26 Korrik: Shen Joakimi e Shen Ana
Pikėrisht nė zemėr tė verės, kur familjet kėrkojnė vende tė freskėta pranė ujėrave e blerimit, pėr tė shpėtuar nga zagushia, duke i lėnė pleqtė vetėm nė shtėpi, ose duke i strehuar ku tė munden, bie festa e Shėn Joakinit e Shėn Anės, prindėrve fatlumė tė Zonjės sė Bekuar, gjyshėr tė Jezu Krishtit, Pajtorė tė familjeve e tė gjyshėrve.
Ashtu siē ka njė ditė kushtuar nėnave e njė tjetėr, baballarėve, tani ka edhe njė ditė kushtuar gjyshėrve. Ėshtė 2 tetori, festa e Engjėjve tė Rojės, tė cilėve u ngjasin aq shumė gjyshėrit kur mbrojnė nipėrit. Por edhe 26 korriku ėshtė ditė vėrtetė e pėrshtatshme pėr tu shprehur gjyshėrve mirėnjohjen e solidaritetin, duke nderuar kėshtu urtinė qė buron nga vitet e nga flijimet e panumėrta pėr bijtė.
Tradita fetare e kėsaj feste na kujton se edhe nė trojet shqiptare, ku nderimi ndaj tė moshurave ka qenė gjithnjė i padiskutueshėm, kohėt e fundit po bėhet gjithnjė mė i mprehtė problemi i vetmisė sė prindėrve, qė shikojnė me lotė nė sy se si fėmijėt largohen viseve tė huaja, pėr tė siguruar njė jetė mė tė mirė. E ata mbeten me shpresėn qė tė mos vdesin pa i parė edhe njė herė bijtė ndėr vatra... me dyshimin e tmerrshėm se nuk do tė kthehen mė ... Nė sa ata vetė nuk mund tė mėsohen kurrsesi me kushtet e njė jetese qė nuk ėshtė e tyrja, me njė gjuhė qė sėshtė e tyrja, me zakone tė cilave nuk janė mė nė gjendje tu pėrshtaten pėr shkak tė moshės. E tė mendosh se janė kėta prindėr qė i rritėn fėmijėt nė kohėt e tmerrshme tė njėrės nga diktaturat mė tė egra tė shekullit tė kaluar, me flijime mbinjerėzore pėr tu siguruar bukė e shkollė. Kėtė duhet tu kujtojė shqiptarėve festa e sotme e Gjyshėrve tė shenjtė.
Por tė kthehemi tek kulti i dy bashkėshortėve shenjtorė: tė dhėnat e para pėr ta i gjejmė tek Etėrit e Kishės dhe tek Protoungjilli i Shėn Jakut (apokrif i shekullit II). Nė lindje - festa nisi tė kremtohet mė 25 korrik qė nė shekullin VI; mė pas u shtri nė pėrendim, ku u kremtua gjithnjė mė 26 korrik.
Dy shenjtorėt bashkėshortė nderohen nga pėrshpirtėria popullore edhe si pajtorė tė prodhimeve tė ndryshme tė kopshtijeve: barishteve, frutave e sidomos hardhive, qė nė kėtė kohė kanė aq shumė nevojė pėr ujė. Kur bie shi nė festėn e Shėn Anės, pėrshpirtėria popullore e konsideron si dhuratė qiellore nga Pajtorėt.Ikonografia i paraqet prindėrit e Zojės sė Bekuar me Bibėl nė dorė, duke i mėsuar Psalmet Bijės sė tyre, qė ishte zgjedhur tė ishte e bekuar mbi tė gjitha gratė!.
Krijoni Kontakt