Close
Faqja 36 prej 43 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 425
  1. #351
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    citime nga nje prej postuesve
    BARAT,por Hitleri vrau, shkaktoi luftra dhe vdekjen e miliona civileve. Nuk eshte njesoj. Kurse une po te flas per nje nivel tjeter bindjesh.
    Qarte, ti nuk po flet per shfarosje pa kushte dhe pa tratativa, pasi Kazma donte asimilim jo eleminim, por ne thelb te dyja jane zhdukje etnie e kulture dhe mosrespektim i te ndryshmeve.
    Ti thua qe shen Kazma ua dha mundesine shqiptareve qe te shpetojne shpirtin e tyre, sepse ai u tha nese doni te shpetoni mos flisni shqip, por flisni greqisht?
    Jam dakort me ty kur thua eshte shenjt etj etj (ti mund ta quash edhe gjysh,baba, nene e c'te duash), por me trego pak kur ka thene Jezusi (as ky i shkreti nuk fliste greqisht), kur ka thene qe popujt duhet te luten ne gjuhe greke?!


    Psh, nje Aristidh Kola, qe mendonte se greket dhe shqiptaret jane NJE, qofte edhe ne gjuhe - edhe pse mund te jete gabim shkencerisht - nqs ai ben nje jete shpirterore, ai mund te behej shenjtor pavaresisht nga bindja e gabuar dhe pavaresisht nqs ai kesaj bindje do ti perkushtonte energji.
    Shume nga simbioza greko-shqiptare, qofte dhe rilindas, kane ndare mendime te tilla, aq sa per disa shqipja, jo vetem qe ishte nje me gjuhen greke, por per me teper ishte nje mbetje e izoluar dhe e pazhvilluar e qyteterimit te lashte grek.
    Per Aristidh Kolen jam shume dakort me ty qe duhet bere shenjt, por Akademia "shqiptare" ka pasur pak pune kohet e fundit dhe nuk e dinte qe seminaristet e "adhurojne" Kolian. Kishte pune akademia, se do takonte Janullatosin, se do jepte intervista se do lepinte ca kembe ...

    Jam prap dakort kur permend Aristidhin sepse edhe ate e vrane. E vrane ata qe vazhdojne te ndertojn shkolla greke ne Shqiperi por qe nga ana tjeter vrasin te rinjte shqiptare qe veshin bluza me flamur shqiptar. Shume e perparuar eshte kjo Greqia, aq sa e kane zili edhe serbet, qe nga djali i Sllobodanit dhe tere kriminelet serbe te luftes, te cilet ne Greqi konsiderohen si heronje te ORTODOKSISE (po ku e lexuan keta djaj, se te derdhesh gjak njeriu te pafajshem eshte shenjteri?!).
    Sa per shqipen dhe greqishten, na thirr edhe nja dy te tjere nga THE CLUB, si puna e Aspetusit me shoke, se ata jane te thekur per ta nxjerre veten pellazge ne cdo diskutim. Nuk jemi NE shqiptaret qe ngjajme me ju, por jeni qe ju qe absorbuat sa mundet nga kultura pagane pellazgjike qe gjetet ne rajonin qe ju bujti. Gjuha shqipe eshte nje monument i kultures boterore, e vetmja e mbijetuar me nje strukture te tille arkaike, e cila eshte zhdukur nga qarkullimi boteror me kohe. Eshte fati i grekut qe thithi sa mundi nga gjuha e perendive, POR gjithsesi si jo-origjinale qe jane, greket, nuk arrijne dot te prodhojne ate kaste njerezish qe doli ne antikitet. PSE? Sepse "greket" e Mikroazise apo ruspondet, turqit, cifutet (ataqe ngelen pa i therur ne selanik e gjetke), rumeliotet e arvanitasit, jane bere nje konglomerat, qe kisha i sjell nga hunda si te doje DHE MBI TE GJITHA, Graecia nuk eshte HYLLiada e O'mirit.

    Megjithate elpidha juaj qendron ne faktin se si parazitare qe jeni, do e krijoni (po e tretet dot shkembin qe doni te hani) nje mase unikle ku edhe ata qe do e quajne veten shqiptare ne nje te ardhme, te kene perzierje me ortodoksine dhe Greqine, keshtu qe te mos kete me ndarje dhe konflikte por nje gllaberim asimilues. Kjo veprimtari ka shekuj qe behet dhe vazhdon edhe aktualisht.
    Terbimi me i madh i qarqeve greke qendron ne pamundesine e gllaberimit te Epirit te Veriut, nderkohe qe turpet e spastrimet etnike nuk i permend asnje.
    Ti i seminareve dhe ata qe te vijne pas qerres, po te ishit te krishtere te paster, do ishit shqiptare ne rradhe te pare, sepse nuk harrohen masakrat mbi te pafajshmit qe jane bere nga te ashtuquajturat Batalione te shenjta. Koka te tera femijesh te prera pa pike arsyeje.
    Sa per rilindasit as mos e hap fare si teme se kisha greke i qendisi mire, ca me helme ca me thika pas shpine ca me plumb te nxehte. I VRAU QE TE MOS MESONIN SHQIPTARET TE SHKRUANIN NE GJUHE SHQIPE....kete e bene ata shenjtoret qe na thoni ju.
    Ti dhe skorta jote pse nuk beni propozim qe Papa Kristo Negovanit ti ngrihet nje alamet statuje ne Filat? Apo kush t ia ngrere ata qee vrane vete? Bejeni Papa kristo Negovanin shenjtor sepse dha jeten per gjuhen shqipe nese mundeni.

    Per njerez te tille, ideja e Shen Kozmait, se ortodokset (shqip-foles) nuk duhet te flisnin nje forme gjuhe (shqipen), qe i pengonte ata te edukoheshin (shkollat ishin vetem ne greqisht dhe ata 24 vezirat e tu shqiptare as qe e vune ndonjehere ujin ne zjarr per te hap shkolla shqipe), nqs kjo i shpinte ne MOHIM te besimit, ai i ftoi qe te flisnin vetem greqisht, nuk do te tingellonte e habitshme.
    Ne moment qe tregohen poshtersite e grekeve, denuesit e padrejtesive si Seminaristi dhe kopeja virtuale ne dispozicion, turren dhe te krahasojne me turkun. Por harrojne ata qe Skenderbeu hyri ne histori si nje nga strateget me te medhenj te kohrave pikerisht per luften qe beri me nje dore njerezish, harrojne qe Bithgurian e perdoren sa deshen greket dhe e helmuan pasi mbaroi lufta ..apo duhet ti thomi Kollokotron qe ta kuptoni mo?

    Disa shqiptare dhe vllehe, ne vendbanime te izoluara, nuk shkonin neper shkolla, dhe si rrjedhim flisnin vetem formen e tyre shtepiake te te folurit. Keta tipa edhe sot jane qesharake dhe pre e injorances dhe e cdo te keqeje dhe tallen nga shoqeria qytetare.
    Kush keta, keta qe flasin shqip? Po normal se edhe gjuha qe tu fol ne parlamentin grek ne fillim ishte shqip dhe kete ta thote historia, jo Shqiperia. Ato fustanellat qe ju i bete minifunde, i mbanin burra shqipe jo graecia, etj etj. Keta disa shqiptare dhe vllehe ishin maniotet e Peloponezit dhe fshatrat e Atikes qe edhe sot flasin shqip. Po a u kujtua ndonjehere shteti grek te hape dege studimesh albanologjike per keta njerez? A u kujtua te hape shkolla per gjuhen shqipe?
    Ncuq ......se jane greke dhe greku, grek ka qene grek do jete.... perjete

    Pse nuk ka asnje dokument qe Shen Kozmai tu kete thene Arvanitasve ne qendrat qytetare greke, qe te mos flisnin shqip, por vetem greqisht? A nuk e kane ruajtur deri me sot arvanitasit shqipen, nderkohe qe shqiptaret muslimane te degdisur ne Turqi, jane turqizuar krejt?
    Sapo te gjej ndonje DVD apo edhe kasete, do te sjell. Se ato te mesipermet si quake doc.

    Nene Tereza u foli indianeve me gjuhen e kohes, dmth gjuhen e sotme te shek.20, ku nuk ka me vend per dukuri te shek.18. Por une mund te sjell ty raste te shek.18, ku Europiane perendimore, u kane imponuar gjuhen e tyre, nebaze te konceptit qe shohim dhe tek rasti i Shen Kozmait, popujve primitive, si gjuhe te edukimit dhe civilizimit.
    Na sill ndonje rast nga Ruanda, qe te te themi ....valemnderid popoli vlai greqis, qe na ndibuat qe te xbresim nga bemet dhe te fillojme te flasim.....
    ke popull primitiv thua o Seminarist?
    Me kanibale se greket nuk gjen askund...

    Gjithsesi balot le te lehin karvani le te ece

  2. #352
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ajo qe i bashkon te gjitha situte eshte KONSIDERATA primitive qe keni per veten.

    Ju thoni, na pushtoi Janullatosi, na asimiloi, Shqiperia ne rrezik, mjer ne...obobo. Te iki nga Shqiperia!

    Ju thoni prape, kush Greqia....po ku ka me kanibale se Greqia dhe greket...aziatiket etj..



    MIREPO, ne te dyja RASTET ajo qe kuptohet eshte:

    1) Konsiderata JASHTEZAKONISHT e ulet qe keni per vendin, shtetin shqiptar. Domosdo, te vije nje plak grek, te hyje ne nje shtet te huaj, te marre ne dore nje institucion, ta drejtoje ate per 17 vjet - dhe te ulerasesh ne Internet se u asimilua Shqiperia, dmth te besosh ne IMPOTENCEN TOTALE jo vetem te shtetit por edhe te popullates ne Shqiperi.


    2) Te thuash me ulerima qe Greqia eshte kanibale, aziatike, kur kufijte e saj per nga Shqiperia ne Greqi, kalohen edhe SOT e KESAJ DITE ilegalisht, pikerisht ne kete moment mund te themi, per nje COPE buk...dhe qe ajo te jete e mbushur me mbi qindra mijera te tille, apo qe pritet ne radhat kufitare si legen vetem e vetem per te HYRE (ne nje vend kanibal e aziatik) DMTH qe TI ZOTERI EKSTREMIST NUK KE RRESPEKT AS PER VETE E AS PER POPULLIN TEND.

    Nuk ke se si te kesh respekt per shqiptaret qe shkokan ne nje shtet kanibal per te jetuar, se eshte afer mendjes qe askush nuk shkon nga shiu ne bresher...

  3. #353
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    1) Konsiderata JASHTEZAKONISHT e ulet qe keni per vXeXnXdXiXn, shtetin shqiptar. Domosdo, te vije nje plak grek, te hyje ne nje shtet te huaj, te marre ne dore nje institucion, ta drejtoje ate per 17 vjet - dhe te ulerasesh ne Internet se u asimilua Shqiperia, dmth te besosh ne jo vetem IMPOTENCEN TOTALE te shtetit por edhe te popullates ne Shqiperi....
    Dakord me paragrafin me lart me revisionimet qe vijojne:
    "...IMPOTENCEN TOTALE te shtetit por edhe ..... te perpetruar nga shipfolesit ne brenda KOASH dhe Shqiperise. "
    Historia e plakut pa dhembe ngjason me dhelpren e Ezopit qe keshillonte iriqin t’i hiqte gjembat per te mundesuar dashurine e ndersjellte inter-nacionaliste.

    2) Te thuash me ulerima qe Greqia eshte kanibale, aziatike, kur kufijte e saj per nga Shqiperia ne Greqi, kalohen edhe SOT e KESAJ DITE ilegalisht, pikerisht ne kete moment mund te themi, per nje COPE buk...dhe qe ajo te jete e mbushur me mbi qindra mijera te tille, apo qe pritet ne radhat kufitare si legen vetem e vetem per te HYRE (ne nje vend kanibal e aziatik) DMTH qe TI ZOTERI EKSTREMIST NUK KE RRESPEKT AS PER VETE E AS PER POPULLIN TEND.

    Nuk ke se si te kesh respekt per shqiptaret qe shkokan ne nje shtet kanibal per te jetuar, se eshte afer mendjes qe askush nuk shkon nga shiu ne bresher...
    Patjeter qe gjithe njerezit ne rrethana pa rrugedalje zgjedhin te nga bresheri ne shi. Gladiatoret preferonin me mire te luftonin ne arene, se sa te ekzekutoheshin ne vend prej heshtes (urise dhe pasigurise per familjen ne ditet tona). Sepse sado i ulet shansi per te shpetuar nga dyluftimi, se paku ishte dicka me i larte se vdekja e sigurte nga inaktiviteti. Pra eshte qe midis dy te keqijave te medha zgjidhet ajo me e vogla.

    Ka legene qe presin ne radhe per te fituar buken e gojes dhe mbajtur familjen, sic ka edhe ka edhe shushunja qe gjallerohen nga pamja e mjerimit nderkohe qe ndajne interesin e punes se papaguar te legeneve dhe kalojne pa vize permes kufijve.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #354
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shoku e njoh Shen Kozmain me shume se sa pjesa me e madhe e atyre qe flasin per ate. Kam pasur mundesine te lexoj per te nga te gjithe personat dhe nga te gjithe formatet. Kam lexuar opinione pro dhe kunder tij, por ajo qe une kam konstatuar eshte se ai ishte per kohen e tij dhe eshte per ne sot shembull i vetmohimit per Besen e Krishtere Orthodhokse....

    Dhe dicka qe do te te them me sinqeritet te lutem mos fol per kanonizimin e tij si Shenjt i Kishes Orthodhokse, sepse kam frike se pjesa me e madhe nga ju as qe e ka idene se si procedohet per kete gje, dmth mbi proceduren qe ndiqet nga Kisha mbi njohjen e shenjterise....
    Se pari, nuk me kujtohet te kemi ndare ndonjehere shoqeri.

    Se dyti, kur thoni qe e njihni Shen Kozmain, sigurisht qe nuk po aludoni qe e keni njohur personalisht, sic te themi eshte rasti me Episkopin. Mbetet qe ashtu si te gjithe ne, t'i jeni referuar burimeve te shkruara dhe te degjuara.

    Duke rene darkord deri ketu, dilet ne perfundim se postimet tuaja ngulmojne te tregojne se aftesite tuaja deduktuese nga materialet qe lexoni, jane permbi ato te te tjereve. S'kam asnje problem me mendimin qe keni ju per veten tuaj. Me lejoni po ashtu, qe te mos kem per ju te njejtin mendim qe keni ju per veten tuaj dhe Kozma Etolianin.

    Se cili eshte procesi i kanonizimit e kam shume te qarte. Pervec, ne se ju me theniet me lart deshironi qe ne te nenkuptojme se kanonizimi Etolianit ishte nje perjashtim nga normat standarte te shenjterimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 12-05-2007 mė 17:27
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #355
    Le te leme per nje moment, Shen Kosmain….,gjendet nje prove e pamohueshme e faktit qe feja Islamike,nga fundi i mesjetes, i eshte kundervene modernizimit ne pergjithesi dhe ne veēanti “zhdukjes totale” te librit !
    Me 1483 kalifi Bajazit II dekretoi me fakt ne Kostantinopoje ( Stamboll ) ndalimin absolut , ndeshkim me vdekje, jo vetem te stampes o shtypshkronjave, por edhe leximin e librave te shtypur, ndalim qe u perteri edhe nga i biri Selim I me 1515.
    Tridhjete vjete pas pushtimit te Kostantinopojes, ky vendim denoi te gjithe bregdetin e Mesdheut dhe ku ishin pushtimet ottomane, shenon vdekjen kulturore e cila do te mbijetoje per me se 3 shekuj. Nje shkretetire e vertete kulturore, e cila beri qe me 1785 nje udhetar frances, Costantin Franēois de Chasseboeuf, kontin e Volney, pas nje qendrimi te dy vjeteve ne Turqi dhe ne Perandorine ne ze, te therrase: “ Ne Orient nuk ka gje me te rralle se sa libri “.
    Vetem me 1811 sulltani egjyptian Mehmed Ali nisi nga Italia Nikola Masabki per te mesuar artin shtypshkrimit ne Bulaq,lokalitet ne afersi te Kajros ku u themelua tipografia e pare e shtetit me karaktere mobili arabo-persiane. Lirine e vertete te artit te shtypshkronjes ne Perandorine otomane e mori me dekretin e reformes se tanzimatit ( dekrete ) me 1830.
    Kjo beri qe jo vetem te mos u shtypnin libra fetare te krishtere, por edhe te kutures islamike dhe te asnje nature tjeter… paradoksi verifikohet me shtypjen e botimin e pare te Kuranit ne Venezia me 1537, me iniciative te vellezerve Paganini nga Brescia, me pas me 1732, nje tjeter botim u be i mundur nga Katerina e Rusise, per tu sherbyer kerkesave te shtetasve musliman ne Perandorine e saj. I pari musliman qe kuroi dhe botoi Kuranin ishte Mulay Usman, i cili e botoi ne Shen Pieter’s burg. Edizioni i pare i shtypur ne Stamboll ka daten 1871.

    Per te kuptuar me mire eshte thelbesore te kihet para sysh evolucioni kulturor qe pesoi Perendimi i provokuar nga shpikja e stampes, Bibla “ ne dyzete e dy linja” u shtyp me 23 shkurt 1455, me pak se dy vjet te renies se Kostantinopojes. Dy dekretet otomane qe ndaluan shtypshkrimin si u permend edhe me larte, u bene me 1483 dhe me 1515. Kur ne te njejten kohe ne Europe shtypshkronja e librave dhe sidomos ajo e Bibles ecte me ritem te paimagjinueshme per kohen.
    Eshte bere nje llogaritje, ku mendohet qe; nga viti 1455 deri me 1500 u shtypen ne Europe nga gjashte milione deri ne trembedhjete milione libra, duke favorizuar keshtu nje qarkullim te jashtezakonshem te ideve.

    Asgje e tille nuk mund te ndodhte ne Perandorine osmane, ku mjerisht bente pjese Atdheu yne!!!!!
    Dhe as qe behej fjale qe fatkeqe te lindur ne vedin e tyre si te krishteret te ashtuquajtur “dhimmi”, qe do te thote qytetar te klasit te dyte, te detyruar te paguanin nje takse me shume e quajtur jizya, taksa e nenshtrimit, te mund te shkruanin o te lexonin ne gjuhen amtare lirisht.
    Por mjerimi me i madh, qe nuk mbijetoi literature e asnje lloji perfshire ketu edhe ate fetare, kashtu dashje pa dashje kush e quante vehten te krishtere, do te leēiste ate ne qarkullim.
    Perpara nje shqipetari te krishtere linde e natyreshme pyetja, duhet te mesojme Kuranin ne arabisht permendesh….. o te lexojme vete se ē’fare tha Krishti, qofte edhe ne gjuhe te huaj….

    Sot shqipetaret kane mesuar shume gjuhe te huaja, por shqipen nuk e harrojne, vlen per tu permendur edhe pse shpesh spekullohet, arbereshet, ne dhe te huaj, shkolle e huaj, shekuj me rradhe por gjuhen dhe identitetin e tyre nuk e humben!!!
    Mos te frikesohen te vetequajturit patriote, se aq me teper sot, ne shqipot nuk na asimilon kush! (…)

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    citim nga dikush qe pretendon se eshte albo
    Por meqe Barati me lart ka nje interes te madh per jeten e Shen Kozmait dhe ka deshire te madhe qe te mesoje e te behet nje orthodhoks i mire, une po ia bej qejfin e po i mesoj disa prej profecive te Shen Kozmait per popullin shqiptar e popullin grek:
    Une orthodox i mire?!
    Prite ZOT ....
    Kete se kisha menduar kurre, por meqe jU jetoni me endrra ne diell, po te siguroj se as nuk e coj ndermend te nderroj zojsin e shqipetareve, te vetmin Zot qe predikon edhe ajo kisha jote (po ketu ka shume per te diskutuar dhe nje fondamentalist si ti apo dikush tjeter s besoj se kupton)

    Orthodoksia e Ballkanit -dhe ketu flas per kreret e saj, jo per besimtaret- e ka treguar qarte se c eshte ne gjendje te beje. Ne foton e meposhtme ke nje prift ortodoks serb qe bekon paramilitaret serbe qe po nisen per te kryer shfarosjen e myslimaneve te serbrenices, masaker e cila ka edhe vulen e pashlyeshme te turpit grek, pasi edhe ata merrnin pjese atje.

    Spastrimi etnik i ballkanit ka qene frymezimi kryesor i ketyre krereve, gje qe i ben vllezer serbe dhe greke, pasi kane nje armiq te perbashket, te tjeret e ballkanit, te cilet jane kryesisht shqiptaret.
    Sa per besim, se ju per te mbuluar turpet qe benin prifterinjte tuaj e transferoni diskutimin te besmi dhe shenjteria, po te kujtoj se jane iliret qe e perqafuan te paret fene e krishtere, por kjo harrohet, ashtu si harrohen vrasjet e panumerta qe beri kisha ne fillimet e saja ne Greqi, me qellim konvertimin nga pagane ne te krishtere.
    Fakti qe ti i konsideron turq ata qe flasin kunder Greqise(duke permendur ketu horrlleqet qe kane bere maskarenjte me te ndyre qe ka nxjerre ndonjehere kombi grek) te rreshton nga ana e atyre qe urrejne Shqiperine. Po sa per te qeshur jane greket; ne momentim qe ata kane pretendima e enderrima dhe kur shqiptaret e mbane gojen mbyllur, cdo gje eshte normale; sapo u tregon problemet dhe katastrofat qe ata vete kane kryer kunder shqiptareve, ne akuzohem per nacionaliste te semure.

    Do beje mire te na sillje ndonje profeci per AMC
    Apo ai ka folur vetem per telefonine fikse? Mbase ka lene edhe emrin e kompanise turke qe do e marre dhe ne kete menyre greku mund ti akuzoje perseri turqit, por kete here duke i luftuar edhe me profecira



    Ajo qe i bashkon te gjitha situte eshte KONSIDERATA primitive qe keni per veten.
    Ju thoni, na pushtoi Janullatosi, na asimiloi, Shqiperia ne rrezik, mjer ne...obobo. Te iki nga Shqiperia!
    Ju thoni prape, kush Greqia....po ku ka me kanibale se Greqia dhe greket...aziatiket etj..

    MIREPO, ne te dyja RASTET ajo qe kuptohet eshte:

    1) Konsiderata JASHTEZAKONISHT e ulet qe keni per vendin, shtetin shqiptar. Domosdo, te vije nje plak grek, te hyje ne nje shtet te huaj, te marre ne dore nje institucion, ta drejtoje ate per 17 vjet - dhe te ulerasesh ne Internet se u asimilua Shqiperia, dmth te besosh ne IMPOTENCEN TOTALE jo vetem te shtetit por edhe te popullates ne Shqiperi.

    2) Te thuash me ulerima qe Greqia eshte kanibale, aziatike, kur kufijte e saj per nga Shqiperia ne Greqi, kalohen edhe SOT e KESAJ DITE ilegalisht, pikerisht ne kete moment mund te themi, per nje COPE buk...dhe qe ajo te jete e mbushur me mbi qindra mijera te tille, apo qe pritet ne radhat kufitare si legen vetem e vetem per te HYRE (ne nje vend kanibal e aziatik) DMTH qe TI ZOTERI EKSTREMIST NUK KE RRESPEKT AS PER VETE E AS PER POPULLIN TEND.

    Nuk ke se si te kesh respekt per shqiptaret qe shkokan ne nje shtet kanibal per te jetuar, se eshte afer mendjes qe askush nuk shkon nga shiu ne bresher...

    Kush tu ankua ty se kete s po kuptoj, kush te tha duhet ikur nga Shqiperia etj
    Ne te gjitha rastet duket qarte se ti&CO keni marre rolin e avokatit te Greqise, por ne kete forum te jane sjelle fakte ...FAKTE pa fund per vrasjet qe u jane bere shqiptareve nder dhekuj nga greku. Na sill ti ndonje gje te zeze qe u kane bere shqiptaret grekeve nder shekuj...NUK KA...per kete arsye ua kane shpelare trurin me 90 grade popullsise greke. Vetem duke na njehsuar ne shqiptaret me greket, politika e kishes=shtetit grek do te mund te mbaje ndezur urrejtjen ndaj nesh, gje qe atyre u leverdis.
    Ata shqiptaret qe soji yt i permend nate e dite, ate copen e bukes e fituan me nder dhe gjak here-her, sepse filluan pune ne GR ne vitet 90 me pazaret me te uleta te krahut te punes qe nga 2000 dhrami, 3, 4 , 5 e keshtu me radhe dhe arriten te jene sot me te inkuadruarit dhe me integruarit si komunitet emigrantesh, duke hapur edhe punishte dyqane etj. Sot per nje cope buke si thua ti, mund te jene vetem 5% e emigranteve shqiptare. Xhelozia qe kane greket per kete gje eshte tjeter pastaj, dhe nese ti jeton ne GR e njeh mire situaten. Mos flasim per ndihmesen qe i behet ekonomise greke nga keta skllever moderne, qe bene ato pune qe greku i kishte harruar se egzistonin. Kur flet per emigracinin ne GR flit edhe per ata qe i kane varrosur per te mos u dhen rrogen, ose per ata qe ushtaret grek i kane perdhenuar, ose per ata qe policia i ka vrare qellimisht, ose per ata qe i linin pa uje e e pa buke si kafshe, duke treguar se c soj kane keta komshijte tane. nese je avokat, mire ben, por po mbron nje ceshtje qe s ka djall ta mohoje...

    Ti me thua EKSTREMIST?
    Ke te drejte si zakonisht, ne menyren shprehimore, anash asaj kuptimore, pra une jam ne ekstrem pasi je ti ai qe ndodhesh ne kahun e kundert, por une nuk jam larg qendres je ti larg asaj qe une them, dhe qe historia/koha deshmon dhe ka provuar me fakte katerciperisht, se shqiptaret jane ne anen e drejte ne mardheniet ballkanike, per te mos thene qe ne jemi te vraret dhe jo vrasesit....ok seminari?
    Shko e merr ndonje leksion tjeter dhe hajde na trego respektin per vendin, sepse ti je (anti)vlere kombetare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #357
    AUTORI KTHEHET NE VENDIN E KRIMIT PAS 92 VITESH ( KOSINE 1914 - KOSINE 2006 )

    Permet, 8 shkurt 1914, Kisha e Shen Kollit
    Mitropoliti i Permetit u drejtohet njerezve duke mbajtur kryqin ne dore:
    "...Vellezer! Mbledhja e sotme ketu ne kishe eshte mbledhje vajtimi. Kete kryq(u tregon kryqin), te cilin kemi kaq shekuj qe e mbrojme, sot, me dashje e Fuqive te Medha po na e hedhin poshte, duke e dhene ne duart e barbareve shqiptare..."

    Pas urdherit nga Fuqite e Medha, qeveria greke do te dorezonte Permetin me 10 shkurt 1914

    15 shkurt 1914, nje telegram nga Janina njofton se po niseshin per ne Permet 500 ushtare greke; te nesermen vjen edhe nje tjeter nga dhespoti i Konices, qe lajmeron se 1.500 ushtare nisen nga Konica, nga te cilet 500 qendruan ne Leskovik, nen komanden e kapedan Fiorgaqit nga Gjiriti dhe 500 ne Permet nen komanden e nje prifti Papa Jani

    25 shkurt 1914, Kuqar, Pacomit, Kosine
    Me 25 te shkurtit, dita e hene ne mengjes, andartet hodhen ca patare, gjoja pane ca shqiptare qe hyne ne Pacomit. Pas ketyre patareve u sulen te gjithe ne keto dy fshatra dhe mblodhen te gjithe burrat sa qene dhe i shpune ne Kosine dhe i mbyllen ne nje katua. U kthyen prape katilat ne keto fshatra; femijet qe kishin ngelur ne fshatra i theren; pastaj u sulen neper shtepi per te plackitur. Morren bagetine 1.500 krere, dhen e dhi, dhe 100 krere lope, pastaj u vune zjarrin shtepive, i perveluan, i bene hi...
    Si mbaruan keto, katilat u kthyen ne Kosine.
    Nxuarre burrat qe kishin mbyllur dhe i shpune me nje perrua te fshatit, ku i lemerisne me thika; ca u prene hunde, veshe, kembe, duar, te mjerete e dhane shpirtin me lemerira, qe edhe Neroni te qe nuk do i mundonte kesisoj. Numuri i tyre qe 75 veta. Si dhane shpirtin i lane ne ate perrua te zbuluar; korbat dhe qente u hengre mishrat e tyre. Kur bene keto therje e djegje andartet, ushtria e rregullt e Greqise gjendej ne Kelcyre dhe ne Permet..."

    Ref. "Permeti dhe Permetaret ne faqet e historise - Nga lashtessia deri me 1939
    STILIAN ADHAMI

    maj - qershor 2006 (AUTORI KTHEHET NE VENDIN E KRIMIT)

    (Raporti zyrtar, botuar ne "Gazeta Shqiptare" )

    Dje nė mesditė drejtori i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore Sokrat Meksi deklaroi pėr median se “nga ekspertimi i bėrė nė kishėn e Kutalit kanė rezultuar kocka tė seksit femėr, kocka tė moshave tė vjetra nga 60 deri nė 80 vjeē. Ka patur dhe eshtra fėmijėsh”. Meksi ka shtuar se “gjatė ekspertimit kemi konstatuar eshtra tė moshave tė mesme dhe tė adoleshencės. Ka patur shpėrndarje eshtrash tė fėmijėve. Nė njė arkė kemi gjetur tre eshtra tė shpatullave, tė kofshėve e gjėra tė tilla qė nuk mund ti ketė njė njeri i vetėm”. Kreu i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore ka thėnė se “brenda arkave ka patur unaza grash dhe rripa me togėza tė mėdha qė mbahen nga gratė”. Ky pėrfundim i mjekėsisė ligjore pėrbėn tashmė provėn e pakundėrshtueshme pėr atė qė ka ndodhur nė Kosinė tė Pėrmetit. Prokurorisė dhe gjykatave shqiptare nuk u mbetet gjė tjetėr veēse tė ndėshkojnė me forcėn e ligjit personat qė guxuan tė kryenin njė krim tė tillė tė padėgjuar mė parė.
    Ekspertėt
    Dy ekspertėt mė tė mirė tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore Sokrat Meksi dhe Fatos Harito u nisėn drejt Pėrmetit mė datė 7 qershor. Mė datė 8 qershor rreth orės 15.00 ata hynė nė kishėn e Kutalit dhe nisėn ekspertimin e eshtrave tė vendosura nė arka speciale inoksi. Nė mbrėmjen e 9 qershorit ata pėrfunduan ekspertimin e 69 arkave qė gjendeshin nė kishėn e “Kryeėngjėjve” nė Kutal. Njė ditė mė pas, Doktor Meksi do tė deklaronte se “ndoshta pas mė shumė se dy javėsh mund tė japim njė pėrgjigje tė saktė, tė mbėshtetur shkencėrisht mbi tė vėrtetėn e eshtrave tė zhvarrosura Kosinė”. Dje pas afro 18 ditėsh nga pėrfundimi i ekspertimit tė kryer nė kishėn e Kutalit, Instituti i Mjekėsisė Ligjore pėrfundoi raportin e plotė mbi analizat e kryera. Pėrfundimi ishte ai i paralajmėruar nga mediat, se zhvarrimet e bėra pranė kishės sė Kosinės ishin njė skandal i turpshėm dhe i pashėmbullt.
    Ajo qė nuk duhej tė kishte ndodhur tashmė ėshtė e provuar shkencėrisht se ka ndodhur. Brenda arkave ku duhej tė qėndronin eshtrat e ushtarėve grekė tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore, ndodhen eshtra grash e fėmijėsh, pleqsh e plakash.

    Mbi skandalin e turpshem te dhunimit te eshtrave ne Kosine, eshte trajtuar ne temen qe i kushtohet kesaj ngjarjeje nga Barat dhe te tjere.
    Pa dashur te jem i merzitshem, materialin e pjeses se dyte te ketij postimi e kam shtuar ne kontekst te atij te pjeses se pare.

    Nuk mund te them me siguri 100% se eshtrat e 2006 jane ato te 1913 (kjo eshte detyre e kompetenteve ne fushen e kriminalistikes ligjore)
    Por, mund te them me 100%, se nga ana morale, njerezore keto dy ngjarje tregojne se:
    AUTORI KTHEHET NE VENDIN E KRIMIT

    Aq pergjegjesi (morale apo ligjore) qe mban ky prifti serb ne foto mbi masakren e Serbrenices, po aq mban edhe kleri grek i krishtere ne Permet ne barbarite e andarteve greke ne Permet e rreth e rrotull Permetit.

    Nuk do tjua japim mundesine ne kete forum per tu bere lavazh truri shqiptareve.
    Me pak durim, te verteten e gjen.
    Mjere ju qe keni marre persiper te zhdukni kujtesen kolektive te popullit shqiptar.
    Edhe sikur te zhdukni me marifetet tuaja djallezore e dashakeqese te gjitha shkrimet per ngjarjet ne Kosine, viti 1914
    Nuk do te arrini te na hiqni kengen e nje populli nga goja.

    Dola nė njė mal
    pashė me dylbi
    si t’ia bėj unė i mjeri
    si t’ia bėj i varfėri

    Qė nga Paēomiti
    gjer tek ujėt e zi
    ishte vendi
    shkrumb e hi

    Po i therin njerėzit
    porsi bagėti
    tek ullinjte e Vlorės
    po ngrenė shtėpi

    Mallkuar qofsh o grek
    na le pa fėmijė
    na le pa shtėpi…


    Mjere ju se po vjen Ora e Shqiptarit

    (te me fal lexuesi dhe moderatori se kam dale ca nga tema, po e pa te drejte ta zhvendose postimin diku tjeter. Faleminderit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baaroar : 13-05-2007 mė 19:22

  8. #358
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Orthodoksia e Ballkanit -dhe ketu flas per kreret e saj, jo per besimtaret- e ka treguar qarte se c eshte ne gjendje te beje. Ne foton e meposhtme ke nje prift ortodoks serb qe bekon paramilitaret serbe qe po nisen per te kryer shfarosjen e myslimaneve te serbrenices, masaker e cila ka edhe vulen e pashlyeshme te turpit grek, pasi edhe ata merrnin pjese atje.
    Cdo Kishe orthodhokse e cdo prift qe meshon ne ate Kishe, cdo te diele gjate liturgjise hyjnore lutet jo vetem per ushtrine e atij populli, por edhe per burrat e shtetit, administraten civile. Dhe lutja nuk u drejtohet njerezve, i drejtohet Perendise.

    Prifti nuk eshte duke bekuar kriminelet, prifti eshte duke bekuar ushtaret e thjeshte serbe, te cilet vene ne jete urdherat qe marrin nga eproret e tyre. Dhe kjo nuk eshte vetem nje "tradite ballkanike" apo ekskluzivisht tradite orthodhokse, pasi prifterinjte protestante amerikane i gjejme edhe ne fushen e betejes ne Iraq apo Afganistan per t'iu pergjigjur nevojave shpirterore te ushtareve.

    Ne do te mesosh per origjinen e kesaj tradite, lexo per jeten e Shen Konstandinit te Madh, i cili kish lindur ne Nish te Ilirise.

    Spastrimi etnik i ballkanit ka qene frymezimi kryesor i ketyre krereve, gje qe i ben vllezer serbe dhe greke, pasi kane nje armiq te perbashket, te tjeret e ballkanit, te cilet jane kryesisht shqiptaret.
    Mos jep mendim per gjera qe nuk i kupton, por pyet qe te mesosh. Luftrat ballkanike te shperberjes se ish-Jugosllavise nuk preken vetem shqiptaret e serbet, preken edhe kroatet e serbet, preken edhe boshnjaket me kroatet e serbet. Dhe lufta serbo-kroate ne Bosnje ishte nje lufte vellavrasese, pasi si kroatet e serbet jane nje rrace e nje popull, packa se ndajne fe te ndryshme.

    Nuk mund te besh me faj greket e serbet apo mbare popujt e tjere ballkanike vetem e vetem se shqiptaret, ndryshe nga mbare popujt ballkanike, u bene miq te fatit e jo te virtytit, duke pushtuar besimin e traditen e pushtuesit turk e duke hequr dore nga tradita e te pareve te tyre.

    Fakti qe ti i konsideron turq ata qe flasin kunder Greqise(duke permendur ketu horrlleqet qe kane bere maskarenjte me te ndyre qe ka nxjerre ndonjehere kombi grek) te rreshton nga ana e atyre qe urrejne Shqiperine. Po sa per te qeshur jane greket; ne momentim qe ata kane pretendima e enderrima dhe kur shqiptaret e mbane gojen mbyllur, cdo gje eshte normale; sapo u tregon problemet dhe katastrofat qe ata vete kane kryer kunder shqiptareve, ne akuzohem per nacionaliste te semure
    Djalosh, mos i trego nje shqiptari qe vjen nga nje tradite orthodhokse per etiketime, se jemi ne ata qe mbrojme edhe sot e kesaj dite fene me te lashte ne token e Arberit, dhe jemi ne ata qe kemi deshmuar ne shekuj me syte tane transformimin gjenetik, fizik dhe shpirteror te "shqiptareve" te sotem. Jo me kot arbereshet ne Itali e identifikojne veten si "gjaku i shprishur" shqiptar.

    Sa per krimet e grekerve ndaj shqiptareve, ben mire ta mesosh historine jo me syzet e nje nacionalisti rruge, por me syte e nje intelektuali qe kerkon te mesoje te verteten me shume se sa te perligji paragjykime e veta. Dhe krimet qe kane bere greket ndaj shqiptareve jane hic asgje karshi krimeve qe kane bere pashallaret e veziret shqiptare ndaj popullsise greke.

    Dhe sa per "patriotet pacomitas nga Permeti", shko njehere ne Kuqar e ne Pacomit te Permetit se ata fshataret kane per te treguar me krenari te madhe se si kane bere placke lufte gjate luftes italo-greke e me heret, e si u kane prere edhe gishtat e dores grave greke per tu marre nje unaze. Kete "artin e vjedhjes" e "plackes se luftes" e demonstruan bukur edhe gjate trazirave te 1997.

    E verteta historike eshte qe si shqiptaret dhe greket kane kryer krime ndaj njeri-tjetrit ne keto 500 vjetet e fundit. Por historia na jep edhe nje leksion me te madhe, qe shqiptaret e greket kane 30 shekuj bashkejetese dhe jane dy prej popujve te vetem autoktone te Ballkanit. Por qe te nxjerresh kete mesimin e dyte, duhet te kesh lexuar ca me shume histori e te kesh nje mendje imune ndaj ulerimave dhe klithmave te njerezve te rruges.

    Tjeter, cfare kerkon te mesosh?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-05-2007 mė 21:27

  9. #359
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    E verteta historike eshte qe si shqiptaret dhe greket kane kryer krime ndaj njeri-tjetrit ne keto 500 vjetet e fundit. Por historia na jep edhe nje leksion me te madhe, qe shqiptaret e greket kane 30 shekuj bashkejetese dhe jane dy prej popujve te vetem autoktone te Ballkanit.

    Tjeter, cfare kerkon te mesosh?
    Ide e shkelqyer me te vertete. Une deshiroj te mesoj per krimet shqiptare ndaj grekeve qe prej kohes antike e deri sot. Po ashtu edhe per dashurine greke ndaj shqiptareve keto 30 vjetet e fundit.

    Sigurisht, qe vetem dy fjalite me siper nuk majftojne. Kini miresine te hapni "Dosjen Shqiptare kunder Greqise" ku te postoni me te njejtin internacionalizem sic ka nacionalizem Barati. Mendoj se ithtaret tuaj jane me se te mjaftueshem, dhe kane kohe te disponueshme po aq sa edhe pjesa "ekstremiste" -naciaonaliste e forumit.

    Ne rast te kundert, deshmoni publikisht pamundesine faktike te deklarimit qe keni bere me siper, si edhe faktin qe cdo rresht qe shkruani i sherben nje agjitacioni te caktuar propagandistik.

    Falemderit paradhenie.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 14-05-2007 mė 21:45
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #360
    Prifti nuk eshte duke bekuar kriminelet, prifti eshte duke bekuar ushtaret e thjeshte serbe, te cilet vene ne jete urdherat qe marrin nga eproret e tyre. Dhe kjo nuk eshte vetem nje "tradite ballkanike" apo ekskluzivisht tradite orthodhokse, pasi prifterinjte protestante amerikane i gjejme edhe ne fushen e betejes ne Iraq apo Afganistan per t'iu pergjigjur nevojave shpirterore te ushtareve.

    Ne do te mesosh per origjinen e kesaj tradite, lexo per jeten e Shen Konstandinit te Madh, i cili kish lindur ne Nish te Ilirise.
    ketu duket edhe nje here koncepti absurd qe keni per fene apo shenjtoret...po pse more "shen" kostandini i madh e meritonte ate "shen" perpara,ai qe vrau e preu gjat gjithe jetes dhe theri te birin me duart e veta.

Faqja 36 prej 43 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •