Shėn Nikodhimi i Beratit
Shėn Mėhilli (Mihaili), njė nga faltoret e periudhės bizantine, tė befason pėr madhėshtinė dhe vendndodhjen e saj nė mes guvave tė kėshtjellės, nė kėmbėt e sė cilės rrjedh Osumi. Aty ēdo 10 korrik kremtohet me njė Liturgji Hyjnore martiri Shėn Nikodhimi i Beratit, i cili e dorėzoi Shpirtin e Tij nė qiell, ndėrsa nė tokė mbeti simbol i besės sė krishterė.
Shėrbesa e parė pėr oshėnarin filloi nė datėn 9 ora 1800, ku shumė besimtarė tė ardhur jo vetėm nga lagjet, por dhe nga gjithė dioqeza ndodheshin pranė vendit ku mendohej ta ketė hedhur pashai turk, pasi e torturuan dhe si pėr ēudi ai u gjend mė kėmbė, me trupin e gjakosur dhe mė pas i prenė kokėn.
Tė nesėrmen u zhvillua Liturgjia Hyjnore. Ajo drejtohej nga Hirėsi Ignati i ndihmuar nga atė Petraqi dhe 2 dhjakonėt.
Shėrbesa e tretė u bė nė mbrėmje. Edhe pse binte shi, besimtarėt kishin ardhur dhe kishin mbushur atė mjedis qė duket si njė ballkon, ku ēdokush qetėsohet dhe lumturohet kur sheh kėtė qytet tė krishterė qė i dha kurorėn e lavdisė e tė pavdekėsisė Shėn Nikodhimit, qė e lindi Vithkuqi. Nė tė trija shėrbesat Imzot Ignati pėrcolli mesazhin e shenjtė tė besės, ku midis tė tjerash theksoi:
Ėshtė bėrė traditė qė nė kėtė ditė tė shėnuar tė na mbledhė kujtimi i neomartirit Shėn Nikodhim. Kjo ditė ėshtė dita e lavdėrimit dhe himneve qė i takojnė pavdekėsisė sė tij. Ato si buqetė me lule i vėnė kurorė veprės madhėshtore tė besės. Ai mbeti mesazhi i pėrkushtimit nė udhėn e Zotit. Ai u zgjua nga gjumi i mėkatit dhe u martirizua i ndėrgjegjėsuar se do tė vinte pranė Zotit i pastėr. Ne i themi birit tė Vithkuqit - Shėn Nikodhimi i Beratit, sepse ky qytet i krishterė i dha kurorėn e lavdisė duke e kthyer nė simbol tė besės sonė.
S. Mishaxhi
Krijoni Kontakt