Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Preussag fitoi në vitin 1996 të drejtën e shfrytëzimit të kromit. Ç'ndodhi më pas?

    PREUSSAG DO TE VEPROJE NE SHQIPERI

    Bazuar ne ligjin e privatizimit te minierave te kromit, filloi privatizimi i pjesshem i kompanise Albkrom.
    Tenderi nderkombetar i organizuar me kete rast u fitua nga kompania gjermane Preussag.

    Kompania eshte nje nga me te medhate ne Gjermani sa i perket prodhimit te celikut dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj ne shume vende te botes, me 224 filiale ne fusha te ndryshme te prodhimit si: gaz dhe nafte, energji nukleare, prodhimin e metaleve dhe ne sektorin e telekomunikacionit.

    Si nje investitor potencial, kjo kompani do te veproje ne verilindje te Shqiperise, ku jane dhe rezervat me te medha te kromit si: Bulqize, Klos, Bater, Thekne dhe Ternove.
    Pas studimeve te nevojshme te kryera nga specialistet e Preussag, ne kete zone, eshte hartuar projekti i rehabilitimit te minierave dhe i fabrikes se ferrokromit ne Burrel.



    Faza e pare e investimit, bazuar nga studimi i kompanise, kap nje vlere prej 80 milione DM, nga i cili do te behet e mundur arritja e standarteve te minierave boterore dhe do te sigurojne permiresimin e kushteve te punes.

    Prodhimi vjetor eshte llogaritur te kape nje vlere prej 300 mije ton mineral kromi dhe 100 mije ton ferrokrom. Marketingu dhe e drejta e shitjes do te mbahen nga filiali i Preussag "Bergmann", me qender ne Dyseldorf te Gjermanise.


    P.S. Keshtu shkruhej ne lajmet e ATSH-se ne 23 shtator te vitit 1996.

    C'ndodhi me pas? Ku shkoi Preussag? Cfare ndodhi me kontraten?

    Biznesi gjerman ka treguar nje interes te larte per kromin shqiptar, qe ne kohen e vizites se delegacionit gjerman ne vitet '80, atehere kur Shqiperia nuk "pranonte" ndihma nga "jashte" me Kushtetute.
    Me sakte ne ate ohe eshte tregaur interes nga kompania:http://www.salzgitter-ag.de/

    Po ashtu interes ka treguar dhe biznesi amerikan (http://macalloy.com/), ai italian, turk etj, mirepo deri sot ende nuk ka patur nje arritje konkrete ne kete fushe.
    Jane arritur te behen marreveshje te pjesshme me disa kompani, por ato kane sherbyer me shume si karrem zgjedhor, por asnjehere nuk kane dhene rezultate afatgjata.

    Faqja zyrtare e ALBKROM: http://www.icdachromium.com/publications-directory-detail.php?&ID=26
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-12-2006 më 18:46

Tema të Ngjashme

  1. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 04:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •