3 gusht: Shen Lidia




Lidia ėshtė fryti i parė i pjekur nėn rrezet e diellit tė krishtėrimit nė Evropė. Ishte prozelite hebraike e jetonte nė Filipi tė Maqedonisė, ku Shėn Pali Apostull, i shoqėruar nga Sila, Timoteo e Luka, pati shkuar gjatė shtegtimit tė tij tė dytė misionar, ndėrmjet viteve 50 e 53. Shtėpia e Lidies u bė qėndra e parė e bashkėsisė tė ndjekėsve tė Krishtit, pra Kisha e parė nė Evropė, nė tė cilėn apostujt takoheshin dhe u jepnin zemėr vėllezėrve. Ndonėse mungojnė tė dhėnat pėr kultin e Shėn Lidies, qė kujtohet nė Martiriologun Romak, shenjtėria e saj ėshtė e qartė, sepse Lidia qe ndėr tė parat qė iu pėrgjigj me gjithė zemėr hirit hyjnor.
“Tė shtunėn – rrėfen Shėn Luka nė Veprat e Apostujve - dolėm jashtė portės dhe ecėm gjatė brigjeve tė lumit, ku mendohej se do tė gjindej njė vend pėr lutje. U ulėm e filluam t’u flisnim grave, qė ishin mbledhur pėr tė na dėgjuar.Njėra nga ato, e quajtur Lidia, tregėtare purpure, nga qyteti i Tiatirės, grua me frikėn e Zotit, po na dėgjonte. Zoti ia hapi zemrėn qė ta kuptonte ēka po thoshte Pali. Atėherė ajo kėrkoi tė pagėzohej, e bashkė me tė u pagėzuan edhe njerėzit e tjerė tė familjes, tė cilėt nisėn t’i prisnin misionarėt nė shtėpinė e tyre si miq tė dashur. Kėshtu Lidia u bė prototip e simbol i tė gjitha grave, qė ndezėn brėnda mureve shtėpijake, flakėn e fesė nė Krishtin.