Close
Faqja 0 prej 43 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 425
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222

    Fenomeni ''At'' Nikolla Marku

    Leter kryetar i Komunitetit Orthodoks te Elbasanit dhe mbrojtesit heroik te Kishes Orthodokse Autoqefale –Shqiptare.

    I Nderuari Z. Ate Nikolle Marku!
    Shume here kam planifikuar qe t'u shkruaj Juv dhe tu pergezoj per kurajon tuaj kombetare si dhe per perpjekjet tuaja dhe sfidat qe keni kaluar, si klerik orthodoks shqiptar dhe sin je patriot i rralle dhe i shquar shqiptar, ne perpjekje te vazhduar per ta ruajtur Pavaresine e Kishes Orthodokse Shqiptare nga gllaberimi Greko Helen!

    Shume here kam deshiruar t'u takoj dhe t'u njoh se afermi, por akoma nuk kam pasur rastin per te qene fizikisht ne Shqiperi...

    Une jam nje shqiptar nga Kosova (Therande Suhareke) dhe se qe 10 vite jetoi me familjen time ne Viene te Austrise, ku edhe kam doktorruar, por si shqiptar qe jam dhe akademik vazhdimisht jam i interesuar per percjelljen e fateve te kombit tone dhe vazhdimisht lexoj mbi zhvillimet dhe levizjet politike fetare kombetare shqiptare ne te gjitha trojet tona etnike, kudo qe jane.

    Ju Z.Ate Nikolle Marku, jeni i njohur per ne te gjithe shqiptaret, per te gjithe ata shqiptare te cilet kane ne trupin e tyre se paku "nje damar te gjakut shqiptar"!

    Me besoni Z.Ate Nikolle Marku, kur une lexoj ne shtyp ose mediume elektronike (qe fatlumnisht he per he ne kemi bere mjaft te tilla), dhe ne informohemi lidhur me perpjekjet titanike tuaja me shoke si dhe sfidat te cilat Juve vazhdimisht me ardhjen e Janullatosit edhe iu rrethojne, mua si akademik, intelektual dhe si shqiptar, me vjen shume keq qe ne misionin tuaj historik te deritashem fetar dhe kombetar, jeni mjerisht nje ze i paket dhe I kercenuar vazhdimisht nga shovenet greke e grekoman!

    Po ashtu eshte per te ardhur shum keq qe akoma ,intelektualet tane, elita,shteti dhe shoqeria shqiptare, akoma nuk e ka degjuar mire me veshe te hapur "klithmen tuaj kombetare e fetare", dhe nuk e ka vene ne vend te merituar misionin tuaj historik!

    Ju punoni perpiqeni dhe mbroni cdo dite ate ceshtje madhore kombetare e fetare ku Ju dhe Kisha Orthodokse Shqiptare e meritoni te jeni, e pa shantazhuar dhe pa e perdhosur dinjitetin kombetar dhe fetare qe imponone hegjemonizmi e shovenizmi grek, nen petkun e Janullatosit, aty ku dikur Kisha Orthodokse Autoqefale udhehiqej nen udheheqej nga atdhetari, shkrimtari dhe fetari Fan Noli!..

    Eshte e mjerueshme e dhembshme dhe e turpshme, qe pas kaq vitesh te Pavaresise se Kishes Autoqefalle Orthodokse Shqiptare, ne Shqiperi tani te sjellim dhe te importojme per Kishen Orthodokse Shhqiptare dhe besimtaret Orthodoks ne krye te saj Klerikun Famekeq me nr.666 Janullatos nga Greqia,madje ate ta shpallim edhe "Qytetare nderi te Tiranes"!...

    Keshtu qe dajllin Janullatosin me nr.666,e morem ne Shqiperi "per shpetimtare" dhe per "engjell"!.te orthodoksise duke pasur aq klerike dhe aq njerez tane per ti prire fese Orthodokse ne Shqiperi, bile madje ndoshta nje dite ne Shqiperi misionarin politik grek Janullatosin me nr.666 , ne Shqiperine meme do ta shpallim pse jo edhe "te shenjet"!,

    Po ne Shqiperine Nene keshtu ndodhi edhe kete vit kohet e fundit edhe me Kengetarin Serb Goran Bregoviqin. Ate pushtetaret e Tiranes e ftuan e nderuan madje edhe e shpallen "hero dhe qytetar nderi" te Tiranes!!!

    Goran Bregoviqit ia dorezuan pushtetaret e Tiranes madje edhe "celesin e Tiranes", (me mire me thene:" celesin e tradhetise kombetare", ne emer te shqiptareve),
    Ne momentet kur Bregoviq krekosej dhe kendonte ne Sallet e Tiranes,po ato dite po ato momente, ne kufirin Serbi Kosove (Merdare), dorezoheshin dhe vinin nga Serbia, trupat e masakruar dhe te pa jete, te dhjetera shqiptareve te vrare te masakruar te Kosoves!..

    Keto jane paradokset e lidereve shqiptare, ky eshte dinjiteti dhe kjo eshte politika a tyre ballkanike e politikajve vendore apo lokal, politikajve te majte apo te djathte!...
    Ju Z.Ate Nikolle, nga lideret e tille natyrisht qe nuk do te gezoni mbeshtetje institucionale, sepse po te ishte nje vetedije e tille e tyre ata edhe nuk do ta sjellnin fare Janullatosin me nr.666 ne Shqiperi qe te beje vazhdimisht punet e djallit nen lekuren e engjellit!

    Ju me punen tuaj, me perpjekjet tuaja dhe me pathyeshmerine kombetare fetare e shpirterore,me frymezoni pa mase dhe Ju mi rikujtoni te ndriturit tane te pavdekshem qe u bene flijim per gjuhen dhe atdheun tone si:
    Naum Veqilharxhin, Ate Kristo Harallambin,Gerasimo Qiriazin,Dhaskal Thodrin, si dhe shume patriote te tjere te panumert orthodoks shiptare, te cilet u helmuan, u vrane dhe u persekutuan deri me pagim te jetes se tyre, nga Greqia ,vetem e vetem se e donin :shkronjat dhe Gjuhen e Embel Shqipe, Kombin dhe Trojet Shqiptare, duke mos lejuar asnjehere tradhetine kombetare,perballe presioneve kercenimeve, mallkimeve dhe shovenizmit te Kishes Orthodokse Greke,por duke e kundershtuar fuqishem politiken djallezore greke qe plasohej e plasoht ne Shqiperi nen petkun e orthodoksizmit!

    Emri i tyre qofte i pa harruar nga Historia Kombetare Shqiptare, ndersa sakrifica dhe veteflijimi i tyre patriotik ne te mire te atdheut, qofshin te bekuar nga Perendia dhe te shejte per shqiperine dhe shqipetaret!..

    I Nderuari Ate Nikolle Marku!
    Sot ne kete kohe te pe kohe qe gjendemi dhe per keto gjera te dhembshme qe po na ndodhin, fjalet jane te pakta, zerat jane te numeruarara, perderisa dinjiteti yne kometare shqiptare ka perjetue dhe po perjetojne nje perdhosje, nje fyerje nga ana e misionareve te ndryshem fetare dhe nga axhentura e shumta ne trojet tone shqiptare: greko sllave e turko arabe!!!!

    Keto gjera qe po ndodhin para syve tane dhe te cilat ne po u ndihmojme me jo dinjitetin tone njerezor e kombetare, me miopesine tone politike apo me naivitetin diplomatik,apo per kariera personale, jane nje bashkefajesi dhe kane bashkeautoresine tone!

    Keta misionare fetare te ardhur ne trojet tona shqiptare dhe keto veprime te tyre djallezore duke na importue kultura dhe fena politike,tregojme qarte se ata as nuk kane ardhur,per te miren tone e as per te kryer misione fetare qe u takone ,por misionet e tyre antishqiptare dhe jane nje politike shkombetarizuese, asimiluese dhe djallezore ( duke mbajtur numrin e djallit 666) !

    O Zot, ndonjehere them si eshte e mundur qe ne Trojet Shqiptare,ne token e Konstantinit te Madh,Dioklecianit,Probit, Justinianit, te Skenderbeut,Papa Albanit,te Gjergj Fishtes, te Vaso Pashe Shkodranit,te Naum Veqilharxhit,te Abdylit, Naimit dhe Samiut Frasherit,ne token e Marko Bocarit e Zhevelles ne Shqiperine tone te vijne dhe te lejohen njerez te tipit propagandues e antikombetare dhe me qellime shkombetarizuese te tipit Janullatos me nr.666!..

    Ne Shqiptaret nese nuk do te jemi te pergjegjshem para vetvetes dhe historise tone kombetare, vigjilente dhe largpames si dhe nese do te lejojme te shiremi se nuk po ndodh asgje ne trojet tona apo duke i mbrojtur edhe kolltuqet tona personale,me diplomaci e politike miope,per nje burse, per nje pension, per nje vize pune apo per nje dhurate te perlyer me tradheti.

    Para nje rruge te imponuar nga djajte e tille ne do te katandisemi ne nje rruge pa kthim ne rrugen e veterrenimit dhe mallkimit kombetare!

    Fan Noli yne Shpirte Ndrituri, me shume mund te madh me perpjekje titanike e te vazhdueshme,me plot sakrifica dhe me energji te pashterrur, arriti qe te pavaresoi Kishen Orthodokse Shqiptare nga ajo Greke duke krijuar " Kishen Autoqefalle Orthodokse Shqiptare"!,

    E ne sot?!., te mjeret pas kaq kohes, pas kaq dekadash ne kohen kur po shtohemi vazhdimisht,kur po vetedijesohemi kombetarisht me lufta clirimtare ne trojet tjera etnike dhe ne kohen qe po shtohen kreatyrat tona shteterore kombetare shqiptare ne Ballkan, tani ne lejojme dhe bejme se kinse nuk ka ndodhur asgje e keqe para syve tane dhe se kinse nuk dijme asgje per misionin e Janullatosit me nr.666!!

    Kohen e fundit ne Shqiperine tone madje Janullatosi me nr.666 , per misionin e tij ai djall shovenist shpallet ne Tirane madje edhe "qytetare nderi"!,

    Lidershipi Shqiptare vendor apo lokal, te majte apo te djathte mendojne se me kete diplomaci naive dhe keto leshime te vazhdueshme qe i behet shovinizmit grek ata bejne dobi dhe ndere Kombit dhe Shtetit Shqiptare, dhe se me ane te Janullatosin dhe politikes se tij, keshtu do te thellohet edhe me tej "besimi" , mbeshtetja apo edhe "Miqesia Shqiptaro Greke"!!

    Mendohet ne menyre aq naive, deri ne ate mase sa qe edhe integrimin e Shqiperise ne Unionin Europian eshte i pa mundshem pa perkrahjen dhe miqesine e sinqerte me Greqine!!!!

    Po si u soll Greqia me Ceshtjen e Came deri me sot, sa qame u vrane u persekutuan dhe u debuan nga trojet e tyre, si u soll Greqia nga viti 1912 1921, si u soll ajo me regjimin e Milosheviqit, si dhe sa e e shfrytözoi ajo Trepcen, sa ajo edhe sot e saboton dhe nuk e perfille akoma Ceshtjen e Kosoves me ane te lobit grek ne Amerike, si Greqia akoma nuk e shfuqizon lugjin e luftes me Shqiperine, si ajo organizoi bandat greke te Omonias ne Shqiperine Jugore, si ajo u perzie ne menyre flagrante edhe ne ngjarjet e vitit 1977 ne Shqiperine Jugore, si ajo vazhdimisht pretendon ndaj "Shqiperise Jugore",qe per te eshte "Vorio Epir" dhe si se fundi manipulone me emigrante shqiptare per viza pune, pensipone, burse e letra pune per ti shenderruar ne greke apo per ta nenshtruar Shqiperine.

    Se fundi si Greqia dhe Janullatosi u perziene dhe u nxune ne menyre flagrante duke abuzuar me eshtra te shqiptareve ne Shqiperine Jugore duke pretenduar se ata jane ushtare e oficir grek se ata paskan dhen jeten per "Vorio Epirin", a duhet edhe fakte te tjera per ta kuptuar fytyren e vertete te politikes shoveniste greke!..

    Pra cka ka pasur deri me sot pozitive dhe te dobishme per Shqiperine dhe Shqiptaret deri me sot ne politiken dhe diplomacine greke, qe nga pavaresia e saj e deri me sot ne lidhje me interesat dhe ceshtjen shqiptare!...
    Greqia nuk do ta mbeshtese Shqiperine as ne rrugen e Integrimit Europian pa ndonje interes apo"perfitim djallezor!,koha do ta deshmoje!...

    I Nderuari Ate Nikolle Marku!

    Edhe sot une pata rastin qe ta lexoi nje artikull interesant tuajin interesant dhe te dhembshem ne te perditshmen Kosovare"Bota Sot" me titull:"Orthodoksia Shqiptare nuk merret me eshtrat e ushtrive te huaja"!

    Ky artikull i juaji, ishte edhe nje ze i arsyes, ishte nje klithme kombetare ishte nje apel kometare e historik!
    Me keta rreshta te Juaj dhe kete brenge une u preka shpirterisht shume thelle edhe per te saten here!

    Me besoni i nderuari Ate Marku,se ata rreshta qe keni shkruar Ju,mua mi mbushen syte me lote,por zemra qane me ze!., sepse per ate qe Ju ndjeni ne shpirtin tuaj te shqiptarit dhe e thuani vazhdimisht si shqiptare,si dhe per ate qe
    Ju punoni e kembengulni vazhdimisht ,Ju lumte!., Zoti ju ruajt dhe ju bekofte perjete!

    Une qe po u shkruaj nga zemra,si shqiptare dhe si nje individ, ndjeva nje obligim kombetare dhe moral t“u shkruaj dhe tu perkrahu prej se largu dhe si i tille jam
    nje ze i vetem, nje ze i shkences dhe arsyes kombetare, qe jetoi jashte trojeve shqiptare ne mergate, ne perkrahjen e sinqerte dhe te perhershme te misionit tuaj
    kombetare e fetare!

    Ju njoftoi se ne arkivet perendimore,une kam hulumtuar 3 vite me radhe per nje figure te madhe Kombetare Shqiptare Papa Albanin dhe "Familjen Albani"...
    Kjo Familja ka dhene 6 kardinale 5 senatora nje pape, nje shkrimtare, nje piktore te famshem dhe Z.V.Komandantin e Forcave te Armatosura te Venedikut!..

    Aty kam gjetur deshmi te forta dhe shume te sakta, ta pa publikuara dhe te panjohura per publikun e gjere qe kanne karakter kombetare , mbi madheshtine dhe veprat patriotike te Papes Klementi i XI te Albanit,dhe familjareve te tij, nga Qytetet: Urbinoi dhe Bergamo te Italise,Familje e Shqiperise e cila kishte shkelqye per 220 vjet ne tere Europen e me gjere!

    Nuk po u shkruaj me shume e tu marr kohe lidhur me kete Liber, sepse ai do te del se shpejti edhe para lexuesit,por ju them se Recenzenti i Librit tim i nderuari: UNI.Prof.Dr.Potz(Austriak Drejtor i shkalles se trete, drejtor i institutit dhe ligjerues i njohur ne Viene dhe jashte saje ), e quan librin tim ne parathenjen e tij si nje:
    "Gur themeltar te rendesishem ne kthjellimin e tere historise papale"..,

    Prandaj Ate Nikolle Marku une si autor i ketij libri, ju premtoi Juve se heredo kuredo kur te del libri im nga botimi, Ju, do ta keni i pari me rrespekt te madh nga une kete liber,si nje dhurate modeste per Ju dhe punen qe po benei ne ruajtjen e orthodoksise shqiptare nga helenizmi grek!!.

    Une kete qeshtje te ketij libri e permenda vetem sa per kurajo dhe me nje qellim qe te ju them Juve se historia nuk shlyhet por e verteta here apo vone del ne shesh!

    Edhe pse Papa Albani Klementi i XI te Albani, kishte vepruar me pontifikatin e tij ne shek. 17 (1700 1721),dhe ishte i panjohur dhe i harruar(apo i anashkaluar) per nje kohe te gjate nga historia e kombit te tij, ai perseri sot po behet prezente ne mesin tone ,per Popullin Shqiptare,te cilit popull vete Papa Albani me punen e tij patriotike ia kushtoi tere jeten dhe njeherit edhe mburrej me origjinen e tij shiptare!..

    Me Papa Albanin lidhet Koncilli i Arerit"(1703), poashtu edhe Gramatika e Pare e Gjuhes Shqipe(Nga Maria Da lecce 1716), pastaj hapja e Dy Katedrave te Gjuhes Shipe ne Rome nga vete Papa Albani,pastaj Vepra enciklopedike:"Illiricum Sacrum" Iliria e Shejte me 9 vellime) etj...

    Prandaj njerezit e medhenje Iliro Shqiptare si: Konstandini i Madh, Diocleciani,Probi,Justiniani,Anastasi,Skenderbeu,G jenerali i Famshem Gjergj Dhimiter Bashta, Papa Albani, Vaso Pasha,Naum Veqilharxhi,Luarasi, Papa Kristo Negovani,Karl Gega,Gjergj Fishta,Marko Bocari,Vellezerit Frasheri,Qiriazet, Noli Konica, Ismail Qemali, Ahmet Zogu etj,kurre nuk do te harrohen nga Historia Kombetare, por perkundrazi emrat e tyre do te pertrihen dhe do te ngelin te shkruar "te shejte" dhe me "shkronja te arta",si ne ndergjegjen tone kombetare ashtu edhe ne Historine Kombetare Shqiptare!

    Edhe Ju Z.Ate Marku, me punen tuaj,me sakrificen dhe misionin tuaj qe kryeni tani ne Shqiperi( qe nuk eshte fare i lehte), ne te mire te ruajtjes se Qenjes Kombetare, nga rreziku dhe turri helen (tani per tani si nje ze i vetem ne erresiren tone politike, fetare e kombetare),do te ngelni poashtu i pavdekshem per Historine Kombetare Shqiptare!

    Ju Z.Ate Marku, jeni shenderruar ne nje Embleme te shtrejte dhe te rralle Kombetare e Fetare, e cila luftone vazhdimisht pa mbeshtetje te forte shteterore dhe institucionale ne ruajtjen e Kombit Shqiptare, ne ruajtjen e Autoqefalise se Kishes Orthodokse Shqiptare, ne ruajtjen e dinjitetit tone te neperkembur, mjerisht shpeshhere edhe te veteneperkembur dhe me fajin tone!

    Mbrojtja qe Ju i beni vazhdimisht edhe pronesise se Godines se Shkolles Normale te Elbasanit,nga prifterinjet greke dhe Janullatosi 666,per qellime djallezore e asimiluese,nuk mund te paguhet me asje mirenjohje individuale apo thuhet me asnja flaje.

    Ju Z.Ate Marku si nje Prift Ortodoks Shqiptare,me zemer e shpirte te madh shqiptari, me punen dhe perpjekjet tuaja te tanishme, jeni pasardhes i denje dhe i palekundur i te gjithe atyre prifterinjeve tane orthodoks shqiptare, te cilet dikur greku, nuk mundi ti bleje as me para dhe as me kercenime (mallkime),por ata per patriotizmin e tyre dhe atdhedashurine e palekundur i persekutoi, mallkoi, i perndoqi dhe i vrau (apo helmoi)!

    Gjaku i tyre qofte i bekuar!,ndersa emri i tyre qofte i paharruar ne vetedijen, dhe historine kombetare shqiptare,sepse ata u flijuan dhe nuk u tremben nga helenistet e eger por perkundrazi ata ruajten kombin e tyre dhe fene orthodokse tek shqiptaret te paperlyer nga djallezia helene gjithenje me numer 666!

    Po ky gjak dhe mund i tyre edhe krijoi se bashku me independencen edhe Kishen Autoqefale Orthodokse Shqiptare, te cilen sot Ju Z.Ate Marku me aq atdhedashuri e guxim e mbroni!..

    Se fundi Z.Ate Marku,ne pamundesi qe ti them te gjitha ato ndjenja te mira vellazerore qe ndiej per Ju dhe qe i meritoni,mua nuk me mbetet gje tjeter vetem se edhe nje here ,t“ju deshiroj Juve nga zemra shqiptare shendet, mireqenje dhe jete te gjate per ta mbrojtur idene dhe misionin tuaj te veshtire te marrur persiper, si nje patriot i pathyer, qe punoni sot vezhdimisht ne te miren dhe dobine e kombit tone!
    Zoti qofte me Ju!..
    Zoti Ju bekofte!

    Ju pershendet, Prof.Mag.Dr. Eqrem Zenelaj

    Koha Jone - E Hene, 19 Qershor 2006

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    II.Shtojce Ilustruese!

    Prof.Mag.Dr. Eqrem Zenelaj

    Kleriku Shqiptar, shkrimtari dhe atdhetari Fan Stilian Noli per keto gjera dhe kete politike djallezore greke dikur shkruante:

    "TSA BISKUP GREKER NA E KANE MALLEKUAR GHUHEN DHE GNE ARCIPESHKEV ORTHODOXI.
    EP LEJE TE VEJE PERPARA ALTARIT TE ZOTIT E STOLISUR SI NUSE E RE.
    NGA KIO DO MOS KUPTOJNE DHE ATA ME KOKE FYEJTE CA MALLKIM I GHUHES SHCIP S“CE GNE URDHERAT E KRISHTIT,PO GNE DINAKERI E POSHTER E POLITIKES GREKE(...).
    *).HHStA Wien.P.A.Karton Nr.1007,Liasse krieg 500 w,Albanien/K.und.k.Armee Oberkomando zu Op.Nr.25.492,Beilage 1/.

    Nderkaq Gazeta:"Shqypnija e Re", e cila botohej ne Shkoder nen drejtimin e Hil Mosit dhe te Risto Siliqit, ne nje artikull te saje me titullin:"Barbarizmat Greke
    Mi Shqyptare", shkruan:


    "(...),lajmojne nga Katundi Vemblone se Grek ne Hermove,femijeve e foshnjeve iu kan pre gishtat e te medhajve i kan ngulun gozhda ner kāmbe e ne gjie!!...
    Shum gra e burra nga katundet e Permetit i kan marre ei kan que ne Zagor te Tepelenes te cilave nuk i dihet gjallja a deka!.
    Nje kapidan i ushtries Greke, ne Katundin Konespole,mbelodh te gjithe popullin ne nje shesh.
    Si i zdeshen lakuriq i Vorren me ralle ner dega te pemve per kāmbesh e kryeposhte e keshtu xune te i rrahin me shkopi!..."


    Terenzio Tocci shkruan:

    Une s“jam i krishtere,s“jam musliman:
    S“I nap lejen kerkuj me me pvete se c“fejet jam,
    Pse feja m“perket sall muu, robve mi,et parvet“fees s“eme.
    Popullit une I tham: Jam Shqyptar!.e mos t“m lypet maa teper!..
    *).Taraboshi,Fletore e perditshme Shkoder,Nr.35,Shkoder 22,premte,23,kallnuer,1914.


    Ne Gazeten:"Shqypnia e Re" qe dilte ne Shkoder, hasim edhe nje vjershe kushtuar vrasjes se Kristo Harallambit nga shovinizmi orthodoks grek,qe titullohet:

    "Kujtim Pashkesh"

    Per te ndjerin Ate Kristo Harallambin

    I
    NE FRURE,ME DIMNIN QE SHKOJ U MBUSHEN PLOT NAN VJETET
    QE TRUPI UT MIZORISHT PER DHEE TE ZEZ“U KALLE
    POR TI,NUK VDIQE OR“KRISTO!SE EMNĶ UT DO TE MBETET
    NE ZEMER TE SHQYPTARVE GJITH HERE SIMBOLL I GJALLE!...
    II
    GREKERIT,DUERT E VETA,NE GJAKUN SHEJT I ZHYTEN.,
    MELEQE QE NUK FSHIHEN SHPIRTIN TUE PERLY:
    TY E VLLAN TĮN THEOLLOSIN ME SPATA BARBART J“U MBYTEN
    PREJ SHKAJKUT,QE DOJSHI BESES N“GIUH“SHQYPE MI SHERBY!
    III
    PREJ BOTES E JO PREJ QELLIMIT! TE SHKOQI DORA BARBARE!
    POR TI PUSHON I LUMTUN! KE LĀNUN TRASHEGIM...
    FEMIA, E TU JĀN “PROZET E VJERSHAT NE GIUH KOMBETARE
    QE NDJENJAT N“A I PREKUN TE KEM“GJITHE HERE N“KUJTIM!
    IV
    KUJTIMET POME TRAZOJNE PER TY DESHMOR I SHTREJtE,
    SOT KUR PASHKET KREMTOHEN NE SHQYPENIEN E LIRE;
    TE ISHE I GJALL“E T“A THOSHE N“GIUH“SHQYPE MESHN E SHEJTE
    QE SOT EDHE NE VORRIN E KE ATTE DESHIRE!..
    V
    PER GIUHEN E KOMBIT T“ONE VEPROVE KURR PA RESHTE
    PUSHOVE VEC KUR TRUPI“YT PER TOK“U KALLE!
    QÉ PRA SOT SHQYPNIA QE TI AQ FORT E DESHTE,
    U BĀ NI SHTET NE VEDI.,KA MBRET“N“E VET NE BALLE!
    MOS PRĀNI LOT MOS PRĀNI SE QE! KU ITIMET M“VANE
    SE ESHTNAT E AT“KRISTOS AS SOT PREHJE S“DOT“KENE"
    NEGOVANASIT E TIE! GJIUT MAMDHEUT U DANE!
    NEN ROBENIN“E GREKUT M“GJYKIM T“EVROPES MENE!!!.

    *).Gazeta:" Shqypnia e Re",Shkoder, 19.Prill, 1914/ nga:Risto Siliqi /.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Per Ate Nikolle Markun kam lexue aty ketu, nga disa shkrime gazetash e poashtu
    edhe nga nji liber i Ali Podrimes.Nga ato shkrime del qe Nikolle Marku eshte nji
    shqiptar,i cili lufton per pamvarsine e Kishes Ortodokse Shqiptare nga ndikimi grek.
    Nji qendrim te tille nuk mund te mos e respektosh.
    Ne anen tjeter, nga ngjarja rreth „ eshtrave greke“,per te cilen kishte shume diskutime,doli nji prift ortodoks dhe i beri akuza shume te renda Ate Nikolle Markut!Besoj, shume shqiptareve u ka ardhur shume keq pasi ti kene lexue ato akuza!

    Per ket qellim, do ti falenderohesha atij personi qe i njeh ngjarjet detajisht e te na sqaron me shume rreth Ate Nikolle Markut dhe veprimtarise se tij!

    Duke qene i vetedijshem se s `e njoh rrugen, ne hierarkine e Kishes Ortodokse qe qon te emrimi i Kryesuesit te Kishes, nuk me bie te gjykoj per detaje.Vetem me duhet te theksoj se me pengon shume qe ne krye te cilitdo komunitet fetar shqiptar te jet nji i huaj, qofte ai arab,turk, grek apo i nji nacionaliteti tjeter.
    Nuk mund te me binde ketu asnjeri, se komuniteti Ortodoks Shqiptare s `ka asnji personalitet te denje shqiptar qe ta vej ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare.

    Para 70-80 vitesh e kishim Nolin e madh,fale punes se pa epur te te cilit edhe u ngrit dinjiteti i Kishes Ortodokse Shqiptare duke u bere Autoqefale.Edhe ne keto kohe duhet te kemi prifterinje te shkolluar Ortodoks shqiptare,qe jane ne gjendje ta ruajne pamvarsine e ketij institucioni fetar shqiptare nga ndikimet e huaja qellimkqija !Kjo eshte bindja ime.

  4. #4
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Fenomeni hipokrizija juaj eshte aq e dukshme sa edhe me sy mbyllur shifet.
    Ne nje ane shan fete ne shqiperi dhe gjith besimtaret e tyre i quan injorante dhe nga ana tjeter sjell shkrime liderash fetare.
    Ik se me 80 shkrime te doli boja ne kete forum pale te shkrush me shume,tha mire whisper per ty qe je Fenomen/hal
    .

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kisha edhe une nje pyetje meqe jam nga Elbasani.Perse kisha ortodokse e kalase ku sherben ky zoteria qendron ne kohen me te madhe mbyllur dhe perse shume besimtare e menjanojne kete kishe?
    Kjo gje eshte per te ardhur keq per shkak te vjetersise se kesaj kishe dhe vendit qendror qe ze ne qytet .

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar mė parė nga alDI
    Fenomeni hipokrizija juaj eshte aq e dukshme sa edhe me sy mbyllur shifet.
    Ne nje ane shan fete ne shqiperi dhe gjith besimtaret e tyre i quan injorante dhe nga ana tjeter sjell shkrime liderash fetare.
    Ik se me 80 shkrime te doli boja ne kete forum pale te shkrush me shume,tha mire whisper per ty qe je Fenomen/hal
    Ja vlen debati me nje fare Aldi? Sigurisht qe jo!

    Por po te them lexoje te pakten gjysmen e shkrimit dhe do e kuptosh se pse e paskam sjelle!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Kisha edhe une nje pyetje meqe jam nga Elbasani.Perse kisha ortodokse e kalase ku sherben ky zoteria qendron ne kohen me te madhe mbyllur dhe perse shume besimtare e menjanojne kete kishe?
    Kjo gje eshte per te ardhur keq per shkak te vjetersise se kesaj kishe dhe vendit qendror qe ze ne qytet .
    Une jam nga Shkodra, biles as fetar, keshtu qe me aq sa di ti mbi ate Kishe, mjafton te jem injorant une.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,378
    Postimet nė Bllog
    22
    Nikolle Marku eshte nje "shejtan budalla", sic do ta quante sulltan Mehmeti, themeluesi i qytetetit te Elbasanit mbi renojat e qytetit te lashte Skampa. Ai eshte nje shejtan budalla pasi hiqet si prift kur nuk eshte prift, ai eshte veteshpallur dhe vete-veshur prift, Kisha Orthodhokse nuk e njeh si te tille, pra eshte nje mish i huaj per te. Por eshte aq budall sa merr guximin qe te themeloje nje "Kishe Autoqefale Kombetare Orthodhokse Shqiptare" me nje kishe e me nje prift, veten e tij. Kuptohet qe ai vete sjell guximin e budallait, pasi ashtu si ai dordoleci ne teatrin e kukullave, tjeterkush eshte ai qe e leviz e nxjerr ne skene kur ua do puna e nevoja.

    Ju pershendet, Prof.Mag.Dr. Eqrem Zenelaj
    Kujt do ti kish shkuar ne mendje, qe nje Prof. Mag. Dr si ky me lart, ti drejtohej me monologje nje njeriu ordiner si Nikolle Marku, me te cilin ky profesori nuk do te ishte ne gjendje qe te shkembente dot dy fjale si njeri po ta takonte. Kuptohet, qe i drejtohet dikujt qe nuk e njeh dhe merr mundimn te diskutoje per probleme qe as nuk i takon te flasi pasi nuk eshte orthodhoks, por nuk njeh gati fare se cfare ka arritur te beje KOASH ne keto 14 vite. Uroj qe te jete nje i paditur dhe jo nje shpirtzi.

    Por ajo qe u ve kapak te gjithave, ajo qe eshte e padurueshme eshte perpjekja e ketij injoranti qe te krahasoje veten me Imzot Theofan Nolin. Sa here qe Nikolle Marku ze ne goje emrin e Nolit, Noli rrotullohet atje ne varr ku prehet!

    Nuk mund te krahasohet Imzot Noli me injorantet e papune te rrugeve te Elbasanit qe kane arritur deri atje sa marrin peng Kisha per te siguruar nje te ardhur apo nje vize ne Amerike!

    Keta do ta marrin ndeshkimin nga Vete Perendia, ashtu edhe sic e kane marre!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-08-2006 mė 22:51

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Ti po del te jesh i konfesionit ortodoks dhe bere mire qe e dhe komentin.
    Mirepo,kjo eshte vetem nji pjese e pergjegjjes. Tash ta lem anash Nikolle Markun.

    Pyetja tjeter, qe me brengose qe disa vite eshte:
    „Si ka mundesi qe komuniteti ortodoks shqiptar te mos ket nji personalitet
    te denje qe ta vej ne krye te Kishes Ortodokse shqiptare?“


    Ketu merret me mend qe menjihere pas renjes se komunizmit ne Shqiperi,
    te gjitha konfesionet fetare ishin,si te thuash ne germadha.Ne kete kuptim
    eshte e logjikshme qe shqiptaret kane kerkue dhe marr ndihma nga komunitetet
    e besimit te njejte nga vendet fqinje.Kjo deri ketu ne rregull.
    Por tani mbas 13-14 viteve, si mund te arsyetohet qe nji i huaj, icili mund te jet
    teolog shume i zoti,te qendroj ne krye te ketij institucioni te rendesishem fetare ?

    Po te ishte vetem te zotesia teologjike, jam i sigurt se edhe komuniteti Katolik
    e edhe ai Musliman ne tokat shqiptare, ne krye te institucioneve te veta do ti kishin te huajet.

    Po te jet per zotesine teologjike, do te vinte ndonji imam nga ndonji vend arab(a nji vend tjeter) , i cili do te kishte njohuri te gjuhes shqipe ,e ta drejtonte komunitetin musliman shqiptare.Ne kuptimin akademik(aftesise profesionale, botimit te punimeve apo librave teologjik) te rizgjedhjes se kryesuesit, shqiptaret musliman nuk do te kishin shans ti konkurronin atij.Keshtu qe vazhdimisht do te drejtoheshin nga nji i huaj.

    A do te ishte ne rregull kjo? Jo.

  10. #10
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    o kandil

    shqiptaret nuk e kryesojne kishen autoqefale se nuk jane besimtare dhe nese e bejne vetem per
    interes
    por edhe arabet jane ne krye te fese muslimane se shqiptaret nuk jane te denje per as nje fe se nuk ju perket atyre
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

Faqja 0 prej 43 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •