
Postuar mė parė nga
I KTHYERI
Zoteri nuk e di per ne Himare, se muk me ka rene rasti te shkoj atje, por ne Sarande dhe Vlore qe une kam pasur mundesine te asistoj ne Meshe kam degjur qe gjithcka te behet ne Shqip dhe vetem ne Shqip.
Ajo qe me vjen keq eshte se edhe tek ty po konstatoj te njejtin problem si edhe tek shume persona qe shkruajne mbi kete teme, qe gjithamone shikojne armiq dhe njerez qe nqs nuk mendojne si ata atehere jane greke, serbe, dhe cfare do tjeter vetem shqiptare jo. Une te kam thene qe jam Shqiptar dhe 100%, dhe po ta them se me aq sa une e njoh Kryepiskopin Anastas them me bindje te plote se te gjtha qe thuhen per te jane vecse shpifje pa asnje baze, por vetem fobi ndaj Kryepiskopit te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise Anastasit, pse ai eshte grek. Dhe te gjithe fillojne dhe thurin mijra cudira sikur ai po i ben gjemen ketij vendi, sikur ky vend nuk ka asnje problem dhe ai eshte shkaku i te gjithave. Megjithate ata qe mendojne si ty mendoj se jane me te paket ne numer dhe me vjen keq qe me duhet te ta them kete gje. Te kam thene ne nje shkrimm e lart se ajo qe mua me shqeteson kur me duhet te kthej nje pergjigje ne kete forum eshte se shpesh personat me te cilet flas, flasin te gjithe ne formen urdherore, per ate qe duhet te behet pa u perpjekur te arsyetojne mbi Kishen, cfare ajo eshte, sfare ajo perfaqeson, dhe kam pare se shume persona bejne nje lemsh me idete e tyre, dhe gjithmone flasin per shoviniste greke, per shkjaun serb etj
Gjeja e pare qe do te te them eshte se me pelqen qe ti pergjigjesh sinqerisht se nuk e njeh Nikoll Marku, kjo eshte e mire si fillim, por ti flet me bindje te plote se ai perben per ty nje person te besueshem me ato qe ai thote. Le te ngareme nje pyetje te thjeshte: Nqs ai eshte ai qe pretendon se eshte, perse shteti shqiptar nuk e njeh si te tille, perse asnje institucion fetar nuk e njeh si te tille, perse asnje institucion fetar boteror nuk e njeh si te tille? Zoteri me vjen keq qe serisht me duhet te konstatoj te njetin problem edhe tek ty qe flisni akoma sikur te jetonim ne mesjete
E fundit qe do te them eshte se per cdo pyetje qe mund te ngresh me tej, tek kjo teme kam kthyer te gjitha pergjigjet, dhe nuk dua qe te them te njejta gjera perseri dhe perseri.
Krijoni Kontakt