Close
Faqja 24 prej 43 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 425
  1. #231
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Trimi81
    Bukur fole ore Shoku tanku por kujt i fole. C'fare mund ti thuash dikujt qe jo vetem mbron interesat greke ne Shqiperi ne shkrimet e tij virtuale, por arrin deri aty sa tu fshij shkrimet sa e sa anetareve, qe ne fund te fundit japin mendimin e tyre konkret ne kete teme edhe pse nganjehere ne menyre satirike. Ky s'eshte gje tjeter por mungese vlerash demokratike dhe poashtu mungese vlerash qytetare. Zoti past meshire per keta diktatore qesharak interneti.
    A mendon se kemi te bejme vertet me nje diktator interneti?"...kjo eshte nje akuze shume e rende Trimi!...per me teper, do te ishte shume me e rende nese do te ishte e vertete..perse e sheh detyrimisht ne kete kendveshtrim, fshirjen e postimeve te caktuara...ndoshta jane fshire per arsye hapesire...ndoshta jane fshire pasi kane qene te nje natyre teper subjektive..ndoshta jane fshire pasi ne nje teme serioze si kjo,nuk ka vend per shkrime satirike....arsyet mund te jene te ndryshme por sigurisht,nuk besoj se mund te jene ato qe ke parashtruar ti,miku im...te pershendes: )

    Ky Barat djali siper,me duket teper i obsesionuar mbas historise..c'fare te frikeson or mik?"..ne jemi nje shtet i pamvarur...per me teper,jemi ne shekullin e 21-te..
    per me teper,po i trembesh nje vendi,anetar te bashkimit Europian..
    Ndoshta,nuk e di se cfare ka bere Janullatosi per Shqiperine...ndoshta,por une flas per ato qe kam pare...duke lene menjane ndjenjat nacionaliste..
    Cili thate se ishte ndryshimi midis Janullatosit dhe nje kamikazi...nuk ishte kamikaz"...pra nuk eshte kamikaz...ky eshte nje goxha ndryshim"

    Qendrimin tim,mendoj se e shpreha qarte ne shkrimin e mesiperm...une jam ateist
    Barat por kjo nuk me pengon te shoh nje pune te bere mire...nje pune e bere mire eshte ngritja e gjithe atyre kishave...nje pune e bere mire eshte ofrimi i asaj qe besimtaret kane nevoje...nje pune e bere mire eshte perhapja e fjales se perendise..pa interesa..pa kamuflime...pa perzierje ne lojera politike..
    Ju me thoni se kjo pune nuk eshte bere ne kete menyre...atehere ndoshta jam une gabim...le ta vertetoje kete,nje pune e perfunduar mire..dhe nje pune e perfunduar mire,per mua do te thote qe kryepeshkopi Janullatos,ti lere vendin nje drejtuesi Shqiptar mbasi te largohet...nese nuk e ben nje gje te tille,atehere te premtoj se do te zhvishem edhe une nga kjo miopia te cilen ti ma ngjite si diagnoze...

  2. #232
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65
    Shoku tanku, ne kete teme qe po flitet me shume pasion nga njerezit qe duan pavaresine e shqiptareve (kjo ne te tera kuptimet e fjales) dhe sahanlepirsve qe perhere kane qene te pranishem ne periudha te ndryshme te historise te kombit shqiptar. Per fat te keq nuk mendoj se ne kete forum egziston demokracia e duhur per te debatuar dhe per te pranuar argumentat e kundershtarit te cilat mund te jene me te forta se te tuat. Si pasoje gjehen menyra te tjera per ti "mposhtur" keto argumenta dhe fakte reale. Nje nga keto menyra eshte psh editimi dhe fshirja e shkrimeve. Eshte shume menyre e lehte, qe nuk konsumon shume kohe dhe qe si duket i jep "orgazem" personit qe e praktikon.

    Pyetje: Pse poston ne kete forum kur mendon gjithe keto gjera qe the me lart?
    Pergjigje: E ndjej detyre morale per nderin tim kombetar qe ti kushtoj qofte edhe 5 minuta shkrim ne dite per te mbojtur interesin e vendit tim sadoqofte e vogel qe te jete kjo mbojtje dhe pavaresisht se s'do ti pelqejne njerit apo dikujt tjeter.

    Si perfundim, ne shqiptaret kemi mbijetuar per mijra vite me rradhe dhe do vazhdojme te mbijetojme edhe ne te ardhmen. Le te bejne qejf grekerit dhe filogrekerit me ne meqenese historia per fat te keq na la ne disavantazh te perkohshem, por jam i sigurte se nje dite ne si komb do te ngrihemi serisht lart dhe do te jemi shume me lart se ato njerez qe na e duan te keqen. Ne kete pike me vjen ndermend nje shprehje popullore shqiptare: "Te behem dhe njehere nuse pa e di vete si kuvendoj". Pershendetje te gjitheve atyre qe jane shqiptar te vertete ne keto momente te veshtira qe po kalon kombi yne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Trimi81 : 27-04-2007 mė 18:56

  3. #233
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ky Barat djali siper,me duket teper i obsesionuar mbas historise..c'fare te frikeson or mik?"..ne jemi nje shtet i pamvarur...per me teper,jemi ne shekullin e 21-te..
    per me teper,po i trembesh nje vendi,anetar te bashkimit Europian..
    ..........duke lene menjane ndjenjat nacionaliste...
    Disa jane te obsesionuar pas historise, e disa pas BE dhe internacionalizmit. Vetem shtete dekadente si Franca i meshojne ruajtjes se vlerave kombetare. Kurse integriteti territorial ? Bah ku ka me kufinj. Ne qe jetojme ne Shqiperi e dime me 100% qe nuk kemi nevoje per viza, as mbajme radhe ne aeroporte, as na kontrollojne xhepat. Ne kemi kishat qe na kane ndertuar shtetet fqinje. PER SEVAP!

    Cili thate se ishte ndryshimi midis Janullatosit dhe nje kamikazi...nuk ishte kamikaz"...pra nuk eshte kamikaz...ky eshte nje goxha ndryshim"
    Sigurisht. Eshte goxha ndryshim qe ujku ndryshon nga dhelpra, ne faktin se eshte ujk.

    Me se fundi mund te justifikohemi me pergjigjen e njerit, kur e pyesnin vazhdimisht se c'pune bente. "Jam i fejuar"- tha.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #234
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    U bene shume vjet qe Janullatosi, nen masken e njeriut te Zotit ne Shqiperi, vazhdon te kryeje me shume zell detyren e vertete qe i ka ngarkuar shovinizmi grekomadh – ate te mekembesit te ketij te fundit, alias te guvernatorit per qeverisjen e vendit tone.

    Zhvarrimet ne Permet vertetojne pa asnje medyshje se Janullatosi deri tani e ka kryer me se miri rolin e mekembesit te shovinizmit grekomadh per poshterimin e shqiptareve.

    Hesht qeveria, hesht opozita!

    Janullatos, misionari i shovinizmit grekomadh, qe fshihet prapa veladonit te kryepeshkopit te Kishes Ortodokse Shqiptare me autoqefali tashme te grabitur.

    At Nikolla Marku i ka paralajmeruar me kohe te gjithe ata qe i thone vetes shqiptare se prifterinjte greke ne Shqiperi dhe te gjithe prifterinjte shqiptare qe Janullatosi i ka vene ne sherbim te veladonit te tij ogurzi, jane pararoje e shovinizmit grekomadh. Prandaj edhe Vasil Thomollari, nje prift injorant dhe paradoksal, si nje sahanlepires i Janullatosit, nuk mund te sillej ndryshe nga ēu soll ne rastin e zhvarrimeve ne fshatrat Kosine.

    Une, ne mbeshtetje te at Nikolla Markut, jam i bindur qe ne Shqiperi, domethene ne Tirane, kemi nje filial te Kishes Ortodokse Greke qe ka ne krye nje peshkop grek, kurse per Kishe Ortodokse Autoqefale Shqiptare une njohe vetem Kishen e Shenmerise se at Nikolla Markut ne Elbasan.

    Janullatosi duhet te largohet nga Shqiperia.

    Ky eshte kendveshtrimi im.
    ingenuous
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ingenuous : 28-04-2007 mė 04:42
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #235
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko
    Te kishte qene ne nje tjeter vend Kryepiskopi Anastas, ai vend do ti ishte me shume mirenjohes, megjithate jo te gjithe shqipetaret jane bukeshkalur......!
    Shqiptaret nuk jane bushkalur eshte Janullatos qe eshte bukeshkalur




    At Foti Cici

    Pėrderisa sėmundjet janė pjesė e pėrvojės njerėzore, i pranojmė e i respektojmė ato ashtu si gjithė natyrėn tonė, por kur sėmundja e njė anėtari tė Kishės - nė kėtė rast, e kreut tė saj - shkakton pasoja rrėnimtare pėr anėtarė tė tjerė, mė i vogli detyrim ėshtė debati publik. Duke qenė jashtė Shqipėrisė, por dhe i lirė nga doktrina ortodokse tė kritikoj (teorikisht, tė paktėn) edhe Primatin, dhe duke pasur njė pėrvojė tė drejtpėrdrejtė me imzot Janullatosin pėr pesėmbėdhjetė vjet, tashmė, e ndiej tė domosdoshme tė pėrshkruaj e tė shkodizoj njė realitet me pasoja tej komunitetit ortodoks e tej kėtij brezi.

    Ata qė janė afėr kryepeshkopit ortodoks dėshmojnė se kohėt e fundit ai rrėshqet aq shumė kur del e flet nė kishė, saqė ndonjėherė predikon tjetėr pėr tjetėr festė dhe psall tjetėr pėr tjetėr himn. Nuk janė tė fshehta tanimė shpėrthimet e tij tė papėrmbajtura nė mjediset kishtare, zemėrimet gjer nė gjeste fizike ndaj bashkėpunėtorėve kishtarė, gjė qė ka skandalizuar ata qė e kujtonin Janullatosin si tė shenjtė, tė pacėnuar e tė pagabueshėm. Shėndeti mendor i Kryepeshkopit, nė vend tė pėrmirėsimit tė njoftuar vjet nga oborri i tij, po pėrkeqėsonet edhe mė, pavarėsisht nga vitrina e fildishtė nė kremtimet e mėdha. Kryepeshkopi meshon tashmė shumė rrallė, vetėm pėr fotografėt dhe kameramanėt. Megjithė pėrkujdesjen superklinike qė i bėhet gjatė shfaqjeve tė tij publike nė Shqipėri dhe jashtė saj, pėr ta paraqitur sa mė tė drejtpeshuar psikologjikisht, dhe sa mė aktiv nė misionin e tij tė shumėfishtė - si njė mrekulli tokėsore, jo vetėm qiellore - imzot Antastasios ka marrė tė tatėpjetėn. Kush e bėn lojėn nė Kryepeshkopatėn e Tiranės?

    Dy absurditete

    Edhe nėse mekanizmi ynė kishtar, atė qė abuzimisht e quajnė “ndėrgjegjja jonė ortodokse”, kėrkon tė pėrmbysė kėtė hyrje, si reagim i ēastit pėr tė mbrojtur kullėn prej kartoni tė besimit tė mjaft bashkėfetarėve, vetė kjo tkurrje e tyre nxit e pėrligj mendimin kritik ndėr shqiptarė ortodoksė, duke shkaktuar shkrime tė tilla. Kultizimi i Janullatosit gjer nė tė vjellė nga industria greke dhe ajo protestante, duke e vėnė mbi Krishtin e mbi shenjtorėt, ėshtė vjega pėr tė pėrjetėsuar njė mision tejfetar nė Tiranė. Kėtu shquhen dy dukuri absurde, tė paktėn.

    Sė pari, le tė kujtojmė se para ardhjes nė Shqipėri, nė vitin 1991, Janullatosi nuk ishte dėgjuar pėr milioner,

    pikėrisht sepse nuk ishte i pasur. Nė fakt, ai kishte dhėnė premtimet murgjėrore se do tė jetonte gjer nė fund “nė bindje, virgjėri dhe skamje” (siē). Kjo do tė thotė se nėse ai posedonte pasuri private mė parė, ajo do tė jepej gjetkė, mundėsisht nė Kishė, dhe madje pa tė drejta pėrkujtimi nė tė ardhmen. I njėjti parim vlen edhe pėr sot, kur klerikėt murgj pritet tė dėshmojnė tė ardhura modeste dhe transparente, duke ruajtur, simbolikisht tė paktėn, ato qė kanė premtuar dikur nė Altar. Fondet qė i jepeshin imzot Janullatosit para se tė dėrgohej nė Shqipėri, kur udhėtonte me shėrbim kishtar nė Afrikė, asnjėherė nuk u pėrfolėn si pasuri e tij, a qoftė dhe si kapital i Kishės nė sajė tė dhuntive tė tij. Nėse ai guxonte tė krijonte njė imazh tė tillė atėherė, vetė kjo do tė shkakonte reagime mbrojtėse, domethėnė ndėshkuese ndaj tij, nga vetė Kisha. Sepse pikėrisht ata besimtarė qė dhuronin, ia jepnin Kishės, nėpėrmjet klerikėve, pėr tė fuqizuar misionet ortodokse.

    Megjithatė, sot Janullatos ėshtė vetėshpallur dhe qarkullon si njė nga njerėzit mė tė pasur tė Shqipėrisė, duke e dokumentuar kėtė jo vetėm nė botimet kishtare, por duke e gdhendur edhe nėpėr muret e kishave shqiptare, nė pllakate tė gurta, gjė e pangjarė kjo pėr tė gjallėt hierarkė tė kishave tė tjera autoqefale Le tė mos harrojmė nė kėtė parantezė dhe makinat e blinduara tė Kryepeshkopit, tok me lluksin skandalizues ku jetojnė e hijeshohen misionarėt grekė nė Shqipėri..


    A do t’i jepeshin Janullatosit gjithė kėto fonde nėse ai nuk ishte kryepeshkop i Shqipėrisė? Nėse po, atėherė ky njeri ėshtė mė i rrezikshėm nga ē’e pandehim ne. Pėrderisa ēėshtja e kontrollit nė financat e kryepeshkopatės ortodokse ėshtė edhe ēėshtje shtetėrore, kėtu vlen tė pėrmendet vetėm habia se nuk ekzistojnė tė dhėna tė kthjellėta mbi tė ardhurat dhe shpenzimet e misionit grek, gjė qė mbulohet shpesh nga “turtulli” i kaq e aq ndėrtimeve e bamirėsive.


    Gjithsesi, tejet aspektit tė errėt financiar, i cili u ngjiz mbas ngjitjes sė tij nė fronin e shqiptarėve, dimė gjithashtu se Janullatosi nuk konsiderohej i denjė nė vendin fqinj as pėr mitropolit, prandaj dhe i kundėrvotuar prej hierarkisė nė Greqi shumė herė, gjatė viteve 1975-1990.


    Cilat ishin arsyet e dėshtimit e ish-peshkopit titullar tė Andrucės? Anėtarėsimi nė shoqatėn fondamentaliste Zoi , qysh kur ishte student e deri sa u bė peshkop; shugurimi i tij si peshkop asistent i kryepeshkopit antikanonik tė juntės ushtarake, Jerónimos (I emėruar ky i fundit nė mėnyrė tė paligjshme nga kolonelėt e diktaturės, por jo i zgjedhur nga Kisha); tendencat despotike pėr tė krijuar njė mjedis kulti, me bashkėpunėtorė naivė, pėr t’u imponuar si shenjtor; abuzimet ndaj bashkėpunėtorėve tė ngushtė; ambicjet e pashėrueshme pėr pushtet; pamundėsia pėr tė bashkėpunuar me ata qė nuk i bindeshin verbėrisht; neveria ndaj atyre qė mendonin ndryshe; urrejtja ndaj atyre qė e kritikonin; prapaskenat pėr tė denigruar ata qė guxonin tė ftillonin botėn e tij tė endur e tė pasur; hipokrizia e paimitueshme nė kontaktet publike, e tė tjera huqe. Megjithatė, sot Anastasios zotėron njė pozitė tė ēiltėruar nė kanonin helen. Ai trajtohet atje sikur ėshtė gjeografikisht shumė-shumė larg, sikur nuk ėshtė fare gjallė, sikur tė jetė ngjitur lart nė qiell, madje i shlyer i tėri: Shenjt! Le tė pohojmė, nga ana tjetėr, se minoriteti grek nė Shqipėri ėshtė ende pa peshkop, nė mėshirė tė baticave e tė zbaticave shqiptaro-greke, ashtu si gjithė Mitropolia e Gjirokastrės, vetėm e vetėm qė qeveria greke t’iu imponojė shqiptarėve me ēdo kusht njė kryepeshkop grek nė Tiranė. Rasti i vakancės sė Gjirokastrės ėshtė njė flagrancė e misionit parakishtar grek, pėrderisa e drejta kanunore e Kishės Ortodokse nuk lejon qė njė peshkopatė tė jetė pa peshkop pėr njė periudhė mė shumė se dyzet ditė. Ky ishte, me gjithė kėto degėzime ngjyruese, absurdi i parė.

    Sė dyti, le tė kujtojmė se pėrfshirjet misionare tė institucioneve protestante nė Shqipėri synojnė nė mbjelljen e njė versioni “tė qashtėr” krishtėrimi tek ne, larg “idhujtarisė jashtėbiblike” ndėr shqiptarė, por megjithatė, kishat protestante po investojnė bashkė me grekėt pėr krijimin e njė kulti politik, pėr ngjizjen e “Shėn Anastasit tė Shqipėrisė”. Nuk e dimė, nga ana tjetėr, se pėrse nė Greqi u lejuan dhe u hapėn kisha protestante shqiptare, por nuk lejohet njė kishė pėr shqiptarėt e shumtė ortodoksė atje, tė paktėn nė Athinė. Nuk dimė, prapė, nėse pėrqendrimi i misioneve protestante mė tepėr nė zonėn e Sarandės ėshtė thjesht njė rastėsi, por le tė kujtojmė se vetė kėto kisha perėndimore qė investojnė haptas te kulti grek nė Shqipėri, kėto kisha protestante, pra, iu predikojnė proselitėve shqiptarė tė kundėrtėn e kėtij kulti, domethėnė se institucioni i shenjtorėve ėshtė i sajuar e folklorik nė traditat e krishtera shqiptare, e pėr rrjedhojė i tepėrt nė doktrinėn e Biblės.

    Sa pėr realitetin spiritual tė Sarandės, kryepeshkopi i Tiranės, i cili mbikėqyr mitropolinė pa kokė tė Gjirokastrės, nuk lejon njė kishė tė dytė pėr shqiptarėt e atij qyteti, por i detyron ata tė ndjekin shėrbesat greqisht, nė tė vetmen kishė greke tė qytetit.

    Ky ishte absurdi i dytė. Si ka mundėsi qė dy kontradikta tė tilla, dy absurditete kaq tė mėdha, domethėnė ai grek me kėtė protesant, tė lulėzojnė puq e tok nė Shqipėri? Njė gjė nuk ėshtė e fshehtė, se qė tė dyja kėto dukuri kėrcėnojnė ndėrgjegjėsimin e shqiptarėve ortodoksė, integritetin e tyre si pakicė e shumėpėrdorshme nė botėn shqiptare, por dhe integrimin e kėtij komuniteti nė njė shoqėri tė hapur. Sepse ka ardhur ēasti ta themi e ta pėrsėrisim: Komuniteti ortodoks ėshtė i pambrojtur nga shteti dhe kultura jonė kombėtare.

    Ethet e vdekjes

    Pavarėsisht nga gjithė kjo, sėmundja e Kryepeshkopit nuk do tė thotė rėnie e njė misioni tė tillė nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, do tė ishte kurth i sigurt nėse gėnjeheshim duke pritur vdekjen e tij. Nuk ka rėndėsi se sa vjet mund tė vazhdojė Janullatosi nė njė rol tė tillė “steril”. Na ėshtė dhėnė rasti tė pėrsiatemi mbi tė ardhmen e ortodoksisė shqiptare, e cila mund tė shihet nė kėtė rend sendesh, nėn njė konfiguracion tė tillė, tė rremė, ku tė tjerė bėjnė lojėn, e tė tjerė duken e zhduken, pėrderisa edhe mbas vdekjes sė Janullatosit gjithēka mund tė kryhet nėn tė njėjtėn hije tė imponuar tė tij. Sepse


    Anastasios po shenjtėrohet nga politika e jashtme greke si e vetmja mundėsi pėr tė sunduar kulturorisht nė Shqipėri; pėr tė hedhur degė atje ku nuk kanė rrėnjė.

    Me Janullatosin, kanoni grek ėshtė ndryshe nga mė parė; pa Janullatosin, kanoni grek nuk mund tė pranohet tashmė, pėrveēse si njė version i shkuar nė larminė helene.


    Ėshtė gjetur njė njeri sa i dhuntishėm nė lojė, aq dhe i pamėshirshėm pėr tė realizuar ambicjet e pangopura pėr lavdi e kult tė vetvetes.

    Kėtu del nevoja e amėshuar e dekorimeve landar, qė nga shkollat bujqėsore tė Greqisė - sikur tė mos ta kėnaqnin ato tė Akademisė sė Athinės - e deri nė shoqatat e emigrantėve grekė - sikur tė mos ta realizonin ēmimet ndėrkombėtare protestante e ortodokse. Marrėzia nė fron! Gjithė kjo makineri mitbėrjeje e kultbėrjeje ka shkelur mėsimet e Biblės mbi sinqeritetin, modestinė, dashurinė dhe shpengimin nė jetė. Kjo rrėshqitje morale e kryepeshkopit ortodoks ka pėrdhosur institucionin e shenjtėrisė nė pėrvojėn e Krishtėrimit, ndėrsa vetėpapizimi i Janullatosit ka tjetėrsuar thelbin e kryepriftėrisė ortodokse, duke ekspozuar kėsisoj improvizimin e peshkopatit grek. Pėr mė keq, hierarkėt grekė hiqen se janė kristali dhe fillrojtėsit e besimit lindor ndėr shqiptarė, prandaj dhe tė imponuar nė Shqipėri, ndėrsa nga ana tjetėr keqpėrdorin e tejpėrdorin ekonominė kishtare, si vjegė pėr veprimtari parakishtare. Pėr mė tutje, aktiviteti i Janullatosit mu nė qerthullin e botės shqiptare, ka hedhur njė hije shumė tė madhe nė dritėhijet e mendimtarisė sonė tė pasdiktaturės; nė paaftasinė e intelektualėve tanė pėr tė shquar ato vatra qė themelojnė kulte; nė tėrheqjen pėr tė cilėsuar ato mjedise qė shkaktojnė trushpėlarje grupore; nė heshtjen pėr tė dėnuar mėnyrat mė afatgjata tė mendjemanipulimit. Sa pėr pėrfshirjen tejshqiptare kėtu, dimė se pėrveē primatit grek, domethėnė pėrveē alibisė ortodokse, nuk ekziston asnjė evidencė historike qė mund tė justifikojė sot ndėrkombėtarėt pėr tė ndėrhyrė kaq shumė nė ortodoksinė shqiptare. Nėse jo, ku i kanė ato evidenca? Njė nga dėshmitė qė Janullatosi kryepriftėron i kapėrthyer, ėshtė reagimi i tėrbuar ndaj shkrimeve tė mia modeste, tė cilat dihet mirė se nuk kanė fuqi tė sjellin asnjė ndryshim nė Shqipėri, pėrveēse pak ndikim nė frymėn e disa bashkėkohėsve. Si rrjedhojė, reagimi dhe paniku i kryemisionarit ėshtė njė frikė e pajustifikuar, njė fobi, ėshtė makthi qė rėndohet nga ethet e vdekjes, nga afria e saj e pashmangshme. Nė tė kundėrt tė asaj fobie tė tij, ne shkruajmė e kumtojmė pėr integritet, sepse ėshtė e drejta e kėtij brezi, duan apo s’duan misionarėt grekė nė Shqipėri. Atėherė, pėrse vallė gjithė kjo sipėrmarrje e gjithė kjo sfilitje nga Janullatos & CO? Nė njė vend e gjuhė ku nuk ėshtė shkruar pėr kulturėn e vdekjes, prandaj dhe mė e madhe, krahasimisht, frika ndaj saj, shqiptarėt e kėtij brezi presin nga klerikėt, prindėt, mėsuesit dhe intelektualėt tanė, tė na japin njė mėsim tė denjė kur i afrohen fundit, pavarėsisht nga bindjet tona tė larmishme mbi jetėn dhe vdekjen. Kemi parė shumė shqiptarė tė shpėrfytyrohen e tė zhvlerėsohen kur i afrohen fundit. Nė fakt, njė vdekje dinjitoze ėshtė mė mėsimdhėnėse se tė gjitha predikimet qė lėnė me gojė hapur shqiptarėt. Aq mė tepėr kur kėto predikime janė tė tejkaluara, sepse nyjtohen me njė retorikė bajate. Sidoqoftė, retorizmi emocionon ende shumė nė Shqipėri, njėsoj sa terminologjia demode e lotėve, e gojėtarisė, e erudicionit dhe e broēkullave tė tjera. Kapėrthimi i Janullatosit pėr t’u pėrjetėsuar me ēdo kusht nė Shqipėri, duke i dhėnė emrin e vet gazetės, seminarit, kishave, kodrave, e tė tjera ( Anastasis - Ngjallja ), ėshtė jo vetėm vetėpėrshkrimi nė ngėrthin e vdekjes, pėr t’u themeluar si kult me mėnyra qė nuk mund tė ndreqen nesėr, por dhe oksimoriteti i njė hierarku ortodoks pėr tė pėrjetėsuar tė tashmen, duke personifikuar gjithēka. Njė qėndrim i tillė kultist/materialist vjen ndesh me doktrinėn e Krishtėrimit dhe me spiritualitetin ortodoks, por realizon shumė ateistėt, sidomos ata tė komunitetit ortodoks. Ky qėndrim parakishtar i primatit ortodoks bekohet nga shteti dhe kisha greke pėr hir tė imagjinares helene, sepse vetėm nėpėrmjet kultit tė Janullatosit po rrėnjoset nė Shqipėri njė simbolikė qė ka hiret pėr t’u bėrė njėsh me traditėn ortodokse nė rajon, e ngjizur kjo traditė e largėt me tė njėjtat mjete e metoda tė pandershme edhe nė tė kaluarėn. Me fjalėt e vetė patrikut Vartholomeos, drejtuar komunitetit grek nė Amerikė, mbi veprimtarinė e misionit grek nė vendin e shqipeve, “ata qė nuk besojnė nė mrekulli, le tė shkojnė t’i shohin ato nė Shqipėri”… Ai klerik qė beson nė jetėn e pėrtejme, veē, jo vetėm nė dhuntitė e gjuhės, tė mendjes dhe tė mimikės, tė cilat kėto pėrjetėsojnė vetėm pėr materialistėt, ky klerik, pra, e pranon dhe e shpirtėron frikėn e vdekjes, qė tė jetė pastaj i frenuar nė vetėkėnaqje, i pėrkorė nė zemėrim e urrejtje, i mėrguar nga gėnjeshtra e intriga, i dashur ndaj njerėzve si gjini, e jo vetėm ndaj servilėve qė e adhurojnė duke e qerthulluar si korbėt. Nė fakt, kėta tė fundit do tė jenė tė parėt qė do ta mohojnė nesėr, dhe kjo nuk del nga parashikimet tona sesa nga pėrvoja e kultit tė individit nė Shqipėri e gjetkė nė histori. A ėshtė nė vete Kryepeshkopi?

    Intriga nė Romė

    Para njė viti, gjatė shėrbesės sė varrimit tė Papės nė Romė, kryepeshkop Anastasios u takua me peshkop Serafimin e Kanadasė, i cili Hirėsi Serafim mė shkroi: “[…] Njė faktor tjetėr ėshtė te hollėsitė qė dolėn nga biseda qė pata nė Romė, para Pashkėve, me kryepeshkop Anastasios. Ai mė informoi se ėshtė nė procesin e pėrgatitjes sė njė ankese zyrtare, drejtuar Sinodit tė Shenjtė [tė Kishės Ortodokse nė Amerikė], pėr sa i pėrket disa prej shkrimeve tė tua, tė cilat, nė mėnyrėn e komenteve kritike qė pėrmbajnė, iu ofrojnė municion [siē] disa fuqive qė janė kundėr njė Kishe shqiptare tė stabilizuar e tė bashkuar. Pėr mė tepėr, ai tha se emri i uebsajtit tėnd [ www.AlbanianOrthodox.com ] ėshtė shumė afėr me atė tė Kishės sė Shqipėrisė [www.OrthodoxAlbania.org] dhe pėr pasojė krijohet konfuzion. Dhe disa nga shkrimet e tua tė ekspozuara atje nxisin pėshtjellim dhe aktivitete antikishtare nė Shqipėri; tha Kryepeshkopi […] Ai ishte shumė praktik. Kryesisht shprehu zhgėnjim qė shkrimet e tua nė njė farė mase e kanė bėrė tė tyren, dhe kanė krijuar njė destabilizim tė Kishės, tė cilėn ti pretendon se mbron.” ( Cituar nga emaili i Peshkop Serafimit tė Otavės dhe Kanadasė, dėrguar Foti Cicit, 26 maj 2005 ) Kjo dėshmi dėfton, sė pari, se kėta hierarkė ortodoksė nuk shkuan nė Romė pėr t’u lutur pėr shpirtin e Papės, por shkuan nė varrim pėr tė bėrė teatėr e pėr tė thurur intriga, nė njė kohė qė vetė ata pėrpiqen t’iu mbushin mendjen ortodoksėve se Vatikani ėshtė foleja e intrigave. Sė dyti, tek emaili i peshkopit kanadez lexohen sendėrgjitė e kryepeshkopit grek, nxirja e realitetit shqiptar nga goja e vetė primatit tė Shqipėrisė, sepse ato qė i tha Janullatosi Serafimit pėrgėnjėshtrohen vetvetiu. Nėse nė Shqipėri do tė kishte aktivitete antikishtare, ato nuk do tė rrinin dot fshehur. (Ose, nėse ato ekzistojnė nė mendjen e Janullatosit, pėrse nuk i thotė?) Dihet mirė se cili ka qenė roli im publik kėto vite, prandaj dhe jam atakuar nė shtyp qysh nė fillim tė shėrbesės nga qarqe ekstremiste shqiptare. Sepse pikėrisht kėto klane tė instrumentuara, instrumentojnė personazhe nominalė ortodoksė, sa herė qė iu kėrkohet, pėr tė dhėnė pėrshtypjen se nė Shqipėri paska qėndresė kundėr kishės ortodokse. Pėrveē ngjarjeve tė shkaktuara prej kėtyre qarqeve, nuk ėshtė publikuar ndonjė episod tjetėr kundėr veprimtarisė sė Janullatosit nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, unė nuk di ndonjė tjetėr ortodoks qė tė ketė paralajmėruar nė shtyp pėr rreziqet qė mbartin ndėrhyrje tė tilla nė imazhin e ortodoksisė shqiptare, sidomos kur ky imazh iu pėrkthehet, nga Kryepeshkopi ynė i shquar, kishave tė tjera autoqefale dhe institucioneve ndėrkombėtare tė interesuara pėr Shqipėrinė. Kush tjetėr ėshtė shprehur kaq hapur kundėr Janullatosit, pėrveē atyre qė parėsisht kanė qenė dhe janė tė dokumentuar nė shtypin e Tiranės edhe kundėr meje, njėkohėsisht? Sepse skajorėt tanė nuk mund tė kuptojnė se tė kritikosh Janullatosin nuk do tė thotė tė jesh me domosdo racist, a tė mohosh tė drejtat e minoritetit grek nė Shqipėri. Atėherė, cilat janė aktivitetet antikishtare nė Shqipėri, tė cilat, sipas kryepeshkopit Anastasios, kryhen si pasojė e shkrimeve tė mia? Apo mos me “aktivitete antikishtare” Janullatosi ka parasysh xhindosjen e tij kur klerikėt dhe teologėt refuzuan t’i japin firmėn pėr fletėrrufetė kundėr meje vitin e kaluar? Sa pėr ndryshimin e emrit dhe tė pėrmbajtjes sė bibliotekės sonė virtuale www.ShqiptarOrtodoks.com , e cila bibliotekė ėshtė e vetmja nė shqipe nė gjithė Internetin ortodoks, tė paktėn, vetė kjo kėrkesė shton te marrėzia e Janullatosit, i cili kėrkon tė korrė edhe atje ku nuk ka mbjellur. Jo vetėm qė kryepeshkopi kėrkon gjėra tej arsyes njerėzore, por ethet e tij pėr t’iu imponuar botės shqiptare pėrjetėsisht, e ēojnė atė edhe mė larg. Nė vijim tė letėrkėmbimit debatues me peshkop Serafimin, ky i fundit zbuloi pėrsėri, duke pėrshkruar krizėn e kryepeshkopit: “Problemi ėshtė se kur dikush kėrkon [nė Internet] pėr kishėn ortodokse shqiptare, sajti yt, siē duket, shpesh del i pari. Nėse ti mund t’i bėje njėfarė ndryshimi tė vogėl nė emėr, nė mėnyrė qė kur kėrkon dikush nė Internet sajti yt tė mos dalė para Kishės [sė Shqipėrisė], vetėm kjo do tė tregonte mirėkuptim.” ( Email i Peshkop Serafimit dėrguar Foti Cicit, 31 maj 2005 ). No comment ! Mbas kundėrshtimeve tė mia pėr t’iu nėnshtruar kėsaj fryme klinike, imzot Serafimi kėmbėnguli duke ndriēuar tė dhėna tė tjera nga intrigat ortodokse nė Romė. Befasimi mė i madh pėr mua nuk ishte me kryepeshkopin Anastasios, sepse nga ky i pres tė gjitha, pėrderisa ka 15 vjet qė bėn njė luftė tė pabesė kundėr meje dhe kundėr atyre shqiptarėve ortodoksė qė e kanė kuptuar lojėn e tij. Ajo qė mė ēmeriti ishte pjesėmarrja dhe bashkėveprimi nė kėto shkėmbime i Patrikut tė Kostandinopojės, Vartholomeos, i cili gjeti kohė tė merrte pjesė nė tė njėjtin takim tė tillė, tė turpshėm, me Janullatosin, Serafimin, e tė tjerė. Sipas peshkop Serafimit, “Patriku Vartholomeos pėrdori fjalė mė tė ashpra kundėr teje; nuk ishte vetėm kryepeshkopi i Shqipėrisė.” ( Email i Peshkop Serafimit dėrguar Foti Cicit, 11 korrik 2005 ) Ky patriku Vartholomeos, qė t’i thėrrasim kujtesės, ishte ai qė nė vitin 1996 i shkroi njė letėr kryepeshkopit Anastasios, ku e akuzonte pėr “dėm moral” nė Shqipėri (Shih Apóstolos Glavinas, I Orth ó doksi Aftokéfali Ekklisia tis Alvanias , Selanik 1998, f. 270). Tėrėshenjtėrisė sė Tij, Patrikut Ekumenik Vartholomeos, i lumtė goja! Vetėm se kur bėhet fjalė pėr politikėn e jashtme, kėta fqinjėt e jugės sonė bashkohen dhe i lėnė pėr mė vonė tė tjerat; ndryshe nga veriorėt.

    Biri i humbjes

    Dhe prapė, pyes: Mirė Janullatosi, por si arriti Patriku i Kostandinopojės - i pari nė rendin honoral nė gjithė Kishėn Ortodokse - tė merret me njė emigrant shqiptar qė shkruan atje-pėrtej-kėtu nė Kanada? Sepse pėrderisa nė Shqipėri grekėt bėjnė punėt e Zotit, nuk ka rėndėsi se ēfarė them unė sė largu. Pėrderisa Janullatosi e njoftoi publikun shqiptar mbi “cilėsinė” time, me njė seri shkrimesh tė skajshme, nėnshkruar me detyrim nga mėditėsit e tij nėpėr kisha, shkolla e klinika, i bie qė shqiptarėt tė mos iu hedhin as sytė shkrimeve tė mia. Janullatosi dhe shpura e tij pėrdorėn mėnyra tė pandershme reagimi, nė vend tė frymės kritike qė kėrkohet nga njerėz tė qytetėruar, nė njė kohė kur shoqėria shqiptare ka nevojė tė madhe pėr frymė kritike dhe jo pėr frymė djallėzore. Nuk ka pse tė mblidhet “sinod ekumenik” nė varrimin e Papės, pėr t’i mbushur mendjen njė peshkopi kanadez qė tė mbyllė tė vetmin mision shqiptar ortodoks nė Kanada. A i zgjidhėn problemet madhore tė Ortodoksisė etėrit tanė tė hirshėm, qė tė merren tashmė me ēikėrrima? Apo ato dhe kėto qė kam shkruar kėto tre vjet nuk janė aspak ēikėrrima? Mė sė fundi, pėrderisa unė nuk kam ndėrmend tė tėrhiqem nga kritikat ndaj veprimtarisė sė Janullatosit nė Shqipėri, ēfarė tjetėr duhet pėrdorur pėr t’iu mbushur mendjen shqiptarėve qė tė mos lexojnė shkrimet e Foti Cicit? Gjithė ky parashtrim tregon se deri ku e ka ēuar sėmundja njė mendje tė errėsuar nga urrejtja, sepse unė nuk jam as i pari e as i fundit ortodoks qė kam kritikuar njė kryepeshkop. Primatėt e tjerė tė kishave autoqefale i kapėrcejnė kėto kriza dhe i shohin kritikat ndaj tyre si tė dhėna sė larti pėr vetėkontroll, nė mėnyrė qė vetė tė kritikuarit tė lartėsohen. Pėrveē Janullatosit. Qysh kur erdhi nė Shqipėri tė na ndriēonte, Misionari e nisi me shkeljet kanonike, ndryshe nga bashkėkohėsit primatė nė kishat e tjera autoqefale dhe ndryshe nga primatėt shqiptarė nė tė kaluarėn (1923-1967), tė cilėt kėta, ma qė tė gjithė, kishin mė tepėr tolerancė pėr kritikuesit, edhe pse shėrbesa e tyre bashkėvijonte nėn regjime diktatoriale. Nė tė kundėrt, dhespoti grek, qė kur mori nė dorė drejtimin e komunitetit ortodoks, menjėherė i bėri dy ndryshime statutit tė KOASH-it, pėr tė vėnė vullnetin e vet mbi Kishėn Ortodokse: Sė pari, shfuqizoi nenin mbi kombėsinė e kryepeshkopit dhe, sė dyti, ndaloi themelimin e shoqatave dhe tė ēdo organizate ortodokse nė Shqipėri, pa lejėn e tij. Kėto dy ndryshime nė Statutin e KOASH-it u kaluan “unanimisht” nga kleri dhe pėrfaqėsuesit ortodoksė nga gjithė Shqipėria, por vetėm se nuk u lejuan procedura tė fshehta votimi, pavarėsisht se ky dokument mori bekimet e shtetit shqiptar. Ndryshimi i parė u bė pėr tė siguruar qėndrimin e pėrhershėm tė misionit grek nė Shqipėri, ndėrsa i dyti, pėr tė hedhur themelet e kultit tė Janullatosit. A ka mė tė puthitur kompromis? Kultizimi i Janullatosit u arrit duke kontrolluar ecurinė e mendimit intelektual nė kishėn shqiptare, duke mbajtur afėr njerėz tė paaftė, a tė paarsimuar mirė, por nė tė njėjtėn kohė nevojtarė tė mėdhenj, duke i lidhur kėta me njėri-tjetrin (krushqi, punėsime farefisnore nė kisha, e tė tjera shkėmbime nepotike) dhe duke mėrguar “shejtanėt”. Duke penguar organizimin e besimtarėve nė shoqata, klube kulturore, sociale, a shtėpi botuese, siē ndodh kudo gjetkė, ēdo reagim ndaj njė kulti tė tillė konsiderohet tashmė si luftė kundėr Kishės, e tė tjera sendėrgjime. Pėrndryshe, ata qė themelojnė njė shoqatė tė tillė nė Shqipėri, e cila do t’i ndihmojė tė formulojnė e tė thellojnė mendimet e tyre, pėrnjimendsh kėta ortodoksė, pra, shihen sikur tė jenė kundėr statutit tė kishės shqiptare. Sidoqoftė, besimtarėt duhet tė dinė se kisha shqiptare nuk ėshtė me e famshmja nga tė tjerat, tė cilat ato i lejojnė besimtarėt tė organizohen nė shoqata dhe tė ngrenė klube kulturore, shtėpi botuese, etj. Ky ėshtė njė marifet, por Zotin e besojmė mbi marifetet e politikės greke. Dėshmorėt e Kishės sonė, At Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, e tė tjerė, presin nga ne tė nderohen e tė pėrkujtohen, kryesisht e parėsisht nga besimtarėt, me mėnyra besimtarėsh. Pėrkundrazi, Zoti do t’i bekojė ata shqiptarė tė tillė rrėfimtarė, sepse dėshmorėt e kishės sonė shqiptare nuk ekzistojnė nė shtypin dhe botimet e KOASH-it pėr kėta 15 vjet. Tė gjitha kėto tė dhėna kanė njė ironi nė thelb, sidomos kur Janullatosi pėrpiqet tė bindė ndėrkombėtarėt se misioni grek po ugjillėzoka myslimanėt e Shqipėrisė, se gjoja myslimanėt shquhen pėr dominim, pėr urrejtje e hakmarrje, nė njė kohė kur vetė kryepeshkopi i krishterė, i cili e luan nė majė tė gishtave Biblėn, ėshtė bėrė rob i humbjes nė prag tė gjykimit. Le tė kujtojmė se edhe djalli e provokoi Krishtin duke pėrdorur pikėrisht citate nga Shkrimet, pėr ta hutuar, tė cilat Shkrime i paudhi i dinte dhe i di pėrmendsh… Nėse ky plak ėshtė “i shenjtė”, ai ftohet sot tė gjejė fuqi tė zbusė pak zemrėn, tė pendohet, tė falė dhe tė japė shembullin e spiritualitetit, para se tė na lėrė shėndenė, e jo tė mugėtirės. Duke kėrkuar nga kritikuesit t’i blatojnė ndjesė publike, tėrheqje dhe heshtje, vetėm e vetėm se ne thėrrasim tė vėrtetėn, duke mėtuar t’i falet gjithė krijesa, pra, imzot Janullatosi e ēon veten nė njė realitet tjetėr… Roli i tij misionar ėshtė tė tregohet pajtues, pikėrisht mė i lartė se vendorėt. Pėrderisa ka rėnė kaq poshtė, aq sa pėrndjek gjer nė rrėnim ata qė s’duan t’i nėnshtrohen kultit tė tij tė sajuar nga politika greke, pėrse nuk ikėn sot me lavdi nga Shqipėria? Nėse shkrimet e mia nuk qėndrojnė, le tė mė thėrrasin para njė pranie klerikėsh e teologėsh dhe tė mė gjykojnė pėr ato qė kam shkruar e mbroj qind pėr qind ende sot. Nėse ēėshtja, nė tė kundėrt, nuk ėshtė kaq e ndėrlikuar, le tė dalė njė teolog i KOASH-it nė shtypin shqiptar, e tė pėrmbysė njė pėr njė shkrimet e mia, me dritė e me edukatė, pa qenė e nevojshme tė rrezikohet prestigji i Ortodoksisė me metodat antikristiane tė urrejtjes, tė mbledhjes sė firmave nga mėditėsit, tė shpifjeve, tė errėsirės, tė intrigave, tė cilat, gjithė kėto ndyrėsira, mė ndjeni, kanė diskretituar vetė misionin grek nė Shqipėri.

    Ēmimi i urrejtjes

    Qė nga maji e deri nė shtator 2005, unė nuk i pranova kushtet absurde tė vėna nga Janullatosi dhe Liolinėt, prandaj dhe u pushova nga priftėria. Ende sot ekziston mundėsia qė unė tė rivendosem nė shėrbesė, duke mė caktuar ndoshta nė ndonjė kishė greke, pėrderisa misioni shqiptar i “vjedh” klientelėn kishave greke tė Kanadasė. Ende sot, pra, tani qė shkruaj, ekziston mundėsia qė unė tė ngjitem nė Altar, vetėm se duhet tė ndal kritikat ndaj kultit tė Janullatosit. Kurrėn e kurrės! Nė tė kundėrt tė heshtjes sė urdhėruar, do t’ia kėndoj mirė kėngėn! Drejtori i seminarit ortodoks nė Durrės, peshkop Ilia Katre, ma tha mė bukur: “Nėse ti bėn njė kthesė nė shkrimet e tua, tė ndalėsh kritikat ndaj Kryepeshkopit, ty tė hapen shumė mundėsi pėr tė ardhmen nė Kishė. Ti je njeri shumė inteligjent, shkrimet e tua janė shumė tė thella, prandaj dhe ti ke aftėsi tė bėsh diēka tė tillė, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė tė mos duket se je tėrhequr. Ti e di vetė se si do ta bėsh kėtė.” Por edhe imzot Ilia nuk e fshehu krizėn mendore tė Janullatosit, aq shumė sa i shpėtoi dhe tmerri i vet: “Sa herė qė ti boton njė shkrim nė Tiranė, kjo kthehet nė njė ngjarje shumė-shumė tė dhimbshme ( Very very distressing ), jo vetėm pėr ne qė jemi afėr kryepeshkopit, por dhe pėr tė gjithė Kishėn. Madje nuk ndihem lirshėm as tė flas mė tepėr pėr kėtė temė… Tė lutem shumė!” Peshkop Ilia ėshtė ai qė Patrikana e futi nga dritarja nė Shqipėri, si kandidati mė i mundshėm pėr kryepeshkop, edhe pse u shugurua pėr tė shėrbyer nė Amerikė. Njė peshkop me titull e seli nė Amerikė, por qė jeton pėr tre vjet nė Shqipėri, e ka vendosur veten mbi tė drejtėn kanunore tė Kishės Ortodokse, e cila kjo ndalon rreptėsisht qė njė peshkop ta ketė banesėn jashtė selisė sė tij peshkopale. E keqja ėshtė se hierarkia greke, kur vjen puna te kombi imagjinar, e kujton veten mbi Ortodoksinė, duke shkelur jo vetėm dogmėn e kishės lindore, por dhe kombėsitė jo greke nė tė njėjtėn Kishė. Ja dhe njė tjetėr improvizim nė administrimin e hirit nga Patrikana, e cila hirshkelėse paska ardhur nė Shqipėri t’iu mėsojė shqiptarėve tė jenė ortodoksė mė tė mirė. Pėrderisa po bėhet njė vit nga kėto ngjarje, tė cilat arritėn tė mbyllin misionin shqiptar nė Kanada, dhe pėrderisa Janullatosi me Liolinėt nuk duan tė na sjellin njė prift tjetėr nga Shqipėria - qoftė dhe njė djalė shqiptar nga tė zgjedhurit e misionit grek nė Tiranė - unė tashmė jam i lirė tė prish heshtjen e tė vazhdoj kritikat. Pavarėsisht nga pasojat, jam i qetė se kam rrėfyer tė vėrtetėn dhe e kam mohuar tė keqen: Nuk iu nėnshtrova njė politikani qė pėrdor petkun ortodoks pėr synimet tinzare tė njė misioni shkombėtarizues; nuk e shita besimin tim; nuk iu fala kultit mbishenjtor, sėmundjes sė pashėrueshme tė Janullatosit pėr pushtet e lavdi, e martuar kjo sėmundje e madhe me nevojėn shumė tė madhe tė politikės greke pėr njė kryemisionar tė tillė nė Shqipėri, pėr tė zhbėrė tė vėrtetėn nė rajon. Sot, kur sapo jam pranuar e regjistruar pėr studime pasuniversitare nė Universitetin e Torontos, nė kėtė ēast drejtėsie, pra, gjykoj se gjithė ēka ndodhi, nė vend tė tėrheqjes sė sugjeruar me tė urtė e me kėrcitje dhėmbėsh, mė nxit tė pėrsiatem edhe mė tej, ndėrsa nė vend tė heshtjes sė kėrkuar nga qarqet greke, mė bėn tė thelloj debatin qė kam ēelur nė botėn shqiptare. Klerikėt dhe besimtarėt ortodoksė nė Shqipėri, tė cilėt mund tė ndihen tė ēoroditur nga zhvillimet nė kishėn tonė, por tė cilėt pak nga pak po afrohen me kėto shqetėsime, ėshtė mirė t’i rrahin kėto ēėshtje me njėri-tjetrin, me zė tė ulėt, por sa mė shpesh e aq mė mirė. Gjithashtu, tė mos harrojnė tė luten pėr shėndetin e Kryepeshkopit, sepse nuk dimė se kush e drejton KOASH-in dhe ēfarė po gatuhet pėr tė ardhmen e komunitetin tonė. Tashmė, nė kėtė rend moral, le tė shquajmė Janullatosin tek po vjen si ” ėngjėll drite”… Shikojeni mirė si po shfaqet: Tė tillit s’ke ē’i bėn, pėrderisa ai i flijon tė gjitha pėr kultin e vetvetes, duke pasur pėr nxitje e mbėshtetje njė makineri kaq tė madhe, ndėrkombėtare, nė njė betejė kulturore. Sidoqoftė, le tė pėrdorim dhuntitė e Shpirtit tė Shenjtė dhe ta kundrojmė Janullatosin sikur e shohim pėr herė tė parė: Ėshtė ai qė ecėn sikur shkel mbi valė deti, pa iu dukur kėpucėt e pa iu dėgjuar hapat, njėsoj nė pamje si Krishti, por vetėm se jeton mu nė tė kundėrtėn e Tij, nė errėsirėn e njė jete tė dyfishtė, plot neveri pėr ata qė e kanė ndijuar lojėn kultbėrėse, prandaj dhe me kaq sukses helenizuese. Gjithsesi, ai qė urren ėshtė mė i humburi nga tė gjithė, prandaj dhe i mbėrthyer sot nga ethet e vdekjes. Mėshirė!

    At Foti Cici
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 28-04-2007 mė 09:28

  6. #236
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga malo666



    o zoteri,
    ajo kishe nuk eshte bere per komunitetin elbasanas por per komunitetin ortodoks. eshte ndertuar qe ne kohen e qepes dhe kur u krijua koash, ajo kishe bente pjese ne pronesine e saj. pra koashi e ka me ligj, me c'do gje, ate kishe. tashti kush ka hedhur vote diku dhe e ka bere kete papafillo kryetar te komunitetit te ortodoksve ne elbasan? a i kupton mangesite llogjike te argumentit tend apo jo? po te qe keshtu mundet te zaptoj dhe une nje kishe tjeter dhe ta bej veten kryepeshkop te nje kishe fantazme si i lartpermenduri.

    dhe njeher te thash per gjithe shipfjet qe thoni juve dua fakte konkrete. opinioni i nikos nuk me intereson, sikur te thoshte qe e hena vjen mbas e djeles une do kishe probleme ta besoja ate njeri.

    ne qoftese thoni se janullatosi ka qene kundra bombardimit te natos atehere me jepni nje adrese online ku ta gjej deklaraten e tij, thashethemet e gazetarve nuk me iteresojn. e njejta gje vlen dhe per supozimet e tjera, janullatosi mutli-miljoner, agjent grek, e ben liturgjine ne gjuhen greke, zhvarros kufoma, apo ku ta di une.
    i.
    1)Sipas ligjit Jo vetem kishat e KOASH i perkasin Shqiptareve por edhe vete KOASH i perket Shqiptareve e komuniteteve ku ato ndodhen


    2) Jo, nuk kemi te bejme me asnje thashethem gazetaresh por te pakten nga "shpifje ke kaluar ne thashetheme " ... shenje e mire


    3) Janullatos ka qene kunder Bombardimit te Natos, ska asgje per te shtuar ketu faktet i ke

    4) 5, 6, 7 .... 1000 te pabera kaemi nga ky misionar i helenizmit



    ALBO
    Kancelari i dioqezes shqiptare ne Amerike, At Artur Liolin qe e njihte Imzot Nolin me mire se kushdo, ne nje interviste per nje media shqiptare para pak muajsh tha se Imzot Theofan Noli nuk do ta kishte armik por mik Kryepeshkopin Anastas pasi te dy ata gezojne nje kulture dhe perkushtim te madh ndaj popullit shqiptar. Intervisten e plote e gjen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=69530


    Une te isha ne vendin tend nuk do humbja kohen te lexoja intervistat e misionarit te HELENIZMIT , Janullatos

    Por do te prija bileten e avionit e do te shkoja menjehere atje ne zonen e Permetit ku e ke origjinen e do kontrolloja ne ndodhej akoma ne vendin e vet ai varri i gjyshit tim apo jo.

    ALBO
    Tjeter, cfare doni te mesoni se e shoh qe ju qan shpirti per KOASH?

    Albo
    Meso njehere per vete dhe kur te mesosh kij parasysh se:

    Leximi eshte njesoj si ushqimi ai i prishuri te sjell semundje





    nga Kryeengjelli


    Kryetari i Shoqatės
    Prof.dr.Astrit MEHMETI
    Drejtori Ekzekutiv
    Prof.Skėnder KARAĒICA
    Sekretari
    Mahmut SKENDERI
    LajmiShqip.com 26-03-2007"

    Djema ne kete deklarate qe na keni sjelle ne kete moment me duket se kini lene pa permendur, Osama Binladen, Mullain Omar, Ahmadinexhad-in etj.
    Ty o Kryeengjell te falet ky ngaterim i Shqiptareve me Arabet e Iranianet se edhe vete ti nuk je Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 28-04-2007 mė 10:04

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    1)Sipas ligjit Jo vetem kishat e KOASH i perkasin Shqiptareve por edhe vete KOASH i perket Shqiptareve e komuniteteve ku ato ndodhen

    o djalo, a e kupton c'do te thote prone apo jo? ku eshte ky ligj qe thote gjithe kishat i perkasin popullit?? edhe shqiperia i perket shqiptareve, s'do te thote qe shpia ime te perket dhe ty, me perket vetem mua, sepse une njihem si pronari i saj. kisha e shen marise i perkiste koashit derisa na doli ky niko dhe e zaptoj per vete duke debuar prifterinjt qe ishin atje. po mire le ta marim si vertetsi kete propozimin tend qe kisha i perket te gjithve, kush ***** e ka zgjedh nikon si perfaqsues i 'te gjitheve'? pse s'me pergjigjeni?

  8. #238
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Une e kuptoj cfare do te thote prone , por ti a po e kupton qe

    NUK KEMI TE BEJME KETU As ME SHTEPINE TENDE E AS ME SHTEPINE E JANULLATOSIT.

    ajo kishe eshte e komunitetit ortodoks te Elbasanit dhe shteti Shqiptar konsideron qe ai komunitet e zoteron dhe e ka ne perdorim ate kishe, ndaj mos prit ndonje veprim prej Shtetit, se te thuash te drejten ka edhe ceshtje te tjera me te rendesishme qe duhen zgjidhur me pare.

    Une nuk e di a ke ti ndonje njohuri sadopak te vogel ligore por sa per informacion

    Cdo shtet ka ligjet e veta por te gjitha ligjet sado te shumta qofshin nuk mund te mbulojne dot cdo aspekt a konflikt te nje shoqerie, dhe sidomos per ceshtje Kishash ( ke edhe shembuj plot tek fqinjet)

    Normalisht , Gjykatesi eshte ai qe i mbulon vakumet e ligjit duke vendosur drejtesine dhe po te kete ndonje gjykates korrekt ai do tia jap te gjitha kishat Ortodokse KOASH Shen Maria


    Me sa di une

    1) Nuk ka akoma ne Shqiperi nje ligj qe ia kthen pronen ish pronorait.
    2) Nqs do te kishte atehere tokat e Kishat per te cilat flet ti duhet ti kthehen

    KISHES AUTOQEFALE ORTODOKSE SHQIPTARE dhe ka vetem nje kishe te tille ne Shqiperi ate qe drejtohet nga At Nikolle Marku

    e jo ndonje orkanizate tjeter me emer Grek.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 28-04-2007 mė 18:16

  9. #239
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Trimi81
    Shoku tanku, ne kete teme qe po flitet me shume pasion nga njerezit qe duan pavaresine e shqiptareve (kjo ne te tera kuptimet e fjales) dhe sahanlepirsve qe perhere kane qene te pranishem ne periudha te ndryshme te historise te kombit shqiptar. Per fat te keq nuk mendoj se ne kete forum egziston demokracia e duhur per te debatuar dhe per te pranuar argumentat e kundershtarit te cilat mund te jene me te forta se te tuat. Si pasoje gjehen menyra te tjera per ti "mposhtur" keto argumenta dhe fakte reale. Nje nga keto menyra eshte psh editimi dhe fshirja e shkrimeve. Eshte shume menyre e lehte, qe nuk konsumon shume kohe dhe qe si duket i jep "orgazem" personit qe e praktikon.

    Pyetje: Pse poston ne kete forum kur mendon gjithe keto gjera qe the me lart?
    Pergjigje: E ndjej detyre morale per nderin tim kombetar qe ti kushtoj qofte edhe 5 minuta shkrim ne dite per te mbojtur interesin e vendit tim sadoqofte e vogel qe te jete kjo mbojtje dhe pavaresisht se s'do ti pelqejne njerit apo dikujt tjeter.

    Si perfundim, ne shqiptaret kemi mbijetuar per mijra vite me rradhe dhe do vazhdojme te mbijetojme edhe ne te ardhmen. Le te bejne qejf grekerit dhe filogrekerit me ne meqenese historia per fat te keq na la ne disavantazh te perkohshem, por jam i sigurte se nje dite ne si komb do te ngrihemi serisht lart dhe do te jemi shume me lart se ato njerez qe na e duan te keqen. Ne kete pike me vjen ndermend nje shprehje popullore shqiptare: "Te behem dhe njehere nuse pa e di vete si kuvendoj". Pershendetje te gjitheve atyre qe jane shqiptar te vertete ne keto momente te veshtira qe po kalon kombi yne.
    Pershendetje Trimi!...se pari,mos kujto se shoku tanku eshte dakord me fshirjen e postimeve te caktuara,ne tema te caktuara per qellime te caktuara...te bej me dije,nese nuk e di,se edhe shoku tanku,ka qene viktime e fshirjes se shkrimeve te caktuara pa nje arsye vertet bindese...u jam lutur personave ne fjale qe ta kerkojne orgazmen ne menyra te tjera dhe here e kane marre ne konsiderate kerkesen time,here kane vepruar serish ne menyre arbitrare...megjithate,une mendimin tim do te vazhdoj ta shpreh, pamvaresisht censures se zakonshme...
    nje gje te tille,do tja keshilloja c'dokujt..edhe ty"....personalisht,i rrespektoj mendimet e tua dhe te vleresoj per shkrimet qe na ofron, pamvaresisht se jo gjithmone jam dakord me menyren agresive me te cilen shprehesh...mos harro se jemi dy popuj miq,dhe qeverria Greke,na pelqen ne ta pranojme apo jo,na ka ndihmuar ta kalojme kete dizavantazh te perkohshem...nuk mund te shprehesh me nje urrejtje te tille kunder nje populli te tere...nuk mund dhe nuk duhet te biem pre e skenareve te disa qarqeve te caktuara nacionaliste...ne kete menyre,nuk do te benim gje tjeter,pervecse do te binim ne nivelin e tyre...sinqerisht,nuk do te na kishte hije te binim kaq poshte...Shqiptaret,po e fitojne vendin qe ju takon...ai dizavantazh qe egzistonte dikur,sot po shkon drejt zhdukjes...kete e them me bindje te plote duke u bazuar kryesisht te zhdukja e ndjenjes se inferioritetit qe dikur,ishte teper e theksuar"...megjithate,mendoj se qe ky proces zhvillimi,te vazhdoje te ece,duhet mbi te gjitha qe te egzistoje fryma e bashkepunimit me vendet fqinje dhe jo nxitja e urrejtjes duke u bazuar ne ksenofobite e se kaluares...Shqiperia,do te vazhdoje te ece perpara,per kete nuk ka asnje dyshim"...megjithese nje proces i tejzgjatur...jam i bindur se shume shpejt do te finalizohet..

    Do te doja ti ktheja edhe nje pergjigje Styx-it persa i perket sistemit te vizave..
    do te doja ti thoja se nuk mund te bejme me faj Greqine per sistemin tone te munguar te liberalizimit te vizave...mos harro se na duhet te presim neper rradha te gjata edhe perpara ambasadave te vendeve te tjera,pjesetare te bashkimit Europian...kjo ndodh kryesisht per faj te sistemit tone drejtues,ne rradhe te pare..
    Persa i perket kryepeshkopit Janullatos..une nuk mund te dal e te trumpetoj deklarata te ndryshme,pa zoteruar fakte konkrete te cilat mund ta implikojne ate ne afera te ndryshme korruptive apo ne nxitje per qellime te caktuara nacionaliste.
    Mos harro se ai eshte udheheqesi shpirteror i besimtareve Ortodokse ne Shqiperi
    dhe me shume se c'dokush,u takon atyre te gjykojne keto dyshime....jam shprehur se jam plotesisht dakord,qe ne krye te peshkopates Ortodokse,te vendoset nje drejtues Shqiptar mbas largimit te Janullatosit dhe nje gje te tille besoj se do ta deshironin edhe besimtaret Ortodokse Shqiptare,dhe nje gje e tille,jam i bindur se do te ndodhe...pershendetje..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shoku_tanku : 28-04-2007 mė 18:45

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko
    Ore ti “patriot i madh” nuk na prishet gjiza qe njerez si ti nuk i besojne fjaleve qe Albo thote me lart, por qe jane te verteta, e ti dhe shoket e tu nuk mund ti mohoni!
    Sa per dijeni, une nuk jam as permetar, as nga jugu i shqiperise dhe per me teper nuk jam grek
    Por te pohoj qe Kryepiskopin Anastas, e dua dhe e nderoj per ate qe ka bere, qe ben per ne shqipetaret dhe derisa te jete ne fronin e kryepiskopit per mua eshte kreu i KOASH-it.
    Te kishte qene ne nje tjeter vend Kryepiskopi Anastas, ai vend do ti ishte me shume mirenjohes, megjithate jo te gjithe shqipetaret jane bukeshkalur......!

    Kush po te ndal due sa te duash Janullatosi Bollanon dhe greket te tere se feja nuk te len me i urrejt, por atyre feja i len shqiptart ti urrejne ti vrasin dhe ti kerkojne tokat tona

    Lum armiqt tane ēfare kundershtar te leht kan kur egzistojn kesi fare lloji shqiptaresh
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

Faqja 24 prej 43 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •