nga g55
Data: 28/07/2006, ora
Vështrim analitik
Vrasa, simbas kanunit maleve.
Nisur nga fakti se përgjatë diktaturës Kanuni i Maleve tona shumë është përfolur e goditur e aq më shumë është hedhur baltë mbi të, vendosa t’i a shtroj vetes detyrën e një analize analitike të tij (Kanunit). Pikësynimi im është që të analizohet ai duke i u shmangur, me aq sa mundem ekstremumeve, e pra, jo vetëm duke mos e ndjekur shëmbullin e studjuesve të kohës diktaturës komuniste e të marr kahun diametralisht të kundërt, por duke u munduar t’i analizoj pozicionimet e Kanunit me aq drejtpeshim sa kam unë mundësí.
Në vazhdim do të vihet ré e më pas edhe do të kuptohet qartë se përse, ndonëse bir i një korçari si edhe i një gjirokastriteje, e ndjej nevojën që duke trajtuar një temë e cila thelbësisht ka të bëjë me si rregulloheshin normat e etikës si edhe të moralit të malësorëve të trevave të Veriut, t’u drejtohem lexuesve në të folmen gege !
Për m’e kuptue lexuesi i ktyne rreshtave gjêndjen tême shpirtnore, emocionet qi ndij si edhe kënaqsínë qi kam qi m’u dha rasa m’i prûe disa prej kujtimeve t’mija të rinisë herëshme në shtyp, duhet me më falë ... por duhet të ktheheni s’bashkut me mue mbi gjashtëdhet vjete mbrapa ...
Kish javë të tâna qi bijshem me fjet’edhe u çojshem në nâdje prej gjumit me mêndimin e ngulun se kur, i ndjêmi êm Atë, kish me vêndosë e të shkojshim me tê n’Orosh te Kulla e Gjomarkajve ku na kishin ftue, me bujarín’e tyne t’ zakonshme At edhe Bir, Kapidani i Mirditës Gjoni si edhe i biri, Marku i Gjomarkajve. E nji ditë t’ bukur Prêndvere edhe ajo ditë erdh ! Nuk kam me u zgjatë tue diftue se si deri n’ Milot udhtuem me vetura e mandej atje, (ku axha Marku edhe u ndal m’u ndrrue e m’u veshë me veshjen mirditore), i-a hypme kualve ... edhe e majtme frymën bash n’Orosh. As nuk kam m’u ndalë e t’a përshkruej Kullën e gurtë të Markagjonve e ndërtueme ajo mbi nji kreshtë kodre, gjâ e cilla pa t’a diftue kush, me madhështín’e saj e paraqit’te vedin se cilla edhe e kuj ish! Të tâna këto i përshkrova fluturim me t’vetmin qëllim të dyfishtë qi lexuesi, i cilli m’nderon sot tue e lexue kët analizë, t’a kuptojnë se me t’vërtetë kam arsye me u ndíe shum’i prekun shpirtnisht. Kurse, m’ânë tjetër, t’ju diftoj edhe se interesi êm lidhun me t’kuptuemt e interpretimit të Kanunit të Maleve, shkëndínë fillestare e pati përgjat diskutimeve qi bâjshin êm Atë me Kapidan Gjonin si edhe me djalin e tij, Markun, (qi ishte njoftës edhe spjegues sa i thêll’edhe i hollë i Kanunit të Maleve në at rasë si edhe n’ vazhdim, me kalimin e vjeteve). Përgjatë ksaj hullíje nuk mûndem m’e kalue pa e theksue edhe nji fakt i cilli merr rândsí për vetë temën qi trajtohet : Kapidan Marku ish’i diplomuem n’jurisprudencë, pra ish nji specialist n’fushë të drejtsísë si edhe të ligjeve e ksisoji te aj ishin ngërthye njoftja e dokeve edhe e zakoneve të mbrûeme përgjat nêneve të Kanunit me thármin e përvojës popullore ndër shekuj, ndërthurë kto edhe me optikën e t’pamit edhe t’gjykuemit të tyne simas optikës nji juristi.
E bâna ktê hymje për dy arsynat qi spjegova n’fillim, kjo âsht’e kjartë. Por m’ânë tjetër, megjithse vetëm dy net kjene ato t’kalueme n’Orosh, âsht’e vërtetë, por diskutimet e atyne dy netve m’a ndêzne fantazinë t’ême e ksisoji n’vazhdim, sa herë qi diskutohej rreth problemesh t’Kanunit n’mjes Gjomarkajve, Mustafa Merlikës, Imzot Luigj Bumçit, si edhe me miq tjerë të t’êm Eti, un vesht’i bâjshem pípza ! Ksisoji fati êm m’i pasë ndigjue ato biseda prej dore t’parë njoftsash t’Kanunit, e doemos mandej tue e lexue e rilexue Kanunin përgjatë vjetesh, sa víte edhe me gjykim gjithmon’edhe mâ t’pjekun, më bân me i shtrue sot disa probleme rreth tij t’cillt kam vjete, bilé dhetvjeçarë q’i bluej n’mênde t’êmen. M’e analizue gjânsisht e mos me lânë “i” përpa ia vûe pikën n’krye, âsht e kjartë se jo vetëm qi del prej caqeve të nji shkrimi gazete, pa xânë n’gojë se del ndoshta edhe caqesh njoftunísh t’mija. Por, tue e pasë fatin m’i pasë ndigjue gjykimet rreth Kanunit prej gojësh personalitetesh prej mâ t’shquemeve n’lâmë të kulturës n’përgjithsí e mândej edhe t’Kanunit n’veçantí, mêndoj se nji farë interesi kish m’e njallë m’e vûe në dukje s’pari dialektikën e t’shtruemit të problemeve e mandej edhe hapjen e horizontit q’i bâhet lexuesit prûemja para tij se si ata intelektual’i interpretojshin pikat kardinale të Kanunit. Nisun tash prej përvojës atyne msimeve po mundohem, s’bashkut me lexuesin, me ia hye disa arsyetimeve e xjerrjes edhe të disa përfundimeve qi t’na e shtrojnë rrugën m’e gjetë nji êmnues t’përbashkët m’e gjykue Kanunin pa paragjykime.
Âsht e kjartë se përgjatë periudhës diktaturës Kanuni âsht kênë trajtue si bartës i të tâna të kqijave t’asaj bote edhe bilé kje reduktue n’spjegim sikur Kanuni i gjithi s’ish gjâ tjetër veç nji kod gjakmarrjeje. Kjo boshsí njoftuníshë si edhe informacioni krejt t’njianshëm e t’cunguem, por dashakeq, nuk kish se si mos me pasë ndikue mandej në brêzat e mâvonshëm, t’cillt nuk kanë faj se ashtu janë kênë edukue n’shkolla e universitete, e sot sa herë qi vriten dy trafikanta a hajduta ordiner, me gêrma kapitale gazetat i titullojnë artikujt e tyne sensacionalë: U vranë tre veta në Shkodër. Veproi edhe një herë Kanuni ! M’ânë tjetër, specialistat e fushës të së drejtës civile apo penale qi n’kohë të diktaturës përgjatë dhetvjeçarve e kishin marrë me tapí t’kênit akademikë, njêna palë sot heshtin (e bâjnë mirë qi heshtin), kurse janë nji takâm qi edhe sot duen m’u paraqitë gjuja specialista edhe n’fushë t’Kanunit. Amani more, nuk ju mjaftuene dhetvjeçarë tue predikue e gjykue n’bazë moralit komunist po edhe sot, kah flitni për Kanunin, vazhdoni e propagandoni se si Kshillat Nacional Çlirimtare synim kryesuer kishin pajtimin e gjaqeve!? E kush na paska pajtue gjaqet, komunistat q’e ndezne luftën civile? Ata qi me atentate vrane e zhdukne njerzit e shquem të kombit tonë? Lene mandej qi ata qi nuk u vrane me atentate u pushkatuene prej gjygjeve t’ashtuquejtun të popullit ! Ky kje pajtimi i gjaqeve, n’kundërshtim me Kanunin? A mos Bataljoni “Hakmarrja” u krijue m’i pajtue gjaqet ? Po kta specialista, edhe sot e quejnë se si Kanuni i ka marrë nepër kâmb’edhe të drejtat e grave. Dakord. E pranojmë për nji çast. Po un’i pves kta zotnij, Kanuni a ka veprue në Mesjetën e hérshme apo në t’njizet’enjitin shekull? Si bâhet pra qi me synin e t’gjykuemit t’sotshëm dona m’e dënue Kanunin? E përgjatë ksaj hûllíje jam kah bij nji krahasim sa m’e shtîe lexuesin sadopak n’mêndime. Mêndoj se kushdo e konsideron traditën juridike romake qi ka bâ êmën tashmâ n’të tânë botën me Kodin e Justinianit të vjetit 529 (mas K.), t’quejtun Corpus Juris Civilis, i vazhduem prej shkollës juridike bolonjeze t’Irnerios famshëm të datueme në vjetin 1100 (mas K.), si pararêndse të drejtsísë italiane t’sodit. Apo jo? Mirpo a nuk duket për séri kah të pohoj se gratë italiane e kanë fitue të drejtën e votës hiç mâ parë por n’vjeten 1925 ?! E n’kjoftë se ky kish me kênë caku mâ i shêmtuem n’trajtim t’grave n’gjiun e nji kombi t’civilizuem, kish me kênë gjysa e s’keqes ! Por ka edhe mâ për síri se nji vênd si Zvicra, ku 80 vjet mâ parë e ka pasë selín’e saj Lidhja e Kombeve e cilla duhej m’i zgidhë të drejtat e popujve të tânë rruzullimit, të drejtën grave me votue ju a ka dhânë hiç mâ parë por në vjetën 1972 ?! Pra, pa dashtë me shkue mâ thellë n’ksi argumentash, i prûna kta qi kah të gjykohet rreth Kanunit të jem sa mâ me kâmbë n’tokë.
Nji tjetër problem qi duhet shestue âsht edhe aj i asaj kategoríje hulumtuesash mâ t’rij n’moshë, por prepseprep pinjoj t’atyne juristave komunistë, t’cillt t’shkolluem në Prêndim, (ku veç ata muejshin me shkue), qi duhet t’a kuptojnë se Kanuni jo qi nuk duhet me përbâ objekt zhgjetimi n’vetvedi por përkundrazi duhet me i a vûe n’dukje ânt’e mira e tejet pozitive qi ka pasë n’kohë t’vet, se ksisoji veç’e nderojmë Kombin t’onë. E ktu fillon tash e keqja e tyne. Ata, m’njén’ânë nuk kanë si mos me kênë t’ndikuem prej trysnís prindve t’tyne qi Kanunin e dogjne n’turrë të drûve, e m’ânën tjetër, tue mos pasë asnji mundsí kontaktimi me ata intelektual shqyptarë q’e njoftne Kanunin me temél, boshllekun gjysëshekulluer e plotsojnë tue ndigjue krejt n’mënyrë pindarike pohime ose konsiderata prej njerzish qi Kanunit mâ shum vetëm i a kanë ndíe zânin, ose edhe tue bashkpunue me autor prêndimorë qi Kanunin e kanë kqyrë me syt’e ândrruesve idilíkë qi n’tê shifshin të zbatuem në praktikë përgjatë fûndshekullit XIX-të e fillimit të XX-tit kodet zakonore të tynet si fjalavjen Magna Carta-n e Anglisë të nênshkrueme prej vetë mbretit Jovani i Patokë n’vjeten 1215 e qi ky dokument njifet edhe si teméli i par’i Common Law-s anglosaksone ! Për m’e pshtetë kët pikpamje t’êmen po bij nji shêmull. Koloneli Oakley Hill, organizuesi i Xhandarmerís Shqyptare përgjatë vjeteve të Monarkísë, i pat thânë t’êm vllá në Athinë në vjetën 1953, se ândrra e tij kish kênë, kur t’delte n’pensjon, me pasë blé disa déle edhe nji dash e m’e kalue jetën tue shtegtue n’Bjeshkt’e Shqypnísë ! Êm vllá e mori me rezervë ktê pohim të kolonel Hillit, tue e quejtë shêj mirsjelljeje tipike britanike. Mirpo kaluene vjete. I ndollun n’Londër me punë êm vllá kërkon m’e tokue kolonelin, mirpo aj ndërkohë kish ndrrue jetë. Atbotë i shkon për vizitë ngushllimi s’shoqes kolonelit, e ajo n’bised’e sipër, tue dashtë m’i diftue mikut shqyptar se sa i lidhun kish kên’i shoqi shpirtnisht me Shqypnín’edhe shqyptarët ... ia difton s’ríshmi t’êm vllá at ândërr t’parealizueme të t’ndjemit kolonel Oakley Hillit ! E prûna ktê shêmbull tipik për me diftue se analiza e Kanunit nepërmjet optikës dashamirsve prêndimorë âsht lerg realitetit shqyptar edhe t’asaj kohe, lêne mandej m’e gjykue për mâ lashtë.
E keqja mandej thellohet edhe mâ kur studjuesat shqyptarë qi xûna n’gojë mâ nelt, për me kênë objektivë, citojnë prep studjues t’huej e mâdje edhe bashkpunojnë me ta për punime rreth Kanunit, ku mosnjoftja e ktyne t’fûndit aspak të historisë mjedisit shqyptar t’Bjeshkve t’ona, (lêne mândej t’mentalitetit malcorit t’onë përgjatë shekujve), i bân ata m’e krahasue Kanunin t’onë, për rreptsí, me Kodikun e Hammurabit të 1700-nës (para K.) ku ish dallues kushti penal “sy për sy e dhâmb për dhâmb”!
Përgjatë ksaj hullìje po marr dy shêmuj tipikë, gjykimi i t’cillve t’a skjarojnë pozicionimin t’êm n’vazhdim. Un pohoj se studimet si edhe analizat në të tâna fushat, e posaçe n’lâmë t’Kanunit, duhen mirpritë e gjithashtu duhet mundohena mos m’u ndikue aspak (mrênda mundsive) prej paragjykimeve përkundrejt autorve të tyne. Ky kish me kênë kriteri mâ i afërm i s’vërtetës qi kërkohet.
E konkretizoj tash kët pozicionim t’êmin. Sa i tokon mospasjes asnji paragjykimi prej anës s’ême, un personalisht kishjem me dashtë qi nji prof.Ismet Elezi, (pamvarsisht se ka kênë shef i Kolegjit Juridik të Kryeministrisë n’kohë të diktaturës komuniste), apo kushdo i arádhs tij, me përvojën teknike si edhe zgjânimin e fushës njoftuníve t’tynet t’fitueme për dhetvjeçarë rresht n’lâmë drejtsíje si edhe sociologjíje, t’a analizojshin Kanunin tue i harrue paragjykimet komuniste. Ky kish me kênë nji hap i madh përpara n’zbatim të pikpamjes s’ême qi nuk mundet m’u levdue kurrsesí ajo qi nuk njifet ose me vûe n’dukje vyemje t’nji gjâsêndi qi s’njifet. Pra, kompetencën e ksaj kategoríje profesorash, un’e vlersoj shum. Gjithashtu duhet vlersue kah prof.I.Elezi edhe vetë detyrohet me pranue se shkrimet e tija janë kênë përshkue prej citateve me përmajtje politike e ideologjike, derisa politika edhe ideologjíja ishin sunduese. Gjithashtu ai vetë pranon se duhen rivlersue si pikpamjet e gjithashtu edhe mendimet e tija t’asokohet, (flet për kohën’e diktaturës). Deri ktu jam plotsisht dakord qi profesorin n’fjalë jo qi mos m’e paragjykue por m’e mirpritë me studime të tijtë. Por e keqja âsht se ato pikpamje edhe idé atij me shokë u janë infiltrue n’gjak e aj shkon kah shkon e jo vetëm përgjatë diktaturës kur aj me shokë e kanë hjedhë hapin simas vázet, por edhe sot vazhdojn’e flasin me bindjet e dikurshme t’cillat as qi pranojnë m’i rivlersue. Konkretisht edhe sot prof.I.Elezi vazhdon e i bjen gozhdës n’krye tue përmêndë se si Rezolucioni i Konferencës Pezës parashikote pajtim gjaqesh ose xjerr tabún’e Kshillave Nacionalçlirimtare lidhun me luftën e tyne t’vêndosun n’pajtim gjaqesh ! Kah profesori i nderuem vazhdon edhe beson n’ato qi prep i përmêndë sot, e nuk e shef se ato kshilla e ajo luft’e quejtun antifashiste çoi në luftën civile veç m’e marrë pushtetin n’dorë, vërteton pa as mâ t’voglin dyshim se aj vazhdon me kên’i indoktrinuem e nuk mundet m’e gjykue paansisht Kanunin. Aj flet për Konferencë Peze edhe Kshilla Nacionalçlirimtare, por nuk âsht futë kurr e me analizue se në Pezë vazhdote ênde me kênë ndikimi i Abaz Kupit me shokë e lêne mâ mbrapa kur të tânë të drejtpeshuemt’e Lëvizjes N.Çl. si Riza Dani, Sheh Karbunara, Dr.Enver Sazani e Shefqet Bêja me shokë u pushkatuene si tradhtarë. Pra ajo luft’e cilla filloi e kamuflueme si Nacional-Çlirimtare, kje tamam luftë civile për marrje pushteti e mandej n’vazhdim edhe dhun’e egër mbrênda t’njajtit soj, veç për majtje pushteti !
Kalojmë te rasti i dytë. Vërtet pinjuell i bashksísë q’e dogji n’zjerm Kanunin âsht edhe zotni Fatos Tarifa Ph.D. Por vullneti i tij i mirë m’e studjue Kanunin n’përgjithsí e gjithashtu edhe vetë gjakmarrjen simas Kanunit, n’mënyrë t’posaçme, tue hulumtue sa ka muejtë rreth tij, nuk kam se si mos m’e quejt nji fillim sa të mirë e gjithashtu edhe t’vyem. Pa hye n’hollsina, veç apriorí, un’e kam bindjen se ky studjues âsht mâ pak i indoktrinuem se sa prof.I.Elezi. Pra, pamvarsisht se edhe ky ka shërbye si profesor i shkencave politike, prepseprep jam shum dakord qi, n’kjoftë se ky ka vullnet’e dishirë m’i hjedhë mas krahve paragjykimet, kish me kênë nji studjues shum mâ i paanshëm i Kanunit se sa prof.I.Elezi me shokë. Kjo pak, por e sigurtë. Vijmë tash te thalbi i problemit. Lidhun me zotni Tarifën un problemin e shtroj ksisoji : Zotni Tarifa ka botue nji shkrim si pjes’e nji bashkpunimi me prof. Jay Weinstein për nji vëllim rreth Kanunit. Shkrimin e tij aj e fillon tue citue studjuesin e huej John Scriven, i cilli hjedh tezën se malcorët kur nuk kishin se me kê me luftue, luftojshin n’mjedis vedit. Ose vazhdon tue citue J.J.Huttonin qi pohote se shqyptarët e Malcive t’Veriut janë krenarë të vetizolimit tyne. Mandej vazhdon me teorinë neomaltusiane të Carleton Coonit e ksisoji citohen jo pak por mbi 18 autorë të huej. Dakord. Me sinqeritet e pohoj se e vlersoj mundimin e z.Tarifa me hulumtue rreth Kanunit e shka kanë thânë t’huejt për tê. Por ama nji studjues i mirfillt’edhe i paanshëm, i cilli don me i u shmângë ndikimeve paragjykuese me t’cillat e kaluemja e tij mundohet me i a turbullue nenvetdijen e tij, nuk kam se si t’a pranoj qi ndër shqyptarë t’i referohet vetëm nji studjuesi tashmâ të dekun, At Gjeçovit. S’parit, i ndjemi mbledhës i Kanunit ka gadi 80 vjet qi s’jeton mâ. Dorshkrimet e tija, pa dashtë m’u bâ atyne asnji aluzion negativ, u mbajtne mbi pêsë vjet pa u botue e ksisoji as vetë Ati nuk e mori kurr vesht me dallue se shka ka shkrue vetë e shka i âsht vûe n’gojë, mbas botimit. Ktu për mue tash pika e udhës kryq me zotni Tarifën. Dyshimi m’lind, sa i tokon sinqeritetit të studjuesit të nderuem, a ka se si aj me hjekë dorë prej ideologjísë kalueme qi e mbruejti edhe e formoi atê, e me u bashkue n’hulumtim t’paanshëm të problemeve t’asaj Kushtetute t’pashkrueme q’e ka rregullue për shekuj n’vazhdim jetën e banuesve të trojeve t’ona heroike veriore e qi u quejt Kanuni i Maleve ? E materializoj dyshimin t’êm i cilli uroj të jet’i gabuem. Zotni Tarifa nuk ka se si mos m’e dijtë se për m’e dhânë nji gjykim të drejtpeshuem rreth dishkaje patjetër se duhen ndigjue si “pró-të” e gjithashtu edhe “kundra-t”. Tue kên’aj i detyruem me u pshtetë vetëm n’pohime të t’huejve n’gjykime t’dhânuna rreth Kanunit e gjithashtu edhe vetëm shka ka lânë t’shkrueme At Gjeçovi, si nuk i u dhá atij e m’u tokue për s’gjalli në New York me njérin qi e quejnë mâ ekspertin n’fushë të s’drejtës kanunore, Kapidan Ndue Gjomarkajn ? Kapidan Ndoja, mir’ose keq âsht pinjuell i Kapidan Gjon Markagjonit. Shum të gjân’e të shtrîme e ka aj përvojën e jetës n’përgjithsí e doemos edhe rreth Kanunit, në veçantí. Âsht’i shkolluem në shkollën e mesme me êmnin ndër mâ t’famshmit n’Europë, në Terezianumin e Vjenës. Ka studjue jurisprudencë në Firenze. Me gjith 90 vjetet qi ka n’shpindë, kush e njef edhe e tokon ven oroe se aj ruen nji kthjelltsí mêndore me i a pasë lakmí secilli i ri. E pra ktu edhe udhkryqi êm : tue mos e shfrytzue zotni Tarifa mundësínë qi ka pasë m’e ndigjue, kur kje ambasador në Washington, edhe kumonën e Kapidan Ndue Gjomarkajt rreth interpretimit të Kanunit, a kish m’u gjykue kjo munges’e zotni Tarifës nji rastsí apo nji mungesë dishire m’u përballue me fakte edhe interpretime t’cillat kishin me ia shpupuríshë atij vijën q’i ka caktue vedit aj paraprakisht m’e ndjekë ? Un, prej ânës t’ême, mostokimin e studjuesit F.Tarifa me Kapidan Ndue Gjomarkajn e shof si nji humje rasti fatkeqe për vetë studjuesin, për mos m’e shtye vedin mâ thêllë n’supozime. Megjith’atê, Zoti i dhashtë Kapidan Ndues jetë të gjatë e me shëndet të plot’ashtu si e ka, kurse studjuesit në fjalë Zoti i dhashtë drejtpeshim edhe urtsí qi veprimet e tija n’vazhdim n’fushë hulumtimi rreth Kanunit, brêznít’e ardhshme, t’i gjykojnë pozitive.
Mbasi saktësova e vûna besoj n’qêndër t’vemêndjes të ndigjuesve kriteret n’bazë t’cillave e shof un të pshtetun n’temele shkencore t’gjykuemt’e vlerave edhe të mangësíve eventuale t’Kanunit t’Maleve, po e nxâ fillë diskutimin e disa synesh.
Qysh n’lashtsí t’kohve, kur njerzimi filloi me u zhvillue, padyshim qi u ndíe nevoja me përcaktue karshi veprimeve t’padrejta t’individve t’veçantë edhe dënime të drejta. Vetëm pshtetja n’kto temele ka lindë qetsínë si burim i lumtunísë njerzimit, objekt ky kryesuer i secillit bashkshoqnim të shoqnisë njerzore. Me pak fjalë, përcaktimi saktsisht i t’drejtave t’njérit edhe garantimi i ushtrimit t’ktyne t’drejtave, janë baza e organizimit shoqnís njerzore mbi temele drejtsíje. N’kohën kur ka veprue Kanuni i Maleve, te na as qi mund t’bâhej fjalë për ligje t’shkrueme përderisa na nuk kena pasë nji shtet t’onin. Prandej Kanuni merr vlera shum t’mdhaja sepse aj shtrote para banorve t’krahinave ku veprote të drejta si edhe detyrime. Aj i përcaktote të drejtat, kjo âsht mâ se e vërtetë, por m’ânë tjetër i nenvizote edhe veprimet e ndalueme si janë kênë krimet e gjithashtu difton edhe detyrimet t’cillat u dote m’i dijtë secilli. Ksisoji, n’pamje t’përgjithshme, e ndij nevojën me shtrue nji problem themeluer : me marrjen e pushtetit prej komunistave primja e përgjithshme kje me u ra vízë tâna caqeve t’mbrrijtuna n’tkaluemen e me fillue me diftue se Shqypníja e ka fillue historín’e saj prej xeros me vêndosjen e Pushtetit Popullor. N’kët mënyrë historija jonë komtare u reduktue n’maksimum, shka don me thânë n’minimum t’vlerave t’saja ! E pra edhe Kanuni u dënue me ostracizim t’tijin, (ostracizmi ish nji institucion juridik i demokracisë në Athinën’e Lashtë, me t’cillin u përjashtojshin prej saj për 10 vjet ata q’e rrezikojshin gjytetin. Simas Aristotelit ostracizmin e ideovi Clisteni në vjetin 510 p.K.). Ky qindrim i majtun karshi Kanunit në nji kohë qi âsht vûe n’dukje jo vetëm prej Atë Sh.Gjeçovit, por edhe prej studjuesish të tjerë se ka t’përbashkta t’mdhá n’mjes Kanunit si edhe Kodit të famshëm të Manú-s të Indisë, (1280 – 880 p.K.). Kurse prej t’lergtit fundvjetë 1944 e deri në 1990-ën Kanuni kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e ksaj dite pak a shum vazhdohet edhe i bihet njasaj bire fyelli t’cillën aq keq e kanë shfrytzue të tânë antishqyptarët !
Kanuni i Maleve i cilli u botue në vjeten 1934, pêsë vjet mbas vrasjes At Gjeçovit, (simas shënimeve të tija), âsht i përbâmë prej 12 t’ashtuquejtun librash. Secilli libër mandej dahet në krénë, kta dahen në nyje e secilla nyje në paragrafë. Për m’e trajtue problemin q’i kena shtrue vedit, padyshim qi kriteri shkencuer kërkon qi n’kandár të merret parasysh analiza e raporteve statistikore qi xânë krenët, nyjet si edhe paragrafet qi trajtohen. Pra n’shumatore Kanuni i Maleve 12 librat e tij i ka t’damë në 24 krenë (âsht rastësí qi numri i krénve tokoi dyfishi i numrit librave), 159 nyje si edhe 1263 paragrafë.
E gjith kjo larmí 1263 paragrafesh mishnon atê i cilli për shekuj kje Kodi Civil si edhe aj Penal i malcorve të Shqypnisë Veriut si edhe Kosovës.
Shqyrtue tash kta elemente formuese t’Kanunit, lidhun me gjakmarrjen, e cilla trajtohet prej kreut të XXII-të, i përbâmë prej 23 nyjeve të tijat t’dáme në 168 paragrafë qi përbâjnë saktësisht : si numër nyjesh 14,6 % të nyjeve t’përgjithshme të Kanunit, kurse si paragrafë kena t’bâjmë me 13.3 % të totalit.
Shtroj tash pvetjen aspak retorike por shum t’theméltë : a ka logjikë qi i gjith Kanuni i Maleve të identifikohet krejtsisht me nji përbâs të tijin i cilli âsht veç nji e shtata pjes’e tij, pastë kênë ky përbâs qoft’edhe mâ djallzori ndërmjet t’muejtshëmve ? Jam i mendimit se askush, i drejtpeshuem edhe i paindoktrinuem, nuk kishte me thânë PO !
Tue marrë parasysh se mas gjysë shekulli përbaltje edhe shpifjesh kundra Kanunit, âsht krejt’e natyrshme qi janë brêza të tânë t’cillt n’rasën mâ të mirë ... nuk e njofin hiç Kanunin. Mos m’u shtye mâ t’ânej e m’u thellue se si propaganda kundra Kanunit ka bâ qi edhe kush i ka ndigjue nji fjalë ktu e nji tjetër atje, krejtë pa përgjegjsí e vetëm me u bâ servilt’e diktatorit, kanë shkrue edhe vepra tue e bâ lamsh t’vërtetën kanunore shto ktu edhe faktin qi edhe m’e pasë n’dorë e m’e lexue Kanunin ... ata nuk ishin n’gjêndje m’e kuptue gegnishten e tij. Kjo situatë tash mue m’a shtron shtegun e m’a bân shum mâ t’kollajtë m’e trajtue atê qi e kanë përftue si shêmtimin e shêmtimeve, trajtimin e gjakmarrjes, pra kreun e XXII-të.
Prej 168 paragrafësh të kreut XXII-të, jam kah ndalem ndër mâ t’rândsishmit e themelorët e tij, simas meje, sepse vetë koha nuk m’a lejon t’merrem me secillin.
Krye i njizet’e dytë :
Krijoni Kontakt