shoku tanku:
1)BE nuk i afron askujt te pranoje antivlera, perfshi edhe Francen. BE kerkon qe te shkosh mire me Grekun, nje para-rekuizite kjo per hyrjen ne BE. Jeni ju ai qe per mbarevajtjen me Grekun (ngase e dini qe Greku nuk ju leshon pe kur vjen radha per te ruajtur te paprekur historine dhe interesat e veta gjeosociale) perqafoni antivleren. Pra, bini dakord me cdo gje qe ju kerkon pala greke, pavaresisht se keto kerkesa jane detrimentale per te ardhmen. Ju shikoni te hani sot, te pini sot, te dashuroni sot. Neser? "Apres mois le deluge!"
2)Nga komentet qe keni bere “..mos valle eshte hipokrizi te pranosh se Janullatos,eshte kryepeshkop i kishes ortodokse Shqiptare, per pasoje edhe udheheqes shpirteror i besimtareve Ortodokse ne Shqiperi?" dhe kunderthenia “...une si Shqiptar, ndjej per detyre te kerkoj zevendesimin e ketij kryesuesi,pamvaresisht aftesive te tije,thjesht dhe vetem per ceshtje identiteti..” vec hipokrizise (te llojit: i mire, por neser duhet te ikesh ) tani lexoj racizem (ndaj te huajve, grekut ne kete rast), madje edhe diskriminim mbi bazen e nacionalitetit (meritat nuk merren ne konsiderate kur je i huaj).
Eshte pjesa e forumisteve e etiketuar si nacionaliste/romatike qe prezanton mendimin me liberal demokrat. Kjo pjese mendon qe Janullatusi duhet te largohet jo sepse eshte grek, ose sepse eshte prift i paafte, por sepse avancon agjenden e magalidhese dhe sepse perfaqeson forcat me represive te shoqerise greke. Po te ishte kjo force antishqiptare meksikane, me te njejten monedhe, nacionalistet do te kundershtonin perfaqesuesin meksikan me te njejtat kredenciale. Po ashtu, "nacionalistet” mendojne se progresi alla Janullatos eshte progress ne binomin ortodoks=grek. Kjo lloj merite progresive nuk eshte domosdoshmerisht shpirterore dhe prifterore.
3) “….kjo nuk ka te beje aspak me humbje meritash apo me mungese mirenjohjeje...eshte nje kerkese krejt normale e cila duhet te gjeje mirekuptim nga ana e kishes Ortodokse Greke..”-sh. tanku
Konsideroj kulm te antivleres qe nje kishe autoqefale ortodokse (e Shqiperise) sugjerohet te kerkoje miratimin e nje kishe te te njejtit rang per levizjet ne hierakine e saj. Cili eshte hapi tjeter? Te pyesim Gerqine mos i mbetet hatri kur ndryshohet qeveria shqiptare dhe portofoli i ministrave u hiqet nga duart elementeve pro-Omonies?
Mbase ju i jeni mirenjohes Greqise qe ka mbrujtur "shpirterisht" Bollano. Ca nga ne nuk jane.
Krijoni Kontakt