Close
Faqja 22 prej 43 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 425
  1. #211
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga BLACK_SOUL
    vetem nje besimtar mund ta kuptoje kete, ne fillim dikush eshte i krishter pastaj shqiptar.

    me duket se ka kaluar kohe qe nuk merr pjese ne nje meshe ne tirane se tani mesha psalet krejtesisht ne shqip.

    si mund te flasi dikush per meshen, dikush qe nuk beson ne kishen, ne kishen qe eshte trupi i Krishtit, qe ai vete e themeloi kur erdhi ne toke?????????? ne cilin zot beson ti???????? a e di????? na e thuaj qe nese ai eshte Perendia i vertete ta besojme edhe ne???????????????
    Un besoj ne Zotin pikerisht ne Atin e shenjte..

    Eshte e vertet qe kam kohe te pakten mbi 4 vjet qe nuk i ndjek ritualet fetare. Por ato me kryesoret i bej vet ne shpi.

    Un nuk besoj ne prifterinjte, dhe ne hoxhat. Nuk thashe se nuk besoj ne Zot dhe ne Jesu Krisht. Nuk thashe qe nuk besoj Biblen, por jo c'do e vertet eshte shkruar dhe aty.

    Un them se tani Kisha nuk mban me ate rol qe ka patur dikur. Ndonjehere me duket sikur ekziston si "bisnes". Te shesesh qirinj ne tempullin e kishes???Te shesesh ikona? E vertet behet ne cdo vend te botes, por me sa di une, kur Jezu Krishti u kthye ne tempull dhe pa qe kisha ishte kthyer ne nje qender tregtare.. e ka shkaterruar cdo tavoline tregtie qe mbahej aty.. dhe pak a shum ka thene "Un e rrezoj kete tempull per 3 dit dhe po per 3 dit e ringrej". Apo e kam gabim???
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #212
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kancelari i dioqezes shqiptare ne Amerike, At Artur Liolin qe e njihte Imzot Nolin me mire se kushdo, ne nje interviste per nje media shqiptare para pak muajsh tha se Imzot Theofan Noli nuk do ta kishte armik por mik Kryepeshkopin Anastas pasi te dy ata gezojne nje kulture dhe perkushtim te madh ndaj popullit shqiptar. Intervisten e plote e gjen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=69530


    Tjeter, cfare doni te mesoni se e shoh qe ju qan shpirti per KOASH?

    Albo

    Shpirti me qan per KOASH-in dhe gjithe kombin shqiptar. At Artur Liolini ka dhene nje mendim te tij personal, pra qe perfaqeson mendimin e vet dhe jo te atyre qindra mijera ortodhokse shqiptare. Nese do e donte Noli Janullatosin apo jo, kete se di njeri dhe ska per ta ditur njeri. Por ajo qe dihet me siguri eshte se Noli luftoi me mish e me shpirt qe kisha shqiptare te drejtohej nga nje shqiptar e bir shqiptari dhe jo nga nje grek qe kerkon te marre nenshtetesine shqiptare per te ligjeruar privatizimin e kishes tone nga ajo greke. Ti thua sinodi ka 3 shqiptare 1 arvatinas (arvanitasit e greqise kane kohe qe jane asimiluar pjesa me e madhe) dhe pjesa tjeter grek. Ore njeri, jo 4 me 3 apo 5 me 2 te jete raporti midis grekerve dhe shqipetareve ne kishe por duhet te jete 7 me 0. Eshte KISHE SHQIPTARE JO GREKE. Sa eshte raporti i grekerve dhe shqiptareve ne kishat greke?!!! Besoj se ska nevoje per pergjigje sepse dihet qe ska shqiptare ne drejtimin e kishave greke. E njejta gje dhe me KOASH-in. Pse duhet te kete greke ne drejtimin e saj e aq me teper te jete i pari i kishes?!!!! Ke pare ndonje turk apo arab ne krye te muslimaneve shqiptare?!!!!! Po ndonje italian apo latin ne krye te kishes katolike shqiptare?!!!! Kaq te humbur dhe duduma dolen ortodhokset shqiptare qe s'jane te zote prej 15 vjetesh te nxjerrin nje kryetar te tyrin SHQIPTAR?!!!

  3. #213
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ...perfundimisht....

    Hapni syte e shikoni qe Janullatosi eshte sherbetor i Grekerve e mos e fusni veten ne menyre te verber ne te njejtin grup. Po qe se e beni me deshire dhe me vetdije, atehere mallkim e ne qafe paci veten se jeni thjesht tradhtare!

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #214
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Ku jane teologet shqiptare e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare
    Pergjigjen e pyetjes qe nje heretik tjeter me emrin Fatmir Cici shtroi ne 2005 e mori nga vete teologet e KOASH dhe e gjen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=44701

    Sot Fatmir Cici e gjen veten te zhveshur si prift dhe te flakur tej nga Kisha ne Kanada si mish i huaj. Dhe ky Fatmir Cici eshte ai fshatari nga Nivica e Vlores qe shkoi e mesoi ne nje prej shkollave me te mira teologjike me bursen e ndihmen e Kryepiskopit Anastas, ashtu sic shkuan edhe shume te tjere, por ndryshe nga shoket e tij qe pasi mbaruan shkollen u kthyen per ti sherbyer Kishes, Cici shkoi ne Londer, me pas ne Angli, Amerike e se fundi ne Kanada me shpresen se mund ti binte qylit dhe behej dikushi.

    Imzot Ignati nuk eshte me kombesi greke por me kombesi shqiptare dhe shtetesi greke pasi ka lindur nga nene arvanitase ne Greqi. Njihu me jeten e tij dhe meso prej tij:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63398

    Ish drejtori i Akademise Teologjike ne Vlash ka qene Ilia Ketri, qe nuk eshte "greko-amerikan" sic ia kepusin Marku e kompani nga ghetot e Elbasanit, por eshte peshkopi qe per 4 dekada te tera ka drejtuar dioqezen e vogel KANONIKE shqiptare ne Amerike e cila nuk u be pjese e herezive dhe aventurave te Theofan Nolit por qendroi ne kungim direkt me Konstandinopojen, fale edhe perkushtimit te Patriakut Athinagoras qe ishte me origjine shqiptare.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56709

    Tjeters, cfare kerkon te mesosh?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-04-2007 mė 17:12

  5. #215
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    2 Gusht 1992 C'far ju kujton kjo date ?!
    Lexo edhe letren time te hapur per Kryepeshkopin Anastas ne 14 vjetorin e dites se Fronezimit te Tij. Nuk jane te gjithe shqiptaret si ju te mbushur me urrejtje dhe cmirrezinj por ka edhe ata qe i vleresojne njerezit nga veprat e tyre e jo nga pordhet e pazarit. Ashtu sic ka edhe nga ata shqiptare qe kur dikush u vjen ne ndihme ne ditet me te veshtira e qendron prane tyre per 2 dekada pa i braktisur, i thone FALEMINDERIT. Mosmirenjohja eshte veti dalluese e njerezve qe jetojne ne nje erresire shpirterore.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71352


    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Hapni syte e shikoni qe Janullatosi eshte sherbetor i Grekerve e mos e fusni veten ne menyre te verber ne te njejtin grup. Po qe se e beni me deshire dhe me vetdije, atehere mallkim e ne qafe paci veten se jeni thjesht tradhtare![/SIZE][/B]
    Si po u sherben Kryepeshkopi interesave greke, duke hapur jetimore ne Durresin tend te dashur per jetimet shqiptare, duke hapur kopshte per femije, mensa per te vobektet apo duke ngritur qendra spitalore qe u sherbejne te gjithe shqiptareve pa dallim?

    Mua nuk me cudit reagimi tend pasi ti i jep voten edhe sot e kesaj dite bijes se asaj partie qe mbylli kisha e xhami, shkaterroi traditen dhe moralin e shqiptareve, persekutoi e burgosi klerin dhe burgosi shpirtrat e gjithe shqiptareve.

    Se kush ka nevoje per iluminim shpirteror, kete nje Perendi e di.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-04-2007 mė 10:30

  6. #216
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    edhe pse e dhash mendimin tim perfundimtar, por shikoj....

    Tjeters, cfare kerkon te mesosh?

    Koha jone 07-01-2005

    Qe ate kohe duhet te kisha komentuar...., por me mire vone se sa kurre, thote populli.

    Ceshtja Janullatos eshte ceshtje kombetare, dua t'ju kujtoj fjalet e Nolit te madh "KOASH i takon jo vetem orthodokseve shqiptare por gjithe shqiptareve".

    Besoj qe ne rradhe te pare shqiptaret duhet te zgjohen nje here e per gjithmone nga ky gjume i thelle letargjik i cili po na shkaterron edhe ate pak gje shqiptare qe na mbetet.
    Nuk e di por me duket se emri Shqiperi ne disa zona te jugut nuk egziston fare se territori yne eshte gjithmone i lakmuar nga ata qe sot i thone vetes greke. Vetem te shkosh ne Sarande sheh se si tragetet greke shkelin ujrat tona dhe derdhin te gjitha mbeturinat e tyre duke ndotur rivieren tone - edhe ate pak bukuri qe kemi dhe qe krenohemi- pra qe ketu fillon percmimi grek qe i ben Shqiperise dhe mos shkojme me tutje tek eshtrat e grave femijeve te cilet u shvarrosen per interesa ose thjesht ndoshta grekeve ju mungon nje pjese e historise dhe duhet ta ribejne mbi kurrizin e shqiptareve.
    Pra eshte koha qe te zgjohemi sa me shpejt sepse nje dite ndoshta mbiemrave tane do ti vejme ndonje olis, anlis, lias etj,....dhe keshtu do te jemi me prane evropes me ane te urave dhe autostradave te Papandreut dhe Yanullatosit.

    Une di qe duhet tja themi atyre qe mbrojne Yanullatosin, por sic dihet faji eshte dhe i politikes sone e cila e pronoi ne krye te kishes auotqefale shqiptare qe me aq mund Fan Noli e themeloj.

    Mos harrojme se sa shqiptare flasin greqisht per te marre nje pension nga shteti i grek, dhe derisa greket te vjedhin veprat e artit, te hapin varre per ushtaret grek, te ngrejne kisha me gura te importuara nga greqia me mbishkrime greke mund te bejne jo vetem legjenda por mund te krijojne edhe histori te reja. Me kete nuk dua te them se ne jug nuk ka shqiptar, ka dhe ka shume ka aq shume sa shkojne deri ne Janine.

    Shume e frikshme si ide per greket qe per kete po punojne qe te rritin ne menyre artificiale numrin e tyre duke futur dhe te renet e luftes ne kete mes. Ndoshta papandreu me ate ure lidhese donte te thonte te lidhte shqiperine me shqipetaret e greqise se ne e dim mire sa raciste dhe ultranacionaliste jane greket (sikur te ishim sa do pak edhe ne) sa qe shihet deshira per te patur marredhenie te mira me ne (akoma kane ligjin e luftes)dhe ne presim qe greket te rishikojne tekstet tona shkollore se mos ndoshta ka tone ultranacionaliste kur vete greket akoma pretendojne per trojet e jugut.

    Nje prift qe i privon popullit me ngulm e zell te madh, lutjen ne gjuhen e vet…S’besoj se ke nevoje per te tjera...

    Eshte e vertete qe s’ka qorr me te madh se ai qe s’do te shikoje por eshte koha te hapni syte.


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #217
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Lexo edhe letren time te hapur per Kryepeshkopin Anastas ne 14 vjetorin e dites se Fronezimit te Tij. Nuk jane te gjithe shqiptaret si ju te mbushur me urrejtje dhe cmirrezinj por ka edhe ata qe i vleresojne njerezit nga veprat e tyre e jo nga pordhet e pazarit. Ashtu sic ka edhe nga ata shqiptare qe kur dikush u vjen ne ndihme ne ditet me te veshtira e qendron prane tyre per 2 dekada pa i braktisur, i thone FALEMINDERIT. Mosmirenjohja eshte veti dalluese e njerezve qe jetojne ne nje erresire shpirterore.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71352




    Si po u sherben Kryepeshkopi interesave greke, duke hapur jetimore ne Durresin tend te dashur per jetimet shqiptare, duke hapur kopshte per femije, mensa per te vobektet apo duke ngritur qendra spitalore qe u sherbejne te gjithe shqiptareve pa dallim?

    Mua nuk me cudit reagimi tend pasi ti i jep voten edhe sot e kesaj dite bijes se asaj partie qe mbylli kisha e xhami, shkaterroi traditen dhe moralin e shqiptareve, persekutoi e burgosi klerin dhe burgosi shpirtrat e gjithe shqiptareve.

    Se kush ka nevoje per iluminim shpirteror, kete nje Perendi e di.

    Albo


    Kercenimi se emigrantet Shqiptare do te kthehen nga Greqia ne qofte se preket Yanullatosi, i ben shqiptaret te tremben, dhe te terhiqen nganje ēeshtje e tille, me shprese se dikush tjeter ( qeveria, politikanet dhe drejtesia) do te ndermarin hapin e mbrojtjes se interesave kombetare.

    Ai u urdherua te marre kete post. Pale me bredh edhe me helikopter per te pare punimet e varreve greke kur "delet" e tija s'kane buke te hane.

    Eshte koha qe kleriket shqiptare te ngrene zerin per largimin e krereve te huaj te institucioneve fetare dhe zevendesimit te tyre me klerik shqiptar.

    Mua nuk me cudit reagimi tend pasi ti i jep voten edhe sot e kesaj dite bijes se asaj partie qe mbylli kisha e xhami, shkaterroi traditen dhe moralin e shqiptareve, persekutoi e burgosi klerin dhe burgosi shpirtrat e gjithe shqiptareve.


    Kur perendia ta therase te ndriturin Krypeshkop ne perandorine e qiellit, duhet te zgjedhim perseri nje kryepeshkop grek apo te vendosim nje Shqiptar ?! (edhe pse pergjigjen tende e marr me mend).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ingenuous : 27-04-2007 mė 11:12
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #218
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Te korrigjosh te pakorrigjueshmit eshte humbje kohe por une po e bej per ata qe vertet nuk jane te informuar e duan te informohen.

    1) Qe Janullatos ka deklaruar qe Shqiptaret jane Islamiste
    Asnjehere Kryepiskopi Anastas nuk ka thene qe shqiptaret jane Islamike (jo islamiste) ne kuptimin derogativ te fjales islamik. Po ta kish thene apo besonte kete gje ai nuk kish perse merrte persiper misionin e ringjalljes se KOASH, nuk shpenzonte dy dekada te jetes se tij, "mes fondamentalistesh islamike", e nuk rriste shpirterisht dhe nuk hirotoniste dy prej atyre "islamikeve" qe sot jane Peshkope e pjesetare te Sinodit te Shenjte te KOASH.

    Edhe ne deshmine me te keqe te radikalizmit islamik ne trojet shqiptare, zjarrevenia e kishave orthodhokse ne Kosove nga shqiptaret gjate trazirave te marsit 2004, mesazhi i Kryepiskopit nga Tirana ishte nje mesazh paqeje dhe tolerance. Perseri, po te lexosh meson:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=33573

    2) Qe ka deklaruar se eshte i perkohshem ne krye te KOASH dhe ka
    Si i derguar nga Patriarkana e Stambollit per te vleresuar gjendjen e besimtareve orthodhokse shqiptare pas 50 vjetesh izolimi komunist dhe pas 35 vjetesh shkaterrimi shpirteror, misioni i tij ka qene i perkohshme.

    Por qe ta ngulesh ti ne mendje dhe qe ta ngulni mire edhe ju te tjeter, Kryepiskopi Anastas nuk qendroi dhe vazhdon te qendroje ne krye te KOASH me force por fale dashurise dhe mbeshtetjes qe gjeti brenda vete komunitetit orthodhoks shqiptar.


    e qendron akoma aty ne kundershtim me statusin e KOASH ku eshte e qarte se kreu i KOASH duhet Shqiptar me kombesi Shqiptare
    Per cilin statut te KOASH e ke fjalen, per ate qe dogji Partia e Punes se Shqiperise qe e futi Shqiperine ne librin e Guiness si shteti i vetem i veteshpallur ateist ne bote? Kryepeshkopi Anastas nuk mund ta ndryshoje dot vendin e lindjes se tij Greqine, ashtu si une nuk e ndryshoj dot vendin e lindjes sime Shqiperine. Por ai ka bere ate qe kane bere shume pak njerez qe kane ndihmuar Shqiperine gjate ketij tranzicioni, jo vetem ka jetuar mes shqiptaresh, por ka kerkuar edhe te behet nje shtetas shqiptar si gjithe shtetasit e tjere.

    Dhe jo vetem kaq, por Kryepeshkopi Anastas eshte i lidhur shpirterisht ne perjetesi me popullin shqiptar, pasi ai nuk e ka fshehur as deshiren qe kur Perendia ta therrasi, ai te mos varroset ne vendlindjen e tij Greqi, por ne Atdheun e tij te ri, Shqiperine, manastirin e Ardenices ku eshte vene kurora e dasmes e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit.

    Nuk eshte Kryepiskopi Anastas qe nuk ka dashuri per Shqiperine e shqiptaret jeni ju qe nuk dini te shikoni e vleresoni aktet e dashurise ne jeten e nje misionari te permasave boterore sic eshte Kryepiskopi.

    3) Qe ka qene kunder nderyrjes se Natos ne Kosove kur edhe vete Papa i Romes (SLLAV) nuk ishte kunder se smund te jesh kunder ardhjes ne ndihme te femijeve dhe grave te vrare e te perdhunuar edhe kur je nje njeri i zotit SLLAV.
    Te thashe edhe me lart, kur refugjatet nga Kosova vershuan ne Shqiperi ne 1999, Kryepiskopi Anastas u apeloi te gjithe popujve orthodhokse dhe te gjithe kontakteve te tij ne bote per ndihme, edhe pse shumica e atyre popujve mund te simpatizonin serbet ne konflikt e jo shqiptaret. Duhet te kesh kurajo te madhe qe te ngrihesh mbi mentalitetet e mbrapshta te njerezve dhe duhet te kesh nje besim te madh ne Perendi qe te besh ato vepra qe Kisha me ne krye Kryepiskopin bene ne 1999 ne Tirane.

    $12 milion shpenzoi Kisha per te mbajtur ne kembe kampin me te kompletuar te refugjateve ne Tirane, ku strehoeshin gra shtatzana, femije e pleq qe kishin nevoje per nje perkujdesje te vecante. Me qindra jane familjet ne Kosove qe i jane mirenjohes KOASH per ndihmen qe u dha ne ditet me te veshtira te jetes se tyre.

    Dhe Kryepiskopi nuk kish perse e bente nje gje te tille, ai mund te tregohej indiferent sic u treguan te gjitha komunitetet e tjera fetare ne vend. Por ai e beri pasi ky eshte nje akt dashurie dhe besimi, eshte nje deshmi e mesimeve te Jisu Krishtit qe ti gjendesh prane jo vetem mikut por edhe armikut e ti duash te gjithe njesoj.

    4) Qe financohet nga terroristet e MAVIT ( qe kane vrare Shqiptare ne Peshkepi) dhe nga qarqe shoviniste Greke te tjera.
    O kungull, nje Kryetar i Keshillit Boteror te Kishave dhe nje pedagog nderi i me shume se 50 universiteteve ne mbare boten, nuk ka nevoje per financimet e homologeve greke te njerezve te rruges si Marku ne Greqi.

    Kryepiskopi Anastas i ka patur dyert e burrave te shteteve te mbare botes dhe institucioneve me prestigjoze ne bote gjithmone te hapura, pasi ndryshe nga kokegdhete e Elbasanit, keta burra shtetesh vleresojne jeten ne sherbim te njerezimit qe Kryepiskopi ka bere.

    5) Qe ne jug te Shqiperise ne cdo vend ku mund te kete nje minoritet te sado qofte te pakte Grek mesha behet ne GREQISHT edhe per shumicen Shqiptare
    Permeti ka minoritet te vogel grek, mesha nuk behet ne greqisht por ne shqip dhe nuk ka asnje prift grek por jane te gjithe me kombesi shqiptare. KOASH ka ne gjirin e saj plot minoritete dhe kudo ku ka minoritete gjuha e liturgjise mbahet ne gjuhen e minoritetit. Ka minoritet grek, arumun, sllav, maqedon dhe fakti qe te gjithe i puthing doren Kryepiskopit Anastas dhe e duan e luten per te, tregon unitetin e besimit orthodhoks dhe bukurine e tij.

    Edhe pse njerez te etnive te ndryshme, ata ndajne te njejtin besim orthodhoks, ushqehen nga e njejta Kupe e Shenjte e marrin te njejtin Trup dhe Gjak te Krishtit.

    6) Qe jo vetem ka futur hundet por eshte ndoshta kryetari i fronit te Helenizimit ne Shqiperi.
    Mos perdor fjale qe nuk u di kuptimin apo ke degjuar edhe ti per heleninzem dhe he mo ta hedhim se mbase kujtojne se edhe une jam dikushi?! Dikush qe do te helenizoje shqiptaret nuk hap nje Akademi Teologjike ku mesohet ne gjuhen shqipe, nuk hirotonis peshkope e prifterinj shqiptare, nuk meson te flasi e shkruaje shqip ne moshe madhore, nuk mban mesha e lutet ne gjuhen shqipe, ashtu sic ka bere Kryepiskopi Anastas ne keto dy dekada.

    Dhe qe te mesosh edhe dy gjera me shume, te gjithe ata njerezit e rruges greke qe i bien gjoksit ashtu sic i bie kokeboshi nga Elbasani se jane "nacionaliste" e "patriote" me fjale, nuk u vjen mire qe Kryepiskopi eshte ne krye te KOASH dhe sot KOASH ka nje Sinod te Shenjte te kompletuar, pasi ata e dine shume mire qe nje Kishe Autoqefale Shqiptare qe ecen me kembet e veta eshte imune nga ndikimi i jashte.

    ESHTE NORMALE QE MINORITARET GREKE E MBESHTESIN JANULLATOSIN EDHE UN PO TE ISHA NE VEND TE TYRE DO E MBESHTESJA
    Une, Ylli Popa, At Artur Liolin, ata mijera besimtare orthodhokse qe marrin pjese ne sherbimet e Kryepiskopit dhe ne jeten e Kishes qe e mbeshtesim, nuk jemi minoritare.

    Keshtu mos te te genjeje ajo mendja tende e vogel se Kryepiskopin Anastas e mbeshtesin vetem minoritaret greke.

    Albo

  9. #219
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65

    Thumbs down

    Ah more Janulla more Janulla qe i ke vene trute e gomarit nje pjese te ortodhokseve shqiptare. Ia ke kaluar dhe xhaxhit Enver ne kete drejtim. Po nejse, rendesi ka qe mos te dalesh haptazi ndonje dite dhe te na kerkosh dhe ti Vorioperin ose te thuash se kush eshte ortodoks ne shqiperi eshte grek. Kjo e fundit eshte teoria me e preferuar e europarlamentareve grek ne parlamentin europian qe bertasin sa here me te njejtin refren: "Kush eshte ortodoks ne shqiperi eshte grek" Mos permendim ketu dhe priftin e Konices bashke me radion e saj qe mban ligjerata "te kendshme" kundra Shqiperise. Ben dhe ai i shkreti detyren e tij morale si prift grek per kombin grek. Skuth hesapi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Trimi81 : 27-04-2007 mė 11:31

  10. #220
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une jam per largimin e z.Janullatos nga kryesia e KOASH-it.Ne vend te tij duhet te vije nje epiriot i vertete dhe i provuar,qofte nga Shqiperia ,Greqia ose Italia(arberesh).

    Edhe arbereshet e Italise jane ndergjegjesuar se fundmi per prejardhjen e tyre toske ortodokse epiriote.

Faqja 22 prej 43 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shėn Nikolla i Mirės sė Likisė
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •