
Postuar mė parė nga
BLACK_SOUL
Meqėnese Profetėt folėn pėr Lindjen e Zotit Krisht, madje edhe me hollėsi, -pėr vendin e lindjes, Bethlehem, pėr Yllin qė udhėhiqte dhe orientonte Magėt, pėr vajtjen nė Egjipt-, megjithatė askush nuk e mendoi atė natė nė Bethlehem, se Foshnja qė u lind nė Grazhdin e varfėr ishte Ai tė cilin e paralajmėruan Profetėt.
Dhe pikėrisht pėr kėtė ngjarje tė jashtėzakonshme foli vetė Qielli! Engjėll i Ndritshėm gjatė natės solli tek barinjtė shpresėtar, qė gdhiheshin nė kullotat, mesazhin e padėgjuar! Dhe ja, papritur atyre iu shfaq njė Engjėll i Zotit, dhe lavdia e Zotit ndriēoi rreth e rrotull, dhe ata u trembėn shumė. Dhe Engjėlli u tha: Mos kini frikė, se ja, ju sjell lajmin e mirė pėr njė hare tė madhe qė do tė ketė gjithė populli, se sonte ju ka lindur nė qytetin e Davidit, Shpėtimtari, qė ėshtė Krishti, Zoti. Dhe kjo do tė jetė shenja pėr ju: Do tė gjeni njė Foshnje tė mbėshtjellė me shpėrgėnj, tė vendosur nė grazhd. Dhe papritur, bashkė me engjėllin u shfaq njė ushtri e madhe me engjėj tė tjerė, qė lėvdonin Perėndinė, dhe thėnė: Lavdi Perėndisė nė mė tė lartat, paqe nė tokė, mirėdashje pėr njerėzit (Luk. 2, 9-14).
Gėzim mbarėnjerėzor!
Mister i pakuptueshėm!
Dhe kur engjėjt u larguan pėr nė qiell, barinjtė i thanė njeri-tjetrit: Le tė shkojmė pra, nė Bethlehem, dhe tė shikojmė kėtė ndodhi pėr tė cilėn morėm lajmin e Zotit (Luk. 2, 15).
Pra, Barinjtė nuk u treguan pėrtacė dhe tė pakujdesshėm. Por menjėherė filluan marshimin e bukur gjatė natės dimėrore. Tė dhėnat nga engjėlli i Perėndisė ishin tė mjaftueshme. Dhe erdhėn me tė shpejtė, dhe gjetėn Mariamin dhe Josifin, dhe Foshnjėn e vėnė nė grazhd. Kur e panė, treguan fjalėt qė u kishin thėnė pėr kėtė fėmijė. Dhe tė gjithė qė i dėgjonin mrekulloheshin me ato qė u tregonin barinjtė (Luk. 2, 16-18).
Njė gatishmėri tė tillė duhet tė tregojmė edhe ne pėr tė njohur Zotin Krisht nėpėrmjet Shkrimit tė Shenjtė, dhe kjo njohuri do tė na kultivojė brenda nesh dashurinė dhe adhurimin hyjnor. Dhe nė kėtė rast asnjė tundim nuk do tė na ndajė nga dashuria ndaj Zotit Krisht, tė cilėn e pėrjetojmė brenda Kishės.
Dhe pėrjetim do tė thotė tė imitojmė virtytet e Krishtit qė po lindet sot. Domethėnė thjeshtėsinė, pėrulėsinė dhe dashurinė nė saj tė sė cilės Ai zbriti nga Qielli dhe u bė njeri pėr shpėtimin tonė.
Prandaj dhe Magėt dijetarėt e Lindjes, kur hynė nė shpellė u habitėn jo nga Kurorat dhe nga Fronet, por nga varfėria. Se ēėshtė mė e varfėr se shpella, dhe ēėshtė mė e unjur se shpargrit? Po me ato ndriti pasuria e Hyjnisė.
Mesazhi i Grazhdit ėshtė i veēantė. Me dėshirė tė zjarrtė rinia kėrkon tė arrijė suksese nė ēdo fushė tė jetės. Por papastėrtia qė del nga bota e vjetėr dhe e kalbur ėshtė e dendur. Kėto rrjedhin nga ato zemra qė kėtė ditė tė shenjtė do tė qėndrojnė larg Grazhdit, tė ftohta, tė vetmuara, tė huaja nga gėzimi i Krishtlindjes, tė mbyllura brenda shtėpive luksoze apo kasolleve tė pabesisė.
Njė sy i hedhur nė dritėn e Grazhdit i shpėrndanė tė gjitha ndjenjat e rreme.
Ai ishte i varfėr, i parėndėsishėm, i pafuqishėm nė sytė e njerėzve. Por kishte Frymėn. Ishte Fryma. Dhe fitoi. Dhe arriti. Dhe u bė i adhuruari!
Ēėshtja nuk ėshtė tė fitojmė njė pozitė, apo njė lavdi nė kėtė botė. Ēėshtja ėshtė tė bėhemi njerėz. Njerėz shpirtėrorė, tė lartė, fisnikė. Tė bėhemi tė Krishterė, ti ngjajmė Zotit Krisht. Ky ėshtė qėllimi i jetės njerėzore. Dhe kjo nuk mund tė arrihet ndryshe, veē se duke imituar Zotin.
Ylli vigjėllues i nostalgjisė
nė grazhdin tėnd na ka sjellė
edhe pse na rreh era e ftohte dimėrore.
Megjithėse qindra njerėz,
gjoja tė zgjuar, u munduan
tė na tallnin gjatė rrugės sonė,
edhe tė na thoshin se utopi dhe
marrėzi ėshtė synimi juaj.
Por ne, o thesar, Tė gjetėm
dhe gėzimin tonė shpallim!
Le tė jesh Perėndi e palėndėshme
dhe e pakuptueshme
Ne nė duart tona tė mbajmė!
Le tė Tė harrojnė tė parėt e Botės,
tė shquarit dhe tė mėdhenjtė
dhe tė gjithė ata qė adhurojnė idhujt,
pasuritė apo bukuritė.
Le tė Tė harrojnė sa i besuan
Diturisė dhe urtėsisė.
Ne larg Teje si do tė jetojmė,
o Fjalė!, o Foshnje!, o Mesia!,
Tė gjitha i gjetėm pranė Teje;
diturinė, bukurinė, dritėn dhe pasurinė,
tjetėr mburrje ne skemi,
veē kėtij Grazhdi tė Shenjtė.
Krijoni Kontakt