E hapa kete teme sepse me shqeteson shume fakti se gjuhes shqipe kohet e fundit ose ne saktesisht pas viteve 90 i eshte humbur ajo qe duhet "Identiteti i nje gjuheje".
Per shume veta kjo eshte evolucioni qe per fat te keq shume gjuhe e heqin mbi veten e tyre pasi tani eshte shume here me e lehte qe nje gjuhe te jap ose te marre fjale te huaja ne fjalorin e saj per shkak te kontakteve midis popujve ne ditet tona.
Po problematik eshte fakti se gjuha jone po ballcamoset nga vet ata qe pasqyrojne shtetin tone [ Politikanet ], te cilet per mua ajo qe flasin ata neper ekranet TV nuk eshte gjuha shqipe por nji ansambull gjuhesh nderkombetare.
Nuk eshte per te qene qe, disa njerez te cilet ne u kemi dhene ne dore fatin e shqiperise edhe nga te cilet presim perparimin e shqiperise e jo fjale banale ne TV, per te genjyer shume shqipetar te cilet rrine e plasin syte ne ekran edhe hapin veshet te mundohem te kuptojne dicka nga ajo e ashtuquajtur "Gjuha Shqipe".
Eshte per te ardhur keqe qe nji gjuhe e lashte si shqipja te humbe identitetin e saj nga njerez te cilet jane e ardhmja e shqiperise.
-= Me respekt Vampiri =-
Krijoni Kontakt