27 Korrik: Shen Pantaleoni, mjek e martir





Pantaleoni lindi nė gjysmėn e shekullit III nė Nikomedinė e Bitinisė, Turqia e sotme. I jati, Eustorgji, ishte pagan, ndėrsa e ėma, Eubula, e krishterė. Eubula e edukoi tė birin nė fenė e vet, ndėrsa i jati ia besoi mjekut tė famshėm Eufrozinit, nga i cili djaloshi e mėsoi mjekėsinė aq mirė, sa tė fitonte admirimin e vetė perandorit Maksimian, qė e emėroi mjek tė oborrit perandorak. Lidhi miqėsi tė ngushtė me Ermolaon, i krishterė qė e praktikonte fshehurazi fenė, pėr shkak tė persekutimit. Kjo lidhje shėnoi kthesėn e tij tė madhe. Nga miku i krishterė mėsoi se ilaēi mė i mirė, qė shėron sėmundjet e korpit e tė shpirtit, ėshtė Krishti. E ai e kuptoi thellėsisht kėtė tė vėrtetė, kur arriti tė ngjallte sė vdekuri njė fėmijė tė kafshuar nga nepėrka, tė cilėn e bėri tė ngordhte para syve tė mrekulluar tė atyre qė ishin tė pranishėm. Qe mrekullia e parė – qė e shtyu tė ndiqte pėrfundimisht rrugėn e krishtėrimit. Shumė mrekulli tė tjera do tė bėnte mė pas, sa ishte i gjallė e pas vdekjes. Duke pasur njė dashuri tė jashtzakonshme pėr t’anė, pėrmes “ilaēit tė lutjes”, ia doli ta kthente edhe atė nė fenė e Krishtit.
Edhe historia e martirizimit tė tij nis e vijon me mrekulli: perandori bėri ēmos ta rikthente mjekun e ri nė rrugėn e idhujtarisė, duke e nxitur tė adhuronte, perendinė e mjekėsisė, Eskulapin, nė vend tė Krishtit. Pantaleoni propozoi tė organizohej njė lloj gare ndėrmjet tij e priftėrinjve paganė. Thirrėn pėr kėtė qėllim njė njeri tė paralizuar. Priftėrinjtė paganė iu luten me sa zė qė kishin Eskulapit ta shėronte. Mė kot. Ndėrsa Shenjti iu lut me gjithė zemėr Krishtit e paralitiku u ngrit pėrsėri nė kėmbė. Mrekullia i mahniti tė pranishmit, shumė prej tė cilėve u kthyen nė fenė e krishterė. Por njėkohėsiht ndezi edhe zilinė e priftėrinjve idhujtarė, tė cilėt e nxitėn perandorin ta torturonte mjekun e ri, derisa tė rikthehej tek idhujt. Kėtu historia e martrizimit merr trajtat e njė romani, nė tė cilin pėrfshihen edhe Ermolao e shumė tė krishterė tė tjerė. Vijojnė mrekullitė, tė cilat kanė thjeshtė karakter gojėdhanor, prandaj nuk pranohen nga kritika hagjiografike, e cila i kushton shumė vėmendje vėrtetėsisė historike.
Shenjti u dėnua me njė vdekje tė tmerrshme. Ia gozhduan tė dy krahėt nė kokė e pastaj ia prenė. Ishte viti 305, data 27 korrik. Nė kėtė datė kujtohen edhe Ermolaou e shokėt e tij.
Shenjti ėshtė Pajtor i qytetit italian Kremona, qė e kremton mė 10 qershor, ditė nė tė cilėn, me ndėrmjetėsinė e tij, shpėtoi nga murtaja.