Nė traditėn orthodhokse, veprimi i Ngushėllimtarit nė komunitetin e krishterė shfaqet nė mėnyrė tė ndjeshme tek shpirtmbajtėsit: tek ati shpirtėror, i njohur nė greqisht jeront, nė rusisht me emrin starec apo ava (nga sirishtja). Ai ėshtė njė njeri i urtė me pėrvojėn e sė vėrtetės hyjnore. Ėshtė i bekuar nga hiri i atėsisė nė Frymė dhe nga dhurata pėr tė udhėhequr tė tjerėt nė rrugėn e shpėtimit. Ajo qė ati ofron tek fėmijėt shpirtėrorė nuk janė parime morale apo rregulla jete, por njė marrėdhėnie personale.
Starec, - thotė Dostojevski, - ėshtė ai qė shpirtin dhe vullnetin e bijve i absorbon si tė tijat. Disa bij shpirtėrorė thoshin pėr jerontin e tyre se ishte sikur tė mbante zemrat tona nė duart e tij.
Ati shpirtėror ėshtė njė njeri me paqe tė brendshme, pranė tė cilit mijėra njerėz mund tė gjejnė shpėtim.
Fryma e Shenjtė, si fryt i lutjes dhe vetėpohimit tė tij, i ka dhėnė atit tė lexojė sekrete tė zemrės: prandaj ai nuk u pėrgjigjet vetėm pyetjeve qė tė tjerėt i bėjnė, por gjithashtu edhe pyetjeve - shpesh mė themelore - qė ata nuk i kanė menduar ndonjėherė.
Bashkė me dhuratėn e dallueshmėrisė ai posedon dhuratėn e shėrimit shpirtėror, mundėsinė pėr tia kthyer shėndetin shpirtit, ndonjėherė edhe trupit. Ai e ofron kėtė shėrim shpirtėror, jo vetėm me anė tė kėshillave, por gjithashtu me heshtjen dhe me praninė e tij. Por lutja e tij ndėrmjetuese ėshtė mė e rėndėsishme e mė e fuqishme se kėshilla e tij. Ai shėron fėmijėt e tij me lutjen pa pushim pėr ta, duke u bėrė njė me ta e pėrjetuar gėzimet e tyre, duke ngarkuar vuajtjet, ankthet dhe peshėn e fajėsisė sė tyre mbi veten e tij. Askush nuk mund tė jetė jeront, nėse nuk lutet intensivisht pėr tė tjerėt. Nė qoftė se ai ėshtė njė prift, funksioni i udhėheqėsit shpirtėror ėshtė pėrgjithėsisht i lidhur ngushtė me misterin e rrėfimit. Megjithatė njė starec - nė kuptimin e thellė tė fjalės, ashtu siē e pėrshkruan Dostojevski etj., - ėshtė mė tepėr se njė atė rrėfyes. Fryma e Shenjtė, duke adresuar drejpėrdrejt nė zemrat e tė krishterėve, e bėn tė dukshme se ky apo ai person ka marrė nga Perėndia hirin pėr tė udhėhequr tė tjerėt nė rrugėn e shpėtimit e ta shėrojė atė. Nė kėtė kuptim ati i vėrtetė ėshtė njė figurė profetike dhe jo njė punonjės institucioni. Ai mund tė jetė njė hieromonak, prift i njė grigje, i martuar ose murg thjesht jo i hirotonisur prift (mė pak e zakonshme).
Nė qoftė se ati nuk ėshtė vetė prift, pasi tė ketė dėgjuar problemet e njerėzve e pasi ti ketė kėshilluar ai i dėrgon tek njė prift qė tė kryejė misterin e rrėfimit, qė tė marrin faljen. Disa e shohin atin e tyre rrallė ose nė njė moment tė veēantė krize, ndėrsa tė tjerė janė nė komunikim tė vazhdueshėm me tė, e shohin ēdo ditė. Ska rregull tė paracaktuar. Lidhja rritet nga ndikimi i drejtpėrdrejtė i Frymės. Marrėdhėnia ėshtė gjithmonė personale. Jeronti nuk praktikon rregulla abstrakte tė marra nga libri. I ndriēuar nga Fryma ai kėrkon tė transmetojė vullnetin unik e spefik tė Perėndisė pėr kėtė person, sepse ati i vėrtetė kupton dhe respekton karakterin e secilit, ai nuk e ndrydh lirinė e brendshme tė tjetrit, por e pėrforcon. Ai nuk ka qėllim tė provokojė njė bindje mekanike, por i ēon fėmijėt e tij drejt njė shkalle pjekurie shpirti ku mė pas do tė jenė nė gjendje tė marrin vetė vendime.
Ai tregon tek secili frymėn e tij, e cila ėshtė e fshehur. Fjala e tij ėshtė krijuese e jetėdhėnėse. Ajo iu lejon tė tjerėve tė pėrmbushin aspirata qė mė pėrpara ngjanin tė pamundura. Ati arrin ta kryejė kėtė, sepse e do secilin personalisht. Duke qenė njė lidhje personale, ati nuk ndihmon ēdonjėrin nė tė njėjtėn mėnyrė. Ai mund tė ndihmojė vetėm ata qė i janė dėrguar specifikisht nga Fryma. Kėshtu biri nuk duhet tė pohojė: Ati im ėshtė mė i miri nga tė gjithė, por tė kėnaqet duke thėnė: Ati im ėshtė mė i miri pėr mua.
Duke udhėhequr tė tjerėt, ati shpirtėror ėshtė i kujdesshėm ndaj vullnetit dhe zėrit tė Frymės sė Shenjtė. Nuk them fjalė tjetėr veēse atė qė Perėndia mė thotė tė them, - thotė shėn Serafimi i Sarovit. - Besoj se fjala e parė qė na vjen ndėr mend ėshtė frymėzuar nga Shpirti i Shenjtė.
Ka tė drejtė tė veprojė nė kėtė mė nyrė, ai qė nga pėrpjekjet e tij asketike dhe lutjet ka arritur njė ndėrgjegje jashtė mase tė mbushur nga prania e Perėndisė. Ai qė nuk ka arritur kėtė nivel, njė praktikė e tillė do tė ishte e papėrgjegjshme dhe arrogante.
Arkimandrit Zakaria (1850-1936), flet me tė njėjtat fjalė si shėn Serafimi: Ndodh ndonjėherė qė njeriu tė mos dijė as vetė atė qė do tė thotė. Zoti flet atėherė me anė tė buzėve tė Tij. Duhet tė lutesh kėshtu: O Zot, a mund tė jetosh tek unė, mund tė flasėsh nėpėrmjet meje, mund tė veprosh nėpėrmjet meje. Kur Zoti flet nėpėrmjet buzėve tė njė njeriu, tė gjitha fjalėt e tij bėjnė tė njohur diēka qė e cila mė pas do tė pėrmbushet. Vetė njeriu qė po flet befasohet. I duhet vetėm tė mos marrė parasysh dijen e tij. Lidhja mes birit dhe atit shpirtėror shtrihet pėrtej vdekjes deri nė gjykimin e fundit. Shėn Serafimi kėrkoi ti mbishkruanin nė varr kėto fjalė tė paharrueshme: Unė jam larguar, ejani mbi varrin kur tė keni kohė, sa mė shpesh tė jetė e mundur. Tė gjitha ato qė do tė keni nė zemėr, gjithė vuajtjet nė kėtė tokė rrėfemini sikur tia thoni njė tė gjalli. Dhe do tju dėgjoj e kuptoj, do tju heq trishtimin, sepse pėr ju do tė jem gjithmonė i gjallė.
Dihet se jo tė gjithė tė krishterėt orthodhoksė kanė njė atė shpirtėror. Ēfarė tė bėjmė nėse kėrkojmė njė udhėrrėfyes dhe nuk e gjejmė? Sigurisht mundemi tė pėrdorim librat. Vėshtirėsia me to ėshtė se nuk dimė saktė atė qė mund ta zbatojmė personalisht nė njė ēast tė veēantė tė udhėtimit tonė drejt Zotit. Pėrveē librave dhe atit shpirtėror ka gjithashtu vėllazėri shpirtėrore: Ndihma qė na ėshtė dhėnė jo nga mėsues nė Perėndinė, por nga vėllezėrit dhe motrat si bashkudhėtarė.
Nuk duhet ti refuzojmė rastet qė na jepen. Megjithatė ata qė angazhohen seriozisht nė udhėn e Perėndisė duhet tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė gjetur njė atė nė Frymėn e Shenjtė. Nė qoftė se kėrkojnė me pėrulėsi, pa asnjė dyshim ata do tė gjejnė udhėrrėfyesin pėr tė cilin kishin nevojė.
Pėrktheu: Eleni Pani
Krijoni Kontakt