NĖ RADIO MARIA NĖ SHQIPĖRI
HIRI I HYJIT SHTĖPINĖ TĖNDE
Shoqata Radio Maria ėshtė shoqatė jofitimprurėse dhe jopolitike. Veprimtaria e saj themelore ėshtė veprimtari radiofonike, tė cilėn shoqata e bėn pėrmes Radio Marisė, radiostacionit tė parė nė Shqipėri me program kryesisht fetar.
Shoqatėn e Radio Marisė e pėrfaqėson ligjėrisht Z. Dodė Marinaj, president.
Shoqata e Radio Marisė financon programet e veta kryesisht me mbėshtetje tė dėgjuesve tė saj. Personat qė ofrojnė kontributin e tyre, duhet gjithmonė t’i japin nė redaksi tė dhėnat e tyre personale sė bashku me adresė (e-mail, telefon, fax), e ne rregullisht do t’ju dėrgojmė shtypin tonė dhe informacionet e tjera.
Radio Maria ėshtė bashkim i shekullarėve dhe meshtarėve, e formuar pėr tė ungjillėzuar me anė tė radios. Skemat programore pėrfshijnė lutjen, pėrshpirtėrinė, katekezėn, historinė dhe mėsimin e Kishės, muzikėn shpirtėrore, informacionet e ndryshme pėr jetėn e Kishės dhe pėrmbajtje tė tjera qė promovojnė personin njerėzor e tė ngjashme me kėto.
Radio Maria dėshiron tė ndihmojė gjinj e mė shumė ndėrtimin shpirtėror tė bashkėsisė, duke vlerėsuar veēanėrisht familjen. U drejtohet fėmijėve, tė rinjve, prindėrve dhe tė gjithė atyre personave pėr tė cilėt koha bashkėkohore nuk ka kohė – tė vjetėrve, tė sėmurėve, tė braktisurve, njerėzve qė janė shpirtėrisht tė plagosur dhe tė braktisur nga tė gjithė.
Radio Maria vepron nė pothuajse pesėdhjetė vende nė mbarė botėn, nė tė gjitha kontinentet. Ēdo gjė filloi nė Itali nė vitin 1983 dhe pastaj u pėrhap nė vendet tjera, duke e ndihmuar njėra-tjetrėn, por duke vepruar nė mėnyrė krejtėsisht tė pavarur sipas veēorive kombėtare.
Nė Shqipėri projekti filloi shumė herėt (2000), por u realizua mė 19 korrik tė vitit 2003, kur u formua Shoqata e Radio Marisė. Transmetimet i filloi nė qytetin e Shkodrės nė tė njėjtėn datė nė orėn 19.30 nė frekuencat 102.2 MHz dhe mbulon Shkodrėn, Podgoricėn, Ulqinin, Malėsinė e Madhe, Dukagjinin, Pukėn, Kukėsin dhe Tropojėn. Qė nga Dhjetori i vitit 2004 ne frekuencėn 91.4 MHz dėgjohet nė Tiranė, Durrės, Kavajė, Peqin dhe Rrogozhinė. Ndėrsa nė frekuencėn 89.6 MHz dėgjohet nė Krujė, Mamurras, Laē tė Kurbinit, Milot, Lezhė dhe Mirditė. Qė nga shtatori 2005 nė adresėn Radio Maria me anė tė internetit dėgjohet nė mbarė botėn. Kemi shpresė qė sė shpejti tė dėgjohemi edhe nė Kosovė.
Radio Maria ėshtė radiostacioni i parė fetar jo fitimprurės nė Shqipėri dhe mbėshtetet kryesisht nga ndihmat vullnetare tė dėgjuesve e saj si edhe nga puna vullnetare qė bėjnė bashkėpunėtorėt e saj. Ēdo ndihmė e Juaja pėr program cilėsor dhe zgjerim tė frekuencave, ndihmon dėgjueshmėrinė e kėtij programi nė shtėpitė Tuaja dhe nė tė ardhmen, pėrmes satelitit, kudo nė Evropė. Kėshtu pra, Radio Maria ėshtė stacioni Juaj radiofonik.
Ju falėnderojmė pėr ēdo ndihmė tuajėn qė na bėni mė anė tė:
lutjes, bashkėpunimit dhe mbėshtetjes materiale!
Ndihmat me tė holla mund t’i dėrgoni nė xhirollogarinė rrjedhėse:
PRO CREDIT BANK – Shkodėr, nė Nr. llogarisė/Account No 600388970002.
Krijoni Kontakt