8 Gusht: Shen Domeniku (Deda) i Guzmanit

rregulltar, themelues i Domenikanėve









“Prediktar i shquar” i sė Vėrtetės sė Zotit. Shėn Domeniku qe predikues i flaktė i Jezu Krishtit.

Shėn Domeniku apo Deda i Guzmanit, lindi prej Feliēe Guzmanit e Gjovana De Aza nė vitin 1170 nė Kaleruega, njė fshat malor i Kastiljes sė Vjetėr (Spanjė). Qė nė fėmijėri u dallua pėr dashuri, bujari e pėrvujtėri shpirtėrore.

I bindur se kleri duhej t’i kthehej stilit tė njė jete rigoroze, tė ashpėr siē ishte nė themelin e herezive tė Albigjezėve dhe tė Valdezėve, nė Toloza themeloi Urdhėrin e Fretėrve Predikatarė qė lindi sipas Rregullores agostiniane, po qė nė thelb u bė diēka krejtėsisht e re.

Urdhėr i ri Rregulltarė i Shėn Domenikut bazohej e bazohet edhe sot e kėsaj dite mbi primatin e lutjes, detyrėn e studimit dhe pjesėmarrjen nė procesin e modernitetit kishtar qė aso kohe kėrkohej nga tė gjitha anėt. Urdhėri i Domenikanėve u dallua pėr predikimet shėtitėse, tė lėvizėshėme, mbėshtetur nė lėmoshė e nė njė seri rregulloresh tė llojit murgtar e tė studimit tė thelluar. Kushtetutat e Urdhėrit tė Fretėrve Predikatarė shquhen pėr qartėsinė e mendimit, shpirtin pozitiv e tė drejtėpeshuar si dhe prakticitetin ēka pasqyrohet nė Urdhėrin e Domenikanėve, njėri ndėr mė tė rėndėsishmit qė ka Kisha.

I kėpur nga puna apostolike dhe pendesat e mėdha e tė gjata, mė 6 gusht tė vitit 1221, Shėn Domeniku vdiq i rrethuar nga fretėrit e vet nė kuvendin e Bolonjės, nė ēelėn qė nuk ishte e tija, sepse ai, Themelues, nuk kishte ēelė. Papa Gregori IX, i lidhur me njė miqėsi tė madhe mė Domenikun, e kanonizoj mė 3 korrik tė vitit 1234.

Kujtojmė se Etėrit Domenikanė kanė qenė nė Shqipėri qysh nė kohėn e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, me tė cilin kanė bashkėpunuar nga afėr deri me largimin e tyre me pushtimin osman dhe kthimin nė Shqipėri pas rėnies sė regjimit komunist, nė Durrės.