9 Gusht: Shen Tereza-Benedikta e Kryqit (Edith Stein)
martire, rregulltare karmelitane
Me martirizimin e saj ka pohuar e shpallur arsyet e Zotit e tė njeriut duke hedhur njė urė me harqet filozofike e mistike. Tri gjurmėt qė e shpien tek Kryqi janė: pėrkatėsia e saj popullit hebraik; eksperienca e saj kulturale, etja e sė vėrtetės e pėr tė vėrtetėn dhe pėrqafimi i katolicizmit mė 1922, me hyrjen e saj nė rregullin e Karmelit. Lutja qe themeli e Eukaristia drita e jetės, teologjia, filozofia e studimi i Shkrimeve tė Shenjta Biblike, shkallėt e ngritjes dhe tė madhėshtisė sė jetės sė saj tė jashtėzakonshme shpirtėrore, intelektuale e njerėzore.
Edith Stein ėshtė hebreje, lindur nė Breslau mė 1891. Si e re ishte ateiste. Nxėnėse e pastaj asistente e prof. Husserlit, themelues i famshėm i fenomenologjisė nė univeristetin e Goethingenit e pastaj nė Freiburg. Eshtė autore e veprave me horizonte tė gjėra, pėrkthyese e Shėn Tomės sė Akuinit e docente nė Institutin e Pedagogjisė nė Mynster. Studioi gjithnjė e shqetė, gjithnjė e pakėnaqur nga vetvetja e nga shkenca. Kėrkonte tė vėrtetėn, shpjegimin e enigmės sė jetės. E gjeti vetėm nė fenė katolike, pas leximit tė autobiografisė sė Shėn Terezės sė Avilės. U pagėzua ditėn e vitit tė ri mė 1922.
Pas pagėzimit, Edith Stein vendosi tė hyjė nė Karmel, duke ia paraqitur Zotit jetėn e vet si flije nė elter pėr shpėtimin e njerėzve tė saj. Ju kushtue mėsimdhėnies nė liceun e motrave Domenikane nė Spira. Regjimi nazist e largoi nga arsimi sepse ishte hebreje. Me ashpėrsimin dhe keqėsimin e pėrndjekjeve racore, eproret e strehuan nė kuvendin e motrave rregulltare tė Echt-it nė Hollandė. Kėtu shkroi edhe veprėn e saj tė fundit: Skenca e Kryqit. Nė gushtin e vitit 1942 Gestapoja e nxori me forcė nga kuvendi dhe sė bashku me njė motrė tjetėr karmelitane, Rozėn i ēuan nė Auschwitz. Kėtu i vranė mė 9 gusht tė vitin 1942, njė vit mbas vdekjes sė shėn Maksimilian Kolbe (14 gusht 1941). Shėn Tereza Benedikta e Kryqit ėshtėBashkėpajtore e Evropės, me Shėn Brigjidėn e Suedisė dhe Shėn Katerinėn e Sienės.
Krijoni Kontakt