Close
Faqja 37 prej 43 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 425
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Cdo Kishe orthodhokse e cdo prift qe meshon ne ate Kishe, cdo te diele gjate liturgjise hyjnore lutet jo vetem per ushtrine e atij populli, por edhe per burrat e shtetit, administraten civile. Dhe lutja nuk u drejtohet njerezve, i drejtohet Perendise.
    Po mire, na sqaro pak ti ose ai qe foli me perendine pas masakrave te Kosoves.Kishte shume rradhe para deres se perendise qe nuk arriten prifterinjte serbe qe te kerkonin paqe ne vend te varreve masive?
    Po flamujt e bizantit qe valeviteshin nga paramilitaret greke cfare simbolizonin paqen ne Ballkan mbasi te kemi vrare keta qe na dalin teper?
    Ti nuk e ke idene predikimeve ortokse serbe, te cilat jane fjalime politike, jo bekime, ose e ke idene por s te pelqen ta pranosh.

    Prifti nuk eshte duke bekuar kriminelet, prifti eshte duke bekuar ushtaret e thjeshte serbe, te cilet vene ne jete urdherat qe marrin nga eproret e tyre.
    Jo ush po gomar i thone andej nga shkumbini i Eper...
    Ti thua c faj kishte prifti qe beri bekimin para vrasjes? Ketu ke te drejte...mbase duhet ti kishte pyetur ne fillim-po qe se shkoni ne lufte per te hequr stresin ateher jeni te bekuar, ne te kundert jo.
    Dhe kjo nuk eshte vetem nje "tradite ballkanike" apo ekskluzivisht tradite orthodhokse, pasi prifterinjte protestante amerikane i gjejme edhe ne fushen e betejes ne Iraq apo Afganistan per t'iu pergjigjur nevojave shpirterore te ushtareve.
    Patjeter qe si tradite eshte goxha e vjeter. Qe nga koha e kryqezatave, kur evropianet benin luften e shenjte dhe kur ne baze te mekatit qe kishe kryer, paguaje edhe shumen e te hollave ne kishe dhe te jepnin nje deshmi ku te ishte falur mekati dhe te ishte pastruar shpirti. Diskutimi, nese kisha eshte institucion i te mires apo eshte thjesht nje instutucion qe demtoi njerezimi eshte goxha me i gjere se kaq, sepse edhe te krishteret nuk jane engjej si c kerkojne te duken (flas gjithnje per kreret jo per kopeja amin/amen)


    Ne do te mesosh per origjinen e kesaj tradite, lexo per jeten e Shen Konstandinit te Madh, i cili kish lindur ne Nish te Ilirise.
    Kjo tregon qe ne duhet te kemi ne krye Janullatosin?

    Nuk mund te besh me faj greket e serbet apo mbare popujt e tjere ballkanike vetem e vetem se shqiptaret, ndryshe nga mbare popujt ballkanike, u bene miq te fatit e jo te virtytit, duke pushtuar besimin e traditen e pushtuesit turk e duke hequr dore nga tradita e te pareve te tyre.
    Edhe kur u bene te krishtere hoqen dore nga paganizmi, por jo nga menyra e vecante e besimit. Kjo na ben unikale ne llojin tone, packa se ka edhe steriotipa si ti apo dikush tjeter qe jeni me pak se kalores te bizantit dhe me shume se "minoritare" te indinjuar.
    Shqiptaret jane nje popull besimtar, pavarsisht se nuk besojne shume te religjionet.
    Une serbet me faj???
    Po jo ore, se ata nuk jane fajtore, ata jane pergjegjes, pasi e bene cdo gje me qellim dhe ftohtesi makabre. Serbet treguan se jane po ata mizore qe ishin kur erdhen ne ballkan.


    Djalosh, mos i trego nje shqiptari qe vjen nga nje tradite orthodhokse per etiketime, se jemi ne ata qe mbrojme edhe sot e kesaj dite fene me te lashte ne token e Arberit, dhe jemi ne ata qe kemi deshmuar ne shekuj me syte tane transformimin gjenetik, fizik dhe shpirteror te "shqiptareve" te sotem. Jo me kot arbereshet ne Itali e identifikojne veten si "gjaku i shprishur" shqiptar.
    Arbereshet? Shko e tako Dioguardin dhe e shikon nese bini dakort me idete qe keni. Kur ta takosh bej ndonje bisede te tipi Gaxojanis&Janullatos dhe besoj se do te te hidhet ne krahe e do te puthe duke te thene, qe me njerez te tille nuk shuhet kure kombi ...
    Ti je dite e nate gabim e i verber. Feja nuk ben kombe, por kombet ndryshojne fe sa here te duan (shko e fol me ndonje komshi amerikan qe e quan veten budist...a eshte ai aziatik?)
    Flitet per gjak shqiptar dhe kjo eshte e verteta, jo per gjak mysliman apo gjak te krishtere a ku di une..
    Besimi eshte liri sepse shpirti eshte i tille, nuk i perket as kryqeve e as germave arabe, por i perket krijuesit


    Dhe sa per "patriotet pacomitas nga Permeti", shko njehere ne Kuqar e ne Pacomit te Permetit se ata fshataret kane per te treguar me krenari te madhe se si kane bere placke lufte gjate luftes italo-greke e me heret, e si u kane prere edhe gishtat e dores grave greke per tu marre nje unaze. Kete "artin e vjedhjes" e "plackes se luftes" e demonstruan bukur edhe gjate trazirave te 1997.
    Mos me thauj!!!! Grave greke? Prandaj paskan dale kocka femrash ne varret e Permetit, sepse pasaka pasur edhe femra ushtare, te cilave popullsia u priste gishtat. Mesa duket ata femijet e vegjel shqiptare qe u prene kokat kane qene me te rrezikshmit, se i prisnin gishtat e grave greke me dhembe.
    Shko ti e degjo me mire historite qe te tregojne. Shko edhe ne Kolonje, edhe ne Korce, shko e pyet.
    Ne fakt paralemaenti grek pikerisht epr kete vjedhje u mblodh para ak kohesh, apo diskutoi per implikimet e shtetit grek ne trazirat e 97? Mbase gjen ndonje deputet te PBDNJ se qe te te spiegoje se c qellim kish greku per Epirin ne 97. Mos u perpiq te shtremberosh fakte vetem e vetem qe te kesh te drejte.
    Ti akuzon per ekstremizem dhe syze rruge?
    A ke mundesi ta shohesh veten? A do arrish ndonjehere te ftohesh dhe te shohesh kthjellet?
    Praja ka ngrene shume shipo qe u bene renegate, si me turkun si me grekun, por ata te thjeshtet ngelen sepse fati ka rregullat e tija, te cilat nuk varen nga ata prifterinjte serbe apo greke, qe rrojne me enderrat e pushtetit te dikurshem. Ditet e injorances kane perfunduar njehere e mire. NDRIOJA nuk ka me vend ne shoqerine shqiptare....

    E verteta historike eshte qe si shqiptaret dhe greket kane kryer krime ndaj njeri-tjetrit ne keto 500 vjetet e fundit. Por historia na jep edhe nje leksion me te madhe, qe shqiptaret e greket kane 30 shekuj bashkejetese dhe jane dy prej popujve te vetem autoktone te Ballkanit. Por qe te nxjerresh kete mesimin e dyte, duhet te kesh lexuar ca me shume histori e te kesh nje mendje imune ndaj ulerimave dhe klithmave te njerezve te rruges.

    Tjeter, cfare kerkon te mesosh?
    Lexo Tachis Michas per aleancen e turpshme greko-serbe (meqe po na permend dashurine sadiste te greqise) dhe meso ti, se une nga ti nuk kam c mesoj. Ti je nje pastor, ndoshta ne zanafillen tende, por une nuk jam ndjekes i rruges qe ndiqni ju...dhe nuk do jem...asnjehere. E verteta eshte e shenjte, jo kisha e xhamia
    Kur permend veziret shqiptare mos harro edhe shqiptaret qe te cliruan Greqine. Mos harro Pangallosin qe thote ne diten e pavarsise se Greqia u clirua nga arvanitasit dhe se ne arvanitasit jemi etni e ndryshme nga ajo greke. Ok. Tani shko e mba ndonje predikim ne Atike ose ne Plake, shko edhe ne Hidra e Specaj...dhe thuaju qe shqiptaret qe flasin nje gjuhe me ju jane turq...se vetem keshtu ka arritur kisha qe te ndeze kete urrejtje mes popujve tane...

    Zoti qofte me ty, se vetem ai i kupton te gjithe

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nuk mund te besh me faj greket e serbet apo mbare popujt e tjere ballkanike vetem e vetem se shqiptaret, ndryshe nga mbare popujt ballkanike, u bene miq te fatit e jo te virtytit, duke pushtuar besimin e traditen e pushtuesit turk e duke hequr dore nga tradita e te pareve te tyre.

    Djalosh, mos i trego nje shqiptari qe vjen nga nje tradite orthodhokse per etiketime, se jemi ne ata qe mbrojme edhe sot e kesaj dite fene me te lashte ne token e Arberit, dhe jemi ne ata qe kemi deshmuar ne shekuj me syte tane transformimin gjenetik, fizik dhe shpirteror te "shqiptareve" te sotem. Jo me kot arbereshet ne Itali e identifikojne veten si "gjaku i shprishur" shqiptar.
    Tjeter, cfare kerkon te mesosh?

    Albo
    mja me kto idealizma se le nam. une s'arrij te kuptoj se si i beson keto perralla kur vetem leximi i nje libri mjafton te kuptosh sa absurde qe jane. kur na u paskan bere miq te virtytit popujt ballkanik? cfaj kishin shqiptaret qe s'kishin kishen e tyre? c'merite ka populli serb qe ju tek cirilit dhe metodit te krijonin liturgjine ne gjuhen sllave? c'merit kishin ato qe ju tek vizier sokolovicit te rikrijonte patrikanen e serbise? me verte ta ha mendja se fshataret ortodoks analfabet kishin dituri te mire te bibles dhe katekizmit te fese se tyre?

    tani po na jep dhe ne ortodoksve monopol mbi shpirtin dhe gjenetiken e shqiptarizmit, po e di ti sa femra pallonte pashai i sulltanit ne serbi e greqi, c'lesh gene do kishim mbajtur ne po te kishim ngelur te gjithe ortodoks me pashallar turq.

    dhe problemi s'esht vetem se i beson kto idiotsira po i sjell ktu me gjithe ate kompetenc, te thuash sikur te ka bere njeri profesor.

  3. #363
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ky eshte nje arsyetim me se i drejte...ortodokset Greke e Serbe,jane te gjithe Turq ortodokse..keshtu i bie te jene...besimi,nuk mund te tregoje domozdoshmerisht nje gen te paster..ne fund te fundit,ishim te gjithe vende te pushtuara...perse duhet te hidhen hipoteza te tilla vetem per Shqiptaret?

  4. #364
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Sepse ne Shqiperi nuk ka antropologe, nuk ka akademike dhe nuk ka as shtet. Dhe shqiptaret as nuk po kthehen, duke gjet justifikime leshi per veshtiresine e kushteve. Le te kujtojne Gjermanine dhe Japonine e pasluftes nqs kane nevoje per shembuj historike.

    Shqiperia ka nevoje sot per me shume shqiptare. Nuk merret gadishulli ilirik me 3 milion fryme.

  5. #365
    Citim Postuar mė parė nga I KTHYERI
    Le te ngreme disa pyetje?
    E para sa prej jush qe flisni per te dhe per ate qe ai ka bere jeni te njohur me situaten dhe kohen ne te cilen ai jetoi, apo thjesht lexoni ate qe te tjeret ju servirin pa vene trurin tuaj ne pune?
    Sa prej nesh jane te qarte per situaten ne te cilen ndodheshin trojet tona dhe ne cfare situate ndodheshin te krishteret Orthodhokse ne ato zona?
    Cila qe situata fetare ne vend, kur ne mase po ndodhnin konvertime me dhune nga te Krishtere ne Myslimane?
    Sa me shume duhet ta njohim . E ka 'shpjeguar' vete, vetveten ne deklaratat qe ka bere, si kjo me poshte.

    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Kėshtu foli Shėn Kozmai:

    " ...Fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht..."

    "Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht pėr arsye se
    kisha jonė ėshtė greke.
    Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove
    greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė
    mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd se sa
    tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterė, burrė apo
    grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip,
    le tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu.
    Unė do t‘i
    marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e
    lindjes sė tij deri mė sot, do t‘i porosit tė gjithė tė
    krishterėt qė t‘i flasin dhe do t‘i shlyej tė gjitha
    mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para
    me mijėra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarėve tė Epirit)
    Kontesti historik eshe shume i qarte, shqiptare behuni grek!! (Barat faleminderit per informacionin qe keni sjelle ne kete teme)

    Citim Postuar mė parė nga I KTHYERI
    E di qe do te me thoni se ai frymezoi hapjen e shkollave greke, dhe nuk do ju kundershtoj, por vete si person e mirekuptoj veprimin e tij, se perballe asaj situate, kur kthimet po beheshin ne mase duheshin gjetur sa me teper pika te perbashketa qe ti mbanin njerezit te bashkuar.
    Dhe mendoi ta "ndihmonte" popullin shqiptar, duke e kthyer ne grek?!!

    Cfare e ben kete me te mire se turqit qe po perpiqeshin t'i kthenin shqiptaret ne mysliman(!)
    Eshte nje gje te predikosh fene dhe nje tjeter ta perdoresh ate per asimilimin e nje populli.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #366
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta

    Kontesti historik eshe shume i qarte, shqiptare behuni grek!! (Barat faleminderit per informacionin qe keni sjelle ne kete teme)


    .

    Une do te doja te shtoj edhe dicka ketu,
    eshte nje mendim i Kristo Frasherit tek emisioni "Himara jone" ne Shqip.



    Greket kane provuar cdo gje per te arritur kete ... " qe Shqiptaret te behen Greke "

    Kishen dhe Shen Kozmate ne fillim
    Masakrat djegjet e vrasjet kunder Shqiptareve me mendimin se
    " Shqiptaret jane kryelarte dhe trima ndaj tua ulim koken" ... me vone

    Por asgje nga keto s'ju ka ecur deri keto vitet e fundit ku me ne fund pika e dobet e Shqiptarit eshte gjetur

    Paraja dhe korrupsioni




    Me kete shkrim qe shpresoj te mos me fshihet si shume te tjere po e mbyll edhe une

    Fat e Mbaresi te gjitheve .

  7. #367
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    O ti shoku majtasdjathtas, shif i her edhe lartposhte po qe. Eshte INJORANCA. Cdo gje tjeter qe ke shkrujt ti siper e te tjere e te tjera jane derivate te injorances.

    Te duken njerez qe mund te shiten keto ketu poshte ? Mua jo i her. Keta njerez as tanksi nuk i shtyp dot. E keta jemi ne, pasardhesit e ketyre. Por kur sdi, kur s'ja rras, kur te krijohen iluzione, sdomend qe masat do ngelen injorante dhe do bien pre e pareve, korrupsionit, karrieres etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 15-05-2007 mė 21:09
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Genesis
    Keta njerez as tanksi nuk i shtyp dot.
    Genesis, nuk i shtyp dot tanku por fundja s ka nevoje ti shtypi se shtypin njeri tjetrin. Ata shqiptare si ai te kali, shoqeruesi i Bajronit, jane ne zhdukje e siper. Tani ka filluar te lulezoje specia e re e tip "shkri kombin te besh para", ndersa ata kishin te kunderten "shkri parate te besh kombin"

    Se ē'e shėmpnė derbederėt,
    Mercenarėt dhe Bejlerėt,
    Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė
    Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
    Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
    Ē'e shkretuan anembanė,
    Nėnė thundrėn e pėrdhunės
    Anės Vjosės, anės Bunės!

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e pishtari
    Anėtarėsuar
    05-03-2007
    Postime
    75
    Keto tema kaqe te bukura xjerrin ne pa personalitetin e njerit apo tjetrit
    keshtu ka vuajt shqiptari ne shekuj
    mba fene e le atdhen
    shpetari as dhe njeher ska punuar per veten po per te tjer

    fale te huain e vrit vellan

    me shkoll jane ata qe shesi veten tek te huite qe te punoj per te
    kurese te zotini e varrose se i prish pune

    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

    se feja dhe politika jane nje dhe asnjera nuke egziston pa tjetren po te dyja bashe kane ecur e do ecine ajo gje qe s`harriet me politik thune arriet me fe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pishtari : 16-05-2007 mė 20:38

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    ..Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
    Ē'e shkretuan anembanė...


    (ne foto: andartet greke ne Shqiperi, ose ne ate qe greket e quajne Vorio Epir)

    Ne mes te pjestareve te batalionit te shenjte, fiks ne mes te andarteve, ndodhet nje prift me pushke. Do te doja te dija, nese eshte nje menyre predikimi qe perdor orthodoksia greke, se ajo serbja sot mban edhe mitraloze te lehte ne duar (gjithnje sipas fotove te publikuara nga nje publicist serb ne nje liber te tijin)?

    Noli mund te kete pasur te gjitha te keqijat e kesaj bote (bazuar ne postimet e disa anetareve te ketij forumi), por a mund te na sjellin ndonje rast kur Noli mori pushken dhe u turr kunder grekeve ose kunder shqiptareve?

    ps
    do lutesha te mos ngaterrohet pena me pushken, edhe pse fjala vret me keq se plumbi


    fotoja e gjithe:
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1179331968
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 37 prej 43 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •