Nese une do te isha Kryepiskop i KOASH, edhe une do ta kisha hequr te paren portretin e Nolit nga KOASH, pasi per Kishen Orthodhokse ai eshte nje heretik dhe aventurier anti-kanonik. Herezite dhe aventurat e Nolit vetem ata shqiptare qe kane nje njohje te kanoneve te Kishes dhe jetes se Nolit mund ti dallojne e shohin. Por une di te te jap vetem nje shembull, qe Noli eshte mbase nje nder te vetmit peshkope ne historine e Kishes Orthodhokse ne bote qe eshte hirotonisur dy here peshkop, per here te pare ne Shqiperi e per here te dyte disa vite me vone ne Amerike nga nje peshkop rus. Per mendjendritur si puna juaj kjo eshte hic asgje, por per cdo besimtar te thjeshte orthodhoks, e nuk po flas per klerin orthodhoks, kjo eshte e padegjuar dhe e paimagjinueshme.Mire ne c'kerkojme me Nolin, po perse diten e pare qe Janullatosi morri ofiqin e tij, e hoqi figuren e Nolit ? PERSE PERSE PERSE E HOQI JANULLATOSI FIGUREN E AT THEOFAN STILIAN NOLIT, BABALLARIT TE KISHES TONE MODERNE(SEPSE KISHA JONE KA QENE ME E FORTE SE KURRE NE KOHEN E BURRAVE ILIR) ? Mbase shoku tanku apo arbereshi niko, apo burrelsi orthodoks, apo ndonje tip tjeter ketu me ndonje emer interesant mund te na e shpjegoj.
Dhe tjetra qe duhet te mesoni per Imzot Theofan Nolin eshte se portreti i tij brenda KOASH nuk u vendos nga Kisha apo besimtaret, por u vendos nga rregjimi komunist. Kontributi i Nolit ne autoqefaline e KOASH eshte minimal dhe propaganda komuniste, peng i se ciles ju keni mbetur edhe tani pas 2 dekadash, u mundua te glorifikonte figuren e Nolit, pasi ishte nje mbrojtjes i bindjeve te majta socialo-komuniste. Historia shqiptare, tani qe po shkruhet ashtu sic ka qene dhe jo ashtu sic i pelqente rregjimit komunist, e njeh figuren e Theofan Nolit jo si Peshkopin e Durresit por si nje prej organizatoreve kryesore te revolucionit te qershorit 1924 qe e beri Nolin kryeminister te vendit per 6 muaj.
Pavaresisht se Kryepiskopi Anastas i njeh me themel te gjitha keto te verteta te hidhura, ai asnjehere nuk e ka denigruar apo folur keq per Imzot Theofan Nolin, bile ne viziten e tij te pare ne SHBA ne vitet 90 ai ka kerkuar qe te mund te vizitoje dhe meshoje ne Katedralen e Shen Gjergjit ne Boston, ne forme respekti dhe mirenjohje per Peshkopin Theofan te dioqezes shqiptare ne Amerike. Dhe kjo kerkese e tij iu mohua pa te drejte nga komuniteti shqiptar i Bostonit, qe udhehiqet shpirterisht nga po At Artur Liolin qe sot tregon mirenjohje ndaj punes se Kryepiskopit Anastas ne Shqiperi. Turpi per kete nuk i ngelet Kryepiskopit por komunitetit shqiptar te Bostonit qe vuri ne dyshim misionin e Kryepiskopit ne fillimet e punes se tij.
Dhe qe te kuptoni thelbin e fjaleve te At Artur Liolin qe Noli do ta kishte mik te mire Kryepiskopin Anastas, ajo eshte nje thike me dy presa: presa e pare e ve theksin tek kultura e gjere dhe e thelle e te dy burrave; presa e dyte e ve theksin qe asnje injorant shqiptar qe mezi ka mbaruar nje cope shkolle te mesme te mos e zere ne goje emrin e Nolit, pasi sa here qe ju e zini ne goje emrin e tij, ai eshte duke u rrotulluar ne varr.
Tjeter, cfare doni te mesoni?
Albo
Krijoni Kontakt