
Postuar mė parė nga
shoku_tanku
Pershendetje Trimi!...se pari,mos kujto se shoku tanku eshte dakord me fshirjen e postimeve te caktuara,ne tema te caktuara per qellime te caktuara...te bej me dije,nese nuk e di,se edhe shoku tanku,ka qene viktime e fshirjes se shkrimeve te caktuara pa nje arsye vertet bindese...u jam lutur personave ne fjale qe ta kerkojne orgazmen ne menyra te tjera dhe here e kane marre ne konsiderate kerkesen time,here kane vepruar serish ne menyre arbitrare...megjithate,une mendimin tim do te vazhdoj ta shpreh, pamvaresisht censures se zakonshme...
nje gje te tille,do tja keshilloja c'dokujt..edhe ty"....personalisht,i rrespektoj mendimet e tua dhe te vleresoj per shkrimet qe na ofron, pamvaresisht se jo gjithmone jam dakord me menyren agresive me te cilen shprehesh...mos harro se jemi dy popuj miq,dhe qeverria Greke,na pelqen ne ta pranojme apo jo,na ka ndihmuar ta kalojme kete dizavantazh te perkohshem...nuk mund te shprehesh me nje urrejtje te tille kunder nje populli te tere...nuk mund dhe nuk duhet te 1biem pre e skenareve te disa qarqeve te caktuara nacionaliste...ne kete menyre,nuk do te benim gje tjeter,pervecse do te binim ne nivelin e tyre...sinqerisht,nuk do te na kishte hije te binim kaq poshte...Shqiptaret,po e fitojne vendin qe ju takon...ai dizavantazh qe egzistonte dikur,sot po shkon drejt zhdukjes...kete e them me bindje te plote duke u bazuar kryesisht te zhdukja e ndjenjes se inferioritetit qe dikur,ishte teper e theksuar"...megjithate,mendoj se qe ky proces zhvillimi,te vazhdoje te ece,duhet mbi te gjitha qe te egzistoje fryma e bashkepunimit me vendet fqinje dhe jo nxitja e urrejtjes duke u bazuar ne ksenofobite e se kaluares...Shqiperia,do te vazhdoje te ece perpara,per kete nuk ka asnje dyshim"...megjithese nje proces i tejzgjatur...jam i bindur se shume shpejt do te finalizohet..
Do te doja ti ktheja edhe nje pergjigje Styx-it persa i perket sistemit te vizave..
do te doja ti thoja se nuk mund te bejme me faj Greqine per sistemin tone te munguar te liberalizimit te vizave...mos harro se na duhet te presim neper rradha te gjata edhe perpara ambasadave te vendeve te tjera,pjesetare te bashkimit Europian...kjo ndodh kryesisht per faj te sistemit tone drejtues,ne rradhe te pare..
Persa i perket kryepeshkopit Janullatos..une nuk mund te dal e te trumpetoj deklarata te ndryshme,pa zoteruar fakte konkrete te cilat mund ta implikojne ate ne afera te ndryshme korruptive apo ne nxitje per qellime te caktuara nacionaliste.
Mos harro se ai eshte udheheqesi shpirteror i besimtareve Ortodokse ne Shqiperi
dhe me shume se c'dokush,u takon atyre te gjykojne keto dyshime....jam shprehur se jam plotesisht dakord,qe ne krye te peshkopates Ortodokse,te vendoset nje drejtues Shqiptar mbas largimit te Janullatosit dhe nje gje te tille besoj se do ta deshironin edhe besimtaret Ortodokse Shqiptare,dhe nje gje e tille,jam i bindur se do te ndodhe...pershendetje..
Krijoni Kontakt