Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459

    Dua qe të më fshihen postimet të gjitha në forum

    …dhe le te flasim pak seriozisht. Pas gjërave që ndodhën kohët e fundit në forumishqiptar.com, dhe pas një jave përjashtim për arsye që janë përmendur qindra herë
    e që nuk ia vlen t’i përmendim më, unë kam një kërkesë që e quaj shumë të rëndësishme.
    Dua të fshihen të gjitha shkrimet e mia në forumishqiptar.com.
    Sado që postimet e mia janë shumë më të varfra nga pikëpamja e vlerave dhe shumë më të pakta në krahasim me anëtarët e tjerë që u përjashtuan si unë, mendoj që forumishqiptar.com nuk është i denjë për shkrimet e mia.
    Unë ato i konsideroj si kontribut për këtë forum, dhe sado modeste qofshin, forumishqiptar.com nuk i meriton, pasi më quajti “LLUMI I KËTIJ KOMUNITETI”, vetëm se merrja pjesë në “Fjalë Pa Doganë. Unë këtë e quaj fyerje, pasi këtij forumi i kam dhënë kohën time personale, ashtu siç i kam marrë kënaqësinë. Plus që unë nuk i kisha sjellë asnjë shqetësim që të përjashtohesha. Shkrimet e mia jashtë “Fjalë Pa Doganë” kanë qenë gjithnjë brenda rregullave. Shkelja e vetme që i kam bërë rregullave të këtij forumi, është se kam hapur më shumë se një emër, dhe këtë e kam bërë për faj të propagandës së keqe që i bënin moderatorët nënndarjes “Fjalë Pa Doganë”. Lexoja shpesh shprehje si “Avash, se nuk je në Padoganë”, ose “rri urtë se ta dërgova temën në Pa Doganë”. Kjo më bëri të regjistroj një emër të ri dhe të futem në “Fjalë pa Doganë”, sikur do të futesha në botën e ndaluar të mëkateve. Për habinë time, aty njoha të njëjtët persona që kishin bërë shkrimet më të bukura në temat e tjera të forumit, vetëm se këtu flisnin lirshëm dhe hapur me njëri-tjetrin, duke krijuar miqësi të sinqerta. Duhet të keni parasysh që në një virtualitet të tillë, në një farë mënyre njeriu imiton realitetin, dhe si në realitet ka nevojë për gjithçka, edhe për temat fetare, edhe për ato kulturore, POR EDHE PËR ATO TË FJALËS SË LIRË, TË ARGËTIMIT ME SHOKË. Nuk mund të jenë të gjithë njerëzit njësoj si drejtuesi që ka në dorë rregullat e një komuniteti. E mrekullueshmja e natyrës është shumëllojshmëria, fakti që çdo person ka karakterin e tij individual. Kjo është arsyeja që unë regjistrova emër tjetër. Më pas hapa edhe të tjerë, për arsye të ndryshme, që kanë si burim censurën jashtëzakonisht të tepruar nga moderatorët dhe administrata.
    DUA TË THEKSOJ që nuk kam asgjë personale kundër administratës apo moderatorëve të këtij forumi. Forumi është i juaji dhe ju e mbani si të doni, me rregullat tuaja. Unë nuk e ndjej më nevojën për t’u futur këtu, por ama nuk dua të mbetet asgjë e imja për ata që më quajnë LLUM, me tone mosmirënjohjeje dhe që më përjashtojnë si të isha një hiç, vetëm për një shkrim tek tema e vërejtjeve. Shkrim që nuk kishte asgjë fyese, por thjesht tregonte të vërtetën sipas pikëpamjes time. Përjashtimi im u bë pa asnjë shpjegim, sikur të mos kisha fare rëndësi si person, madje me shprehje ironike që nuk ia vlen t’i kujtoj më. Meqë prania ime në këtë forum shkelet me këmbë në këtë mënyrë, unë s’kam pse të kthehem më këtu, ndërkohë që siç ka thënë shpesh dhe administrata e forumit, “interneti ka 200 faqe të tjera ku mund të shkoj.”
    Prandaj dua të fshihen të gjitha shkrimet e mia. Emri tjetër i imi në këtë forum është “ajdi”. Dëshiroj të fshihen edhe shkrimet e “ajdit”.
    Poshtë këtij posti do të shkruaj me emrin tjetër, që të vërtetoj se është i imi.

    Shpresoj që kërkesa ime të merret parasysh.

    P.S, nëse keni ndërmend ta fshini menjëherë këtë temë, siç është vepruar gjithnjë,
    ju lutem që të paktën këtë herë të më ktheni përgjigje dhe të më lini një replikë për përgjigjen tuaj.

    Faleminderit.

    Njeriu2006.
    Ndryshuar për herë të fundit nga njeriu2006 : 04-08-2006 më 06:01

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Po ti kishe lexuar rregullat e forumit, nuk do ta beje kerkesen me lart. Regjistrimi ne forum behet me deshire, postimet behen po me deshire dhe nuk mund te fshihen pasi humbasin tema qe ti mund te kesh hapur ne forum e mund te prishet rrjedha e diskutimeve.

    Eshte ne doren tende qe te mos hysh me ne forum, por nuk eshte ne doren tende qe te kerkosh fshirjen e postimeve dhe temave te tua ne forum.

    Albo

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po ti kishe lexuar rregullat e forumit, nuk do ta beje kerkesen me lart. Regjistrimi ne forum behet me deshire, postimet behen po me deshire dhe nuk mund te fshihen pasi humbasin tema qe ti mund te kesh hapur ne forum e mund te prishet rrjedha e diskutimeve.

    Eshte ne doren tende qe te mos hysh me ne forum, por nuk eshte ne doren tende qe te kerkosh fshirjen e postimeve dhe temave te tua ne forum.
    Albo
    Rrjedha e diskutimeve eshte ndryshuar shume shpesh sa tema te caktuara mbas disa oreve me jane dukur komplet ndryshe.

    Beni si them une mos beni si bej une i thojne asaj.

    Jam dakord qe te mos shuhet komplet tema sepse te tjeret qe kane shkruar aty nuk e kane per borxh por ama postimet personale te nje individi mund te marrin nje konsiderate.

    Edhe sa per informacion nuk jam futur kurre te ajo Fjale pa Dogane dhe nuk e di fare se pse eshte perjashtuar ky robi.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Besoj se ne rregulloren e forumit duhet shtuar opsioni qe anetari te kete te drejten e kerkeses per fshirjen e postimeve te tij.

    Besoj, gjithashtu, se shkrimet e nje anetari specifik i perkasin plotesisht atij anetari. Pra, ai ka nje te drejte absolute mbi te. Nese kerkon qe shkrimet t'i fshihen me kusht qe ai nuk do te postoje me ne kete forum, atehere une mendoj se kjo do te ishte e vlefshme. I kerkoj adiminstratoreve ta konsiderojne kete opsion.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Jam dakord qe te mos shuhet komplet tema sepse te tjeret qe kane shkruar aty nuk e kane per borxh por ama postimet personale te nje individi mund te marrin nje konsiderate.
    Nese e ke fjalen per fshirjen e nje postimi te nxituar ne nje teme, kjo eshte e pranueshme, mund te kontaktosh me moderatorin qe moderon ne ate forum per te bere ndryshime. Nese e ke fjalen per tema prezantimesh, sic na ka ndodhur shpesh ne vite, ato nuk kane per tu fshire nga forumi pasi eshte mungese respekti per ata mijera anetare te ketij forumi qe kane lexuar ate prezantim. Prandaj eshte e rendesishme qe te mendoheni perpara se postoni ne forum dhe te keni gjithmone te qarte qe informacioni ne forum nuk humbet kollaj.

    Besoj se ne rregulloren e forumit duhet shtuar opsioni qe anetari te kete te drejten e kerkeses per fshirjen e postimeve te tij.
    Qe te kuptosh pse postimet e anetareve nuk fshihen:

    Kur fshin gjithe postimet e nje anetari, nuk je duke bere nje nderhyrje kirurgjikale qe fshin vetem postimet e tij, je duke prishur mbarevajtjen e gjithe forumit dhe je duke shqetesuar te gjithe anetaret qe kane marre pjese ne ato tema qe ka hapur ai anetar ose ata anetare qe kane cituar apo replikuar me nje mendim te shprehur nga ai.

    Ne nuk mund te fshijme postimet e nje anetari sepse kjo do te prishte mbarevajtjen e forumit dhe do te krijonte shqetesime tek nje numer i madh anetaresh te tjere qe do te preken nga ato fshirje.

    Besoj, gjithashtu, se shkrimet e nje anetari specifik i perkasin plotesisht atij anetari. Pra, ai ka nje te drejte absolute mbi te. Nese kerkon qe shkrimet t'i fshihen me kusht qe ai nuk do te postoje me ne kete forum, atehere une mendoj se kjo do te ishte e vlefshme. I kerkoj adiminstratoreve ta konsiderojne kete opsion.
    Mendimi qe ti shpreh ne forum, vertet eshte mendimi yt, por vendi ku e shpreh nuk te perket ty, u perket te gjithe anetareve te forumit. Ti i hedh mendimet ne nje teme te caktuar, dhe ate teme e lexojne 100 te tjere, ate mendim e pasojne edhe 10 mendime te anetareve te tjere. Te gjithe qe lexojne postimin tend e kane te qarte qe ai eshte mendimi i Borix, por kjo nuk do te thote se ajo teme eshte e Borix, bile nuk eshte as e hapesit te temes, eshte e te gjithe anetareve qe kane marre mundimin qe te shkruajne ne ate teme.

    Nese jeni te shqetesuar per mbrojtjen e informacionit tuaj ne forum, atehere une nuk ua rekomandoj pjesmarrjen ne nje forum por hapjen e nje blog personal te cilin ju vete administroni. Forumi eshte forum dhe si i tille mendimet jane te shumta, por tema per diskutim eshte nje dhe ajo u perket te gjithe anetareve te forumit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-08-2006 më 20:52

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Mendoj se ne regulloren e forumit mbi postimet duhet bere nje shtese e vogel ku te thuhet se:

    Fshihen me kerkese te antarit vetem ne raste te vecanta , ku postimi rrezikon jeten e tij , apo te dikujt tjeter duke e dokumentuar ate , ose edhe raste te tjera te vecanta te cilat shqyrtohen nga Stafi.

    Ne kete rast antari mund te bej kerkese per fshirje jo vetem per postimet e tij, por edhe te dikujt tjeter qe demtojne rende ate fizikisht dhe materjalisht .


    Ndersa stafi nese nuk e fshin duhet ta moderoje postimin ne menyre qe problemi te mos egzistoje me.

    Nese nuk e kuptoni mund t,ju jap edhe shembuj.
    larguar forever

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Procesverbali i pleqërisë jehudite
    Nga muli21 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:22
  4. Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  5. Standartet demokratike të Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 07:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •