29 Korrik: Shen Marta
Sot nuk mund tė mos pėrkujtojmė Shėn Martėn, motrėn e Marisė e tė Lazrit, festa e sė cilės do tė kremtohet nesėr. Banonin tė tre nė Betani, njė fshat pranė Jeruzalemit, mbrapa Malit tė Ullinjve, pak kilometra nga Qyteti Shenjt.
Duhet tė ishin familje e kamur, me qė qenė nė gjendje t'i jepnin strehė e ushqim Jezusit me tė Dymbėdhjetė Apostujt, kur kėta ishin nė kalim nga Galilea drejt Jeruzalemit e pastaj nė ditėt qė i paraprinė kryqėzimit. Jezusi i donte fort Marinė, Martėn e vėllanė e tyre, Lazrin, tė cilin edhe e ngjalli sė vdekuri" . Tė gjitha kėto i gjejmė tė shkruara nga Shėn Gjoni Ungjilltar.
Festa e Shėn Martės kremtohet nė mėnyrė tė posaēme nė Vatikan, ku nesėr, sipas traditės sė pėrvitshme, do tė organizohet proēesioni me qirinj tė ndezur nėpėr rrugicat e Kopshtijeve tė Vatikanit, ndėr mė tė bukurit nė botė, me pesė ndalesa, sipas pesė mistereve, duke nisur nga ikona e Zojės sė Ēestokovės, tek Zoja e Guadalupes, Zoja e Fatimės, Zoja e Lurdės, Zoja e Rojes e deri te Zoja e Mėshirės, pranė Kullės sė Radio Vatikanit. Proēesioni do tė pėrfundojė me himnin marian: Tė falem Mbretėreshė, Nėna e mėshirės
Ikona e Zojės sė mėshirės ndėr Kopshtijet e Vatikanit u vendos me dėshirėn e Papės Gjon Pali II, qė nisi ta nderonte Virgjėrėn Mari me kėtė titull qė kur ishte nė Vilnius e qė i kujtonte edhe pėrfundimin e enciklikės Veritatis Splendor.
Si nė vitet e kaluara, pėrmes Radio Vatikanit nė lutjen pėrfundimtare do tė lidhen motrat e klauzurės me besimtarėt nė proēesin, simbol i bashkimit nė njė lutje tė vetme tė Marive tė jetės kundruese me Martat e jetės aktive, ndėrmjet tė cilave shumė nga ato qė i shėrbejė nga afėr Kishės.
Krijoni Kontakt