kishte marre ato ne lokalin "White Star cafe", ne Kraleve. Atje kishte dhjetera femra nga Moldavia, Ukraina, Rumania, te cilat po mbaheshin ne bodrumin e nje lokali, ne pritje per t'u blere nga ndermjetesit per mafian shqiptare. Natalia kishte kaluar disa jave atje dhe pastaj nepermjet kufijve nderkombetare ishte derguar ne Kosove. Atje ishte shitur ne nje lokal ne Mitrovice. Atje grate ishin te gjitha te droguara, me morfine, kokaine, duke rene ne kategorine e skllaveve dhe te dashurave te pronareve.

    Orari i tyre ishte brutal. Ato duhej te striptizonin nga ora tete e mbremjes deri ne oren gjashte te mengjesit, duke shkuar me pas me klientet te cilet i kerkonin dhe duhej te ishin ne lokal ne oren tete te mengjesit, ne rast se kishte ndonje klient gjate dites. Ajo thote se klientet ishin te perzier, serbe lokale dhe nga personeli nderkombetar. Prostitutat fitonin rreth 30 dollare per klient dhe nje dollar per pije, me te cilat ato paguanin borxhin e tyre. Natalia kishte borxh 1,500 dollare, por pronari i kishte shtuar edhe parate per ushqim, veshje dhe droge. Vajzat e reja jetonin ne lokal, ndersa ato te cilat kishin arritur te paguanin gjysmen e borxhit jetonin ne nje apartament, sepse pronari nuk deshironte qe ato t'i paralajmeronin te rejat se cfare do te ndodhte. Nese nje vajze i afrohej shlyerjes se borxhit, pronari e shiste ate tek nje pronar tjeter dhe ajo duhej te niste qe nga fillimi.

    Nje dite, sipas Natalise, vellai i Dejanit kishte vrare nje shqiptar ne lokal dhe policia kishte mbyllur lokalin. Vajzat ishin fshehur para se te vinte policia. Natalia ishte shitur me pare tek nje pronar tjeter ne Mitrovice, por ketu fati ndryshoi. Ne tualetin e lokalit ishte nje dritare e vogel, permes se ciles Natalia kishte ikur. Ajo kishte ecur tere naten dhe se fundi kishte arritur ne Prishtine. Por ne vend se t'i dorezohej policise, ajo ishte nisur per ne Ferizaj, ku besonte se do ta gjente motren.

    Natalia nuk kishte arritur t'i binte ne gjurme motres se saj. Por ne lokalin "Alo" ajo kishte biseduar me nje moldave te bukur dhe te zymte te quajtur Niki. Ajo ishte e dashura e nje pronari shqiptar te quajtur Tush. Ajo i kishte thene Natalise se kishte qene e trafikuar ne Bosnje dhe me pas ne klubin "Apash". "Ajo me tha se dikush kishte provuar t'i ndihmonte, por pronari e kishte vene re kete dhe e kishte shitur tek nje pronar tjeter", rrefen Natalia. Niki i kishte thene Natalise se ata mund te kishin qene gazetare ose police.

    Natalia kishte kaluar ore te tera duke biseduar me Nikin. Ajo na tha se Niki po mbante nje ditar, te cilin ia kishte dhene asaj per ta lexuar. Une ia kisha treguar emrin tim ate nate, kur kishte ardhur ne tavolinen tone dhe ajo ne ditar me referohej si Sebastian Bach. Ne ditar kishte shkruar se mbase meritonte ato gjera te tmerrshme qe po i perjetonte dhe nuk kishte kuptim qe ne po provonim t'i ndihmonim. Pronari kishte kuptuar se do te kishte bastisje te lokalit nga ana e policise. Ajo kishte pasur frike, sepse shumica prej tyre ishin kliente te lokalit. Ajo e dinte se vetem OSBE-ja mund ta ndihmonte, por nuk deshironte te ikte derisa te mos kishte ca para per t'u kthyer ne shtepi. Ajo kishte frike gjithashtu se mund te binte ne burg.

    Arritem ne Kagul heret pasdite dhe Natalia na na coi ne lokalin "Flamengo", i cili ndodhej afer stacionit te autobuseve. Ky ishte vendi, ku trafikuesit marin vajzat derisa ato presin autobusin per ne Bukuresht ose Kishinau. Burra te veshur mire shkonin dhe vinin neper tavolina, ndersa Natalia fshihte fytyren prej tyre nga frika se mos e njihnin. E pyeta nese do te ishte ne gjendje te deshmonte kunder trafikuesve te saj. "Cfare do te beja me familjen time? Policia do te burgoste nje, por jane dhjete... Do te duhej te largoheshim nga ketu. Me mire te harroj dhe te bej sikur nuk shoh gje dhe te vazhdoj me jeten time".

    Ne diten tone te fundit ne Moladavi, Teuni dhe une takuam Natalian per t'i pare disa fotografi, te cilat deshironte te na i tregonte. Une sapo kisha marre porosine e pjesetareve te Njesise per Antitrafikim te Policise OKB-se. Ata me informonin se kishin gjetur lokalin ku punonte Niki dhe deshironin qe une te shkoja per te marre pjese ne bastisjen e tij. Ne kete menyre une do ta identifikoja ate dhe ajo mund te kthehej ne Moldavi. Fotografite qe na i tregoi Natalia ishin bere ne nje lokal ku ajo kishte punuar si prostitute. Njera ishte bere vetem disa dite pasi ajo kishte arritur ne kete lokal. Ne kete fotografi, ajo dukej e dehur dhe me sy te skuqur nga te qarit. Une i them se Niki eshte gjetur dhe nese une do te kthehesha per ta identifikuar, sipas te gjitha gjasave, ajo do te kthehej ne Moldavi. "Cfare te bejme? Mos po i bejme gjerat edhe me te veshtira per te?, e pyeta. "Mendoj se po", u pergjigj Natalia pa hezituar. Pra, nuk duhet te shkojme ne polici? Natalia thithi edhe nje here cigaren qe ja dhame dhe me pas e fiku ate ne taketuke. Per te kjo nuk ishte ceshtje parimi. Ceshtja ishte se cfare do te deshironte vete Niki. Nese Niki do te mbahej e lidhur ne nje bodrum, duke u dhunuar, pergjigja do te ishte e lehte; te thyhej dera dhe te shpetohej. Por, ajo nuk ishte. Ajo ishte e burgosur nga nje rrjet i manipulimeve, varferise, kercenimeve dhe sado qe urrej ta pranoj, edhe nga zgjedhja e saj personale. "Ajo thjesht do te mohonte se eshte prostitute", thote Natalia. "Ketu asgje nuk ka per te. Nese do ta sillje ne shtepi, ti do te kishe, nje lloj...". Ajo po perpiqej ta gjente fjalen e duhur. "Pergjegjesi morale? "Po", thote Natalia, duke mos i hequr syte nga une. "Pikerisht".
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tmerr ...

    Ky pronari Bordelles Sejdush Veseli c'fare e ka kte Sali Veselin e TMK-se ?

  3. #3
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Kjo qe do them une ..mbase nuk ...u duket mendje mire..po hajt

    ma...!!

    Keto ...Kosovaret mire ...i ..marrin nga shtetet e huaja....por ne

    Shqipetaret e Shqiperise....qe i marrim ...nga...vendi..jone...!!

    Me tregoni si i thojne kesaj...!!

    Mua me beri shume pershtypje kur..vajta ..ne Shqiperi

    2003..dhe ...vajta tek lagjja ime ...ku kam pas banuar...para se te

    emigroja...e nejse..atje...takova..nje shoqen e klases time...me

    thote "" He paske ardh ti...me behet qefi...mire pra gezohem qe

    je mire ...se une ..duhet te iki ..!!

    Kjo vajza eshte yll e kaluar yllit..!!

    Mora vesh nga i vellai i kesaj vajzes..qe kishin tentuar ta

    rrenmbeshin....kshuqe ..nuk dilte ...ne pazar vetem..ose me

    shoqe..!!(vellai i kesaj goce eshte...nji nga shoket me te mire .te mij!!

    nejse ...te dal ne rezultat....""Kjo eshte ..tmerr..te jesh ne vendin

    tend dhe te rrish me frike ...se ..do te rrenmbejne..!!

    Te jesh e bukur ..ne shqiperi sot nuk eshte e lete.!!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Te gjithe ata qe merren me trafikimin e njerezve meritojne denimin me vdekje, dhe jo me pushkatim por me varje ne litar ku trupi te lihet i varur 72 ore.

    Pastaj le te guxoje kush te vere dore mbi vajzat shqiptare !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Irina,edhe une viktim e Roland Kosoves

    [ SHQIPERIA ]
    Irena: Edhe unë viktimë e Roland Kosovës...


    TIRANE (1 Gusht) - Një tjetër viktimë e Roland Kosovës. I akuzuari për "trafik prostitucini në bashkëpunim" dhe "plagosje të rëndë me pasojë vdekjen" e bashkëshortes së tij, Eriola Shehi (në foto) mori dje një goditje tjetër në Gjykatë. Irena P. dëshmoi se si ishte shitur dhe blerë si mall nga tre të pandehurit: Roland Kosova, Besnik Hoxhallari dhe Eduard Daja. Me zë të dridhur 21-vjeçarja Irena P. nga Lubovniku i Korçës, rrëfeu për më shumë se 2 orë hesapet që ishin bërë me trupin e saj dhe sesi ishte shfrytëzuar nga 3 të rinjtë. Ngjarja kishte filluar në shkurt të këtij viti, kur Besnik Hoxhallari së bashku me bashkëshorten e tij, Eriolën, e ftojnë në shtëpinë e tyre 21-vjeçaren, komshie me ta, dhe e prezantojnë me Roland Kosovën. "Besniku më propozoi të lidhesha me Rolandin dhe më pas të shkoja me të në Itali. Ditën e parë nuk pranova, ndërsa të dytën rashë dakord", ka treguar gruaja para trupit gjykues, gjatë sigurimit të provës. Sipas saj, Besniku kishte marrë 150 mijë lekë nga Rolandi për shërbimin që kishte bërë, duke e bindur atë për të shkuar me Rolandin. Pasi kishin rënë dakord, 21- vjeçarja kishte lënë 2 fëmijët e vegjël tek e ëma dhe së bashku me Rolandin ishin nisur për në Kuçovë, nga ku do të niseshin për në Itali. "Po qëndronin në një hotel në Kuçovë, kur Rolandi më tha se nuk kishte lekë për të më çuar në Itali dhe se do të më shiste. Më shiti tek Eduard Daja", vazhdoi rrëfimin e reja. Sipas saj, nga Kuçova së bashku me Eduard Dajën ishin nisur për në shtetin helen. Sipas dëshmisë, për një muaj 21-vjeçarja kishte punuar si prostitutë rrugëve të Greqisë. "Fitoja 500-600 euro në natë. Paratë ia jepja Eduardit, pasi ai më thoshte se një pjesë të parave do t'ua çonim fëmijëve të mi, por një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë", tregoi dëshmitarja. Më pas ishin nisur për në Gjermani, ku policia kishte arrestuar vajzën me inicialet I.P. me dokumente false. "Nuk di se ku shkoi Eduardi, ndërsa unë u dënova me tre muaj burg", tha nëna e dy fëmijëve. Menjëherë sapo I.P. nga Lubovniku i Korçës u riatdhesua, bëri denoncimin në polici për Roland Kosovën, Besnik Hoxhallarin dhe Eduard Dajën. Dy të fundit janë shpallur në kërkim por Kosova është i arrestuar. dxh/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #6
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Artikujt fatkeqsisht jane te shumte per prostitucionin ne Shqiperi ose prostitutave shqiptare neper Evrope. Megjithate asgje nuk behet nga politikanet tane, nga organet kompetente!! Kam pare te hynin neper lokale ne ora 23 grup policesh ne Tirane dhe benin kontroll dokumentash e po te shihnin studente qofte dhe me shoket e tyre i benin namin !!Pse me keto metoda do te luftohet ky fenomen ne Shqiperi!! Si ka mundesi qe kriminele te tille qarkullojne lirshem tiranes dhemerren me biznese te medhaja!! Prostitucioni eshte nga zanatet me te vjetra ne bote, dhe nuk ka lindur ne Shqiperi, keshtu qe do kete dhe ne Shqiperi, po kur shef qe ato femra merren me dhune kercenohen me vdekjen e tyre dhe familjes se vet, dhe pothuajse te gjitha parate shkojne ne xhepin e tutoreve eshte me te vertete nje pjese shume e hidhur e historise past komuniste shqiptare...
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

    prostitucioni

    Ska turp ma te madh per Shqiperine.
    Ktu ne Angli femrat shqiptare njihen vetem per prostituta. Ashtu edhe ne Belgjike,Itali etj etj. Ska tregti tjeter te paligjshme qe e ul nje vend si prostitucioni.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz.shqip
    ------------------
    Në pranga vetëm Petrit Coli. Akuzohet edhe për vrasjen e Përparim Malajt

    Tre "bosët" e trafikut të vajzave veriore në Londër


    --------------------------------------------------------------------------------

    Trendafile Visha

    TIRANE

    Trafikantë shqiptarë dhe kosovarë kapo të prostitucionit në Angli. Një hetim tejet profesional, i nisur prej kohësh nga specialistët londinezë, ka zbuluar një rrjet të stërmadh trafikantësh të mishit të bardhë, ku viktimat e këtij tregu të zi e shumëpërmasësh janë vajza nga Veriu i Shqipërisë.

    Në listën e gjatë të trafikantëve të piketuar nga policia e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar janë në krye tre shtetasit shqiptarë nga Shkodra: Petrit Coli, Marjan Lukaj dhe Arben Pali. Pikërisht tre bosët në fjalë konsiderohen nga hetuesit londinezë si "komanda" e rrjetit të prostitucionit dhe njëkohësisht si furnizuesit e tregut mashkullor anglez me vajza shqiptare. Këto të fundit, të "sistemuara" e të "punësuara" në mënyrë komode në një pallat në lagjen "Luton" të Londrës, siguronin për tutorët e tyre (secila) një shumë të majme prej 300 paundësh në ditë. Ndërkohë që autoritetet angleze kanë zbardhur gjithë fijet lidhëse të rrjetit të trafikut të prostitucionit, nën pranga është vetëm 30-vjeçari Petrit Coli, i cili mban mbi vete dhe një akuzë tjetër, atë të vrasjes së bashkatdhetarit të tij, Përparim Malaj.

    Trafiku
    Kësaj here "zanati" i suksesshëm i trafikantëve shqiptarë kapërcen Europën, duke provuar hapësirat londineze. Të rinj shqiptarë e kosovarë, të ndarë në grupe, prej kohësh pretendojnë kontrollin e tregut të mishit të bardhë edhe në Angli. Një ndër grupet e fuqishme është zbuluar vetëm pak kohë më parë nga policia e prokuroria e Londrës. Bëhet fjalë për rrjetin (përfshin më shumë se 15 persona) e kryesuar nga shkodranët: Petrit Coli, Marjan Lukaj dhe Arben Pali. Sipas hetuesve londinezë, tre shkodranët në vajtje-ardhjet e shpeshta në Shqipëri siguronin mallin e shtrejtë. Fillimisht "vizitat" në fshatra të ndryshme, premtimi për martesë, udhëtimi i paguar dhe, në fund, destinacioni dhe "detyrat" e viktimave. Vajzat sistemoheshin në një pallat të blerë me qira në lagjen "Luton" të Londrës, gjoja të punësuara në qendrat e masazheve. Në këtë ndërtesë rridhnin paratë me shumicë: 300 paund në ditë siguronte një prostitutë, pas frekuentimit me klientët anglezë.

    Hetimi
    Në mënyrë të pabesueshme hetuesit anglezë kanë zbardhur aktivitetin trafikues deri në detaje. Përgjime të protagonistëve, fotografi, dëshmi autentike të viktimave, "kryqëzojnë" nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit tre kapot e rrjetit: Coli, Lukaj, Pali, ndërsa janë nën hetim dhe shumë persona të tjerë, kryesisht kosovarë. Ekspertët e Londrës kanë depërtuar deri në lidhjet e çuditshme të trafikantëve me viktimat (të reklamuara si motër e vëllë, burrë e grua, kushërinj etj.). Material i bollshëm hetimor është siguruar pas sekuestrimit të pallatit të shqiptarëve në lagjen "Luton". Sipas burimeve nga organi hetimor, në ndërtesën "kuplara" janë gjetur fatura, emrat e numri i klientëve në ditë, si dhe çmimi për qejfin e qejfit me të mashtruarat. Ndërkohë gjëra të tjera priten të dalin nga procesi gjyqësor ndaj të pandehurit Petrit Coli, i cili një vit më parë, për pazare femrash, ekzekutoi shtetasin nga Tropoja, Përparim Malaj. Coli u arrestua në Shkodër më 16 shkurt të këtij viti, ndërsa një javë më parë u bë sigurimi i provës në Londër, në prani të autoriteteve angleze, përfaqësuesve të Prokurorisë e Gjykatës Shqiptare dhe avokatit të tij mbrojtës.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Itali, 7 shqiptare ne pranga


    Shkaterrohet karteli i shqiptareve te prostitucionit, te cilet kishin nen kontroll 15 prostituta. Tutoret ishin me origjine nga Durresi e Berati. Detajet e operacionit "Il Campiello" ne qytetin e Vicences qe coi ne arrestimin e 10 personave, te cilet akuzohen edhe per trafik te lendeve narkotike

    Karteli i shqiptareve qe mbikqyrnin 15 prostituta qarkullonte ne duar 4 mije euro ne dite. Me pas te ardhurat investoheshin ne nje fushe tjeter me "frutdhenese", por te paligjshme, ne tregun e kokaines. Per te shkaterruar kete rrjet jane kujdesur karabinieret e qytetit te Vicences gjate nates se mbremshme, pas nje muaj e gjysem hetimesh, kane arritur te arrestonin dhjetra persona, mes te cileve edhe 1 vicentin, nen akuzat qe nisin qe nga shfrytezim prostitucioni e deri te shperndarje te lendeve narkotike. Qe ne fillim karabinieret e kishin quajtur operacionin "Il campiello", emri i vendit ku qendronin prostitutat dhe linin takimet me klientet. Operacioni nisi ne lagjen San Lazzaro, nje lagje qe i duhet te perballet perdite me kete fenomen, sidomos ne keto dite vere. Kesaj here ne rrjeten e punonjesve te policise ka rene nje organizate, qe nuk ka nje drejtues te mirefillte, por me nje modalitet qe mund te paralelizohet me nje lloj shoqerie qe ka nje bashkepunim te ndersjellte ne ndihme te krimit. Kjo eshte menyra me te cilen operojne shqiptaret. Seicili prej tyre ka ne "patronazh" dy ose tre vajza, por nuk hezitojne te hyjne ne nje kartel te perbashket, duke u perfshire keshtu 15 femra me 6 ose 7 "padrone". Kjo "strukture" u be e njohur nga hetimet e muajve te meparshem. Dhjete persona jane prangosur, 7 prej te cileve nga Berati dhe Durresi. Te arrestuarit jane Robert Musta, 27 vjec, punetor, Artur Protoduari, 27 vjec, Artur Bushi, 27 vjec, Altin Kalemi, 25 vjec, Gazmir Moku, 28 vjec, Vasil Gjinari, 29 vjec, Roni Pelari, 26 vjec. Njeri prej tyre eshte me origjine algjeriane Yazid Aoudeche, 34 vjec. Ndersa lista e te arrestuarve mbyllet me emrat e dy italianeve. Antonio Accardo, 29 vjec dhe Giorgio Penini, 35 vjec. Sipas prokuroreve te ceshtjes Paolo Pecori e Antonino De Silvestri, te ndihmuar nga majori Fabrizio Clementi e Mauro Giaretta, identifikimi i shqiptareve ka qene shume e veshtire, pasi ata nderronin shpesh banim. Por kohet e fundit, ishte pikasur nje rruge qe ishte me e frekuentuara, il Campiello. Gjetja e vendit u be i mundur si pasoje e fluksit te madh te njerezve qe leviznin gjate nates ne kete zone dhe me pas nga identifikimi i dhjetra klienteve. Nderkaq karabineret kishin verejtur qe shqiptaret qarkullonin me makina te shtrenja dhe veshje firmato, sidomos kur shfaqeshin neper bare e lokale ne zonen e Ponte Alto.



    Aksioni

    Dy nete me pare, karabineretorganizuan operacionin per kapjen e ketij rrjeti ne dy etapa. Fillimisht ata nisen kontrollin ne apartamentet ku banonin shqiptaret dhe qe sherbenin edhe per prostitutat. Etapa tjeter ishte lokali "Kiss Kiss" ku sipas hetuesve te ceshtjes viheshin kontaktet me drogen. Lokali, ku ata qendronin nuk kishte lidhje me drogen, por aty punonin 36 vajza nga Ballkani pa dokumenta te rregullta qendrimi ne Itali. Per te bere kontrollin ne lokal prokuroreve te ceshtjes iu eshte dashur edhe ndihma e karabiniereve. Pronari i lokalit "Kis Kis" eshte denoncuar per favorizimin e punes se zeze, megjithate nepermjet avokatit te tij ai eshte mbrojtur duke thene se "punetoret" pa dokumenta kishin zgjedhur vete te kercenin ne pisten e lap-dance. Algjeriani i arrestuar, dilte nga shtepia rreth ores 22.00 dhe i linte celsat e apartamentit te tij "punetoreve te seksit" dhe kthehej ne shtepi rreth ores 5 te mengjesit, duke marre ne kete menyre edhe qerane e shtepise. Yazid Aoudeche mbikqyrte vajzat, duke mos u larguar shume nga shtepia, maste sa ore "punonin" vajzat dhe se sa kliente hynin brenda nates. Per cdo klient ai kerkonte 50 euro. Keshtu "perkrahja" e prostitucionit ishte kthyer per te ne nje biznes mjaft te mbare. Edhe vicentini Giorgio Penini ka perfunduar ne pranga pasi kishte ceshtjen e dhenies me qera te apartamentit. Operacioni i karabinereve ka perfunduar ne oret e para te dites se djeshme, kur perfundoi edhe kontrolli i te gjithe banesave qe ishin te dyshuara si qendra ku ushtrohej prostitucion. Duke shperbere kete organizate qe ishte ne te gjitha sektoret ne bashkepunim, karabinieret e Vicences kane mundur te konstatonin nje "solidaritet" qe ishte forcuar mes "sipermarresve" te seksit me origjine shqiptare, tashme padrone te pakontestueshem te seksit ne kete zone.



    Futja ne gracke

    Operacioni u drejtua nga major Clementi e Giaretta, te cilet te veshur civile iu ishin afruar prostitutave shqiptare, duke u futur keshtu ne brendesi te ceshtjes, ne menyre qe te identifikonin padronet e tyre. Ne kembim ata munden te merrnin prangat. Rregullat e tregut ishin te thjeshta: gjysma e te ardhurave iu jepej prostitutave dhe pjesa tjeter "drejtuesve" te aktivitetit. Pjesen me te madhe te lekeve prostitutat i dergonin ne vendet e tyre te origjines, duke mbajtur per vete nje pjese me te vogel, sa per shpenezimet e perditshme. Ndersa tutoret, ne te shumten e rasteve i investonin serish te ardhurat ne aktivitete te tjera te paligjshme, sidomos ne shperndarjen e lendeve narkotike. Ne Vicenca xhiroja e puneve te pista, me sa duket ecen mbare dhe karabiniereve do t'u duhet te godasin "fort" ata qe pasurohen me kete lloj aktiviteti.



    Il giornale di Vicenza



    Marino Smiderle
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Rrugët e Lira". Dëbohen 449 klandestinë, mes tyre dhe shumë shqiptarë


    Operacion antiprost në Itali, në pranga 88 vetë


    ROME

    Rrugë të Lira", i pagëzuar me këtë emër operacioni kombëtar i policisë italiane për të "pastruar" rrugët nga prostitutat, duket se ka dhënë dje rezultatet e para. 88 persona të arrestuar, mes të cilëve shumë shqiptare, si dhe kartelizimi i 244 të tjerëve.

    Këta janë "viktimat" e para të rrugëve të lira. Sipas agjensisë frenceze të lajmeve, të cilës i referohet agjensia shqiptare, operacioni i policisë italiane nën drejtimin e Departamentit të Sigurisë Publike, ka nisur shtatë ditë më parë dhe ka pasur si objektiv arrestimin e "tutorëve", anëtarë të rrjeteve mafioze që shfrytëzojnë prostitutat, por edhe kapjen dhe rehabilitimin e viktimave të tyre. Pikërisht, përsa i përket objektivit të dytë, policia italiane, ka demostruar të tjera statistika. Sipas burimeve zyrtare të policisë italiane, Departamenti i Sigurisë Publike, ka vendosur masa dëbimi (për afate të ndryshme kohore) kundër 449 klandestinëve, nga të cilët 159 burra dhe 290 gra. "Të gjithë këta ishin të lidhura me aktivitetin e prostitucionit në mënyra të ndryshme", thanë burimet zyrtare të policisë italiane. Operacioni një javor i policisë përfshiu të gjitha rajonet e gadishullit, që nga Kampania deri në Alpe. Policia nuk bëri të ditur identitetet dhe akuzat specifike për të akuzuarit, që ditët e ardhshme do të dalin para togave të zeza për të nisur gjykimin. Autoritetet hetimore të antimafias italiane, kanë deklaruar shpeshherë se "shqiptarët zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të prostitucionit në Itali. Madje janë shqiptarët që kanë monopolin jo vetëm të vajzave shqiptare, por edhe të atyre rumune e moldave". Shefi i antimafias italiane, Vinja, gjatë vizitës së fundit në Tiranë deklaroi se "italianët janë klientë të shqiptarëve".

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  2. Sekretari i shtetit amerikan Powell viziton Tiranen
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •