Shkresa që vijon është përgjigja që dha Riati, kryetari i një fisi Indianësh, tek presidenti i SHBA-ve Fr. Pirs kur ky i fundit i kishte kërkuar kryetarit indian që të shes tek shteti tokat e veta. Përgjigja u publikua pas shumë vitesh, më 26/5/1976, në gazetën e Mandras “The Hindu”. Po e sjell në Forumin Shqiptar ngase me të vërtet ditët e sotme njerëzimi ka nevojë për njëçik thirrje.
Thirrje nga ajo që u tregon se duke u marrë me vogëlsirat, siç janë materialet e përkohëshme, po humbim gjërat më të rëndësishme siç është përputhja me natyrën apo ndryshe mbrojtja shtëpisë të para’ardhësve tonë/shtëpisë tonë/shtëpisë së fëmijëve tonë. Në një kohë që materializmi është kthyer në sinonimin e lumturisë, ndërkohë që ndodh krjet e kundërta (siç e përforcoi edhe Atlasi i Lumturisë i publikuar disa ditë më parë nga New Economics Foundation ku qytetarët amerikanë dhe europianë na shfaqeshin si më pak të lumturit e Planetit ngase në kundërshtim me të tjerët kishin dështuar në harmoninë me mjedisin dhe në lidhjet njerëzore ndërkohë që më të lumturit sipas Atlasit dilnin banorët e Vanuatu në Paqësor me pasues latinoamerikanët të cilët bëjnë një jetë më të thjeshtë dhe ndodhen më tepër te reflektuar në mjedis, në kundërshtim me ne fantazmat e internetit dhe TV-ve!) këto thirrje janë të nëvojshme t’i tregojnë njerëzve se ka ardhur koha më në fund të bëjmë diçka. Por edhe nëse nuk mundemi të bëjmë shumë gjëra për shkak të kësaj katandisjes mbytëse, ku nuk gjejmë rrugëdalje, të paktën të tregojmë se ekziston dëshira…. ekziston dëshira për më pak stres, më shumë lumturi, dëshira për më pak zhurmë, më shumë qetësi, dëshira për më pak nxitim, më shumë kohë të lire, dëshira për më pak klimë mbytëse, më shumë ajër, dëshira për t’u rikthyer në njeri!
Përgjigja e indianit Riati tek presidenti Pirs:
“Kryetari i madh në Uashington deklaron se dëshiron të blej tokën tonë. Kryetari i madh nxjerr gjithashtu fjalë mike e dashamirëse. Për nder i qoftë, se e dimë që ai pak ka nevojë për miqësinë tonë. Ofertën e tij do e shqyrtojmë ngase e dimë se nëse nuk e bëjmë mund të arrij i bardhi me armë dhe të na marri tokën. Si mundeni të bleni qiellin- ngrohtësinë e tokës tonë? Na duket me të vërtet e çuditçme. Megjithatë fresku i ajërit dhe shkuma e ujit nuk janë pronësia jonë. Si mundeni t’i bleni prej nesh? Çdo vend i kësaj toke është vend i shenjtë për popullin tonë. Çdo halë e mprehtë pishe. Çdo rërë bregu, çdo errësirë pyelli, çdo xixëllonjë dhe çdo insekt që zëzëllin, në përvojën e popullit tim është e shenjtë.
E dimë që i bardhi nuk i kupton mënyrat tona. Nëse ujdisemi bashkë do e bëjmë vetëm për të ruajtur të paktën ato ‘zonat e mbrojtura’ që na hodhët. Atje do jetojmë –mbase ditët tona të numëruara- siç deshëm. Kur lëkurëkuqi i fundit do fshihet nga Toka dhe nga kujtesa nuk do mbetet veçse hija e resë që udhëton mbi rrafsh. Këto brigje dhe pyeje do mbrojnë akoma shpirtrat e popullit tim -sepse këtë tokë e dashurojnë, ashtu siç dashuron foshnja trokitjen e zemrës së nënës. Nëse ia u shesim tokën që dashuruam mirmbajeni, siç e mirmbajtëm ne, mbajeni gjjallë në mendjen tuaj kujtesën e tokës, tamam siç ndodhet në momentin që e merrni dhe me gjithë fuqinë tuaj, me gjithë mundësinë tuaj, me gjithë zemrën tuaj ruajeni për fëmijët tuaj dhe dashurojeni sepse Zoti juaj është i njëjti Zot.
Po çfarë mbetet nga jeta kur një njëri nuk mundet të shijoj me veshët e tij zërin e ëmbël që nxjerr zogu i natës ose guitjet e një bretkose reth e përqark moçalit gjatë natës. Lëkurëkuqi preferon ajërin e lehtë, i përzier me shiun e drekës apo i përzier me erën e pishës. Lëkurëkuqit i është i shtrenjtë ajëri. Sepse çdo gjë, të gjitha, ndajnë të njëjtën frymë – kafshët, pemët, njerëzit. I bardhi nuk duket se i jep rëndësi ajërit që thith. Si dikush që ndodhet në prag të vdekjes, për ditë të tëra, dhe nuk nuhat asgjë. Nëse njihnim mund të kuptonim –nëse njihnim ëndërrat e të bardhit, shpresat që tregon tek fëmijët e tij netët e gjata të dimrit, imagjinatat që mbushin mendjen e tyre, që në mënyrë të anasjelltë të kërkojë ditën e nesërme. Por ne jemi të egër. Na janë të mistershme ëndërrat e të bardhit dhe meqënëse na janë të mistershme do vazhdojmë rrugën tonë.
Po nuk mundeni ta gëzoni. Ata janë zoti i njerëzve. Dhe mëshira e tyre a ndarë mbi lëkurëkuqët dhe të bardhët pa kthim. Kjo tokë është e shtrenjtë. Kush e dëmton, përçmon krijuesin e saj. Kur të gjithë bizonët të therren, kur të gjithë kuajt e egër të zbuten, kur këndi i shenjtë i pyellit të mbushet nga fryma e njeriut dhe kur bukurinë e kodrave të mbushura ta njollosin telat e telegrafit me zhurmën e tyre, atëhere ku ta gjesh dëndësinë e gjelbër? Ku ta gjesh shqiponjën? Dhe kush është nënkuptimi i thënjes se zure peshk e gjah? Nënkupton fundin e jetës dhe fillimin e vdekjes. Askund nuk gjendet një cep ku të dëgjosh gjethet e pemëve, pranverën apo zëzëllimën e insektit kur fërfëllon. Por mundet ngase jam natyrë e egër, apo diçka e afërt, dhe nuk kuptoj –vetëm prej këtij shkaku- pse kjo zëzëllimë duhet të na shqetësoj veshët. Vendet e Tokës, midis njëra tjetrës, nuk kanë për atë (të bardhin) ndryshim sepse është një i huaj që hynë natën dhe merr nga toka të gjitha ato që i nevojiten. Toka nuk është vëllai i tij por armik që duhet ta pushtoj dhe mbasi ta ket pushtuar mundet të vazhdojë më tutje. Me stomakun që ka do e përpij dhe do lëj mbrapa tij një shkretëtirë. Figura që lëjnë qytetet e juaja shkaktojnë dëmtim tek sytë e lëkurëkuqit. Por kjo mund të ndodhi edhe pse lëkurëkuqi nuk kupton.
Nëse vendos që të pranoj do vëj një kusht. I bardhi do i’u sillet kafshëve të kësaj toke sikur të jenë vëllezërit e vet. Çfarë është njeriu pa kafshët? Nëse të gjithë kafshët zhduken atëhere njeriu do vdesi nga vetmia e madhe e brendëshme, sepse të gjitha mund të ndodhin tek njeriu. Një gjë dime –që mbase dikur i bardhi do e zbuloj- se Zoti jonë është i njëjti Zot. Mundet ju të besoni se Ai është i juaji, siç kërkoni të bëni këtë tokë tuajën, nuk mundeni megjithatë të shkëputeni nga fati i përbashkët”.
*shkrimin e përktheva nga Greqishtja ngase nuk munda të gjej prototipin anglez
qofshit mirë
Krijoni Kontakt