Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me behet qejfi qe tema te duket interesante, Fieri1. Shpresoj te kete te tjere te interesuar, jo vetem investitore te rinj por dhe nga ata te cilet dine pak me shume mbi investimin ne treg.

    Me poshte do shkruaj disa informacione te pergjithme por qe mendoj edhe pse te thjeshta ne dukje jane shume te rendesishme nq se doni te investoni. Gjithashtu shume terma ne lidhje me investimet i kam perdorur vetem ne anglisht dhe nuk jam e sigurt si do ishin me mire ne shqip, ndaj sugjerimet jane gjithmone te mirepritura.

    Gjeja me e rendesishme e lidhur me investimin e lekeve ndodh pikerisht para se te investoni. Mos filloni te investoni pa patur te qarte qellimin (lidhur ngushte me strategjine – p.sh. do te blini nje shtepi, do paguani per shkolle, do hapni biznes, do investoni per pension etj) e investimit tuaj.

    Gjate analizimit te qellimit duhet te kini parasysh disa gjera:

    • Asnje fakt historic ne jetegjatesine e nje sigurie (security) nuk mund te merret si 100% baze ne perzgjedhjen e kesaj sigurie per investim.

      Te investosh leket do te thote te jesh i gatshem te pranosh nje fare rreziku te shoqeruar me investimin e lekeve tuaja per te arritur qellimin e perfitimit financiar. Fjala kyce ketu eshte “rrezik”. Pra ne cfaredolloj sigurie qe do te investoni, gjithmone do te hasni nje lloj rreziku te shoqeruar me investimin e lekeve tuaj. Por qellimi baze ketu eshte minimizimi i ketij rreziku.




    • Nje strategji investimi nuk mund te jete e pershtatshme per te gjithe investitoret.

      Shembull: Te investosh ne nje lloj sigurie vetem sepse keshtu beri dhe kusheriri. Qellimet e kusheririt mund te jene krejt ndryshe nga te tuat. Nq se siguria qe zgjodhi kusheriri e ndihmoi ate te arrinte qellimin financiar, e njejta siguri ty mund te te prishe pune.




    • Familjarizohuni me “Prospectus” e sigurise, para se ta blini ate. (Ne U.S. gjithe kompanite e medha te “fondeve te perbashketa” (mutual funds) i kane ne internet te gjitha prospectus(et) e sigurive qe shesin)




    • Mos shit/bli brenda dites vetem sepse degjove nje fjale goje se vlera e tregut do te rritet/bjere. Reagimet e shpeshta ndaj ndryshimeve te vogla ne treg, mund te jene me te rezikshme se sa perfituese.

      (Shume fonde ne Amerike kane kufizime per sa i perket shitjes dhe blerjes. Psh nuk mund te shesesh dhe pastaj te blesh ne nje fond brenda 60 diteve. Disa arsye te lidhura me kete (ne varesi te fondit) lidhen me faktin e “shit-blerjes se shpeshte – frequent trading” si dhe “shitje e lare – wash sale”. <--Keto koncepte dhe me shume do i shpjegoj me vone nq se na nevojiten).




    • Shikoni sa kohe kini per te investuar dhe krahasojeni kete me kohen qe ju duhet per te arritur qellimin financiar.

      p.sh. Nq se kini si qellim arritjen e objektivave me afat te gjate kohor (p.sh. pension) atehere zgjedhja e nje fondi i cili ka thjesht si qellim ruajtjen e lekeve me nje interes te vogel perfitimi (p.sh. mbajtja e lekeve ne banke) mund te mos jete zgjedhja me e mire per arritjen e qellimit tuaj financiar. Vertet kini me pak rrezik duke i investuar leket ne nje fond te tille (p.sh. zakonisht “money market” – treg leku) por ne te njejten kohe ballafaqoheni me rrezikun e inflacionit. Pra ai pak interes qe po fitoni tani mund te mos jete i mjaftueshem net e ardhmen si rrjedhoje e inflacionit.




    • Shumllojshmeria e investimit.

      Nje investitor sado i zoti te jete me investimet nuk mund te parashikoje sjelljen e tregut (shembull ketu: 11 shtatori, ndryshim total i vleres se tregut).




    • Njihuni me taksat e vendit ku jetoni.

      Si rrjedhoje e llogarise se gabuar ne lidhje me taksat qe paguani ne varesi te shtetit ku jetoni dhe grupit ne te cilin beni pjese (taks bracket) mund te dilni me humbje nga nje investim edhe pse ne paraqitje mund tu duket se jeni duke bere lek.



    Po e le me kaq per sot. E nisa si per shkurt por mu kujtuan me shume gjera te vogla se sa mendova.


    Do lexohemi!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Me keto investimet mu kujtuan Bond argjentine,Cirio,Parmalat persa i perket Italise.
    Nuk humbem ndonje gje te madhe por bezdia ishte me teper per faktin qe bankat keshillonin ngrohtesisht blerjen e aksioneve te companive qe permenda me siper.
    Nuk ka me besim ne keshilla.
    Spekulimi ne burse me shit blerje brenda dites duhet ndjekur me kujdes dhe kerkon shume kohe dhe nerva.
    Ne Shqiperi per momentin ofrojne interesa per depozitat,qe nuk jane keq po te kesh nje shume te konsiderueshme per te investuar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    leci nuk i di ligjet ne Itali sic e kam permendur me lart. Por gjithsesi, si rregull i pare (rule of thumb i themi ketu ne U.S. ne) per investitoret e rregullt eshte qe nese "dikush" (kompani/individ - bankat jane sic cdo kompani tjeter) te thote bli "kete" siguri se une them eshte fitimprurese atehere do besh budallallekun me te madh nq se i degjon. Nuk ke lexuar hic nga ato keshillat e mia me lart

    Asnje keshilltar finance ketu ne U.S. nuk ben budallalleqe te tilla, te jape keshilla te prera. Ndaj nq se do kishe lexuar ato qe kam vendosur me lart do te shkruaja me ndryshe tani.

    Plus sic e kam permendur me lart, brenda dites nuk ble dot si te duash ketu ne U.S. sado ta ndjekesh tregun. Sidomos qe pas 9/11 kane dale ligje shume te forta si nga SEC, NASD ashtu dhe nga vete qeveria.

    Dhe mbi te gjitha sic e permenda me lart (lexo, lexo qe mos perseris gjerat ) nuk ka investim pa rrezik. Po nq se hyn kuturru vetem se do te fitosh leke pa e patur idene se ca po ben, atehere mos prit te dalesh i fituar.


    Duhet pare kjo pune ; )

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ne jemi Itali city kendeja e kemi ligje te tjera.

    Lexova une po skam faj
    Se me ngaterresa telefonash e sms na ngaterrohen njerezit.
    Pastaj vere veten ne vendin tim,
    Dy jave me valixhe gati.
    Duke qene se skafi personal me eshte prishur dhe tragetet jane plot ngela kendej

    Ato 200.000€ qe te thashe po ti nis me banke e fillo investo.Avash e me mend ne koke se me merr ne qafe..lol

    Nuk me the per Shqiperine dhe investimet atje.Ke ndonje info qe te lexoj une apo jo?Kjo eshte seriozisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga leci : 07-08-2006 mė 16:55
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #15
    Teme interesante

    Nje tjeter sugjerim per investimin eshte shperndarja qe i ben midis stoqeve dhe bondeve. Per moshat e reja keshillohet qe te investohet me shume ne stoqe dhe me pak ne bonde dhe anasjelltas me kalimin e moshes. Kjo per arsye se stoqet te japin fitim/humbje me te madhe. Ne rast 'humbje' duke qene i ri ke me shume mundesi ta ri-marresh leket e humbura. Per moshat qe jane me afer pensionit eshte me e keshillueshme investimi ne bonde pasi jane me te sigurta ne market.

    p.s
    Dy jave me valixhe gati.
    Duke qene se skafi personal me eshte prishur dhe tragetet jane plot ngela kendej
    Po t'i kishe investuar ato 200.000 € ne nje aeroplan, do kishe arritur tani ....keshtu eshte kur nuk i 'merr per baze' sugjerimet, nuk thua dhe ti Fiori
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #16
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Do lexosh ti apo te ka zene deti

    Jo, per ne Shqiperi nuk e kam fare idene ca behet. Dhe te them te drejten kam frike te pyes cfare mund te behet ne Shqiperi. Keto punet e lekeve nuk behen me pjaten bosh, duhen ligjet e forta si baze ne fillim, pastaj edhe mund te pretendohet per investime. Aq me teper qe Shqiperia ka vuajtur nga keto gjera...

    Ketu ku jam kam mundesine te investoj ne sigurime te huaja. Por me kane keshilluar njerez me te regjur se une me investimet, qe nq se investoj mos investoj me shume se 20% te portofolit te investuar (kjo si gjithmone duke pasur parasysh gjendjen time financiare ne keto momente). Zgjedhja ime ka qene mos trazohem fare me tregun e huaj ndaj dhe nuk i kam leēitur shume sigurimet atje.

    p.s. ato leket sigurohu ti dergosh me "transferte elektronike" jo me "wire" se te marrin me shume leke per kete te fundit. Mundesisht mi dergo ne $ se € i kontrollon shume shteti dhe nuk dua te mbetem gjyqeve plus une dua 30% te fitimeve (Tani qe e sqarruam dhe kete mund te vazhdojme diskutimin)


    ----


    Tani e lexova qe ke shkruar dhe ti shigjeta. Ne pergjigje te postit tend do thoja, qe eshte e gabuar te shkosh me pergjithesime. Pra une jam moshe e re dhe ne keto momente nuk kam asnje investim ne stock, kjo sepse stocks ne keto momente nuk me ndihmojne te arrij qellimin tim.

    Pra gjithmone duhet te kini parasysh (sic e permenda ne postin e pare) qellimin tuaj final, asnjehere mos devijoni, pasi atehere mund te humbisni shume. Plus jo te gjitha stocks dhe bonds kane vecori si ato qe ke permendur ti me lart. Ka bonde qe per nga rreziku/perfitimi mund te quhen fare mire stocks (nq se do te ishin te tille) si dhe anasjelltas.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 10-08-2006 mė 16:53

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Per mua investimi eshte shum me i thjeshte Ble nje shtepi te vjeter e rregulloj pastaj o shes o e jap me qera, Shtepite ketu para se te hynte euro ishin te lira ndersa tani jane dyfishuar prandaj shtepia e pare qe bleva eshte dyfishuar pa bere asgje ndersa dy hyrje te tjera me shpetuan per pak gje .

    Pershembull Une kam nje shpi me qera qe kushton 90.000 euro dhe marr nje qera mujore prej 500 euro vjetore jane 6.000 euro duke hequr 1.000 euro taksa fitimi eshte 5.000 euro ne vit, nuk e di me stoket tuaja sa fitoni per 90.000 euro ne vit.

    Ndersa po ta rregulloj te njejten shtepi do shpenzoj rreth 20.000 euro por ne fund mund ta shes per 150.000 euro .

    Vetem kete llogjik njof une hesapet bejini vete.
    larguar forever

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga leci
    Ne jemi Itali city kendeja e kemi ligje te tjera.

    Lexova une po skam faj
    Po edhe ju andej keni Sole 24 Ore, keshtu qe heren tjeter kur te te thote banka "bli aksionet e kompanis X" ti trak me vrap tek Sole edhe vendimet merri vet.

    Pavaresisht se s'kam mbaruar per finance, kam punuar per 1 vit si ndihmes broker per Hilliard-Lyons/PNC Bank dhe pash me syte e mi sa "te pergatitur" jane stock brokers ne pergjithesi. Kishte nga ata qe kur thonin "bli" ..ti duhet ta shisje me vrap ..sigurisht qe kishte edhe nga ata qe ja beje hallall broker's fee! ..nejse se dola nga tema.

    Ne Shqiperi, mund te investosh ne tendera te ndryshme qe me sa kuptoj une jane si puna e government bonds.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga capuni
    Po edhe ju andej keni Sole 24 Ore, keshtu qe heren tjeter kur te te thote banka "bli aksionet e kompanis X" ti trak me vrap tek Sole edhe vendimet merri vet.

    Pavaresisht se s'kam mbaruar per finance, kam punuar per 1 vit si ndihmes broker per Hilliard-Lyons/PNC Bank dhe pash me syte e mi sa "te pergatitur" jane stock brokers ne pergjithesi. Kishte nga ata qe kur thonin "bli" ..ti duhet ta shisje me vrap ..sigurisht qe kishte edhe nga ata qe ja beje hallall broker's fee! ..nejse se dola nga tema.

    Ne Shqiperi, mund te investosh ne tendera te ndryshme qe me sa kuptoj une jane si puna e government bonds.

    Edhe Sole 24 Ore te shet ndonjeher sapun per djathe.Parmalat-i meson

    Dardajan,ajo qe thua ti eshte e vertet.Dakord,sepse ndertimi ka perhere kliente dhe te gjithe kane nevoje per nje shtepi.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Rekomandim. Per te gjithe ata qe jetojne ne Canada qe deshirojne te kene nje vend te sigurte ku te parkojne parate te hollat e tyre dhe me interes te larte me te larte nga bankat me kryesore ne Canada mund te hedhin nje veshtrim me kujdes Instuticionit Bankar Achieva Financial ku info me te gjere do te gjeni ne www.achieva.mb.ca ku interesi vjetor me llogari te hapur eshte 4.10% kurse me term 1 vjetor eshte 4.35% dhe 5 vjecar eshte 5.25% Achieva Financial ndodhet me head office ne Winnipeg Manitoba. Depozitat jane 100% te siguruara. Ky rekomandim eshte per ata qe jane shume konservator, per ata qe duan te qendrojne larg stock market, bonds, mutual funds, qe jane me risk te larte investimi.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshilla Estetike/Nė kushte shtėpiake
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 04:15
  3. Kėshilla dhe udhėzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Investimet e bizneseve nė turizėm
    Nga gea_07 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 04:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro
    Nga ORIONI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •