Nisma njė euro, ja kushtet pėr investitorėt
TIRANĖ- Kriteret qė duhet tė plotėsojnė investitorėt pėr tė pėrfituat nga nisma Shqipėria, njė euro, kanė nisur tė bėhen publike nga pėrfaqėsues tė qeverisė. Kėshilltarja e kryeministrit, Zana Guxholli, ka sqaruar dje pėr njė televizion tė Tiranės, kushtet qė duhet tė plotėsojnė investitorėt pėr tė pėrfituar nga nisma e qeverisė Shqipėria, njė euro. Pėr sa i pėrket jetėgjatėsisė sė investimit, Zana Guxholli u shpreh se ajo duhet tė jetė minimalisht 10 vjet. Tė ketė tregues qė ky investim duhet tė jetė mbi 10 vjet. Gjithashtu, pėr investitorėt e huaj nė paketėn e kritereve do tė shtohet fakti se do tė bashkėpunojnė me biznesin vendės dhe se duhet tė prodhojnė pėr tė eksportuar, - ka thėnė dje Guxholli. Kėshilltarja e kryeministrit ėshtė shprehur dje se, pėr momentin, nuk mund tė thuhet shifra e qė duhet pėr tė pėrfituar nga paketa, por ka sqaruar se kjo paketė nuk prek tokat qė janė lėnė pėr zhvillimin e turizmit dhe ato me tė cilat do tė kompensohen ish- pronarėt. Tokat qė do tė vihen nė dispozicion tė biznesmenėve janė toka industriale dhe qeveria do tė pėrpiqet tė ulė detyrimet fiskale nė ato kufij tė pėrcaktuar nga Banka Botėrore dhe FMN-ja, - ka thėnė dje Guxholli.
Kriteret
Jo ēdo investitor i huaj apo vendės do tė mund tė sigurojė qiranė 1 euro pėr njė sipėrfaqe tė caktuar ku mund tė ushtrojė aktivitetin e tij. Ministria e Ekonomisė brenda dy javėsh do tė pėrcaktojė kriteret pėr investitorėt fatlume, ndėrkohė qė kėta tė fundit do ti pėrgjigjen ēdo takse, ashtu si edhe bizneset e tjera. Kėshilltari i kryeministrit pėr ekonominė, Selami Xhepa, ka sqaruar nė njė deklarim pėr mediat se objekt i marrėveshjeve tė qirasė do tė jenė vetėm ato qė janė nė pronėsi shtetėrore, dhe se ky proces nuk do tė prekė atė tė kthimit dhe kompensimit tė ish-pronarėve. Nė rastin konkret, ne kemi tė bėjmė me njė marrėveshje qiraje qė nėnkupton qė asetet, trojet, terrenet kapanonet, magazinat ambiente tė ndryshme qė janė ende nė pronėsi shtetėrore tė papėrdorura. Ideja ėshtė qė kėto tė vendosen nė qarkullim duke i ofruar investitorėve vendas dhe tė huaj, pra ēfarėdo lloj investitori qė ėshtė i interesuar pėr tė zhvilluar aktivitet prodhues nė Shqipėri,- tha dje Xhepa. Ai theksoi se njė pjesė e terreneve qė do tė pėrdoren pėr investitorėt e huaj qė janė akoma nė pronėsi shtetėrore, nuk kanė as probleme pronėsie, pasi janė refuzuar nga qytetarėt pėr kompensim dhe kėto janė jo pak, por rreth 100 mijė ha tokė dhe mė shumė se 20 mijė ha tė ish-ndėrmarrjeve bujqėsore. Megjithatė, kėshilltari i kryeministrit pėr ekonominė shtoi se projekti do tė ketė njė pėrhapje tė kufizuar pėr vetė kushtet e ekonomisė, duke sqaruar se njė proces i tillė nuk shkon ndesh mė interesat e tjera, siē janė ato tė ish-pronarėve. Ky proces nuk prek njėkohėsisht edhe procesin e kompensimit tė ish-pronarėve, sepse, sė pari, kjo bėhet vetėm pėr terrene shtetėrore dhe, sė dyti, duhet tė kuptojmė edhe dimensionin e fenomenit. Kėtu nuk bėhet fjalė qė Shqipėria do tė okupojė tė gjithė tokėn me investitorė, por bėhet fjalė natyrisht pėr njė sipėrfaqe tė kufizuar. Njė park industrial i vendosur nė njė zonė 100 ha, pėr shembull, do tė ishte njė gjė goxha e madhe pėr dimensionet e ekonomisė shqiptare, - tha Xhepa, duke shtuar se, pėr rrjedhojė, bėhet fjalė pėr sipėrfaqe tė vogla me qėllim aktivizimin e burimeve ekonomike tė Shqipėrisė. Xhepa theksoi se pėrdoruesit e kėtyre aseteve do tė mund ti pėrdorin ato nė kohė tė ndryshme nė varėsi tė plan-biznesit. Ndėrkohe, mėsohet sė deri mė tani pėr ofertėn nė fjalė janė interesuar dy investitorė nė fushėn e energjisė. Dy ditė mė parė, kryeministri Sali Berisha bėri publike nė vija tė pėrgjithshme nismėn Shqipėria, njė euro. Berisha u shpreh se investitorėve tė huaj, por edhe vendas do tu ofrohet toka me njė euro, do tu ofrohet kualifikimi i punėtorėve me njė euro, uji teknologjik me njė euro, regjistrimi i biznesit me njė euro, madje edhe hyrja nė Shqipėri me njė euro. Kryeministri Berisha kėrkoi nė tė njėjtėn kohė qė deri nė datėn 10 shtator tė gjithė ministrat duhet tė shqyrtojnė gjithēka nė veprimtarinė e tyre, nėn dritėn e nismės Shqipėria, njė euro, sa i pėrket listimit tė pronave publike, ndėrkohe qė hollėsisht mbi kėtė nisėm do tė angazhohet Ministria e Ekonomisė, e cila ka filluar tė pėrcaktojė edhe kriteret kryesore, projekti pėr tė cilėn pritet tė jetė gati nė fillim tė muajit shtator.
N.Perndoj - Shekulli
Krijoni Kontakt