Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Saimir Strati pėr herė tė dytė drejt librit Guinnes

    Nga Dhurata Hamzai

    “Kur fillon ta njohėsh mirė Saimir Stratin, ta njohėsh si artist dhe si njeri, pyet veten: nga vjen ai, vjen nga njė e shkuar e largėt apo vjen nga e ardhmja”, shkruan pėr tė shkrimtari i njohur Zija Ēela. Shkrimtari vėren se Saimiri ka njė simbiozė nė punė dhe nė jetė, ka njė binjakėsi shpirti i tij artistik. “Ka dukje, buzėqeshje tė vetvetishme, vlime e pėrvėlime tė avullta, ka diēka tė gėzueshme e diēka tė trishtueshme, me njė fjalė, ka ngjyra. E kjo, s’di pėrse, tė sjell ndėr mend ylberin”, thotė Ēela. Nė tė vėrtetė Saimir Strati duhet prezantuar me bujė, jo se nuk ka ekzistuar si artist i madh, si njeri i madh e mik i madh i artit dhe i shkrimtarėve. Madje edhe pse ėshtė njė tip i kėndshėm, ai s’u bė dot njė nga emrat mė tė njohur nė median shqiptare. Dhe kjo, jo pėr faj tė tij, por ngaqė vetia e tij krijuese nuk mundet tė mishėrohet, nuk mund tė mvishet, tė kukullazohet, pasi ėshtė tepėr frymore. Ēfarėdo gjėje tė mirė e tė bukur tė bėjė Saimir Strati, nė faqet kulturore tė gazetave do t’i thonė “hej, stop” kukullat barbi, ose velinat me emrat Ēiljeta, Zajmina e Pamela pėr tė cilat shkruhet ēdo ditė. Me pėrjashtim tė shkrimtarit Zija Ēela qė ka folur pėr Stratin dhe veprėn e tij, pasi ka njohur nga afėr krijimtarinė, vetėm njė herė ndodhi qė Saimir Strati tė shfaqej nė tė gjitha gazetat ditore. Dhe kjo jo pėr merita tė gazetarėve tė kulturės. Nuk ndodhi as kur ai bėri kryeveprėn e tij me gozhdė, as kur e mbaroi nė mes tė Qendrės Kulturore tė Tiranės (Piramida), por disa kohė mė vonė kur me portretin e Da Vinēit tė punuar me gozhdė Saimir Strati do tė vendoste definitivisht njė rekord botėror nė librin Guinnes. Nė tė vėrtetė kjo ndodhi pėr meritė tė Scott Christie, anėtar i jurisė sė ēmimit Guiness qė erdhi posaēėrisht nga Londra nė Tiranė dhe u shpreh pėr median vendase se “vepra e Saimir Stratit ėshtė diēka krejt unikale dhe spektakolare nė botė”.

    Njė vit mė parė

    Njė vit mė parė piktori Strati kishte konceptuar vetė njė ide me destinacion qė tė kishte emrin e tij nė librin e rekordeve Guinnes. As vetė nuk e dinte nga i erdhi kjo ide, por e dinte mirė qė do t’ia arrinte qėllimit. Strati vjen nga atdheu i mozaikėve, por njė mozaik i punuar me lėndė tė papėrdorura mė parė mund tė perceptohej vetėm nė imazhet frymore tė Saimir Stratit. Si mik nė kėtė atė skenė tė pėrvuajtshme krijimtarie, rekordi Strati zgjedh autoportretin e Leonardo da Vinēit, sepse veē ai mundi t’i jepte vėrtetė kurajė. Pėr piktorin Strati Da Vinēi ka qenė njeriu qė e arrinte atė qė pėr tė tjerėt ishte e paarritshme. Shkrimtari Zija Ēela e kujton me emocion rekordin e tij njė vit me parė duke e pėrshkruar nė kėtė mėnyrė: “Do t’i qėndronte fjalės qė mė kishte thėnė apo, i pushtuar nga trysni tė paparashikuara, do tė ndryshonte mendje? Ēka do tė thoshte se, nė atė telajo druri me pėrmasa tė atilla qė meritojnė tė quhen tė formatit fasadė, ku do tė niste jeta e veprės, cila zonė do tė prekej nė fillim? Kur ra ēekiēi i parė (ishte si tė thuash, kur ra martina e parė), edhe ra pėrmbi gozhdė, desh fola me zė, mos o Zot, ia nxori kokėrdhokun. Por pikėrisht me gozhdė ai nisi tė konturonte syrin e djathtė, sepse kishte hyrė drejt e nė anatominė mė delikate tė portretit, atė qė pėrcakton karakterin”. Ndėrsa me tej duke profetizuar fatin e artistit Zija Ēela shkruan: “Mė pas, ndėrsa kumbimi i ēekanit vazhdoi ditė me radhė, pėr autorin dhe veprėn e tij pėr fat tė mirė u dėgjuan shumė lodra, u fol nė gazeta e televizione, brenda e jashtė vendit, madje lajmėruan dhe angjencitė mė prestigjioze tė medias botėrore. Kurse tash ka rėnė heshtja, ėshtė krijuar distanca, koha e qetėsisė, e nevojshme pėr pėrsiatje”.

    Lajmi i pashkruar...

    Por ndėrsa barbiushkat lodrojnė e kėndojnė me “ēupa- ēupa” plazheve tė Shqipėrisė e publiku pėr to nga gazetarėt ka mėsuar shumė; se me kė shoqėrohen, me kė flenė, ēfarė picash hanė, ēfarė parfumi kanė e deri tek ēfarė u thotė mami pėr ngjyrėn e flokėve, numurin e bikinive, firmėn e shampove, heshtja qė qarkon veprimtarinė artistike tė Saimir Stratit nuk duket sikur vjen nga koha e qetėsisė, ose nga koha e nevojshme pėr pėrsiatje, sepse profesionalisht do tė ishte vėrtetė lajm qė piktori ka ēelur njė ekspozitė personale me 20 punime dhe ndryshe nga sa veprojnė piktorėt nė kėto raste ai ėshtė ulur paq nė ambjentet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės nė kryeqytet duke punuar mbi 14 orė punė intensive nė ditė njė vepėr madhėshtore. Me sa duket pėr tė mos humbur kohė ai mban pranė mbi 1 milion kunja dhėmbėsh. Ka vendosur pėr tė bėrė mozaikun mė tė madh nė botė. Shkopinjtė e hollė tė drurit kėtė herė do tė jenė lėnda e parė pėr njė vepėr arti. Ai po vrapon drejt rekordit Guinnes dhe ende nuk po e konsiderojnė lajm gazetarėt, kur ai jo shumė larg por njė vit mė parė rrėmbeu ekskluzivisht rekordin Guinnes. Saimir Strati po vrapoka sėrish drejt njė rekordi tė ri. Ka caktuar datėn 4 shtator si ditė tė pėrfundimit tė veprės sė tij. Nuk heziton ashtu si ka bėrė njė vit mė parė tė pohojė se ky ėshtė njė hap i sigurt pėr tė hyrė sėrish nė librin Guinnes. Ai e di se deri mė sot nuk ekziston njė mozaik i tillė. Ndėrsa gjyqtarėt e Guinnes, njė vit mė parė autoportretin e Leonardo Da Vinēit e vlerėsuan si “ēudia e gozhdėve”, tashmė ēudia e dyte ėshtė ajo e njė milion kunjave tė drurit. Kėsaj vepre Saimir Strati ka menduar t’i kushtojė 40 ditė punė, e cila ka nisur disa ditė mė parė nė sy tė gjithėve me vendosjen e kunjės sė parė. Kunja e parė ngjante veēse si njė vrimė e vogėl gjilpere. Kjo ėshtė e rrallė..! Tema qė ka zgjedhur kėtė herė tė afron njė simbisje nė zemėr, sa herė qė ai prek telajon gjigante me kunjat drusorė majėmprehtė. Vepra i referohet Jezu Krishtit dhe ringjalljes sė tij. Gjatė kėtyre ditėve Saimir Strati nuk bezdiset aspak nga vizitorėt qė po e ndjekin ndėrsa ai ėshtė duke punuar. Ata e shohin me habi, jo tė gjithė e dinė qė ai ėshtė artisti shqiptar qė hapi rrugėn e rekordeve Guines nė art. Puna e tij po filmohet nė ēdo simbisje tė kunjit, nė ēdo detaj dhe pas tij qėndron njė komision i pėrbėrė nga njerėz tė fushave tė ndryshme, mes tė cilėve edhe njė jurist. Ndėrsa tė gjithė kėta s’kanė gjasa tė shohin ndonjė hile nė kėtė garė, sė paku mundet ta ndihmojnė qė tė mos ta zėrė gjumi nė vetmi. Saimir Strati ėshtė piktor dhe aplikon nė teknikat skulpturale prej 16 vitesh. Ai krijon mozaikė dydimensional dhe tredimensional. Strati e merr mozaikun nga qytetėrimet e lashta dhe e sjell nė kohėn tonė duke i dhėnė stilin e tij, frymėn, ritmin, vulėn e modernitetit. Ai ėshtė kėrkues i lėndės, sė mozaikut qė nis nga lėvozhgat e vezės, gozhdat, qelqi, e deri tek disqet. Dy vjet mė parė realizoi me 400 disqe nė pėrmasat pak mė shumė se natyralja portretin-mozaik tė Adriano Ēelentanos. Nė fakt libri i rekordeve Guinnes, qė botohet ēdo fillimviti, ėshtė botuar pėr herė tė parė mė 1951 nga anglezi Hufh Beaver. Kanė kaluar 56 vjet qė libri botohet nė 100 vende tė botės, nė mė shumė se 20 gjuhė tė planetit. Kur Strati njė vit mė parė hyri nė librin e rekordeve, shkrimtari Zija Ēela tha: “Natyrisht, Guinnes-i nuk ėshtė shtėpia e mirėfilltė e artistėve, por ėshtė shtėpia e rekordmenėve tė tjerė tė botės, ndėrsa rezultati i Stratit, bashkė me rekordin, pikėrisht sepse vjen nga arti mbetet unik dhe pėr Guinnes-in”, ndėrsa madhėshtinė e veprės sė tij e ka komentuar nė kėtė mėnyrė: “Mirėpo qė nga ajo gjetje inteligjente dhe deri tek shndėrrimi i mprehtėsisė nė art, nuk ka qenė e lehtė. Se shihni, nė mos paēa lajthitur, ēfarė mė sugjeron rezultati. Siē pohon shkenca, ēdo njeri nė organizmin e tij ka ca hekur. Por ka shumė njerėz, e pra dhe mjaft artistė, qė kėtė hekur e lėnė tė ndryshket... Jo, Saimir Strati ėshtė xhins tjetėr, ai hekuri i tij ėshtė nė gjendje inkandeshente, nė njė formė llave, atė hekur ai e kthen nė gozhdė, nė 500 mijė gozhdė, tė cilat i nxjerr nga vetja dhe ia jep Da Vinēit nė njė vepėr tė pasprovuar pėr nga lloji, tė denjė pėr galeri e muzeume. Natyrisht, gozhdėt qė u pėrdorėn vėrtet janė industriale, por industria nuk prodhon art, kurse gozhda, ndryshe nga balta dhe ndryshe nga gipsi, qė ėshtė gjithashtu njė lloj balte, nuk ėshtė njohur ndonjėherė pėr lėndė arti. Pikėrisht mjetin qė dikur i mori jetėn njė vigani tė qiellit, Jezu Krishtit, artisti e rinovon pėr t’i dhėnė jetė njė vigani tė historisė, Leonardo Da Vinēit”.

    I pari

    Strati ėshtė i pari shqiptari qė ka hyrė nė Librin Guinnes nė fushėn e artit tė mozaikėve. Ai ėshtė diplomuar nė pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė 1989 dhe po kėtė vit fitoi Ēmimin e Parė nė Konkursin Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hapi ekspozitėn e parė personale. Tre vjet mė pas ēeli njė ekspozitė, ku prezantoi bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik.

    Tema

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me te vertet duhet te krenohemi qe kemi edhe nje perfaqesues shqiptar ne librin e Guinnes , suksese te metutjeshme Stratit , edhe ishalla perfaqesohemi edhe me me shume persona me lemi te ndryshme.

    Respekte.!
    Sui generis

  3. #13
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anėtarėsuar
    07-10-2004
    Postime
    638
    Une vizitova galerine e tij ne Tirane. Per fat te keq nuk dija c'ti thoja kur erdhi prane se mendoja mos e ofendoja duke thene dicka pa rendesi. Shyqyr qe isha me nje shoqe qe e hoqi ate peshe nga une :)
    "Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    qka me then Bukuri krenari , urime dhe vazhdim ....
    ushqehemi edhe me bukurin qe sjell syri ....
    Bravo na duhen shembujt e mir te dalin ne sken, bravo juve qe shkruni e na njoftoni me te.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #15

    Mozaiku me kokrra kafeje nė Guinness

    Pasioni dhe vullneti i njeriut, ēfare nuk ben ...

    Mozaiku me kokrra kafeje nė Guinness

    Artisti Saimir Strati ka shėnuar pėr herė tė gjashtė emrin e tij nė Librin Guinness, duke krijuar kėsaj here njė rekord tė ri, atė tė mozaikut mė tė madh nė botė me kokrra kafeje prej 25 metra katrore, ku pėr krijimin e kėtij mozaiku Strati ka punuar 18 orė nė ditė, pėrballė mozaikut me subjekt, ’’Njė botė, njė familje, njė kafe”.

    Sheyda Subashi Gimish ishte pėrfaqėsuesja zyrtare e Gunniss-it e cila tha se detyra ime ėshtė tė verifikoj kėtė pėrpjekje dhe pėr tė arritur tė hysh nė Librin Guinness ka edhe disa rregulla.

    Pikėsėpari artisti duhet tė punojė nė ambient tė hapur dhe i gjithė mozaiku duhet tė krijohej me kokrra kafeja jo mė tė mėdha se 2,5 me 2, 5 cm dhe pėr kėtė rast kemi hapur njė kategori tė re pas kryerjes sė matjeve ajo tha se kemi njė rekord tė ri dhe i dorėzoi atij certifikatėn e 6-tė

    Vetė artisti tha se ja dedikoj tė gjithė popujve tė 5 kontinenteve qė kanė mbėshtetur popullin shqiptar nė 99 vjet pavarėsi.

    Ky mozaik qė ėshtė krijuar nga miliona kokrra kafeje nga artisti shqiptar Sajmir Strati, ka hyre nė librin e rekordeve si njė prej mozaikėve mė tė mėdhenj me kokrra kafeje. Strati ka pėrdorur 140 kg kokrra kafeje, disa prej tyre nė ngjyrė tė zezė pėr tė realizuar njė valltare braziliane, njė bateriste japoneze, njė kėngėtare tė muzikės kauntri amerikane, njė fizarmonist evropian dhe njė baterist afrikan.

    Ndėrkohė qė edhe mediet e huaja i kanė dedikuar njė artikull tė plotė artistit shqiptar ku thuhej se Shqipėria bėn mozaikun mė tė madh nė botė me kokrra kafeje.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Pas njėqind vjetesh,kur asnjė nga kjo gjeneratė nuk do jetė,Saimir Strati do jetė emėr i nderuar nė librat e artit.....
    Ndoshta do jetė ndėr shumė pakėz shqiptarė qė do pėrmendet...si gjeni...!
    I lumtė !

  7. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ketij i them durim dhe talent


    dua ti futem edhe une , po me kokrra orizi:p

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Saimir Strati thyen rekordin Guiness

    " Sponsorizimi i artistėve tė mėdhenj nga biznesi vendas njė histori suksesi qė duhet ndjekur "


    Artisti i Mozaikut Modern dhe mbajtėsi i 11 Rekordeve Guinness, Saimir Strati hap nė Tiranė ekspozitėn e tij mė tė re, tė titulluar “PATRIOT”, mbėshtetur nga rrjeti i markatave tė veglave tė punės gjermane BAUMARKET!

    BAUMARKET, lideri gjerman i veglave tė punės ka qenė ndėr vite mbėshtetėsi kryesor i artistit Saimir Strati me vegla pune dhe aksesorė, pėr realizimin e disa prej projekteve tė tij prestigjoze tė cilat kanė arritur tė marrin shumė ēmime ndėrkombėtare, si dhe rekorde Guinness.

    Kėsaj rradhe Saimir Strati do tė promovojė njė ekspozitė personale tė titulluar “Patriot”.
    Me krijimtarinė e tij tė veēantė, Artisti ka arritur tė realizojė shumė vepra arti, prej tė cilave 11 janė ēertifikuar nga Guinness World Records.

    I dekoruar “Nder I Kombit” nga Presidenti i Republikės, dhe vlerėsuar nga shumė organizata kulturore dhe institucione tė rėndėsishme artistike botėrore, Saimir Strati ėshtė anėtar i Shoqatės Britanike tė Mozaikut Modern dhe ėshtė njė nga 4 artistėt qė udhėheqin mozaikun modern sot nė botė. Edhe nė kėtė projekt, artisti Saimir Strati do tė sposorizohet nga BAUMARKET, rrjeti i markatave tė veglave tė punės gjermane, me tashmė 60 filiale nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Ēfarėdo qė jeni duke kėrkuar pėr projektin tuaj tė radhės, punėn dhe shtėpinė, nė markatat BAUMARKET do tė gjeni mbi 10.000 produkte cilėsore. Ekipi BAUMARKET sjell pėr ju vazhdimisht ide, trende dhe inovacion nė shumėllojshmėrinė e produkteve qė ofron, duke garantuar markat mė tė mira dhe shėrbimin mė tė mirė.

    “Miq, mbėshtetės, dashamirės tė artit, ju ftoj pėr tė marrė pjesė nė ekspozitėn time personale tek @kalaja_e_tiranes nga data 15-23 Prill e titulluar “PATRIOT”! Ndihem i emocionuar pėr tė zbuluar ekspozitėn time mė tė fundit, kulmin e viteve tė punės sė palodhur dhe pasionit. Falenderoj pa masė @kalaja_e_tiranes pėr mundėsinė si dhe sponsorat pėr mbėshtetjen e madhe. @baumarket.albania ! Ju mirėpres!”- shkruan Saimir Strati nė njė postim nė rrjetet sociale.


    Gazeta Panorama

    http://www.panorama.com.al/sponsoriz...duhet-ndjekur/

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Saimir Strati thyen rekordin Guiness

    Strati nė 'Odeon": Humba 7.5 tė shikimit, nė Shqipėri s'kanė interes pėr veprat e mia

    VIDEO

    Tė punuarit me mozaik ėshtė sa sfiduese, po aq edhe e mrekullueshme pėr Saimir Stratin. Rekordmeni u shpreh nė "Odeon" se me gjithė pėrpjekjen e tij pėr tė lartėsuar emrin e Shqipėrisė nėpėr botė, me fitoret e veprat e shumta, shteti shqiptar nuk e ka vlerėsuar krijimtarinė e tij.

    "Kur kam bėrė rekordin me kunja dhėmbėsh kam humbur 7.5 tė shikimit, qė nuk ėshtė pak pėr njė artist tė artit pamor, figurativ.

    Sot njihem si ai artisti qė u bėnė magji materieve. Shqipėria ėshtė akoma nė fazėn e njė sistemi hibrid. Nuk i jepet rėndėsi kulturės dhe artit. Nuk ka asnjė lloj interesi nė Shqipėri pėr veprat e mia. Kjo ndoshta sepse nuk i jam atashuar asnjė force politike, jam vetėm shqiptar", u shpreh Saimir Strati.

    Rekordmeni i mozaikėve ka gjurmė nė historinė e artit pamor, ngase veprat e tij kanė ēelur njė kapitull tė veēantė pėr Shqipėrinė, pėr mėnyrėn se si janė krijuar, pasi artisti eksperimenton me materialet e teknikat qė radhiten nga mė interesantet tė ekzekutuara deri mė tani nė botė.

    Skeptikėt pėr rekordin e Saimir Stratit, artisti: Theva mentalitetin vetė-diskriminues

    Jeta e Saimir Strati i ėshtė dedikuar tėrėsisht punimeve me mozaik.

    Njė udhė artistike e mbushur me plotė suksese, ngase veprat e Saimir Stratit kanė folur nė shumė gjuhė tė botės.

    I ftuar nė emisionin "Odeon" nė Syri Tv, artisti foli gjatė rreth krijimtarisė qė ėshtė pėrzgjedhur nga anekėnd botės si mė e veēanta, e pėr tė cilėn ėshtė shpėrblyer pėr origjinalitetin, duke u radhitur 11 herė si fitues i "Guinness".

    Egla Xhemalaj: Ėshtė bukur qė tė flitet pėr Shqipėrinė. Ėshtė bukur qė vendi jonė i vogėl tė pėrfaqėsohet denjėsisht nė botė, e tė lakohet si njė nga vendet specifik ku punohet mozaiku mrekullisht bukur. Ju keni bėrė qė Shqipėrinė tė njihet ndėrkombėtarisht anekėnd botės, me punimet tuaja e nė veēanti me ato pėr tė cilat flitet shumė, ngase janė pjesė e njė libri tė rekordeve "Guinness".

    Ka qenė nė vitin 2006 apo jo, portreti i Leonardo da Vincit, i cili ju bėri pjesė tė njė udhe tė gjatė, patjetėr njė udhe e vėshtirė, por megjithatė njė udhė shumė fitimprurėse pėr ju si artist ngase vjen njė kohė qė artisti kapėrcen nga njė stad nė njė stad e kėshtu pėrfaqėson vendin nė kompeticione tė huaja.

    Si ka qenė ajo kohė Zoti Strati? Sa e rėndėsishme ėshtė qė artisti tė krijojė njė lloj trampoline, pėr t'u bėrė pastaj e pėr t'ju pėrqasur atij aspekti qė nga njėra anė e identifikon si artist nga ana tjetėr duket si njė qenie mbinatyrore, kėshtu do ta quaja.

    Saimir Strati: Tani qė janė realizuar 11 rekorde, tani qė ėshtė folur nė tė gjitha gjuhėt e botės, sepse ėshtė ajo veēanti qė unė ēdo materie e kthej nė art dhe kam realizuar mozaikė nė dimensione gjigante gjė qė s'ėshtė parė as dėgjuar ndonjėherė, sepse 9 prej rekordeve janė kategori tė reja. Kjo mė bėnė shumė herė mė tė veēantė edhe pėr teknikėn e mozaikut edhe pse kėto vepra janė rekorde botėrore Guinness. Ajo qė unė e ndjej, qė nuk ndodh ta ndjej dikush qė ėshtė pėrtej Shqipėrisė ėshtė tė qenurit shqiptar dhe dashuria e madhe pėr vendin dhe dėshira e jashtėzakonshme pėr tė plotėsuar njė pjesė tė njė pazėlli, se ne kemi kulturė mė shumė se 3000-4000 vjet.

    Nėse do filloj tė shkruhet dhe tė thuhet do na duhet shumė vite, po unė jam i lumtur dhe krenarė qė jam pjesė e atyre artistėve qė kanė lėnė njė shenjė pėr ta identifikuar Shqipėrinė pėr mirė. Momenti i parė ka qenė njė rekord i realizuar me gozhdė, ka qenė portreti i Leonardo da Vincit, nė vitin 2006. Nė atė kohė nuk kishin certifikatė nė Shqipėri tė rekordeve "Guinness". Askush brenda territorit tė Shqipėrisė nuk kishte realizuar njė vepėr tė denjė pėr tė qenė pjesė e librit tė rekordeve, qė nė fakt ėshtė Enciklopedia mė e famshme nė botė, e shkruar dhe e thėnė. Ishte dhe njė detyrim i madh qė pėrveē veprės qė do tė realizoja me gozhdė, tė vendosja dhe Shqipėrinė nė listėn e vendeve qė realizojnė me mozaik brenda vendit tė tyre. Ideja pėr tė bėrė Leonardo da Vincin me gozhdė ka qenė shumė e thjeshtė.

    Nė televizor dėgjoj njė lajm qė thotė, ėshtė shpikur njė printer qė e bėnė Monalizėn e Da Vincit nė masė 92% sė bashku me ato frakturat, e plasaritjet.

    Ndėrkohė, e pėrjetova atė lajmin sikur Da Vincin e kishin gozhduar. Kisha vite qė e studioja, vazhdoj ta studioj edhe sot. Ai ėshtė njė gjeni, nuk mbaron kurrė. Thashė do bėj diēka qė tė mos ketė printer e robotikė. Kur e mendova gjigande Thashė ta provoj tė jetė edhe rekord. Kapriēoja nuk ka qenė vetėm pėr t'u bėrė rekord, ka qenė qė ne tė mos industrializohemi. Ėshtė njė sėmundje qė po vazhdon shumė keq dhe tani. Nė krijimtarinė time, unė marrė materialet industriale dhe e kthej nė art.

    Nė 2006 miqtė e mi ishin skeptikė se thonin nuk ka mundėsi tė realizohet njė vepėr nė Shqipėri, e kėtyre pėrmasave.

    Askush nga e gjithė bota nuk kishte realizuar njė vepėr tė tillė me gozhdė, kėshtu qė do tė isha i pari. Skepticizmi i njerėzve mė dukej i pakuptimtė. Tė gjithė thonin ėshtė e parealizueshme. Nė barrėn e kėsaj pėrgjegjėsie e nisa, e realizova kėshtu qė nuk ėshtė se vendosa njė kategori tė re nė librin e rekordeve "Guinness".

    Nuk ishte kjo ajo qė mė kėnaqi mė shumė, por thyerja e atij mentalitetit vetėdiskriminues, qė ne nuk bėjmė e ne nuk jemi. Ne bėjmė, ne jemi dhe duhet tė jemi sepse tė parėt tanė janė ata qė e kanė lėnė kėtė si dėshmi.

    Nė "Odeon", mjeshtėri i mozaikut foli pėr proceset e krijimit, ndėrsa u ndal edhe pėr receptimin e veprės nė dy kohė.

    Rekordmeni i mozaikėve, Saimir Strati: Ja pse mė duartroket bota

    Rekordmeni i "Guinness", Saimir Strati, tregoi nė "Odeon" se si ėshtė pritur e receptuar vepra e tij pėrtej kufijve.

    Njė nga arsyet qė artisti duartrokitet kaq gjatė pėrtej Shqipėrisė, ėshtė puna e jashtėzakonshme qė bėnė pėr tė marrė materialet e industriale e pėr t'i kthyer mrekullisht nė art, nga e cila pėrftohet njė shije e veēantė estetike.

    Egla Xhemalaj: Artistėt nė pėrgjithėsi jetojnė si bohemė tė vėrtetė, si njerėz qė i rebelohen realitetit, si njerėz qė pėrpiqen qė kėtė hapėsirė ta mbushin me ngjyra. Ju keni jetuar si njė njeri qė ka krijuar kaq shumė vepra arti tė realizuara kaq bukur, nė formė estetike, po gjithashtu edhe nė pėrmbajtje. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė kur tė vijė njė moment, artisti tė lėrė njė bagazh tė gjatė e tė gjerė, e tė gjallė po ashtu tė veprės sė tij. Tė shihet e tė kundrohet mirė nga pasardhėsit, po megjithatė si ju kanė pritur pėrtej kufijve, aty ku njerėzit kanė kėrshėrinė ta njohin veprėn e njė artisti, por kanė kėrshėrinė ta njohin edhe artistin vetė, Saimir Stratin kėtė herė.

    Saimir Strati: Ėshtė shumė bukur qė jo vetėm si artist, si Saimir Strati por njė nga kushtet qė unė vendosja ėshtė qė para se tė mė thuhet apo shkruhej emri, tė dilte sė pari kombėsia. Ėshtė shumė me rėndėsi qė Shqipėria tė prezantohet mirė. Jam i lumtur qė kam lėnė shenja kudo nė botė. Kur mė pyesin, pse Shqipėria ka mundėsi tė tilla, u them sepse jemi nė vend qė na pėrfshinė Mesdheu. Meqė po flasim pėr kėtė pjesė ėshtė njė nga sekretet mė tė veēanta, qė gjithė mozaikėt mė tė bukur nė botė janė nė zonėn e Mesdheut. Si duket aty ka qenė qendra e kulmit njerėzor.

    Mozaikėt janė mė tė parė, mė tė prekshėm. Ata qė na tregojnė edhe pėr lashtėsinė. Mozaikėt kanė mė shumė informacion pėr jetėn e shoqėrinė, nė cilat statuse jetonin. Natyrisht njė mozaik nė kohėt e perandorive helene dhe romake e mė pas, i kanė poseduar vetėm njerėz me njė status, me njė famė tė jashtėzakonshme. Mozaiku ėshtė elitar. Sot ėshtė pak nė zhdukje sepse njerėzit janė thjeshtėzuar nė shije, kjo ėshtė e pėrgjithshmja.

    Kur lėviz nėpėr botė sheh qė ka njerėz qė e duan. Pėr kėtė vlerėsohem shumė nė botė, pėr pjesėn qė po i jap art tė bėrė me materie industriale, kundėr industrisė.

    Saimir Strati: Tė ruajmė traditėn, inteligjenca artificiale do shuhet

    I njohur si artisti qė i ka dedikuar njė hapėsirė tė veēantė traditės, nė kėto kohė kur pėrpjekjet mė tė mėdha janė pėr tė pėrqafuar artin bashkėkohor, Saimir Strati qė la lartėsuar emrin e Shqipėrisė nė botėn mbarė thotė me krenari nė "Odeon" se ėshtė e rėndėsishme qė tradita tė ruhet, ajo tregon tė shkuarėn tonė, prej nga kemi rrėnjėt.

    "Me shumė rėndėsi ėshtė tė ruhet ajo pjesė e traditės. Kjo do tė thotė se pjesa e shashkave qė hidhen, pjesa e shpėlarjes sė trurit pėrmes inteligjencės artificiale do kaloj shumė shpejtė, prandaj mbijetojnė njerėzit e menēur. Ata do tė lėnė shenjat. Asnjėherė nuk do tė jetė, sa like bėjnė budallenjtė apo u pėrsos X. Ēfarė ka shkruar njė i menēur do tė mbetet. Kėto janė ato lodrat qė ne pėrdorim me buzėqeshje ose edhe pa buzėqeshje.

    Ndonjėherė na dhemb se shohim qė kjo ėshtė luftė. Lufta ka dėshmorė dhe kur bien dėshmorėt e saj sidomos kur i ke miq, ėshtė mbase ajo qė tė dhemb mė tepėr. Pjesa tjetėr mbetet e lirė, ngase secili duhet tė ketė trungun e vet, pėr tė pėrsosur veten dhe atė qė di tė bėj mė mirė. Mos ta harruar qė duart janė bėrė pėr tė prekur materie dhe pėr ta kthyer nė vepra arti e nė gjėra tė mira", u shpreh artisti.

    Prej vitesh artisti punon edhe me grupe fėmijėsh e studentėsh qė ėndėrrojnė tė ndjekin udhėn e tij.

    Nė "Odeon" Strati u shpreh se njė nga kėshillat mė tė herėpashershme qė iu ka jep atyre, ėshtė tė dashurit e vendit, tė punuarit fortė dhe shpalosurit e vlerave.

    Syri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2024 mė 19:13

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Saimir Bajo
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-05-2024, 16:56
  2. Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-07-2023, 06:44
  3. Tenori Saimir Pirgu nė sallėn e Lozanės
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 01:16

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •