Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,071
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria, dëmshpërblim policëve të rënë në ‘92-‘98

    Ministria e Brendshme përgatit projektin për vendimin e Këshillit të Ministrave pas ankesës së Dobjanit


    Dëmshpërblim policëve të rënë në ‘92-‘98

    Afati i hyrjes në fuqi të vendimit në shtatorin e këtij viti, ja kriteret kohore


    Trashgim Sokolaj

    Një projekt i Ministrisë së Brendshme me afat zbatimi 3-mujorin e dytë të këtij viti, pritet të miratohet në qeveri për dëmshpërblimin e efektivave të policisë së dëmtuar në detyrë.

    Projektvendimi, i cili do të marrë formën e një vendimi të Këshillit të Ministrave, ka për qëllim përcaktimin e kritereve të dëmshpërblimit për efektivat e Policisë së Shtetit. Lajmi është konfirmuar për gazetën nga burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme, sipas të cilave, projekti është në hartim e sipër dhe se faza përfundimtare e diskutimit dhe propozimit të tij në Këshillin e Ministrave është 3-mujori i tretë i vitit 2006. Bëhet fjalë për një propozim të Ministrisë së Brendshme, që, nëse miratohet në qeveri, do të trajtojë rastet e plagosjes, gjymtimit apo vrasjes së efektivave të policisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme, rastet që do të trajtohen prej VKM-së, që është në fazën përfundimtare nëse ai miratohet nga qeveria, i përkasin policëve të vrarë, të plagosur apo të gjymtuar në harkun kohor nga viti 1992 deri në vitin 1998. Zyrtarët sqaruan se projekti ka edhe koston e tij financiare, që do të mbulohet nga buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm 2007.

    Projekti
    Hartimi i një projekti të tillë dhe paraqitja e tij në qeveri ka pasur disa shkaqe, të cilat, sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, kanë qenë të mjaftueshme për të bërë rregullimet ligjore përkatëse. Policia shqiptare ka aktualisht një ligj, në bazë të të cilit trajtohen rastet e vrasjes, plagosjes apo gjymtimit të efektivave gjatë kryerjes së detyrës. Ky ligj është kërkuar prej Avokatit të Popullit të plotësohet me akte nënligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave, me qëllim zbatimin e tij. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme pranojnë megjithatë se një pjesë e mirë e rasteve, kur efektiva të policisë janë plagosur në detyrë, nuk janë trajtuar më parë. Një numër i konsiderueshëm kërkesash është depozituar në Ministrinë e Brendshme. Ish-efektiva të policisë, të plagosur në detyrë, të cilët nuk janë trajtuar me dëmshpërblim, riaftësim apo përfitime të tjera, sipas ligjit, kërkojnë veprimin e Ministrisë së Brendshme. Veç kësaj, në muajt e parë të këtij viti, Avokati i Popullit ka hartuar një rekomandim për Ministrinë e Brendshme, i cili bën fjalë për trajtimin e rasteve kur policët rrezikojnë jetën, e humbasin atë, apo pësojnë plagosje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës. Rekomandim i Avokatit të Popullit ka qenë shkaku kryesor, në bazë të të cilit është hartuar edhe projekti i Ministrisë së Brendshme.



    Ankesa te Berisha, Olldashi e Ibraj

    Rekomandimi i Avokatit të Popullit për një vendim të Këshillit të Ministrave, lidhur me sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit i hartuar më 3 mars 2006, është dërguar në adresë të qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj.


    Ndryshimet ne ligj
    Bëhet fjalë për plotësime në ligjin nr. 8661, dt. 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”. Ligji parashikon mbrojtjen e interesave ekonomiko-financiare dhe shëndetësore të punonjësve të Policisë së Shtetit. Me VKM-në që po përgatitet në Ministrinë e Brendshme, ligji cilësohet i plotësuar.

    Perfitimet e policeve
    Sipas projektit, efektivat e policisë për rastet e dëmtimeve trupore gjatë detyrës, do të përfitojnë kompensim të shpenzimeve të kurimit në masën 100 për qind, si dhe të shumës financiare që nevojitet për riaftësim brenda ose jashtë vendit në çfarëdo institucioni.

    Plagosja dhe vdekja
    Projekti i Ministrisë së Brendshme parashikon kushtet për rikthimin e aftësive të humbura të efektivit të plagosur, si dhe për rastet e vrasjes, çdo paraardhës apo pasardhës që ka bashkëjetuar me policin e rënë në detyrë, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare.


    U plagosën duke ruajtur “Gjeneralin”
    Precedenti, rojat e Shehut pa dëmshpërblim


    TIRANE - Efektivat e policisë, të cilët u plagosën teksa ruanin banesën e Agim Shehut në Tiranë, nuk janë trajtuar me asnjë prej përfitimeve që parashikon ligji. Uniformat blu që ruanin ish-zëvendësministrin e Brendshëm dhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë rrezikuar jetën në vitin 1997 nga breshëritë e armëve, por kanë humbur edhe punën. Koha e gjatë e kurimit në spital, jo vetëm në këtë rast, u ka kushtuar vendin e punës dhjetëra efektivave të policisë në vite. Ata kanë pësuar dëmtime fizike, për të cilat u është dashur të ndjekin kurimet për disa muaj. Gjatë kësaj kohe, në strukturat përkatëse ku kanë punuar, vendet e tyre të punës janë plotësuar me efektiva të tjerë. Sipas burimeve nga policia, rastet e dëmshpërblimit për plagosje realizohen pasi efektivi të ketë paraqitur dokumentet mjekësore që vërtetojnë dëmtimin fizik.

    Panorama

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    kush e din historin e dy policeve te 97 qe i paten kall per se gjalli,ka qene e tmershme ajo ngjarje ,e kom pa ne kanalin euronews

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pvete (pyete) qose mejdan Klos frrok Ceko zabit Dokle edvin gonxhe Meto elshan kelmend xhavit caush milaim zek agoll isak sorros dardho dredh luiz dadet per ate masaker o adolf se ata jane regjisoret e asaj tragjedije ..me te turpshmen ne historine e Kombit..

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •