Postuar mė parė nga
Fenomeni
Ja Albo, nuk qenke i vetem, paske shoke shume!
NIKOLLA MARKU DHE TRILLIMET E TIJ PUBLIKE MASHTRUESE
Ne vazhden e artikujve "pa buke" te mbushur me fjale ne ere dhe fyerje ordinere qendron dhe shkrimi i fundit i z. Nikolla Marku. Ky person qe pretendon te jete klerik, por qe eshte i tille vetem ne fantazine e tij, del si nje feniks ne shtypin shqiptar sa here qe ai fantazon se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise eshte ne “krize”. Prandaj deshirojme te informojme lexuesit e gazetes “Koha Jone” dhe te mireinformojme me gjere se kush eshte i vetequajturi prift Nikolla Marku.
Nikolla Marku dhe Kisha fantazem qe reklamohen nga njera gazete ne tjetren
Nese do te ktheheshim pak ne histori, kujtojme se para 14 vjeteve Nikolla Marku do te largohej me koken ulur nga Seminari Teologjik Hieratik i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise ne Durres, para se te dilte si flamurmbajtes i “idealizmit patriotik”.
Ne vitin 1991, ai bashke me nje grup burrash orthodhokse u derguan nga Kryepiskopi Anastas, atehere Eksark, ne Mitropoline e Kosturit, Greqi, per nje formim te shpejte teologjik tre mujor, kurs te cilin nuk e perfundoi per arsye te veseve te tij, keshtu qe pas dy javesh e larguan.
Kur Hiresia e Tij Anastasi, ne shkurt te vitit 1992 hapi Seminarin Teologjik Hieratik ne nje hotel ne plazh te Durresit e moren perseri per studime atje per te vazhduar shkollen. Perseri u perjashtua nga veset. Nuk mund te behej prift nje njeri i tille qe te udhehiqte grigjen e besimtareve orthodhokse te Elbasanit.
Dhe historia e tij shkon drejt paudhesise kur ne vitin 1995 Nikolla Marku shfaqet si prift dhe perze, me mbeshtetjen e atyre qe tregonin pistoletat, kleriket elbasanas qe po kryenin lutjet ne kishen e Shen Marise si dhe objektin 2 katesh prane saj te saporestauruar me fondet e Kryepiskopit Anastas.
Ne vitin 1999 nepermjet nje ndermjetesi kerkoi qe te dorezonte kishen, me kusht qe Kisha t'i rregullonte dy viza per ne Amerike, gje qe ishte e papranueshme nga Kisha jone. Sot ka mbetur vetem ne kishe me shume pak perkrahes qe ende nuk ia njohin mire trillimet e tij.
Qe nga viti 1995 2006 shfaqet ne publikun shqiptar si “prift”, “patriot i flakte”, madje edhe si “Noli i sotem” sa te mjere ata qe e besojne.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, institucioni i vetem fetar i Krishterimit Orthodhoks qe perfshin teresine orthodhokse ne territorin e Republikes se Shqiperise, qe njihet zyrtarisht nga Shteti Shqiptar si dhe popullsia shqiptare, ka deklaruar publikisht, zyrtarisht dhe nepermjet klerikeve dhe laikeve orthodhokse shqiptare, se Nikolla Marku nuk eshte klerik i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise; se ai i ka grabitur dhe pervetesuar publikisht pronen e shenjte qindravjeēare dhe monumentale te saj kishen “Lindja e Shen Marise” ne Kala ne Elbasan dhe godinen 2 kateshe prane saj; dhe se ēdo veprim fetar qe kryen eshte i pavlefshem per Kishen Orthodhokse, institucionin dhe komunitetin ne Shqiperi dhe ne mbare boten orthodhokse.
Kete shpallje Kisha Orthodhokse e ka perseritur me dhjetera here, por fatkeqesisht ka njerez qe ende jane viktima te trillimeve te tij.
Perpiqet qe duke bere zhurme, te reklamohet, te ēorientoje besimtaret e popullsine dhe per te treguar se ekziston.
E veteshpallura “Kisha Autoqefale Kombetare Shqiptare “Shen Maria” Elbasan, eshte nje kishe fantazem, qe nuk ekziston, qe nuk e njeh asnje Kishe Orthodhokse ne mbare boten, madje edhe asnje kishe e krishtere. Eshte nje kishe qe nuk ekziston midis shume arsyeve sepse nuk ka episkop. Ka nje te veteshpallur "prift", Nikolla Markun, qe pretendon se eshte dorezuar jashte Shqiperise dhe paraqitet si kryetar i saj.
Ju kujtojme Kanonet e Shenjta nga te cilat udhehiqet Kisha Orthodhokse ne te gjithe boten: "Nje episkop nuk mund te kryeje dorezime ne klerike jashte dioqezes se tij… pa miratimin e episkopit te dioqezes ku do te sherbeje prifti i dorezuar...".
Nikolla Marku pretendon se eshte dorezuar jashte shtetit dhe, edhe sikur te ishte e vertete, kjo e ben automatikisht te paligjshem te veproje ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Perseri sipas Kanoneve te Kishes Orthodhokse, prifti qe te kryej Meshe Hyjnore dhe ēdo lloj sherbese kishtare duhet te marre leje nga episkopi kanonik i dioqezes ku ai kryen sherbesat si dhe ta permende emrin e po ketij episkopi e te lutet per te ne te gjitha ato sherbesa qe ai kryen.
Ke permend Nikolla? Ne qofte se eshte kishe orthodhokse, duhet te permende Fortlumturine e Tij Imzot Anastasin ne juridiksionin e te cilit eshte edhe qyteti i Elbasanit. Ne qofte se do te permende emrin e nje episkopi te huaj, si primat te tij, do te ishte nje veprim antikombetar dhe nje sulm jo vetem ndaj Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, por edhe ndaj Autoqefalise si edhe integritetit te vendit.
Per cilin atehere lutet dhe ne emer te kujt episkopi i kryen “Kisha Orthodhokse Kombetare” e Nikolla Markut se bashku me perkrahesit e tij? Perendia t'i ndjeje per kete sakrilegj!
Nuk ekziston Kishe Orthodhokse pa episkopin e saj. Atehere lind pyetja si vepron kjo “Kishe Orthodhokse Kombetare” (fantazme)? Na vjen keq per ata pak veta qe marrin pjese aty ne sherbesat dhe ritet e shenjta, pasi martesat, pagezimet etj. deri tek pershpirtjet, qe Nikolla Marku pretendon se ben, jane te pavlefshme dhe nuk njihen nga asnje Kishe Orthodhokse ne gjithe boten, jane sikur nuk jane kryer, dhe kane po ate vlere sa po t'i bente nje aktor i teatrit "Skampa".
Keshtu paudhesite e Nikolla Markut vazhdojne edhe duke mashtruar opinionin publik shqiptar duke u prezantuar si “prift” dhe si “kishe”. Ekzistencen e tij mund ta konkretizonim nese do te supozonim se do te shfaqej dikush si “kryetar” i nje partie joekzistente me emrin “Partia Kombetare Demokratike” a do t’i kushtonte njeri vemendje?
Ose dikush qe do te deklaronte veten e tij “ambasador” te nje vendi te caktuar pa patur asnje dokument perkates dhe te mos t’i njihej nga ndonje trup diplomatik apo nga Ministria e Jashtme, do t’i kushtonte njeri vemendje dhe a do ti vinin ne dispozicion faqe gazetash dhe ekrane televizori?
Vazhdimisht flet dhe akuzon Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise si “filial grek” duke mohuar historine, autoqefaline, autoritetin dhe kontributin e Kishes Orthodhokse te mbare nenshtetasve te Shqiperise. Madje ai u heq nenshtetesine bashkatdhetareve shqiptare, kur te doje ai, duke i quajtur edhe “greke”.
Imagjinon dhe krahason veten se eshte Fan Noli ne ditet e sotme, mashtrim qe e deklason veten publikisht edhe ne gazeta tashme sepse ne Elbasan e dine se kush eshte ai, madje nuk ngurron te mase veten jo vetem me Nolin apo t'i jape keshilla nje personaliteti te Orthodhoksise dhe Krishterimit boteror, siē eshte Kryepiskopi Anastas, por edhe Akademise se Shkencave, institucioneve shteterore, shkencore, partive politike etj.
Fantazia e tij eshte forte, pra, te gjithe kane dale nga rruga e drejte dhe presin me pergjerim qe t'ua tregoje perseri "profeti" i ri!...
Perpiqet te reklamohet si kishe, me keshill, me zedhenes, me zyre shtypi, me te rinj, me deklarata institucionale etj por qe nuk ekziston.
Sido qe te reklamohet ai mban mbi supe mjaft paudhesi: I ka vjedhur dhe uzurpuar Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise kishen “Lindja e Shen Marise” ne lagjen Kala, ne Elbasan. I ka vjedhur ndertesen 2 kateshe “Normalja per pak kohe me qera ne fillim shek. XX” prane kesaj kishe, te restauruar nga Kisha jone me fondet e gjetura me aq mundim nga Kryepiskopi Anastas, prone e Kishes tone dhe e mban me force pavaresisht se na eshte kthyer neve ligjerisht, per qellimet tij te uleta, per te perfituar qirane e marre prej saj.
Vazhdon te mashtroje opinionin publik. Mohon besimin e vet duke e quajtur Kishen Orthodhokse te Shqiperise “Kishe te Satanait”. Ky pra eshte “prifti” qe nuk dihet se ēfare feje i perket, duke treguar qarte se kujt po i sherben.
Fatkeqesisht, ai bashke me perkrahes te tij joorthodhokse perfitojne nga toleranca e orthodhokseve, sepse te gjithe e kane te qarte se ē’pasoja do te kishte sikur te thoshte nje te qindten e fyerjeve te tyre per ndonje komunitet tjeter fetar!...
Ne artikullin e tij te fundit, z. Marku merret me shtetesine shqiptare te Kryepiskopit Anastas. Ai kerkon te hedhe balte mbi kete ēeshtje, duke kerkuar largimin e imzot Anastasit, i cili prej 14 vjetesh jeton dhe sherben ne Shqiperi dhe sipas Kushtetutes dhe ēdo akti tjeter ligjor shqiptar (kete e di shume mire edhe ai) e meriton marrjen e shtetesise.
Vepra e tij kurrsesi nuk mund te vihet ne thonjeza siē e ka per zakon ta vendose Nikolla Marku. Perpjekja14 vjeēare e Kryepiskopit ka sjelle pergatitjen, arsimimin dhe dorezimet ne klerike te 138 klerikeve te rinj shqiptare si dhe krijimin e Sinodit te Shenjte, Keshillit Episkopal.
Ndertimin e me shume se 90 kishave te reja nga themelet, riparimin e me shume se 140 kishave te tjera, restaurimin e manastireve dhe kishave monumente, selive metropolitane, si dhe ndertimin e mjaft ndertesave te tjera, per te cilat u shpenzuan miliona dollare.
Gjithashtu, per nxjerrjen e kuadrove te rinj te Kishes funksionojne edhe dy shkollat kishtare: Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” ne Shen Vlash te Durresit si dhe shkolla e mesme “Kryqi i Nderuar” ne Gjirokaster. Ne gjithe vendin jane organizuar shoqatat e gruas, rinise dhe intelektualeve, te cilet ndihmojne Kishen ne veprimtarite e saj.
Permbledhim shkurt ne radhen e gjate te veprave te tij edhe kontributin social e kulturor . Ne 14 vite u ngriten 14 kopshte ditore per femije ne te gjithe Shqiperine. Ne Tirane u ngrit e u hap Instituti i Formimit Profesional “Fryme Dashurie” me 6 dege dhe filial i tij ne Derviēan, si edhe shkolla fillore shqiptaro amerikane “Protagonistet”, ne Tirane dhe nje shkolle fillore ne Durres.
U eshte dhene mbeshtetje teknike dhe materiale shkollave publike dhe jane rikonstruktuar 10 shkolla e 6 kopshte si edhe sheshin sportiv te Shtepise se femijes “Zyber Hallulli”, Tirane.
Jane botuar shume libra fetare, sociale e kulturore, eshte formuar nje Berthame e Trashegimise Kulturore per pergatitjen e nje brezi te ri artistesh qe do te rigjalleroje traditen shume te pasur ikonografike e restauruese etj, etj. Sigurisht te gjitha keto hedhin poshte ēdo lloj argumenti te Nikolla Markut per "bamiresite" e Kryepeshkopit Anastas.
Ne fund te artikullit te fundit thote se “midis botes shpirterore dhe botes se krimit nuk mund te kete te perbashketa”. Per kete ai ka shume te drejte dhe duhet te nise te reflektoje. Midis ketyre dy boteve, tashme besimtaret orthodhokse shqiptare, por edhe mbare opinioni e dine se ku ndodhet ky “filantrop” i gjore. Ne jemi te vetedijshem se keto qe po themi nuk jane te panjohura nga Nikolla Marku apo nga ata qe shkruajne pas tij.
Gjithashtu, e dime se njerez qe mbeshteten vetem ne shpifje e sharje, duke shmangur e shtremberuar realitetin nuk do te pushojne se foluri e se shkruari gjersa liria e shtypit e garanton ate, por do te donim qe edhe nje here te sqarojme opinionin publik mbareshqiptar, brenda dhe jashte vendit, per motivet e verteta dhe njerezit qe fshihen pas sulmeve te njepasnjeshme e te koordinuara ndaj Kryepiskopit te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.
Duke sulmuar e share Kryepiskopin Anastas keta njerez sulmojne e ofendojne mbare Komunitetin Orthodhoks te Shqiperise, qe respekton e vlereson punen dhe kontributin e pazevendesueshem te Kryepiskopit te saj.
Edhe njehere shprehim keqardhjen tone per menyren me te cilen njerez te tille kerkojne te manipulojne me paramendim opinionin shqiptar, duke mbjelle perhere faren e dyshimit e te urrejtjes. Prandaj perfitojme nga rasti duke i bere thirrje te gjithe lexuesve qe te tregohen te kujdesshem dhe realiste ne vleresimin e tyre, te zgjuar per te dalluar demagogjine nga e verteta.
Ate Jani Trebicka
Ate Jovan Koroveshi
Ate Andon Merdani
Ate Aleks Ndoni
Dhjakon Asti Bakallbashi
Koha Jone
Krijoni Kontakt