Close
Faqja 35 prej 43 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 425
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ja edhe nje panorame piktoreske per konsideratene e larte qe ka shteti grek per ata njerez qe punojne per zhdikjen e gjuhes shqipe

    ....................................

    Enigma e njė murgu endacak dhe legjenda e tij si Shenjt

    Mystehak Xhemali
    Pa marrė pėrsipėr qė tė shkruaj biografinė e njėrit prej figurave tė njohura tė patriarkanės greke dhe as tė jape nota vlerėsimi pėr shėnjtėrinė e tij, Kozmanė nga Etolia, tė cilin biografėt e tij herė i vėnė mbiemrin Etoliani e herė Etollosi, nė kėto shėnime do tė ndalem mė shumė nė disa pėrjetime vetiake, tė cilat lidhen me figurėn e Shėn Kozmait, vlerėsimet qė i ka bėrė atij nė tė gjallė e nė tė vdekur popullsia autoktone e zones sė Myzeqesė si dhe enigma qė e ka mbėshtjellė kėtė figure pėr mė shumė se dy shekuj.

    Vizita e Papouliasit nė Shqipėri

    Dhjetor 1987. Njė delegacion zyrtar grek do tė vizitonte Shqipėrinė. Ishte e para vizitė zyrtare qeveritare qė do tė shkrinte akujt ndėrmjet dy vendeve tona qysh nga fillimet e luftės sė dytė botrore. Sipas protokollit tė asaj kohe nė programin e kėsaj vizite ishte parashikuar qė delegacioni grek do tė vizitonte edhe kishėn e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas tė komunės sė Libofshės, nė rrethin e Fierit. Duke qenė se kisha e Shėn Kozmait, pėr vlerat e saj arkitektonike, ishte shpallur “monument kulture”, nga organet mė tė larta u njoftuam edhe ne, si drejtues tė kulturės nė rreth, pėr kėtė vizitė.
    Por vizita e delegacionit grek i kapėrxente kompetencat e seksionit tė kulturės nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit. Aq mė shumė kur dihej qė kėtė delegacion do ta kryesonte ish ministri i Jashtėm grek i asėj kohe, Karolos Papouliasi, i cili edhe mė pare kishte ardhur nė Fier nė njė vizitė private, kur ai kryente detyrėn e ministrit tė jashtėm plotėsues nė qeverinė greke.
    Pėr pritjen e kėtij delegacioni nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit u ngrit njė grup pune, me pjesmarrjen e pėrfaqėsuesėve tė seksioneve tė ndryshme tė kėtij organi, pasi detyra kishte pėr tė gjithė, nė mėnyrė qė delegacioni tė pritej sa mė mirė. Aq mė shumė kjo diktohej edhe nga fakti qė nė ato vite Shqipėria ndodhej nė prag tė “muajit tė mjaltit” me qeverinė greke. Natyrisht nė kėtė program detyra tė shumta na dilnin ne punonjėsve tė kulturės, pasi disa muaj mė pare kishte ndodhur njė “skandal” me kishėn e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas, i cili kishte tronditur edhe marrėdhėniet e brishta tė saponisura ndėrmjet Tiranės zyrtare dhe Athinės. Pėr kėtė “skandal” ne ishim vėnė para pėrgjegjėsisė, duke na kaluar nė “tehun” e thikės. Edhe pse kishin kaluar disa muaj, akoma ne ndjenim frikėn e goditjes nga organet mė tė larta shtetėrore dhe ato partiake. Dhe kjo pėr faktin se diplomacia greke kishte bėrė njė note proteste pėr mosmirėmbajtjen e kishės sė Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas. Pala greke e vlerėsonte shumė Shėn Kozmanė, pėr tė cilin ne dinim shumė pak gjėra deri atėhere.
    Po atėhere cili ishte Kozmai nga Etolia, tė cilin Ali Pashė Tepelena ndryshe e quante xha Kozmai? Kujt i shėrbeu ai? Ai ishte thjesht njė murg, apo misionar i njė “Megali Idea” nė qarqe tė caktuara greke?

    Murgu qė nuk u emėrua prift.

    Mė vonė ne mėsuam shumė gjėra pėr kėtė figurė, tė cilėn pala greke e vlerėsonte si njė rilindės tė shquar pėr pėrhapjen e gjuhės greke e tė kulturės helene nė disa vende tė Ballkanit e mė tej. Nė shtetin Helen pėr Shėn Kozmanė, shumė vite mė parė ishin shkruar monografi si dhe mjaft vepra letrare e filozofike. Ai vlerėsohej si njė nga figurat mė tė shquara edhe nė fushėn e teologjisė e tė ēeljes sė dhjetra shkollave greke nė disa vende fqinje me Greqinė.
    Kozmai ka lindur nė vitin 1714 dhe mbante mbiemrin Anifandi. Shumė vonė ai ka hyrė nė rrugėn e shkollimit fetar. Fillimisht ka qenė murg nė njė manastir dhe nė moshėn 30-vjeēare ka mbaruar studimet nė akademinė fetare tė Athosit. Pas pėrfundimet tė kėtyre studimeve, ai merr porosi nga patriarkana e Stambollit, nga varej edhe kisha ortodokse greke, qė tė shetisė disa vende nė kufi me shtetin grek. Qė kėtu fillon edhe enigma e kėtij murgu endacak, i cili nuk u emėrua kurrė prift nė njėrėn nga kishet e patriarkanės greke. Megjithatė, si shetitės, ai krahas predikimeve fetare, shfaqte hapur edhe qendrime tė caktuara politike, sidomos kundėr politikės turke dhe asaj ruse nė Ballkan. Ai ka ndėrmarrė katėr udhėtime tė gjata, duke i rėnė mespėrmes jo vetėm Greqisė, por edhe disa vendeve sllave. Nė kėto ecejakje tė tij ai ka hyrė e ka dale disa here edhe nga Shqipėria. Pas ēdo udhėtimi Kozmai raportonte pėr situatėn tek eprorėt e tij, njėri prej tė cilėve ka qenė edhe Patriarku Serafini i dytė me origjinė nga Delvina.


    Shėrbimi nė pashallėkun e Beratit

    Aty nga vitet 1775 ky murg endacak, edhe pse nė njė moshė tė kaluar, thirret nė Patriarkanėn e Stambollit dhe ēuditėrisht i caktohet si detyrė qė tė bėjė udhėtimin e tij tė radhės prej endacaku. Ky ishte udhėtimi i tij i katėrt dhe i fundit, nė pashallėkun e Beratit, qė nė atė kohė mbulonte gjithė Shqipėrinė e jugut deri nė kufi me lumin Shkumbin. Ky pashallėk, pėrfshi edhe zonėn e Himarės, nė pjesėn e tij jugore kufizohej me pashallėkun e Janinės.
    Ato vite nė Berat sundonte Kurt Pasha, i dėrguari i Portės sė Lartė, i cili pėrfaqėsonte administratėn e Stambollit nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė.
    Me tė ardhur nė Berat, prifti i moshuar, me mjekrrėn e tij tė bardhė e me pamjen fisnike, nisi tė bėjė me pėrkushtim tė gjitha ritet fetare, duke dale edhe jashtė ambjenteve tė kishės, qė ndodhej nė pjesėn mė tė lartė tė kalasė, nė anėn perėndimore tė saj. Qė aty dukej si nė pėllėmbė tė dorės e gjithė Myzeqeja deri nė kodrat e Ardėnicės e grykėderdhjen e Shkumbinit. Ky prift i urt e i pėrunjur, me kalimin e kohės, filloi tė vizitonte edhe fshatrat kufitarė si dhe ato tė Myzeqesė, duke shėrbyer si prift nė raste festash fetare. Ai dalngadalė fitoi edhe zemrat e fshatarėve, tė cilėt e ftonin atė nė gėzimet e tyre familjare. Kozmai, i veshur me rrsaėn e priftit, shpejt u bė mik me tė gjithė. Atė e respektonin kudo. Fjalėt e tij shpesh here shėrbenin si melhem pėr tė “shėruar” edhe plagėt e shpirtrave tė trazuar tė njerzėve tė lodhur nga hallet e jetės. Mjaft nga shprehjet e tij qarkullonin si profeci pėr tė ardhmen e shprehje proverbiale pėr kapėrximin e vėshtirėsive, apo daljen nga situate kritike jetėsore.
    Por krahas kėtyre veprimeve e shėrbesave fetare, Kozmai nga Etolia shpejt nisi edhe ēeljen e shkollave nė gjuhėn greke pėrgjatė kufirit jug-lindor tė Shqipėrisė. Prej kohėsh njė shkollė e tillė ishte hapur edhe nė Manastirin e Ardėnicės, afėr Libofshės, pėr tė cilėn ai u kujdes sė tepėrmi pėr tė rritur cilėsinė e mėsimdhėnies si dhe pėr ta pajisur atė me literaturė bashkohore nė ndihmė tė nxėnėsve tė saj, tė cilėt vinin edhe nga zona pėrreth e qė jetonin nė konviktin e ngritur nė mjediset e manastirit.

    Si u prish kisha e Himarės

    Njė interes shumė tė veēantė Kozmai ka treguar pėr Himarėn e pėr fshatrat rreth saj. Ai arrin deri nė Dhėrmi. Nė kėto fshatra bėn pėrpjekje tė hapė shkolla nė gjuhėn greke, duke mos treguar aspak vemendjen pė ngritjen e kishave. Si duket ky misionar tashmė e kishte kuptuar se shkollat nė gjuhėn greke kishin mė shumė vlerė se sa ngritja e kishave, ku zhvilloheshin vetėm ritet fetare, ndėrkohė qė nė shkolla jepej nė radhė tė parė historia e Greqisė, pa pėrmėndur historinė e Shqipėrisė. Kėto fshtara propagandoheshin si pjesė e Greqisė e banorėt si popullsi greke, edhe pse ata nuk dinin asnjė fjalė nė gjuhėn helene. Mbas rrasės sė priftit fshihej kėshtu njė misionar, i cili e kishte kuptuar se agresioni kulturor e gjuhėsor do tė paraprinte ndoshta edhe edhe njė agresion tė ardhshėm ushtarak tė kėtyre viseve tė populluara vetėm nga shqiptarėt.
    Qėllimi i tij ishte kaq i dukshėm sa ai arriti deri atje sa tė prishte njė kishė e nė vend tė saj tė ngrinte njė shkollė nė gjuhėn greke. Kjo ndodhi nė vitin 1777. Atė vit Kozmai me urgjencė erdhi nė Sarandė nga Korfuzi dhe pa ndaluar askund, edhe pse vapa e korrikut e atij viti ishte tepėr pėrvėluese, me njė frymė arriti nė Himarė. Ai mblodhi fshatarėt dhe u foli atyre hapur se kishat nuk kishin asnjė vlerė para shkollave nė gjuhėn greke. Ai u bėri thirrje banorėve tė Himarės qė tė prishnin kishat dhe nė vend tė tyre tė ngrinin shkollat greke. Duke qenė i vendosur nė kėtė mision, ai vetė i pari rėmben kazmėn dhe fillon tė prishė ēatinė dhe muret e kishės nė Himarė.

    Myslimanėt tė kthehen nė tė krishterė

    Zelli i madh i Kozmait arrin deri atje sa ai nis tė vizitojė edhe fshatra qė banoheshin nga myslimanė. Kėshtu nė vitin 1776 ai shkon deri nė fshatin Kurjan tė Fierit, kufi me zonėn e Mallakastrės dhe viziton njė kishė tė vjetėr, ngritur nė njė nga kodrat e fshatit qysh nė shekullin e Xlll, duke u kėrkuar fshatarėve qė tė kthehen nė fenė e tė krishterėve, edhe pse nė fshat nuk kishte asnjė banorė ortodoks. Vizita e thirrje tė tilla misionare ai edhe nė disa fshatra tė Vlorės e tė Beratit. Qėllimi i tij final mbetej qė tė krishterėt ortodoksė tė identifikoheshin si popullsi greke, zėra kėto qė, nė mėnyrė tė shkėputur, ne i dėgjojmė edhe sot e kėsaj dite nga qarqe tė caktuara tė kishės ortodokse greke.
    Eshtė interesant fakti qė nė kėtė propagandė disi tė shfrenuar Kozmai nuk gjen mbėshtetjen e disa krerėve ortodoksė tė asėj kohe nė Greqi. Shpesh ai futet nė grindje me ta. Jo rrallė here atė e dėbojnė, apo edhe nuk e pranojnė qė tė kryejė ritet fetare nė teritoret e tyre, pėrfshi edhe disa qytete greke. Kjo mė e dukshme sidomos nė qendrat e atėhershme urbane. Ky qendrim jo dashamirės e dyshues e detyron Kozmanė qė tė shkojė nė fshatra tė thella, ku edhe injoranca ishte mė e madhe. Nė kėto vende ai gjen teren pėr tė propaganduar idetė e tij, tė cilat me sa duket ishin tė imponuara nga lart. Ky shėrbim i imponuar e fut Kozmanė nė konflikt edhe me vėllanė e tij Hrisanthin, njė klerik ky mjaft i njohur nė hierarkinė e patriarkanės sė Stambollit, i cili jo vetėm qė nuk e ka mbėshtetur Kozmanė nė udhėtimet enigmatike nė disa vende tė Ballkanit, por ka dale edhe hapur kundėr tezave tė tij.
    Po kėshtu veprimet dhe aktiviteti i dyshimtė i Kozmait ka rėnė nė sy edhe tė autoriteteve veneciane, tė cilėt kishin ndikimin e tyre katolik nė njė pjesė tė Shqipėrisė veriore, e sidomos nė zonėn e Lezhės e tė Mirditės.
    Megjithatė Kozmai vazhdoi tė kryente me zell misionin e tij. Sipas biografėve ai ka ngriturt gati 227 shkolla greke, jo vetėm pėrgjatė kufirit jugor tė vendit tonė, por edhe nė thellėsi tė vendit si nė Nartė tė Vlorės, apo edhe nė fshatin Kolkondas tė Libofshės, nė afėrsi tė rrjedhės sė poshtėme tė lumit Shkumbin.

    Dyshimet e Kurt Pashės

    Ky aktivitet i gjithanshėm i Kozmait nga Etolia, veprimtari kjo qė binte ndesh me politikėn e Portės sė Lartė tė Stambollit, ra nė sy edhe tė njerzėve tė sundimtarit tė Beratit, Kurt Pashės. Afijet e tij e njoftuan atė se ky prift nuk ishte dosido. Ai kishte njė mision edhe mė tė madh se atė tė shėrbesės fetare. Kurt Pasha vuri njerėzit e tij pėr tė gjurmuar atė dhe pasi mori informacionet e nevojshme, e kuptoi se pushteti absolut i Portės sė Lartė po rrezikohej nga ky prift endacak, i cili po i rrėmbente pushtetin dhe fenė pashait tė Stambollit. Ai urdhėroi afijet qė ta eleminonin nė fshehtėsi priftin e rrezikshėm, natyrisht pa gjyq e pa bujė. Vendimi ishte marrė. Pritej vetėm ekzekutimi i tij i pėrgjakshėm, ndėrkohė qė nė aparencė pashai i Beratit hiqej si mik i Kozmait. Nė shėnjė “respekti” ai i kishte falur atij edhe njė stol tė veshur me kadife qė prifti nga Etolia ta pėrdorte nė psallmat e veta, kur shkonte nėpėr fshatra. Pabesia dhe dinakria ecnin krahpėrkrah nga ana e tė dy palėve.

    Ekzekutimi

    Dhe kjo ndodhi duke u gdhirė nata e 24 gushtit e vitit 1779. Njerėzit e sundimtarit tė Beratit e kapėn nė befasi Kozmanė dhe pasi i prenė kokėn, e hodhėn atė nė ujrat e turmbullta tė lumit Seman, qė ato ditė kishte vėrshuar nga shtrati, pėr shkak tė shirave tė shumtė qė kishte sjellė ai fund gushti i trishtuar. Dallgėt e lumit, tė mbufatur nga shirat e asaj nate tė zezė, e muarėn me vete trupin dhe kokėn e sapoprerė tė priftit enigmatik. Dhe siē ndodh shpesh me ujrat e rrėmbyer tė lumenjėve, koka e Kozmait doli nė fshatin Mujalli, disa kilometra afėr qytetit tė Fierit, ndėrsa trupi, disi mė i rėndė dhe i fryrė nga ujrat, doli disa kilometra mė poshtė dhe pikėrisht nė fshatin Kolkondas, i cili atėhere ka qenė mė i populluar se sot. Ky fshat tashmė nuk ekziston pothuajse fare, pasi i ėshtė aneksuar fshatit Rreth-Libofshė.
    Tė nesėrmen e kėsaj vrasjeje makabėr, fshatarėt e tė dy fshatrave myzeqarė tė habitur, por edhe tė trėmbur, kanė gjetur anės lumit kokėn e prerėt priftit si dhe trupin e tij. Ata kanė lėshuar kujen dhe mallkimet pėr kėtė gjėmė.
    Lajmi i vrasjes sė Kozmait u perhap me shpejtėsi nė tė gjithė fshatrat e Myzeqesė. Ai kishte fituar respektin e tė gjithėve, prandaj edhe tė gjithė fshtarat e kėsaj treve, e cila popullohej thuajse nga tė krishterė ortodoks, i shpallėn ato ditė ditė zie dhe nė heshtje e pa dekret e pagėzuan njėzėri “tė shėnjtėruar”. Gratė vajtonin me kuje, sipas zakonit shqiptar, ndėrsa burrat nė kuvendet e tyre fshaēe vendosėn qė pėr ta nderuar Shėn Kozmanė, me kontributet e tyre, tė ndėrtonin dy kisha: Njė nė fshatin Mujalli, ku gjetėn kokėn e prerė tė priftit dhe tjetrėn nė fshatin Kolkondas, ku gjetėn trupin e tij. E para u pagėzua “kisha e vogėl e Shėn Kozmait” dhe e dyta “Kisha e madhe e Shėn Kozmait”. Qė tė dy kishat u ngitėn nė buzė tė lumit Seman, vetėm 5-6 kilometra larg njėra tjetrės.
    Ngritja e kėtyre dy kishave tregon respektin e madh qė kishte fituar Shėn Kozmai nė kėto treva, pamvarsisht nga prejardhja dhe origjina e tij e largėt. Kjo ishte shėnjė e respektit pėr njeriun qė u shėrbeu pėr disa vjet, duke qenė pranė tyre nė gėzime dhe hidhėrime familjare. Shėn Kozmai ishte bėrė mik pėr tė gjithė banorėt e kėsaj zone, edhe pse rritja e autoritet tė tij ndoshta kishte qėllime e pikėsynime tė tjera nė kundėrshtim me interesat kombėtare shqiptare dhe ato tė Portės sė Lartė, qė sundonte ushtarakisht nė Shqipėri.

    24 gushti-dita e Shėn Kozmait

    Me kalimin e viteve autoriteti dhe emri i Shėn Kozmait u rrit mjaft nė zonėn e Myzeqesė. Pėr figurėn e tij qarkullonin thėnije deri edhe legjenda si parashikues i fateve njerzore. Dy kishat e tij ishin kthyer nė vende pelegrinazhi pėr tė gjithė myzeqarėt, pėrfshi edhe ata tė besimit myslimanė. Mė shumė vizitohej sidomos kisha e madhe e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas. Aty u ngrit edhe njė manastir si dhe njė shkollė me konvikt nė gjuhėn greke. Pėr tė nderuar dhe respektuar Shėn Kozmanė 24 gushti u shpall “Dita e Shėn Kozmait”. Nė kėtė ditė deri vonė vinin nė Kolkondas mijra njerėz pėr tė kryerė shėrbesat nė nderim tė tij. Atė ditė nė sheshin ndėrmjet manastirit dhe kishės bėhej edhe njė Pazar i madh, organizoheshin festa dhe ahengje si dhe kryheshin fejesat e rastit. Tė gjitha kėto nėn bekimin e Shėn Kozmait.
    Ky ritual vijoi rregullisht deri nė vitin 1967, vit ky qė saksionoi edhe prishjen e faltoreve me urdhėr tė shtetit komunist. Megjithatė popullsia e zones sė Myzeqesė, edhe pse ishin vendosur masa drastike pėr tė tė mos lejuar organizimin e ceremonive fetare, nė kishėn e Shėn Kozmait nė Kolkondas do tė vinin vjedhurazi e nė fshehetėsi njerėz tė moshave tė ndryshme pėr tė pėrkujtuar 24 gushtin si dhe pėr tė nderuar figurėn e tij, e cila tashmė, edhe pse me vonesė, ishte shėnjtėruar edhe nga patriarkane greke.

    Ali Pasha dhe xha Kozmai

    Fuqizimi i pashallėkut tė Janinės nėn sundimin e Ali Pashės nė 10 vjeēarin e pare tė shekullit tė IXX krijoi konflikte dhe acarime tė shumta e tė shpeshta ndėrmjet Kurt Pashės dhe pashait tė Tepelenės, i cili duke qenė edhe mjaft ambicioz, ua vuri syrin edhe trevave tė Myzeqesė pėr t’i patur nėn influencėn e tij.
    Ndėrkohė Ali Pasha u vu pėrkrah edhe pėrpjekjeve tė grekėrve nė luftėn e tyre pėr t’u shkėputur nga zgjedha turke, pėrpjekje kjo qė ēoi nė shpalljen e pavarsisė tė Greqisė nė vitin 1821. Padyshim qė nė kėtė fitore Ali Pasha ka patur rolin e tij frymėzues, ndikues e organizues, duke iu kundėrvėnė hapur Portės sė Lartė. Kjo mbėshtetje e Ali Pashės kishte edhe njė qėllim strategjik tė kėtij dipllomati tė zgjuar e dhelparak: Ai do tė kėrkonte qė tė shkėputej edhe vetė nga Porta e Lartė pėr tė krijuar shtetin e pavarur shqiptar. Por nė kėtė “aventurė” ai do tė kishte edhe nevojėn e mbėshtetjes tė popullsisė greke nė pashallėkun e Janinės edhe mė tej.
    Dhe pikėrisht pėr tė rritur autoritetin e tij nė qarqet greke Ali Pasha qysh nė vitin 1813 mendoi qė t’i “pėrkėledhte” grekėrit nė pikėn e tyre mė tė ndjeshme: nė rritjen e kultit tė Shėn Kozmait. Ai urdhėroi qė nė kujtim e nė respekt tė kėtij shėnjtori, tė ngrihej njė kishė e bukur nė fshatin Kolkondas, nė themelet e kishės sė vjetėr, e cila sipas pashait tė Janinės, ishte e papėrshtatėshme pėr njė figurė kaq tė madhe sa ē’ishte ajo e shėnjtorit grek, tė cilin ai e thėrriste xha Kozmai. Nė kėtė mėnyrė pashai dipllomat me njė gur vriste dy zogj: Nga njėra anė pėrkėdhelte sedrėn e grekėrve e nga ana tjetėr rriste ndikimin e tij tek popullsia ortodokse e Myzeqesė, pėr ta patur edhe atė nė mbėshtetje tė planit tė tij ambicioz pėr ta shkėputur pashallėkun e tij nga Porta e Lartė.
    Nė njė qarkore dėrguar parisė sė vendit, qė mban datėn 12 shtator 1813, Pashai i Tepelenės urdhėron qė tė mblidhen para pėr ndėrtimin e njė kishe tė re nė fshatin Kolkondas, duke dhėnė edhe ai kontributin e vetė. Qarkorja ishte me tone tė zbutura, por edhe aq ultimative, duke pėrfunduar me frazėn se ai qė nuk jep ndihma, “do ta paguajė dyfish atė”. Kisha e re Shėn Kozmait u pėrurua njė vit mė vonė dhe pikėrisht nė 24 gusht tė vitit 1814, pra nė 100-vjetorin e lindjes sė tij. Disa ditė mė vonė atė e viziton vetė Veziri i Janinės, Ali Pasha Tepelena, sė bashku me gruan e re greke, Vasiliqinė.
    Ajo ishte njė kishė monumentale mjaft e bukur, e cila nuk i ka humbur vlerat arkitektonike edhe nė ditėt tona.

    Varri fallso

    Nė kishėn e re tė ngritur nga Ali Pasha eshtrat e Shėn Kozmait u futėn nė njė sėnduk druri, i cili u vendos nė pjesėn e shėrbesės tė priftit. Sipėr kėtij sėnduku, nė njė enė tė tejdukshme qelqi, u vendos dora e djathtė e Shėn Kozmait, e shkėputur nė kyēet e saj. Kjo u bė me qėllim qė besimtarėt ditėn e 24 gushtit tė mundėnin tė puthnin dorėn e shėnjtorit, duke i puqur buzėt mbi enėn e qelqit tė ekspozuar, ndėrkohė qė skeleti i trupit ruhej nė brendėsi tė sėndukut prej druri. Ky rit organizohej vetėm njė ditė nė vit, mė 24 gusht qė ishte edhe dita e Shėn Kozmait. Kjo ishte edhe dita e vetme nė vit qė lejohej tė hapej dera e kėsaj kishe nė fshatin Kolkondas.
    Por duke qenė se popullsia e asėj zone vinte edhe ditė tė tjera tė vitit pėr t’u falur dhe kėrkuar ndihmėn e Shėn Kozmait, pashai i Tepelenės urdhėroi qė pėrbri mureve tė Kishės dhe pikėrisht nė krahun jug-lindor tė saj, tė ngrihej njė varr fallso, mbi tė cilin njerzit mund tė vinin ēdo ditė pėr tė kryerė shėrbesat fetare. Me kallimin e viteve ky varr fallso kishte krijuar bindjen tek brezat se ky ishte vendvarrimi i vėrtetė i Shėn Kozmait. Mbi kėtė varr deri vonė njerzit hidhnin lekė e sende tė ēmuara, faleshin e luteshin pėr hallet e tyre, kėrkonin shpėtim nga sėmundjet e kėqija e rrugėdalje pėr mjaft probleme qė ata hasnin nė jetėn e tyre tė pėrditėshme.




    Koka e florinjtė



    Ashtu siē u pėrshkrua edhe mė lart, trupi dhe koka e Shėn Kozmait u varrosėn nė dy kisha tė ndryshme. Nė sėndukun e kishės nė Kolkondas mungonte koka e shėnjtorit, pasi ajo u varros nė fshatin Mujalli. Mbėshtetur nė kėtė tė vėrtetė, Ali Pasha urdhėroi qė koka e Shėn Kozmait tė zėvėndėsohej nė sėnduk me njė kokė floriri. Kjo e rriti edhe mė shumė autoritetin e Aliut nė sytė e besimtarėve myzeqarė. Koka e florinjtė u vendos nė sėnduk, duke i plotėsuar kėshtu tė gjitha gjymtyrėt e shėnjtorit ortodoks.
    Kjo kokė floriri qendroi plot njė shekull nė sėndukun e eshtrave tė Shėn Kozmait. Por do tė vinte viti 1918 dhe ajo do tė zhdukej nga sėnduku. Shėrbyesit e kishės qė kujdeseshin pėr mirėmbajtjen e sėndukut dhe tė eshtrave tė shėnjtorit, mbetėn tė shtangur, kur ata e gjetėn derėn e kishės tė shqyer dhe kapakun e sėndukut tė hapur. Nė sėnduk mungonte koka e florinjtė.
    Variantet pėr grabitjen e kokės sė florintė tė Shėn Kozmait kanė qenė tė shumta, por mė i besueshėm mbetet ai i pėrfolur nga shumica e banorėve vendas se koka e florinjtė e Shėn Kozmait ka pėrfunduar si objekt zbukurimi nė kryeqytetin austriak,Vjenė, apo ėshtė shkrirė pėr t’u shėndruar nė objekte tė tjera zbukurimi prej floriri. Dhe kjo pėr faktin se nė kėtė vit nė fshatin Kolkondas janė dukur pėr disa ditė mbeturinat e njė formacioni ushtarak austriak, tė cilat tė raskapitura nga luftimet me formacionet luftarake italiane, nė ditėt e fundit tė luftės sė parė botrore, ishin tėrhequr nė kėtė zonė pėr t’i shpėtuar shpartallimit tė tyre tė plotė. Nė pėrbėrjen e kėtij formacioni ka qenė edhe njė arkeolog austriak, i cili me sa duket kishte tė dhėna tė sigurta se nė sėnduk ndodhej edhe koka e florinjtė, me vlera tė pallogaritshme, tė cilėn ai e pėrvetsoi fshehtas pėr ta ēuar nė kryeqytetin e vendit tė tij, nė Vjenė.




    Kisha nė Kolkondas “monument kulture”

    Siē e pėrmėndėm edhe mė sipėr, kisha e Shėn Kozmait, e ngritur nėn kujdesin e Ali Pashė Tepelenės, kishte vlera monumentale dhe arkitektonike. Ajo dallohej pėr finesėn e ndėrftimit e nė veēanti pėr ikonostasin e saj, i cili pasqyronte tė gjithė jetėn e Kozmait nga Etolia, deri nė vrasjen e tij. E gjithė kjo ikonografi, ndryshe nga ikonostaset e tjerė tė gdhendur nė dru, ishte derdhur nė metal. Kjo e bėnte atė edhe mė intersante.
    Pėr kėto vlera kisha e Shėn Kozmait, nė fshatin Kolkondas, ishte shpallur “monument kulture”. Ajo kishte marrė statusin e mbrojtjes nga shteti. Kisha e Kolkondasit ishte kėshtu njė ndėr gjashtė objektet e kultit tė shpallura si “monument kulture” nė rrethin e Fierit, ku bėnin pjesė edhe dy kisha tė tjera nė Libofshė, kisha e Kurjanit, kisha e Apolonisė si dhe kisha e Hoxharės, e cila datohej si mė e vjetra nė rreth. Pėr mirėmbajtjen e tyre ishin caktuar edhe kujdestar, por nė tė gjitha rastet ato qendronin tė mbyllura. Nė kėto kisha nuk lejohej tė futej askush e aq mė shumė ndalohej zhvillimi i ceremonive fetare, pasi feja ishte e ndaluar ato vite me ligj nė Shqipėri. Askush nuk dinte se ēfarė kishin nė ambjentet e tyre tė brendėshme kėto objekte kulti. Kujdestarėt, tė cilėt merrnin njė shpėrblim qesharak prej 1000 lekėsh tė vjetra nė muaj, u kishin vėnė dyerve nga njė kyē gjysmė tė ndryshkur, duke u kujdesur vetėm pėr anėn e jashtėme tė tyre. Por edhe ky shėrbim ishte gjysmak. Nė mė tė shumtėn e rasteve kėto momumente ishin mbuluar nga ferrat e drizat, apo edhe ishin gjysmė tė rrėnuara.
    Pėr kishėn e Shėn Kozmait ishte caktuar si kujdestar Rrapi Saqellari, nga fshati Rreth-Libofshė, i cili edhe pse ishte njė kooperativist i thjeshtė, e kishte pasion njohjen e tė kaluarės historike nė zonė. Megjithatė edhe ai si gjithė tė tjerėt, i kishte vėnė derės sė kishės njė dryn tė madh, duke u kujdesur vetėm qė kisha tė mos dėmtohej nga ana e jashtėme. Dikur pranė kishės ka patur edhe njė manastir, i cili ishte rėnuar prej kohėsh. Edhe godina e kishės sė Shėn Kozmait ishte e mbuluar nga ferrat e shumta dhe asaj i dallohej vetėm ēatia me tjegulla gjysmė tė nxira nga koha.



    “Turisti” grek nė Kolkondas

    Disa muaj para se Papuliasi, atėhere ministri i Jashtėm grek, tė bėnte tė parėn vizitė nė Shqipėri nė krye tė njė delegacioni qeveritar, nė qytetin e Fierit ka ardhur nga Greqia njė ”turist” grek. Sipas praktikės tė atyre viteve, tre ditė mė parė nga ana e Komitetit tė Marrdhėnieve me Jashtė, i cili merrej me pritjen, programimin dhe pėrcjelljen e tė huajve tė paktė qė vizitonin vendin tone, njoftohemi me telegram se do tė vizitonte Apoloninė “miku” grek. Dita e vizitės binte tė shtunėn, qė atėhere ishte ditė pune.
    Zakonisht pė vizitorėt grek qė do tė vizitonin Apoloninė, ne tregonim mjaft kujdes pėr t’u vėnė shoqėrues specialist tė bėrthamės arkeologjike, qė e njihnin shumė mirė historinė e kėtij qyteti tė lashtė, pasi jo rrallėherė nga ana e grekėrve bėheshin debate pėr kohėn e ngritjes sė kėtij qyteti nė antikitet si dhe pėrzjerjen e ndėrthurjen e kulturės autoktone me atė helene nė Apoloninė e shekullit tė V dhe tė IV para lindjes sė Krishtit. Nė mjaft raste si shpjegues nė Apoloni ngarkonim arkeologun e njohur, Neritan Ceka, i cili nė ato vite ishte me punė si arkeolog nė Fier. Por meqėnėse Neritani ishte larguar nga Fieri, caktuam si shpjegues dhe shoqėrues pėrgjegjėsinė e bėrthamės arkeologjike, Skėnder Muēo. Si rregull ai e priti “mikun” grek nė hotel turizmin e Fierit, ku edhe do tė pinin kafenė e mirseardhjes.
    Skenderi e priti atė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes dhe rreth ores 20 mė njofton edhe mua se vizitori grek nuk kishte ardhur. Ndodhte edhe kėshtu. Nuk ishin tė pakta rastet kur programet nuk realizoheshin pėr arsye tė ndryshme. I thashė Skėnderit qė tė shkonte nė shtėpi, pasi kaq ishte detyra jonė.
    Por “miku” vjen nė Fier, i shoqėruar nga njė pėrkthyes, tė nesėrmen, pra ditėn e dielė. Pėr kėtė “ndryshim” programi ne nuk ishim njoftuar, prandaj dhe nuk kishim marrė asnjė masė pėr ta pritur atė. Ai qendron tek sheshi para hotel turizmit nė Fier dhe nxjerrė njė hartė, qė mė vonė mėsuam se ishte harta e zones sė Libofshės, ku ndodhej edhe kisha e Shėn Kozmait. Qytetarėt, kurreshtarė pėr kėtė njeri tė huaj me mjekėr tė zezė, i afrohen dhe e pyesin se ēfarė kėrkonte. Por pa marrė pėrgjigje, pranė tyre afrohet njė operativ sigurimi, i cili shpėrndan turmėn e kurreshtarėve. Ai i kėrkon shpjegime pėrkthyesit, i cili e prezanton atė si “mik” tė Shqipėrisė dhe ndėrkohė i kėrkon ndihmė pėr tė gjetur rrugėn qė tė ēonte nė fshatin Kolkondas, nė zonėn e Libofshės.
    Pa e zgjatur operativi e shoqėron tė huajin pėr nė shtėpinė e Sotir Meēos, njė pensionist, i cili e njihte shumė mire atė zonė, pasi mė pare kishte shėrbyer edhe si mėsues. Sotiri e fton tė huajin nė shtėpi dhe e pret sipas zakonit me shumė respekt e pėrzėmėrsi. Sė bashku ata shkojnė deri tek kisha e Shėn Kozmait, nė fshatin Kolkondas.


    Vizitė nė kishėn e braktisur

    Ashtu siē pritej “turisti” grek u skandalizua nga gjėndja tė cilėn ndodhej kisha e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas. Ajo ishte mbuluar nga ferrat dhe shkurret, aq sa nuk dallohej fare nga jashtė. “Turisti” nisi tė fotografojė nga tė gjitha anėt ambjentin pėrreth kishės. Me ndihmėn e Sotirit, i cili e shoqėroi atė nga Fieri, thirrėn edhe kujdestarin e monumentit, Rrapi Saqellarin, i cili pas njė ngurimi, u bind qė tė hapte derėn e kishės. Gjendja brenda nė kishė ishte edhe mė alarmande. Askush nuk e kishte hapur atė derė qysh prej vitit 1967, kur instuticionet fetare nė Shqipėri nuk lejoheshin tė vizitoheshin nga besimtarėt.
    Dyshemeja e kishės ishte mbushur me llome, prurje dherash prej lumit tė Semanit, qė rridhte ngjitur me murt e kishės. Po kėshtu edhe stolat, ku qendronin besimtarėt gjatė ceremonive fetare, ishin gati tė kalbur. Nė ballė tė dhomės sė madhe, afėr ajodhimės, ishte njė sėnduk gjysmė i kalbur, i ngrėnė nga mola e me shumė brima. Sipėr sėndukut ena e qelqit, ku ishte vendosur dora e djathtė e Shėn kozmait, ishte nxirė nga koha.
    Sapo konstatoi kėtė gjendje “miku” grek shrepi aparatin fotografik, duke mos lėnė asnjė detajė pa fotografuar brenda asėj dhome tė kredhur nė errėsirė tė plotė. Pasi mbaroi kėtė mision, pa folur dhe pa bėrė asnjė koment, “turisti” grek qė atė ditė u kthye nė Tiranė dhe prej andej, pa e pėrfunduar vizitėn e mėtejshme tė tij, u nis pėr nė Greqi.

    Protesta greke

    Ne nuk kishim asnjė informacion pėr kėtė vizitė tė mikut grek, kur mua me urgjencė mė thėrrasin nė Komitetin e partisė tė rethit dhe kėrkojnė llogari pėr ngjarjen. Mbeta edhe vetė shtangur, por edhe i trembur, pasi dihej qė atėhere partia tė bėnte gjėmėn. Aty mora vesh se pala greke kishte bėrė njė notė tė fortė proteste, duke e vlerėsuar si skandal gjendjen nė tė tė cilėn ndodhej kisha e Shėn Kozmait.
    U shjegova se seksioni ynė nė komitetin ekzekutiv tė rrethit nuk kishte asnjė dijeni pėr kėr kėtė vizitė, e cila ishte bėrė nė rrugė private. Vizitori grek kishte ardhur nė Fier jo atė ditė qė e prisnim ne dhe vizitėn nė Kolkondas e kishte bėrė pa dijeninė tonė. Me kaq unė i shpėtova ndėshkimit, por ata qė pa dashje e ēuan mikun grek nė kishėn e Shėn Kozmait, nuk i shpėtuna dot njė analize edhe mė tė gjerė e me pasoja.
    Pas kėsaj ndodhie ne hartuam njė program tė gjerė masash pė masash pėr mirembajtjen e kishes sė Shėn Kozmait. Sė pari u interesuam pėr tė parė se ēfarė ruhej nė atė sepete tė ngrėnė nga mola. Dhe jemi befasuar kur konstatuam se brenda saj ruheshin eshtrat e Shėn Kozmait. Kjo befasi erdhi pėr shkak se kėtė nuk e dinte as vetė kujdestari i kishės, pasi dihej se me prishjen e objekteve tė kulteve nė vitin 1967 u dha urdhėr qė tė gjitha eshtrat e shėnjtorėve e tė klerikėve qė ishin varrossur nė ambjentet fetare, u zhvarrosėn dhe u likujduan nė forma tė shumta, deri nė hedhjen e tyre nė hedhjen e tyre nė rrjedhėn e lumenjėve. Kėshtu ka ndodhur me klerikėt myslimanė, me klerikėt katolikė dhe ata ortodoksė. Por ēuditėrisht eshtrat e Shėn Kozmait, edhe pas kėtyre reprazaljeve tė paimagjinueshme, kishin shpėtuar pa u prekur.
    Menjėherė thirrėm njė antropolog, i cili pasi i disefektoi ato, i rregulloi dhe i sistemoi brenda atij sėnduku gjysmė kalbur. Natyrisht eshtrave u mungonte koka, e cila siē shpjeguam edhe mė sipėr ishte varrosur nė fshatin Mujalli. Pas kėtij veprimi nisi edhe puna pėr mirėmbajtjen e kishės sė Shėn Kozmait. Fillimisht u rregullua ambjenti i jashtėm i kishės, duke e pastruar atė nga ferrat, shkurret e barishtet. Po kėshtu ambjentet e brendėshme tė kishės jo vetėm qė u pastruan nga llumrat e shumtė, por ajo u lye disa duar me gėlqere tė bardhė. Kujdes u tregua edhe pėr rregullimin e varrit fallso pėrbri murit tė kishės. U bėn edhe riparime e rregullime tė ēatisė si dhe i stolave prej druri, qė shėrbenin pėr t’u ulur besimtarėt gjatė proēesit tė ceremonive fetare.


    Policia nė ruajtje tė eshtrave

    Pas protestės tė pales greke, kujdesi pėr rujatjen e eshtrave tė Shėn Kozmait, u rrit nė mėnyrė tė jashtėzakonshme deri edhe tė frikėshme. Themi tė frikėshme, pasi tashmė ishim tė trembur se mos dikush i rrėmbente ato dhe atėhere merrej me mend se ēfarė pasojash do tė kishim ne. Pėr kėtė qėllim kėrkuam edhe ndihmėn e policisė, e cila i mori ato nė rujatje. Nė kishėn e Shėn Kozmait u vendos njė patrullė policie, e cila shėrbente me tre turrne.
    Por edhe policia me sa duket ishte nė hall: iashte e pasigurt nė ruajtjen e eshtrave. Pėr tė dalė nga kjo situatė, krerėt e policisė nė Fier, vunė nė jetė njė farsė, e cila ėshtė sa praktike, aq edhe qesharake: Ata i tėrhoqėn eshtrat nė Fier, ndėrkohė qė formalisht vazhdonin tė bėnin roje nė kishėn e Shėn Kozmait, duke dhėnė kėshtu pėrshtyjen fiktive se po ruanin eshtrat e shėnjtorit grek. Duket qė edhe vetė rojet nuk e dinin se ku ishin eshtrat e Shėn Kozmait. Njė gjė tė tillė e dinin vetėm drejtuesit e policisė nė Fier. Ishte kjo njė praktikė e njohur e atyre viteve tė shtetit diktatorial. Frika pėr tė mos patur ndonjė protestė tjetėr nga ana e qeverisė greke, me tė cilėn po pėrvijoheshin atėhere marrėdhėnie tė mira, i kishte detyruar organet tona qė tė sajonin edhe tragjikomedi tė kėsaj natyre, ndėrkohė qė gadishmėria ishte shumė e madhe qė nėse do tė kishte njoftim pėr ndonjė vizitė tė papritur tė pales greke, eshtrat urgjentisht do tė ēoheshin nė kishėn e Kolkondasit.

    Aksion pėr asfaltimin e rrugės

    Aty nga fillimi i muajit nėntor tė vitit 1987 nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit tė Fierit erdhi urdhėri qė tė shtrohej me asfalt rruga nga kthesa e Mbrostarit, ku mbaronte rruga nacionale automobilistike qė lidhte Lushnjen me Fierin, deri nė Rreth-Libofshė, me njė gjatėsi rreth 10 kilometra. Rruga ekzistuese ishte e shtruar me zhavorr, plot gropa e gunga, aq sa ishte e pamundur tė udhėtoje nė stinėn e dimrit. Mė e pakalueshme ishte sidomos pjesa e rrugės qė pėrshkonte fshatin Petovė. Nė shumė raste edhe makinat e tipit “zis”, qė rrallėherė pėrshkonin kėtė aks rruge, ngecnin nė baltė, apo rrėshkisnin nė tė tatpjetėn e qendrės sė fshatit.
    Pėr tė realizuar kėtė detyrė u ngrit njė shtab pune nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit. Nė kėtė shtab u thirrėn tė gjithė drejtorėt e drejtorive tė sektorit tė naftės nė Fier. Ishin dhjetė ndėrrmarrje ndėrmjet tė cilave ajo e rėrrave bituminoze, e shpim Shfrytėzimit, e prodhimit nė Patos e Marinzė, e ndėrtim-montimit, e nxjerrjes sė gazit e tjera. Sejcilės prej tyre iu caktua detyrė qė brenda 15 ditėve tė shtronte nga njė kilometėr rrugė me asfalt. Urdhėri ishte i prerė dhe kategorik. Natyrisht nė atė mbledhje nuk u tha pse duhej shtruar ajo rrugė me aq urgjencė, duke u kufizuar me shprehjen “ky ėshtė urdhėri i dhėnė nga lart”.
    Puna filloi qė tė nesėrmen e asaj mbledhjeje. Tė gjitha makineritė e rėnda u pėrqėndruan sipas njė ndarjeje qė u bė pėr sejcilėn ndėrrmarrje. Rėrra bituminoze zbrazej nė anė tė rrugės dhe dhjetra puntorė e shpėrndanin atė me lopata. Aksioni u quajt politik dhe mjaft i rėndėsishėm. Duhej shfrytėzuar ēdo minutė kohė, pasi shirat po vinin vėrdallė. Dhe ē’ėshtė e vėrteta ato ditė ishin si me porosi: Gjatė atyre dy javėve nuk ra asnjė pike shi.
    Fshatarėt e zonės mbetėn tė shastisur nga ky “aksion” i beftė. Natyrisht qė ishin edhe tė gėzuar qė sė fundi rruga e tyre po asfaltohej, edhe pse ky ishte njė asfalt vetėm sa pėr tė kaluar radhėn. Po ata nuk e dinin njė gjė tė tillė. Atyre iu tha, sipas propagandės tė asaj kohe, se “klasa puntore po u dhuronte rrugėn e asfaltuar”. Vetėm disa ditė para vizitės tė delegacionit grek, ata muarėn vesh tė vėrtetėn se kjo rrugė po asfaltohej vetėm sa tė kalonin tė dėrguarit e qeverisė greke pėr nė kishėn e Shėn Kozmait. Kjo rrugė nuk e pati jetėn tė gjatė: ashtu siē u shtrua me urgjencė, ashtu edhe u prish me urgjencė. Cilėsia e punimeve tė saj ishte shumė e dobėt.
    Rruga u asfaltua deri nė degėzimin qė tė ēonte tek kisha e Shėn kozmait, pa mbritur deri nė qendėr tė fshatit rreth-Libofshė. Kjo pė arsye se rruga deri tek kisha, afro 1 kilometėr, ishte rrugė dheu dhe nuk mbante asfalt. Ajo u sheshua me traktor, duke evituar gropat e shumta dhe togjet e dheut.

    Pritja e delegacionit grek

    Delegacioni grek mbėriti nė Shqipėri mė 9 dhjetor tė vitit 1987. Ai kryesohej nga ministri i Jashtėm grek, Karolos Papoulias. Nė pėrbėrjen e tij ishin edhe tre ministra tė kabinetit Papandreou. Dhe konkretisht: Ministrja e Kulturės dhe e Shkencės, Melina Merkouri, ministri i Planifikimit dhe i Punėve Publike, Evangelos Kouloumbis si dhe ministri i Tregtisė, Panayiotis Roumeliotis. Delegacioni grek, mė i madhi i ardhur deri atėhere nė Shqipėri, shoqėrohej nga 30 bisesmenė tė fushave tė ndryshme si dhe nga dhjetra gazetarė tė shtypit tė shkruar e tė medias elektronike nė Greqi.
    Delegacioni grek qendroi tre ditė nė Shqipėri. Nė programin e tij, nė rrugėn e kthimit pėr nė Greqi, ishte pėrfshirė edhe vizita nė kishėn e Shėn Kozmait. Pėr ta pritur delegacioni grek, u ngarkua kryetari i Komitetit Ekzekutiv nė rretin e Fierit, Dhimitėr Brisku. Ai do tė qendronte nė pritje nė Mbrostar, nė kthesėn e rrugės qė tė ēonte nė Libofshė. Mua m’u caktua si detyrė qė tė prisja tek kisha e shėn Kozmait, duke qenė se mbaja pėrgjgjėsi edhe pėr kujdesin e mirėmbajtjen e monumnenteve, statusin e tė cilit, ashtu siē e kam theksuar edhe mė lart, e kishte fituar edhe kisha e shėnjtorit grek.
    E vėrteta ėshtė se ne kujtonim qė delegacioni grek, pas vizitės, mund tė kėrkonte riatdhesimin e eshtrave tė Shėn Kozmait. Ne jo vetėm qė e prisnim njė propozim tė tillė, por ishim edhe mjaft tė gatshėm qė eshtrat tė dėrgoheshin nė Greqi, pasi boll telashe kishim patur deri atėhere pėr ruajtjen e tyre. Natyrisht qė tė mos tregoheshim “kaq bujar ” para delegacionit grek, ishim pergatitur qė kėrkesės sė palės greke t’i kundėrpėrgjgjeshim edhe me njė kėrkesė nga ana jonė, pėr tė qenė kėshtu “tė barabartė” ndėrmjet palėve. Pasi kishim studjuar situatėn, kishim konstatuar se nė Athinė ndodhej vendvarrimi i Jani Vretos, i njohur pėr veprimtarinė e tij politike gjatė viteve tė Rilindjes tone Kombėtare, i cili ėshtė shprehur se nėse ata (grekėrit) do tė vazhdojnė tė ngrenė pretendimet e njohura dhe tė vjetra territoriale …, atėhere “do tė dridhen varret e etėrve, vėllezėrve…”. Ai kishte lindur nė fshatin Postenan tė Leskovikut nė vitin 1822 dhe kishte vdekur nė vitin 1900. Kėrkesa pėr kthimin e eshtrave tė tij nė Shqipėri do tė shtrohej nga ne, sapo pala greke tė artikulonte kėrkesėn e vetė. Kjo do tė ishte dhe kundėrpėrgjigja nga ana jonė, natyrisht pa e kundėrshtuar palėn greke.


    Gadishmėria e traktorėve me zinxhirė

    Siē theksuam edhe mė lart, rruga e asfaltuar me urgjencė nuk shkonte deri tek kisha e Shėn Kozmait. Afro 1 kilometėr rrugė ishte nė gjendje skandaloze. Frika ishte e madhe sidomos po tė fillonte tė binte shi. Atėhere rruga do tė shndėrrohej nė njė baltovinė ferri dhe makinat do tė ngecnin nė vend.
    Pėr “fatin”tone tė mire, ajo ditė dhjetori shkėlqente nga njė diell qė rrallėherė ndeshet nė ditėt dimėrore. Megjithatė frika jonė ishte shumė e madhe. Pėr tė dale nga ēdo situate e papritur, nė parcelat nė tė dy anėt e rrugės u vendosėn 3-4 traktorė me zinxhirė. Traktoristėt u porositėn qė tė bėnin sikur punonin, ndėrkohė qė po tė fillonte shiu, ata do tė merrnin urdhėr qė tė tėrhiqnin makinat nėpėr rrugėn e baltosur. Kjo do tė bėhej si rastėsisht pėr t’u ardhur nė ndihmė miqėve grekė.
    Nė mėnyrė qė tė evitohej edhe numėri i shumtė i makinave, nė Kolkondas nuk do tė vinte i gjithė delegacioni grek, duke pėrjashtuar nė radhė tė pare bizesmenėt, qė shoqėronin delegacionin. Po kėshtu u thjeshtua shumė edhe numėri i gazetarėve, duke lejuar vetėm disa kamermanė qė tė pasqyronin kėtė vizitė. Megjithatė numėri i tyre nuk ishte i paktė. Bile neve na u duk shumė i madh, duke marrė parasysh qė atėhere nė Shqipėri eksistonte vetėm njė television, ai shtetėrori.
    Megjithė marrjen e kėtyre masave, nuk doli nevoja e vėnies nė funksion tė planit “rezerve”, pasi dita nuk ndryshoi dhe shiu ishte i vonuar ato ditė dhjetori.


    “Shfaqja” e Merkourit dhe indeferenca e dy ministrave grekė

    Qė nė orėt e para tė mėngjesit sheshi para kishės sė Shėn Kozmait atė ditė qe mbushur me dhjetra fshtatarė tė zonės sė Libofshės. Natyrisht ndėrmjet tyre kishte dhe shumė agjentė tė policisė sekrete, tė cilėt ruanin pjesmarrėsit nga ndonjė “incident” me palėn greke. Godina e kishės ishte lyer dhe pastruar mė sė miri. Pjesa e brendėshme e dyshemesė ishte gėrryer nga llumrat e lumit Seman, duke nxjerrė nė dukje pllakat e shtruara tė gurit nė ngjyrė gri. Po kėshtu ishin lyer edhe ndėnjėset e drurit, ndėrkohė qė sėnduku me eshtrat e Shėn Kozmait ishte ai i mėparshmi: Gjithė vrima nga tė ngrėnėt e moles. Sipėr sėndukut qendronte ena e qelqit me falangat e gishtrinjėve tė dorė sė dhjathtė tė priftit shenjtor. Sėnduku qendronte nė krye tė dhomės, afėr faltores sė priftit.
    Delegacioni grek mbėriti nė sheshin e kishės rreth orės 11. Fashtarėt e pranishėm e pritėn atė me duartrokitje. I pari qė shkeli derėn e kishės ishte kryetari i delegacionit, minitsri i Jashtėm grek Karolos Papoulias. Ai zbriti tre shkallėt e kishės dhe qė nga dera vijoi rrugėn pėr tek sėnduku i eshtrave me njė pėrulje tė lehtė tė kokės. Sa u afrua tek sėnduku, u pėrul edhe mė shumė e me njė gjest fisnikėrie, puthi enėn e qelqtė mbi sėnduk. Tė njėjtin veprim kryen edhe dy ministrat e tjerė grekė, Kouloumbis dhe Roumeliotis. Nė ambjentin e kishte rėnė njė heshtje e rėndė, e cila po bėhej e padurueshme edhe nga dritat e shumta tė bliceve si dhe tė ndriēuesėve tė operatorėve televizivė.
    Ndėrkohė salla u drodh nga njė veprim shokues i ministres tė Kulturės dhe Shkencės, Melina Merkouri. Si tė ishte nė njė skenė teatri, ajo qė tek dera u shtri barkazi e duke ecur rrėshqanthi iu afrua sėndukut tė eshtarve tė Shėn Kozmait. Tė gjithė tė pranishmit mbajtėn frymėn.
    Ashtu, duke u hequr zvarrė, Merkouri hapi kapakun e sėndukut dhe me njė ngadalsi filmike, nisi tė puthė me radhė tė gjitha eshtrat qė gjendeshin nė sėnduk. Veprimi i saj elektrizoi sallėn. Askush nuk pėpėtinte. Dėgjohesdhin vetėm kėrcitjet e aparateve tė xhirimit dhe shkrepjet e aparateve fotografikė.
    Por kishte dhe dy veta qė e ndiqnin kėtė skenė me njė indiferentizėm tė madh e gati fyes. Sapo Merkouri iu afrua sepetes, dy ministrat grekė, Kouloumbis dhe Roumeliotis u tėrhoqėn, duke u ulur nė poltronat e kishės, pas shpinės tė tė pranishmėve nė atė salle tė vogėl mk kishe. Njėri prej tyre, pak i shkurtėr, me njė fytyrė pak tė thatė e me mustaqe, gjatė gjithė kėsaj kohe vėshtronte jashtė derės, pa e kthyer kokėn nga “shfaqja” emocionale e ministres Merkouri.

    Jani Vreto dhe Kozmai

    Pas pėrfundimit tė ceremonialit, ashtu siē prirtej, e mori fjalėn ministri i jashtėm grek, Karolos Papouliasi. Me njė oratori tė kulluar, ai nisi tė fliste pėr veprimtarinė e Kozmait nga Etolia, duke e vlerėsuar atė si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė Rilindjes greke e tė pėrhapjes sė helenizmit nė disa vende tė Ballkanit e mė gjerė.
    Por pa e mbaruar mire fjalėn ministri grek, e mori fjalėn Dhimitėr Brisku, i cili po me ato epitete vlerėsoi veprimtarinė patriotike tė Jani Vretos, duke theksuar se edhe ai kishte bėrė pėrpjekje titanike pėr tė zgjuar ndjenjat tona kombėtare e pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė vendin tone. Qellimi ishte i qartė: Do tė vendosej kėshtu ekuilibri ndėrmjet dy figurave pėr shkėmbimin e eshtrave midis dy vendeve tona, nėse njė gjė e tillė do tė kėrkohej nga pala greke.
    Por pritja jonė shkoi dėm. Papouliasi nuk bėri asnjė kėrkesė pėr marrjen e eshtrave tė priftit grek. Kjo na befasoi, sepse ne ishim pergatitur pėr kthimin e kėtyre eshtrave, ruajtja e tė cilave na kishte hapur shumė telashe. Megjithatė kujtuam se kjo kėrkesė do tė pėrsėritej mė vonė, ndoshta edhe nė rangje tė tjera qeveritare.
    Tė pezmatuar nga ky shgėnjim, muarėm rrugėn e kthimit pėr nė qytetin e Fierit, ku do tė pihej edhe kafeja e mirseardhjes tė delegacionit grek nė kėtė qytet.




    Eshtra e munguar


    Ndalesa nė turizmin e Fierit ishte mjaft e shkurtėr. Gjatė pirjes sė kafesė, u prezantua njė histori e shkurtėr e qytetit tė Fierit dhe e rrethinave tė tij. Papouliasi e kishte njohur edhe mė pare kėtė qytet. Para dy vjetėve, kur ai kryente funksionet e ministrit tė Jashtėm Plotėsues nė qeverinė greke, kishte bėrė njė vizitė private nė Fier. Atėhere Papouliasi kishte ardhur pėr tė takuar mikun e tij tė vegjėlisė, aktorin e estradės sė Fierit, Fuat Boēin, me tė cilin kishte qenė fqinj nė fshatrat e Pogonit, nga ishte edhe vetė Papouliasi.
    Por kjo atmosfere e qetė gati u acarua, sapo delegacioni grek, i shoqėruar nga ministri i Jashtėm i atėhershėm shqiptar, Reis Malile, u dukėn nė hollin e jashtėm tė hotel turizmit “Apolonia” nė Fier. Nė mėnyrė tė beftė dy ministrat e jashtėm, Papouliasi dhe Malile, sapo dualėn nė holl, u ndodhėn nė njė dare tė forte “rrethimi” nga mė shumė se 40 gazetarė grekė. Gazetarėt kėmbėngulnin nė njė pyetje tė vetme: Sipas informacionit qė ata kishin marrė, rrezultonte se Shėn Kozmait i mungonte njė eshtėr. Ku ishte ajo?
    Pyetja u drejtohej dy ministrave tė jashtėm, pa specifikuar se pėr cilėn eshtėr bėhej fjalė, kur dihej qė kėtyre eshtrave u mungonte koka. Reis “Malile po rrekej tė shpjegonte se qė nga vdekja e Shėn Kozmait kishin kaluar mė shumė se 200 vjet e gjatė kėsaj kohe kishin ndodhur edhe mjaft ndryshime tė rrjedhės sė lumit e transformime tė releivit. Gjirthashtu edhe varri kishte ndryshuar disa here pėr shkak tė rrjedhės sė lumit Seman, i cili kishte ndryshuar shtrat, duke gjarpėruar here nga njėri krah e herė nga krahu tjetėr.
    Por gazetarėt ishin tė pakėnaqur nga pėrgjigja. Duket ata prisnin pėrgjigje tjetėr. Dara sa vinte dhe ngushtohej rreth dy ministrave. Atėhere me qetėsi tė plotė e mori fjalėn Papouliasi.
    “Zotėrinj” tha ai “Ju e dini se programi ynė ėshtė mjaft i ngjeshur. Dhe kėtė mė mire nga tė gjithė e kuptoni dhe e vlerėsoni ju gazetarėt. Ndėrsa pėrsa i pėrket pyetjes tuaj, duhet tė dini se ajo eshtėr ka qenė dhe mbetet nė token tone.”
    Me tė shprehur fjalėn e fundit, gardhi i gazetarėve u ēa si me urdhėr. Delegacioni vijoi rrugėn e tij pėr tė kryerė edhe vizitėn e fundit tė programuar: Drejt Pėrmetit, nė varrezat e tė rėnėve grekė gjatė luftės sė dytė botėrore.
    Edhe pse pala shqiptare nuk reagoi ndaj kėsaj deklarate tė dyshimtė, ne mbetėm tė shokuar, duke parė njėri tjerin nė sy, por pa guxuar tė thoshnim ndonjė fjalė. Kompetencat tona ishin tė kufizuara.

    Kozmai nga Etolia shėnjtor , apo misionar?

    Tashmė, pas mė shumė se 20 vjetėve, shohim sinkronizimin e plotė tė veprimtarisė sė Shėn Kozmait me shprehjen e Papouliasit se “eshtrat e tij janė nė tokėn tone.” Pėr cilėn tokė bėhet fjalė? A mos vallė moskėrkimi i eshtrave tė Shėn Kozmait ka lidhje me traditėn e vjetėr ballkanase, se atje ku ka varrin i vdekuri, atje ėshtė edhe kufiri ndarės ndėrshtetėror?
    Qė kėtej dalin edhe mjaft pika kontakti tė Kozmait nga Etolia me atė veprimtari shumė shekullore tė disa qarqeve greke pėr tė ashtuquajturėn autonomi tė Vorio-Epirit e pretendimet greke pėr disa zona jugore nė kufirin shqiptaro-grek. Nga shumė kėndvėshtrime nuk ėshtė e vėshtirė tė arrihet nė pėrfundim se edhe Kozmai nga Etolia, mė shumė se sa shėnjtorė duhet tė ketė qenė njė misionar grek, qė ka punuar nėn petkun e murgut shetitės pėr tė realizuar qellimin e zgjerimit tė kufirit grek deri nė rrjedhėn e lumit Shkumbin.
    Lidhur me kėtė pėrfundim do t’u referohemi disa momenteve kryesore tė shtjelluara mė lart.
    Biografėt grekė theksojnė se Kozmai nga Etolia ka bėrė shumė pėrpjekje pėr tė hapur qindra shkolla greke deri nė thellėsi tė tokės shqiptare. Kėtė e theksoi nė fjalėn e tij edhe vetė ministri i Jashtėm grek, Papouliasi, gjatė vizitės sė tij nė kishėn e Shėn Kozmait, kur kishin kaluar mė shumė se 200 vjet nga vdekja e tij, me shprehjen se “ai i ka eshtrat nė token e vetė”. Ky sinkronizim i tė njėjtės linjė nuk ėshtė pa qėllim, duke provuar se Kozmai punonte jo thjeshtė pėr tė hapur shkollat greke. Jemi nė ato vite kur si populli grek, ashtu edhe ai shqiptar, ishin nėn sundimin e Portės sė Lartė dhe nėse Kozmai nga Etolia do tė luftonte pėr tė hapur shkollat greke thjesht nė teritorin helen, atėhere meritat e tij nė shėrbim tė popullit tė vetė do tė ishin tė padiskutueshme. Por fakti qė ai tė gjithė veprimtarinė e tij e ka pėrqėndruar pėrgjatė kufirit greko-shqiptar deri nė thellėsi tė tokės tonė, hedh shumė hije dyshimi pėr shėnjtėrinė e tij.
    Eshtė fakt qė Kozmai u jepte pėrparėsi ngritjes sė shkollave greke edhe duke prishur kishat. Shėmbulli mė tipik ėshtė shėnuar nė Himarė, kur nė vitin 1777 vetė Kozmai prishi kishėn dhe nė vend tė saj ngriti njė shkollė greke. Duket ai e kishte kuptuar se vlera e njė shkolle ishte shumė herė mė e madhe se vlera e njė kishe pėr helenizimin e njė populli me kombėsi jo greke. Nė fund tė fundit kishat shėrbejnė vetėm si faltore, ndėrkohė qė shkollat kanė vlera tė pallogaritshme pėr tė ardhmen e njė kombi. Ky veprim nuk ėshtė gjė tjetėr, vē refleksion i parimit “ mė parė agresion kulturor e mė pas pushtim ushtarak”. A nuk u veprua kėshtu edhe pas 250 vjetėve kur nė Himarė, nė mėnyrė tinzare, u ngrit shkolla greke, edhe pse popullsia nė kėtė krahinė ėshtė autoktone shqiptare?
    Vetė biografėt e shumtė grekė e pranojnė njėzėri se Kozmai nga Etolia shėrbeu pėr mė shumė se 35 vjet si njė murg shetitės. Ai nuk u emėrua as nė detyrėn e priftit nga Patriarkana e Stambollit, nga varej kisha greke. Ai nuk u ngarkua tė shėrbente as edhe nė njė kishė ortodokse, qoftė nė lindje, qoftė nė perėndim. Pyetja ėshtė mjaft e thjeshtė: Cili ishte misioni i kėtij murgu shetitės, ndėrkohė qė kishat deri vonė, edhe nė Shqipėri, ndjenin mungesėn e priftėrinjėve? Deri mė sot askush nuk i ėshtė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje.
    Nė shumė raste Kozmai, siē pranojnė biografėt e tij, nuk pranohej pėr tė psallur lutjet e tij nė disa vende, pėrfshi kėtu edhe qytetet greke. Pėr mė shumė ai ka qenė i survejuar si njė person i dyshimtė, jo vetėm nga Porta e Lartė, por edhe nga autoritetet ruse e ato veneciane. Do tė mjaftonin vetėm kėto fakte qė mbi atė tė binin shumė hije dyshimi pėr aktivitetin e tij si misionar i njė qėllimi jo thjeshtė fetar. Kėto dyshime kanė ēuar edhe nė acarimin e Kozmait me vėllanė e tij, i cili nė atė kohė shėrbente nė njė postė tė lart tė hierarkinė kishtare ortodokse.
    Po kėshtu fakti qė Kozmai i merrte porositė vetėm nga patriaku i Stambollit dhe nga askush tjetėr, ėshtė mjaft domethėnės pėr tė vėnė nė dukje se ai vinte nė Shqipėri me njė mision tė veēantė e tepėr sekret.
    E sė fundi duhet pranuar se Kozmai nga Etolia ishte i gatshėm tė jepte edhe jetėn nė tokėn shqiptare. Biografėt theksojnė se kur njerzit e Kurt Pashės i komunikuan vendimin pėr ta ekzekutuar, ai u ndje shumė i gėzuar qė do tė varrosej nė kėtė vend. Edhe me kėtė fakt dėshmohet se Kozmai ishte i vetėdijshėm se varri i tij do tė shėnonte kufirin me shtetin grek, ashtu siē kanė pretenduar me shekuj qarqet mė shoviniste nė shtetin fqinj. A nuk e dėshmoi kėtė edhe vetė delegacioni grek, i cili nuk artikuloi asnjė kėrkesė pėr tė marrė eshtrat e tij? Njė gjė tė tillė nuk e kanė bėrė as qeveritė e mėpastajme greke, ndėrkohė qė dihet se pėr personalitete tė spikatura interesimi i qeverive pėrkatėse ėshtė shumė i madh pėr t’i marrė ato nė vendin e tyre tė lindjes.
    Tė gjitha kėto, qoftė edhe duke i vlerėsuar tė ndara nga njėra tjetra, do tė mjaftonin pėr tė hedhur hijen e dyshimit se cili ishte Kozmai nga Etolia, tė cilin duhet pranuar se vetė populli i zones sė Myzeqesė e ka respektuar sa ishte gjallė dhe e pėrjetėsoi “tė shėnjtė” pas vdekjes sė tij.
    Ndoshta edhe pėr kėtė do tė duhen mė shumė studime e hulumtime nė arkivat e kohės.

    Nga Gazeta Albania

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Megjithese nuk kam deshire te te mbush mendjen, kur nuk ke as nivel ne diskutim, nuk mund te rri pa te vene ne dukje ca rrena-injoranco-ekstremiste qe burojne prej teje....se me vjen keq...
    Deshira jote per te mbushur mendien time eshte e pafuqishme per te qene triumfuese, prandaj mbaj vendin e dhelpres, mos provo ate te ujkut.
    Mos te diskutojme per niveli tim, opr faktet qe jane permedur ne teme. Sa per nivel ate peshtille ti dhe ndonje dite mund te behesh Shen Seminaristi ...a dhe dicka tjeter, ate keqardhjen te tipi alla Shen KAZMA, ruaje per vete se e ke shume te domosdoshme

    E kalojme ceshtjen e berjes se historise me stil gazetaresk (foto)kopjativ, pasi kopjimi i punes se te tjereve eshte bere mode dhe biznes fitimprures ne Shqiperi ne te gjitha fushat. K. Dervishi nuk eshte i pari dhe akoma me keq nje deshperate elbasani nuk ka as rruge tjeter perparimi.
    Ti qellimisht sulmon studiuesit shqiptare si Sherif Delvina apo Kastrioti Dervishi dhe nuk hedh dot poshte citimet e trye qe jane marre nga burime te shumta dhe qe jane shume te perpikta. Nuk po diskutojme per biznesin e vogel, apo ate te madhin...mos u shpernda kot me kot...mbaje mendjen ne leksion.

    Sic te thashe, shenjteria e nje personi nuk varet nga bindjet e tij historike, politike, shkencore.
    Po normal mund te jete shenjt edhe Hitleri sipas llogjikes qe perdor ti. Kishte bindjet e tija politike, historike, shkencore (rracat), por keto nuk e pengojne qe te jete shenjtor. A e kupton se sa percart flet? Ore ti nuk i mbush dot mendien as vetes me keto argumentime kaq te varfera qe jep.
    Kuptimi i fjalės "i shenjtė": Shenjtor shpallet njė person qė i qėndron besnik i mėsimeve tė Krishtit dhe kishės sė Tij, qė kanonizohet si i tillė nga njė kishė lokale ose universale. I shenjtė ėshtė besniku i kishės ortodokse, i denjė pėr nderim dhe format e kultit lejohen pėr atė qė shpallet i shenjtė. Shenjtorit i bėnin njė sėrė nderesh si pėr shembull: i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohen kisha, mund t‘i ekspozohet trupi nė altar. Ai, gjithashtu, mund tė deklarohet njė shenjt mbrojtės i njė qyteti ose i njė vendi.

    Shen Kazma nuk i qendroi besnik mesimeve te Krishtit dhe pikerisht per metodat qe ndiqte dhe per "pokerin e spiuneve" qe bente me ruset e greket, jo vetem qe e meritoi vrasjen, por meritoi edhe prishjen e mardhenieve me te vellane, i cili i denonte veprimet antikishtare te Shen Kazmes.

    Psh, shenjteria e Nene Terezes nuk varet nga pergjigja e pyetjes se cfare besonte ajo mbi origjinen etnike te shqiptareve; jane apo s'jane ilire, pellazg, te se njejtit trung me greket apo kundershtare qe nga fillimi; a erdhen para apo pas grekeve; a ishte monarkiste apo per demokraci parlamentare apo qe Papa te drejtoje boten; per shtete-nacione, apo per nje shkrirje globale; a ishte per ti toleruar kreret komuniste pergjegjes te krimeve ne 1945-1991, apo per drejtesi ndaj tyre.
    Logjiken qe ti perdor mesiper shko e thuaja Janullatosit, Dules, Karamelos, Bilanos & CO, te cilet vene gjuhen greke dhe perplasjen etnike ne thelb te besimit. Nene Tereza ishte e madhe se doli nga nje komb i madh, qe ka ditur gjithnje te fale e te duroje. Nuk mund te thuhet kjo per greket, te cilet ushqejne edhe sot iluzionet e megalloidese. Nene Tereza nuk u thoshte indianeve te Indise, lutjuni Zotit shqip se ai nuk e di gjuhen tuaj, nuk ju thoshte djalli flet ne gjuhen tuaj (si shprehej per vllehet Shen Kazma), prandaj mos krahaso diellin me nje bisht cigarje te shkelur. Nene Tereza fitoi pavdekesine me miresine e saj, ndersa Kzma qe mbron ti pesoi fundin e nje maskarai te urryer.


    Sic ta tregova me pak shembuj historike, neve nuk mund te gjykojme te kaluaren me metrin e sotem, per aq kohe sa metri i sotem ka qene inekzistent ne te kaluaren, NDRYSHE nuk do te lindnin probleme vetem me rastin e Kozmait, POR ne radhe te pare do te dilnin, ta fillojme, me vete te paret e K. Dervishit...apo edhe te te tuve, dhe keshtu qe Dervishit do te duhej te merrej mese pari Islamizmin, se sa i pergjigjet vizioni politik-etnik i Muhamedit nje shteti shqiptar etnik demokratik, ku respektohet liria e ndergjegjes se individit dhe te PAVARUR nga nje qender jashte dhe jo shqiptare.
    Po mor seminarist po...nga ajo ane fli ti se ne jemi greke apo turq qe u beme shqiptare dhe harruam origjnen. Keto brockullat e organizatave filogreke, mesoi ti dhe na i kurse mos na i thuaj hic


    Shen Kozmai nuk predikoi ne nje shtet me emrin Shqiperi, me gjuhe te institucionalizuar. Madje deri ne kohe te tij e me pas, nuk ka pasur ndonjehere ndonje shtet te tille.
    Nuk flitet per shtet, por flitet per etni, per komb, se ne ate kohe edhe Greqia nuk egzistonte si shtet, por e bene arvanitasit me armet e tyre. E cliruan sulitet, te cileve shen Kazma u thoshte se jevgjit do varin sazet aty ku varni ju jataganet. Dhe nese ai nuk punonte per Greqine, pse sot konsiderohet si hero i helenizimit nga historianet greke? Sepse ai nuk punoi per miresine e Zotit, por per hir te te Zotit, qe kishte per qellim asimilimin e popullsise shqiptare.

    Kendveshtrimi i tij mbi gjuhet jo zyrtare, ka qene i zakonshem ne ate kohe, ashtu sikurse eshte SOT e zakonshme qe qendra pushtetare e nje shteti ta perdhunoje unilaterisht gjuhen e nje vendi, duke shtypur dhe cuar drejt zhdukjes dialektet per hir te gjuhes zyrtare, shpesh here te sajuar.
    Meqe ka qene kendveshtrim i zakonshem, pse nuk u thoshte grekeve flisni shqip ne shtepite tuaja, por bente te anasjellten?!

    Absolutizimi i faktorit gjuhe, si tipar vecues etnik per cdo popull, eshte pasoje e nje zhvillimi gradual pas mesjetar, zhvillim qe perandoria otomane e ndoqi me vonese, dhe aq me teper u ndoq me vonese nga vende otomane qe perkasin me Shqiperine e sotme.
    Po shqiptaret jo per 500 vjet Turqi apo 2000 vjet poshtersi te grekerve, por per tere perjetsine nuk pyesin. Jemi fiks si kemi qene ne fillim, edhe pse jemi rralluar ne numer e ne siperfaqe. Jemi pikerisht foles te gjuhes se perendive....


    rrena-injoranco-ekstremiste qe burojne prej teje...
    ti flet percart dhe i vetmi ekstremist injorant, por jo budalla i paqellimshem, JE TI.

    FAKTE

    Nė hapje tė librit, pas portretit karnavalor tė Kozma Etolianit, shfaqet peshkopi Sebastianos dhe njė ushtar grek duke puthur dorėn e tij, shoqėruar kjo me kėto fjalė:

    “Kisha dhe ushtria janė dy kolona ku qėndron helenizmi nė tė gjithė periudhėn historike tė kombit”.

    Nė takimin e parė tė Himarės Etoliani ndėr tė tjera ka thėnė:
    “..Vėllezėr, tė ndihmoni tė gjithė pėr ēėshtjen e shkollave greke, sepse kėshtu i ndihmoni ēėshtjes sė helenizmit”.
    {faqe 181}

    Ndėrsa nė fjalimin tjetėr nė njė vend tė Shqipėrisė qė nuk jepet konkretisht Etoliani ka thėnė:

    “…Vėllezėr, 40 vjet luftova pėr t`i mėsuar tė tjerėve germat e gjuhės greke. Mėsoini pra fėmijėve kėto germa tė helenizmit. …Nėqoftėse nuk mėsoni greqisht vėllėzėrit e mi, nuk mund tė kuptoni ēėshtjet e kishės. Mė mirė tė keni njė shkollė greke nė vendet tuaja sesa tė keni ujė dhe bukė nė shtėpi. Kush i mėson fėmijėve gjuhėn greke, ai quhet njeri. Shkolla dhe gjuha greke hap kishėn dhe ndriēon njerėzit…”{faqe 183}.

    Mė 20 prill 1961 nė mbledhjen e 260-tė Sinodit tė Shenjtė grek, ndėr tė tjera pėr Kozma Etolianin u tha:
    “…Ka luftuar pėr ēėshtjen e helenizmit…”.

    Po ashtu nė mjaft aktivitete “vorio-epirote” nė Greqi, nė mjaft parrulla shkruhet se “Shėn-Kozmai ishte njė luftėtar i vendosur i ēėshtjes sė Vorio-Epirit”. Nė librin nė fjalė jepet edhe njė foto e njė aktiviteti tė zhvilluar nė Konicė nėn drejtimin e mitropolitit Sebastianos me temėn “Vorio-Epiri dhe Shėn-Kozmai”. Nė kėtė takim kanė marrė pjesė tė gjitha shoqatat “vorio-epirote” dhe politikanė tė lartė grekė.

    Puna e klerikėve greke ka qenė kaq e poshtėr, saqė njihen edhe disa pėrfundime logjike tė tyre. Kėshtu pėr shembull nė shtator 1906, ēeta e Cerēiz Topullit vrau peshkop Fotin qė shėrbente nė Korēė. Edhe ky peshkop mbahet si “maritir” nga grekėt ngaqė tė gjithė ata qė punojnė kundėr shqiptarėve kėshtu cilėsohen.

    Pas vitit 1913, kur u njoh pavarėsia e Shqipėrisė nga Fuqitė e Mėdha nė ato pėrmasa qė tashmė njihet, pritej qė tė zbatohej parimi “vend i pavarur-kishė e pavarur”. Sipas kėtij parimi kisha e Rusisė ishte autoqefale qė prej vitit 1720, ajo e Austrisė qė prej vitit 1873, ajo e Bukovinės qė prej vitit 1873, ajo e Greqisė qė prej vitit 1833, ajo e Rumanisė qė prej vitit 1856, ajo e Serbisė qė prej vitit 1880 dhe ajo e Bosnjė-Hercegovinės qė prej vitit 1908.
    Mbetej qė ky parim tė zbatohej edhe nė Shqipėri. Mirėpo pėr shkak tė rrethanve jo tė favorshme pas vitit 1913 dhe ndėrhyrjes flagrante tė Greqisė nė punėt e shtetit shqiptar, ky proces nuk u mundėsua dot nė kohėn e duhur.

    Autoqefalia e Kishės Ortodokse Shqiptare u sanksionua pėrfundimisht nė Kongresin e Dytė Ortodoks tė zhvilluar nė Korēė nė fund tė qershorit 1929, nga ku doli edhe statuti i kėsaj kishe. Gjithashtu Vissarion Xhuvani u zgjodh kryepeshkopi i parė i KOASH-t. Pėr grekėt Xhuvani ishte njeri i padėshirua dhe njihej{sipas tyre} me “tre emra”: Petros Xhovanis, Pjer Xhuvani dhe Petros Joanidhis.

    Nje fraze nga libri i nje historiani te njohur grek, Nikolas Stavros: "Greket dhe ballkanasit e rinj", ne kete liber ai shprehet: " futja ne dore e kishes shqiptare, eshte fitorja me e madhe e jona ne Shqiperi ne shek e 20."

    Urrejtjen pėr fenė islame
    A. Janullatos e ka shprehur nė intervistėn qė i ka dhėnė
    Fred A. Reed, tė cilėn ky e ka botuar nė librin e tij
    "Salonica Terminus" (Talonbooks, 1996). Midis tė tjerash,
    A. Janullatos nė kėtė intervistė thotė: "Njerėzit nė
    Perėndim duhet ta kuptojnė se Islamizmi ėshtė nė thelb njė
    fe politike."

    (Lexoni ketu si i nxjerr gjarperi kembet-shenim BARAT)
    Gazeta greke "Kathimerini",
    botim anglisht, njofton se "ditėn e martė tė muajit maj
    2003, kryepeshkopi Janullatos, (titulli zyrtar) kryepeshkop
    i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, shkoi nė Stamboll dhe
    takoi kryepeshkopin e Kishės Ortodokse Greke dhe patrikun
    Vartolomeo, pėr t‘u rekomanduar qė Kushtetuta e Bashkimit
    Evropian tė shpallė Bashkimin Evropian si bashkim politik
    tė krishterė. Gazeta e sipėrpėrmendur tregoi gjithashtu njė
    fotografi tė tė tre liderėve ortodoksė-grekė. Nė fotografi
    tė bie nė sy patriku Ekumenik Vartolomeo, qė deklaroi nė
    fillim tė viteve nėntėdhjetė se "vuajtjet e popullit serb
    bėjnė thirrje pėr simpati universale mes popujve ortodoksė,
    pasi serbėt tani po pėrballojnė sulme nga forca tė errėta
    nė shumė drejtime".

    Ky solidaritet klerikėsh tė lartė grekė ėshtė nė
    kundėrshtim me traktatin e Lozanės, ku thuhet shprehimisht:
    "Patrikana e Stambollit ėshtė njė institucion i zakonshėm
    turk dhe subjekt i ligjeve turke"

    Kjo kėrkesė e A. Janullatosit ėshtė hedhur poshtė
    dhjetėra vjet mė parė nga Lidhja e Kombeve dhe pėr kėtė le
    tė citojmė buletinin e Lidhjes sė Kombeve, "Minoritetet
    Kombėtare", numri 5-6, nėntor-dhjetor 1933, ku thuhet:
    "Karli V kėrkoi tė krijojė unitetin e Evropės mbi bazėn e
    krishtėrimit dhe pėr kėtė fakt ai u bė i padrejtė dhe mizor
    ndaj dy feve, islame dhe ēifute". Ne besojmė se Lidhja e
    Kombeve ėshtė njė manifestim nė mbretėrinė e
    institucioneve, njė unitet organik dhe i ndėrgjegjshėm i
    njerėzimit nė tėrė rruzullin tokėsor...".

    Gazeta "Pondiqi" 20 Shkurt 1997
    " Mitropoliti i Konices e filloi perseri luften e tij: Kerkese per autonomi"
    "Kryepeshkopi I Shqiperise Anastasios Janullatos dhe Mitropoliti I Konices, Andrea Trabelas u nisen nga e njejta "bime": Nga organizata e teolgeve "Zoi" me pas "Opus Dei" (Organizate shume e forte e Frankos ne Spanje) qe luajti rol percaktues nga vitet ’40 deri ne vitet ’70 – te.Njeri nga te mesipermit, Anastasio u shkeput nga ideologjite e thara dhe mori rrgen e studentit te juridikut ne vitin 1973 dhe sot ne Shqiperi perpiqet qe ta mbaje larg Kishen Ortodokse nga nacionalistet.
    I dyti qe eshte djale shpirteror I Sebastianosit, ka ngritur bajrakun e tij te nacionalizmit dhe te autonomise se Epirit, duke mos perfillur as pozicionin zyrtar te qeverise greke dhe te politikave te tjera greke. Shembull per kete eshte deklarata e fundit me rastin e 83 vjetorit Epirit te Veriut."

    Historiani K.Amantos, anėtar i Akademisė sė Athinės dhe
    profesor i Universitetit, pohon: "Legjendari Kozma Etoliani
    punoi mė shumė se kushdo pėr krishtėrimin dhe shkollat
    Ai qe ndėr dėshmorėt e parė qė ra pėr helenizmin e tė
    krishterėve tė Epirit tė Veriut".

    Nė librin "Vendet greke nė histori, Epirus, analizė dhe histori
    greke", me botues tė pėrgjithshėm anėtarin e Akademisė sė
    Athinės, M.B. Sakelariou, Athinė, 1997, fq. 317, pohohet:
    "Pėrmes punės sė tij, Kozma Etoliani dėshmoi vetėm se ishte
    zėri mė autentik i kombit grek gjatė periudhės sė pushtimit
    osman".Kėtė "shenjtor" akademiku nė fjalė e quan "martir
    tė kauzės sė kombit tė tij grek, njė nga figurat mė tė
    ndritura, i cili punoi me tė gjitha forcat e tij pėr
    pėrgatitjen e rilindjes sė kombit grek".

    faksimil tė
    marrė nga dorėshkrimet e tij dhe tė botuar nga Georges
    Freris, marrė nga "Pasqyrė historike e letėrsisė", revista
    "Agora", Janinė, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike
    glosa sta Balkania, Janinė 1988, fq.35).


    Kėshtu foli Shėn Kozmai:

    " ...Fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht..."

    "Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht pėr arsye se
    kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove
    greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė
    mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd se sa
    tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterė, burrė apo
    grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip,
    le tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do t‘i
    marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e
    lindjes sė tij deri mė sot, do t‘i porosit tė gjithė tė
    krishterėt qė t‘i flasin dhe do t‘i shlyej tė gjitha
    mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para
    me mijėra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarėve tė Epirit)

    Jezu Krishti: "Shkoni e bėni dishepuj nga
    tė gjithė popujt, duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė
    Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė dhe duke i mėsuar tė
    zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar!"
    (Mateus 28:19)

    Kozma Etoliani pėr gjuhėn vllahe:
    "Perėndia kur flet me engjėjt, flet nė gjuhėn greke dhe kur
    i shfryn djallit, pėrdor gjuhėn vllahe"
    (arkivi qendror i shtetit rumun).

    Njė nga historianėt mė me zė
    tė Greqisė sė sotme, Dr.Vakalopullos, nė "Historinė e
    helenizmit tė ri" vėllimi 4, fq.442, shprehet kėshtu pėr
    Kozma Etolianin: "Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me
    kristianizmin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare (greke
    - Sh. D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė jugore dhe Epir".


    Rilindėsit tanė lėshuan thirrjen patetike:
    "Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona".
    Revista "La nazione albanese", viti 1897, nr. 9, fq .4,
    shkruan pėr figurėn dhe detyrėn e priftit kėto fjalė:
    "Prifti duhet tė jetė sjellės i vėrtetė i qytetėrimit dhe i
    progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu, nė Shqipėri,
    nė shumicėn e rasteve, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė
    despot dhe mė tiran se vetė pushtuesi. Ai, me armėn tejet
    tė fuqishme tė fesė, nė vend qė tė ndriēojė masat me gjuhėn
    e shenjtė dhe me dashuri pėr atdheun, ėshtė kthyer nė njė
    skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Ai ėshtė
    bėrė njė instrument i verbėr i njė politike antipatriotike.
    Prifti ėshtė njė dhelpėr greke, qė emrin e atdheut e ka
    zėvendėsuar me atė tė Greqisė. Prifti imponohet dhe sundon.
    Edhe pushkėt vrasėse kanė zėnė vend nė kishė, kėshtu qė
    ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit". (sqarim:
    artikullshkruesi nė kėtė artikull e ka fjalėn pėr
    priftėrinjtė grekė nė Shqipėrinė e Jugut - Sh. D.).

    Nė predikėn e parė, Shėn Kozmai thekson: "Tė gjitha fetė e
    botės janė mashtruese, vetėm feja ortodokse ėshtė pa tė
    meta dhe e shenjtė" (Predikimi 1)

    Janullatos ėshtė anėtar nderi i
    shoqatės "Miqtė e Shėn Kozmait" dhe ky "shenjtor" bėn
    pjesė nė kalendarin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė
    Shqipėrisė.

    Vlen tė mbahet mend dhe tė mos harrohet
    shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos,
    ish-mitropolit i Drinopolit, i cili e quan Shėn Kozmain
    "dishepull tė vėrtetė tė Krishtit" (!)Sot nė Shqipėri
    ndėrtohen kisha dhe pėr fat tė keq, ndonjė kishe i vihet
    emri i Shėn Kozmait, kėtij antishqiptari tė tėrbuar.
    Ndėrkaq Faik Konica vazhdon tė thėrrasė nga varri: "Ka 15
    vjet qė po bėrtas: Mend, mend, mend! Kjo mospasje e mendjes
    na bėri lodėr tė grekėve".

    Pėr "shenjtėrinė" e Shėn Kozmait, me tė drejtė prof.
    Pėllumb Xhufi shkruan: "Me gjithė meritat e tij tė
    padyshimta nė favor tė ‘helenizmit‘, kisha greke u kujtua
    mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolit, gjė qė ndodhi
    nė fund tė viteve ‘20-tė tė shekullit XX. Pasi kishin
    dėshtuar pėr ta marrė tė ashtuquajturin Vorio-Epir me
    luftė, apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike
    greke vendosėn tė shpallin ‘luftėn e shenjtė‘ pėr
    Vorio-Epirin nėn flamurin e Shėn Kozmait".

    Akademiku Kristo Frashėri, pėr
    "shenjtorin" e lartpėrmendur shkruan: "Kozma Etoliani nuk
    ishte vetėm njė misionar i ortodoksisė fanariote, por siē e
    pranojnė historianėt e sotėm grekė, mbi tė gjitha njė
    flamurtar i flaktė i helenizmit". (Gazeta "Korrieri" Nr.
    292, 8 Dhjetor 2004).

    Prof. Xhufi na bėn tė ditur:
    "Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe t‘u paguanin
    detyrimet feudalėve, sepse Shėn Kozmai nuk ua kursente
    ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė
    dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena".
    ("Dita informacion", gusht 1996).

    E shohim tė arsyeshme tė shpjegojmė termin "helenizėm" pėr
    t‘ua bėrė tė qartė lexuesve. Pėr kėtė po citojmė
    Svoronosin: "Helenizmi ėshtė tėrėsia e grekėve tė
    ndėrgjegjėsuar" (N. Svoronos "Historia e Greqisė sė Re",
    shtypi Universitar i Francės, Paris 1964"). Sipas
    enciklopedisė sė madhe greke, "Pirsu", vėll.11, fq.167, te
    zėri "Helenizėm" thuhet: "Helenizėm ėshtė prania kudo e
    grekėve, e racės dhe e jetės sė tyre gjatė gjithė epokave";
    kurse G. S. Frangulis, nė veprėn e tij "Helenizmi kundėr
    Lindjes dhe Perėndimit" pohon: "Helenizmi kishtar ėshtė po
    aq i lavdishėm sa ai etnik". Ai krijoi helenizmin modern, i
    cili prej mė shumė se njė shekulli rivendikon restaurimin
    kombėtar dhe lirinė e tij".

    dy paragrafė tė marrė nga libri
    "Shėrbimet e fshehta tė Venedikut", ku flitet pėr Kozma
    Etolianin:

    "Xhovani Momiti, thėnė ndryshe Palatino, njė ish-berber nga
    Napoli, pasi kaloi pak kohė nė Moskė, Petersburg dhe Vjenė,
    arriti tė bėhet agjent sekret i admiralit rus, Orlov. Ai
    kėrkon t‘i bindė nėnshtetasit venedikas pėr kryengritje dhe
    organizon emigrimin e gjashtėqind familjeve venedikase pėr
    t‘u vendosur nė Akuilea. Agjentė tė ndryshėm sekretė
    venedikas, midis tė cilėve vetė Xhakomo Kazanova, e ndjekin
    deri mė 9 qershor 1777, ditė nė tė cilėn proveditori i
    pėrgjithshėm i detit porosit oficerin Franko Xonxa qė t‘i
    shkaktojė vdekjen nė atė mėnyrė qė ajo tė duket e
    rastėsishme. Mendohet se do ta gjejė nė ishullin e
    Qefalonisė gjatė predikimeve tė misionarit grek Kozma, qė
    do t‘i flasė si Mesia i ri njė turme prej pesėmbėdhjetėmijė
    fanatikėsh qė e ndjekin nga fshati nė fshat. Projekti ėshtė
    edhe mė ambicioz: tė eliminojė nė njė kohė dhe kėtė havale,
    "profet fals", qė bredh duke nxitur nėnshtetasit grekė tė
    shpėrngulen nė Akuiela, por qoftė Palatini, edhe Kozmai,
    dyshojnė se ndiqen nga agjentėt sekretė venedikas dhe
    ndėrmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpėtojnė atentateve tė
    ndryshme". (Paolo Preto, "I servizi segreti di Venezia",
    Milano, 2004, fq.341).

    Vijojmė mė tej: "Nė marsin e vitit 1779, fanatiku klerik
    Kozma predikoi si njė Mesia i ri kreu mrekulli dhe
    shpėrndau njė broshurė nė greqisht mbi privilegjet qė u
    jepeshin nga Maria Tereza atyre qė emigronin nė trojet
    austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar).

    Duhet vėnė nė dukje se kėto shpėrngulje bėheshin nė favor
    tė Rusisė. Mė 1788 na bėhet e ditur se nė tė njėjtin libėr
    procedohet arqimandriti i Pastroviēit, Sava Xhiubisa, dhe
    bashkėpunėtorėt e tij pėr mashtrim tė nėnshtetasve
    venedikas nė favor tė Rusisė.

    Shėn Kozmai, si mė parė ashtu edhe nė
    vitin 1775, ishte i pajisur me ferman tė Sulltan Hamidit I.
    Po ashtu, edhe Sinodi i Shenjtė e kishte zgjedhur inspektor
    tė Pėrgjithshėm tė shkollave greke.

    Shėn Kozmai, sė bashku me spiunin e rusėve,
    Palatino, punonin pėr Rusinė. Ndėrkohė, atentatet e
    Republikės sė Shėn Markut kundėr jetės sė tyre vijonin.
    Venediku e ka quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma
    Etolianin, ndėrsa akademiku grek, Sakelariu, e quan "njė
    nga figurat mė tė ndritura, qė punoi pėr pėrgatitjen e
    rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek history and
    civilisation", Athens 1997). Shėn Kozmai nė tė vėrtetė
    punoi pėr helenizimin e Shqipėrisė sė Jugut, duke filluar
    qė nga Kruja dhe Kavaja (e cila pėr tė qe greke).

    Kozma Etoliani ėshtė i lidhur me Xhovani Momitin, i lidhur
    me Rusėt dhe qė tė dy kanė veprim tė pėrbashkėt, siē
    dėshmohet nė fq.34 dhe 50 tė librit "Shėrbimet sekrete tė
    Venedikut".

    Enciklopedia e madhe greke, "Pirsos", vėll. II, fq. 915
    shkruan: "Kozma Etoliani ra dėshmor mė 24 gusht 1779", por
    dyshimet pėr vrasjen e tij bien mbi Republikėn e Shėn
    Markut, e cila shumė herė zhdukte dokumentet, pasi vriste
    kundėrshtarėt e saj".

    Fjalėt e ish-Metropolitit tė
    Drinopolisit, Sebastianos, pėr Shėn Kozmanė, i cili
    ndėrmjet tė tjerash thotė: "Kisha dhe kombi ynė po nderojnė
    sot kujtimin e Shėn Kozmait tė Etolisė, sepse ai ishte jo
    vetėm njė misionar, por edhe apostull kombėtar (i
    Greqisė)."

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Tani shoku seminarist, vlen te permendet thenia e preferuar e pjestarit te skuadres tende, balos, do te mesosh me?

  4. #344
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    BARAT,

    por Hitleri vrau, shkaktoi luftra dhe vdekjen e miliona civileve. Nuk eshte njesoj. Kurse une po te flas per nje nivel tjeter bindjesh.
    Psh, nje Aristidh Kola, qe mendonte se greket dhe shqiptaret jane NJE, qofte edhe ne gjuhe - edhe pse mund te jete gabim shkencerisht - nqs ai ben nje jete shpirterore, ai mund te behej shenjtor pavaresisht nga bindja e gabuar dhe pavaresisht nqs ai kesaj bindje do ti perkushtonte energji.
    Shume nga simbioza greko-shqiptare, qofte dhe rilindas, kane ndare mendime te tilla, aq sa per disa shqipja, jo vetem qe ishte nje me gjuhen greke, por per me teper ishte nje mbetje e izoluar dhe e pazhvilluar e qyteterimit te lashte grek.

    Per njerez te tille, ideja e Shen Kozmait, se ortodokset (shqip-foles) nuk duhet te flisnin nje forme gjuhe (shqipen), qe i pengonte ata te edukoheshin (shkollat ishin vetem ne greqisht dhe ata 24 vezirat e tu shqiptare as qe e vune ndonjehere ujin ne zjarr per te hap shkolla shqipe), nqs kjo i shpinte ne MOHIM te besimit, ai i ftoi qe te flisnin vetem greqisht, nuk do te tingellonte e habitshme.

    Disa shqiptare dhe vllehe, ne vendbanime te izoluara, nuk shkonin neper shkolla, dhe si rrjedhim flisnin vetem formen e tyre shtepiake te te folurit. Keta tipa edhe sot jane qesharake dhe pre e injorances dhe e cdo te keqeje dhe tallen nga shoqeria qytetare.

    Pse nuk ka asnje dokument qe Shen Kozmai tu kete thene Arvanitasve ne qendrat qytetare greke, qe te mos flisnin shqip, por vetem greqisht? A nuk e kane ruajtur deri me sot arvanitasit shqipen, nderkohe qe shqiptaret muslimane te degdisur ne Turqi, jane turqizuar krejt?


    Nene Tereza u foli indianeve me gjuhen e kohes, dmth gjuhen e sotme te shek.20, ku nuk ka me vend per dukuri te shek.18. Por une mund te sjell ty raste te shek.18, ku Europiane perendimore, u kane imponuar gjuhen e tyre, nebaze te konceptit qe shohim dhe tek rasti i Shen Kozmait, popujve primitive, si gjuhe te edukimit dhe civilizimit.

  5. #345
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nje gje tjeter qe duhet te kuptosh ti si Ekstremist i shqetesuar dhe i papune, eshte se nuk eshte faji por eshte merite e grekeve qe ORTODOKSISE iu ben ATDHE dhe e lidhen FATIN e tyre me ate te FESE, keshtu qe korrin dhe frutet e punes se nje SHENJTORI si Shen Kozmai.

    NEVE nuk patem fuqi ta bejme nje gje te tille....dhe jetojme te cunguar...Krizen ti e ke tek vetja, shume me teper sesa tek greket.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 11-05-2007 mė 14:01

  6. #346
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Eshte kthyer ne bisnes fitimprures te paketosh dhe shesesh kallajin si ar, mediokritetin si logjike te arrire, vulgarizmin si sofistikim. Kallaji, mediokriteti dhe vulgariteti ne kete rast jane niveli tjeter i… bindjeve…

    Bindja prevalente e oponences ndaj shkrimeve te grIpit Semo & Co ne kete teme ka qene se Shenjtoret duhet qendrojne permbi njerezit e rendomte. Kjo lartesi nuk percaktohet nga fakti se ata flasin ose jo nje nga gjuhet (shqip, greqisht, serbisht, etj.), as sepse ecen mbi flatra, por sepse me bemat, humanizmin njerezor, dhe drejtesine ne jeten qe shkuar, kane kaluar kufijte e vdekatareve si vetja juaj dhe imja.

    Pa dyshim qe Kozma Etoliani eshte figure kontradiktore jo sepse nuk pelqente e as deshironte te fliste ose te degjonte shqip, por sepse ishte mbartes dhe percues i diskriminimit racial dhe etnik. Ky faj (sepse nuk mund te quhet gabim), qe rrjedh nga te te venit te puneve dhe interesave tokesore (ne Rastin e Etolianit te interesave personale, te vellait, dhe te etnise se tij) permbi interesat spirituale te frymezuara nga Zoti eshte dallimi me thelbesor i shenjtoreve nga vdekataret e thjeshte. Eshte dallimi kryesor, sepse eshte gjithashtu me i veshtiri dhe me sublimi.

    Mbase studentet e se drejtes ligjore mund te te shpjegojne se krimet me te larta kundrejt humanizmit jane Genocidi dhe Diskrimini (ku hyn edhe Hitleri). Percjellaja e diskrimiminimit dhe ndasive etnike eshte madhore sa duhet, per ta zbritur Etolianin nga pedestali jo vetem i shenjtit, por edhe ai i njeriut te remdomte. Mbajtja e tij ne pedestal te KOASH-it perforcon dhe rikryen krimin kundrejt te njejtit grup etnik.

    Shenjtori dhe puna e tij arrijne njohje ne permasa boterore. Puna e nene Terezes pershembull e arriti kete, megjithese nene tereza nuk foli shqip askund. Ndersa Etoliani mbetet nje “shenjt” etnik grek per arsyet me lart. Sigurisht qe eshte nivel tjeter “bindjeje” qe te deshirosh dhe preferosh te jesh shenjt i tokes I zgjedhur nga politika e kombit tend, ne vend qe te punosh pas ligjeve natyrale te dhena nga Zoti Sepse ne fund te fundit, duhet te rrembesh celesin nga dora juaj para se te provosh qe ari qe shkelqen eshte kallaj.

    Ju mund ta keni blere forumin. Ju siguroj qe nuk e bleni dot mendimin shqiptar. Ca trupa (corpse) shqiptare edhe mundet. Buzeqesh, neser do jete me keq.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #347
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,303
    Postimet nė Bllog
    22
    Mystehak Xhemali, nje mysliman puro qe mban nje emer turk edhe sot e kesaj dite, merr mundimin te shkruaje per nje shenjtor orthodhoks!!! Ne fakt, Mystehakut une nuk i ve faj, pasi urrejtja e tij per shenjtorin eshte personale pasi ai do te jete ndonje prej pinjolleve te Kurt Pashes nga Berati qe dergoi njerez per te vrare shenjtorin, por ajo qe nuk kuptoj eshte se sa trushpelare jeni ju me lart qe merrni per fakt te kryer brockullat e nje askushi qe nuk njeh as traditen orthodhokse pale te tjerat.

    Mystehak, guximi yt prej budallai ia kalon edhe guximit te Nikolle Markut, pasi ai edhe pse injorante e i pa shkolle, i perket besimit orthodhoks te pakten ne traditen familjare.

    Nuk do tu jap pergjigje Mustehakeve dhe Delvinave qe gjuhe te nenes kane turqishten, pasi ua kam dhene ne kete teme:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=234


    Por meqe Barati me lart ka nje interes te madh per jeten e Shen Kozmait dhe ka deshire te madhe qe te mesoje e te behet nje orthodhoks i mire, une po ia bej qejfin e po i mesoj disa prej profecive te Shen Kozmait per popullin shqiptar e popullin grek:

    - Do te vije nje kohe kur bota do te lidhet me nje fije peri! (telefoni)

    - Do te viije nje kohe kur djalli do te hyje ne cdo shtepi e do te ngreje veshet mbi cati! (televizori)

    - Do te vije nje kohe ku njerezit do te kerkojne te hyjne neper varre nga tmerri i zogjve te medhenj qe leshojne flake nga goja! (avionet luftarake)

    - Ketij vendi (Shqiperise) po i erdhi lufta nga jugu, lum kush te rroje! Po i erdhi nga veriu lum kush te rroje se me luge te florinjte do te haje!

    - Do bėhesh pasha i madh, do marrėsh Janinėn dhe selinė e Kurt pashait tė Beratit, do zgjerosh shumė kufijtė e pashallėkut tėnd me mjekrėn e kuqe nė Stamboll (profecia qe i tha Ali Pashe Tepelenes)

    - Kur Shen Kozmai shkoi te predikonte ne Sul, suliotet e rrahen dhe nuk i vune veshin predikimeve te tij. Kur iku nga krahina e tyre, Shen Kozmai shkundi pluhurin nga kepucet e veta, ashtu sic i kish mesuar Krishti dishepujt e tij. Sulioteve nuk u ka ngelur sot as nam e as nishan!

    - Kur arriti ne nje fshat grek, Shen Kozmai u profetizoi fshatareve se nje pushtues tjeter do ta shkelte kete toke. Kur fshataret e shqetesuar e pyeten se cili eshte ky pushtues, shenjtori tregoi me gisht nga nje dege e trashe e nje peme ne mes te fshatit, dhe tha se kur te shkele pushtuesi ne fshatin tuaj, kjo dege do te keputet dhe ne ate drejtim qe do te bier mbi toke nga ai drejtim do tu vije edhe armiku. (Pushtimi italian i Greqise ne 1940 nga veriu nepermjet Shqiperise)

    - Kur vizitoi nje fshat tjeter grek, nje femije i vogel i qendronte prane shenjtorit dhe e degjonte me vemendje cdo fjale qe nxirrte nga goja. Shenjtori e mori ne preher dhe i tha: nje dite more djale ti do te behesh i madhi i ketij vendi! (Ai djale u be kryeminister i Greqise kur Greqia fitoi pavaresine ne 1830)

    - Shen Kozmai u predikonte shqiptareve qe te mesonin greqisht dhe perpiqej qe te hapeshin shkolla greke ne Shqiperi. Kjo eshte nje profeci ne vetvete pasi gati te gjithe rilindasit tane kombetare, qe nga Abdyl Frasheri e deri tek Ismail Bej Vlora, te gjithe u shkolluan ne Zosimea Skoli ne Janine, kontakti i tyre i pare me idete perparimtare te kohes.

    Tjeter Barat, cfare do te mesosh?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-05-2007 mė 00:52

  8. #348
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ky ja kalonka dhe Nostradamusit. Se dija qe ti i identifikoje njerezit nepermjet emrave dhe i kishe kaq qejf detajet. Tek tema tjeter na flet ndryshe.

    E verteta jote qenka relative, vec genjeshtra mbetet absolute.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 11-05-2007 mė 22:56
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #349
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mystehak Xhemali, nje mysliman puro qe mban nje emer turk edhe sot e kesaj dite, merr mundimin te shkruaje per nje shenjtor orthodhoks!!!
    Domethene, para se te lexoni ndonje punum shkencor, mesoni perkatesine fetare te autorit. Kjo e ndryshon rrenjesitsht te verteten. Te verteten e kthen ne genjeshter. Sidomos me autoret kane vendosur emrin e tyre origjinal ne punim, eshte rasti me ideal per te qene skeptik

    Nuk do tu jap pergjigje Mustehakeve dhe Delvinave qe gjuhe te nenes kane turqishten, pasi ua kam dhene ne kete teme:
    Tjeter Barat, cfare do te mesosh?
    Une do kishe zgjedhur te mos u jap pergjigje tere Mustehakeve dhe Delvinave, jo sepse gjuhen e nenes e kane turke (ja u kam njohur nenat) dhe gjuhne e babait e kane shqiptare, por sepse kam njohuri te cunguara ne lemin e tyre. Ndryshon puna po t'i behet nje ftese Baratit te ndjeke Seminarin ku do te mesoje se ka jo 9 po109 parashikime te Etolianit qe i shuguruan kononizimin ne shenjtor kombetar grek. Keto 9 aty lart jane cipa sheqerit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 11-05-2007 mė 23:19
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #350
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ajo qe me vjen keq sa here qe lexoj per Shen Kozmain eshte se personat qe meren me te jane aq pak te informuar per te dhe per ate qe ai beri.
    Vetem nje paragraf i shabllonit qe perserit me shkrim gjithe grupi Semo&Co eshte i mjaftueshem per te kuptuar qe dini aq sa ju eshte shpjeguar ne seminar. I ke hedhur syckat ndonjehere tek "mrekullite" qe sherbyen si baze e kanonizimit te Etolianit? Le qe, mos u mundo. Ca lloj trush nuk dalin dot nga gjendja hekurosjes permanente.

    Berati&Co po ju kujdoj dhe dicka te fundit se dy te paret ishin bejleret e Bertait qe i vrane dhe qe ne Orthodhokset i nderojme si Shenjtore. Kam frike se fara qe Kurt Pashet lane, gjellon ende ne Berat dhe kudo gjetke ku i "Semuri i Bosforit"ngjizi faren e tij.
    Jo shaka? Keshtu i doli ASFALISE-s analiza e ADNs shqiptare? Dhe grekte ju duallne Hyllet e ballkanit..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 12-05-2007 mė 08:51
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 35 prej 43 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •